Censure “alla franceze”

Alba Kepi

Edhe pse ngjan me një lojë fjalësh ose me një absurditet gazetaresk, është veçse e vërteta e fundit ironike e ardhur nga Franca. Censura është e mbrojtur me ligj edhe në një vend modern, kaq të hapur e mikpritës ndaj kulturës. Pro censurës, falsifikimit në emër të një jete sa më të shëndetshme. Pro retushimeve artistike në mbrojte të një fushate shëndeti. E gjitha kjo e mundur falë ligjit “Evin”, i miratuar në janar 1991 e për fat i zbatueshëm edhe për pak. Personazhe të kulturës franceze, si Jean Paul Satre, Jacques Tati, Andre Malraux, Coco Chanel, Serge Gainsbourg prej 20 vitesh persekutohen nga objektivat e këtij ligji. Faji i tyre i vetëm e i përbashkët: Duhani.

Askush nuk mund të imagjinojë një Jean Paul Sartre pa pipën e tij në duar, një Coco Chanel pa elegancën e një thithjeje duhani, një Serge Gainsbourg pa shtëllungat e tymit mbi fytyrë, një Andre Marlaux pa cigaren që i varet mbi buzë, një Jacques Tati pa të famshmen llullë. Është stili i jetës në të cilin mori formë arti i tyre, është forma e pangatërrueshme e ekzistencës fizike me të cilën na kanë mësuar t’i adhurojmë, është nevojshmëria e prezantimit të një gjenialiteti unik në linja e përmbajtje. Por ja që ndodh se një epokë tjetër e dashuruar deri në frymëzim me veprat e tyre detyrohet t’i shndërrojë, madje deri në shpërfytyrim për hir të një realiteti hipokrit. Fshihet dhe eliminohet e vërteta e jetës së tyre për të shpëtuar shumë jetë të tjera. Kaq të rrezikshëm janë? Po, deri në censurë.

Censura kufizon të drejtën për të jetuar apo është e drejta e jetës që promovon censurën? Edhe pse ngjan me një lojë fjalësh ose me një absurditet gazetaresk, është veçse e vërteta e fundit ironike e ardhur nga Franca. Censura është e mbrojtur me ligj edhe në një vend modern, kaq të hapur e mikpritës ndaj kulturës. Pro censurës, falsifikimit në emër të një jete sa më të shëndetshme. Pro retushimeve artistike në mbrojtje të një fushate shëndeti. E gjitha kjo e mundur falë ligjit “Evin”, i miratuar në janar 1991 e për fat i zbatueshëm edhe për pak. Personazhe të kulturës franceze, si Jean Paul Satre, Jacques Tati, Andre Malraux, Coco Chanel, Serge Gainsbourg prej 20 vitesh persekutohen nga objektivat e këtij ligji. Faji i tyre i vetëm e i përbashkët: Duhani. Falsifikohet historia, veprat artistike e kulturore për të promovuar virtytin e një jete të shëndetshme.

Po të ishin ende gjallë, ndoshta disa nga ata do të mund ta komentonin ironikisht këtë fakt me shprehjet e tyre të paimitueshme, Malraux: “Jeta është ajo që tregohet e jo që zotëron”, Sartre: “Njeriu është i dënuar për të qenë i lirë”. Chanel: “Në qoftë se ke lindur pa krahë, mos bëj asgjë që t’i ndalosh ato të rriten”, Tati: “Njerëzit e pasur arrijnë të kenë dhe atë që me para nuk mund të blihet”.

Askush nuk mund të imagjinojë një Sartre pa pipën e tij në duar, një Chanel pa elegancën e një thithjeje duhani, një Gainsbourg pa shtëllungat e tymit mbi fytyrë, një Marlaux pa cigaren që i varet mbi buzë, një Tati pa të famshmen llullë. Por prej vitit 1991 vesi i tyre i ka çuar në retushimin e vazhdueshëm të fotografive. Më 1996 në pullën të emetuar nga posta franceze në kujtim të Andre Malraux u eliminua artistikisht cigarja që i varej mbi buzë. Të njëjtin fat pati dhe fotografia e Jean Paul Sartre ne kopertinën e katalogut të Bibliotekës Kombëtare. E njëjëta gjë ndodhi dhe me reklamat promovuese të filmave dedikuar Chanel e këngëtarit Serge Gainsbourg. Apo së fundmi shndërrimi në një mulli ere e pipës së aktorit Jacques Tati në një manifest të vitit 2009.

Loi “Evin” (Ligji “Evin”), që ka marrë emrin nga ish-ministri i Shëndetësisë franceze Claude Evin, i cili e propozoi dhe në parlament është ligji kundër konsumizmit të alkoolit e duhani. AI ndalon “çdo propagandë o publicitet të drejtpërdrejt apo indirekt në favor të duhanit”. Madje Franca konsiderohet vendi i parë në Evropë me fushatën më të hershme, aktive e të suksesshme kundër duhanit. Aplikimi i tij në veprat e kulturës ka sjellë një autocensurë të vërtetë nga ana e shërbimeve juridike e të informacionit, me frikën e pajustifikueshme se po shkelin ligjin. Por me sa duket ky ligj i ka orët e numëruara. Deputeti socialist Didier Mathus i ka prezantuar Komisionit të kulturës një projektligj që përjashton nga zbatimi i ligjit “Evin” të gjitha veprat artistike, “për të evituar – siç thotë ai – interpretime karikaturuese të tepërta”. “Të fshish një cigare nga buzët e Malraux është si të mbulosh një nudo: që do të thotë të privosh një pjesë të historisë. Ministri aktual i Shëndetit, Nora Berra, ka premtuar se së shpejti do të përpunojë një tekst që do garantojë integrimin e veprave të artit e në të njëjtën kohë do të vazhdojë objektivat e luftës kundër duhanit.

Jean Paul Sartre, Coco Chanel, Serge Gainsbourg, Jacques Tati, Andre Malrauxe etj janë në pritje ta nisin përsëri duhanin.

Botuar nga Alba Kepi

Journalist Free Lance International Press albakepiblog.wordpress.com

Lini një koment