Ali Podrimja

Adhuroj Podrimen… isha aq e vogel sa germat mermeritja me ze per t’i kthyer ne fjale kur ne biblioteken e tim ati me kuriozoi nje liber “Lumi, Lumi”… e mora nder duar e vazhdoj ta mbaj… nuk do e leshoj kurre … me vargjet e tij meditoj…, ngushellohem…, merzitem…, lumturohem e hidherimin e tij dua ta lehtesoj…

Lumi kudo qe ndodhet jam e sigurt se eshte  krenar per babane e tij…

PARISI, VENDLINDJA

Do të hyjmë në Paris

gurin tonë aty do ta ngulim,
nuk do të na presë Teuta, Genti,
nuk do të na presë hordhi e egër romake,
nuk do të na presë njeri i gjallë.
Në Paris do të hyjmë;
ëndërrat do t’i varim në krahë të lejlekëve
te një krua do t’i lajmë sytë, duart lythore,
do t’i lëmë netët ballkanike pas shpine
vallet, këngët, baladat, përrallat,
vetëm fyellin do ta marrim
t’i biem kur të na rrokë malli,
kur humbim në grumbullin e klosharëve,
të hijeve,
të minjve,
deri vonë rrugëve të Parisit në metro marramenthi:
do t’i marrim erë ftoit të vendlindjes
për kohët pis do të flasim me gishta,
nuk do të shkelim asnjë mizë,
nuk do të trembim asnjë zog,
nuk do të derdhim zjarr, vrer,
mbi kokë të njeriut,
Evropës së përgjumur s’do t’i përulemi
as perëndive të krisura.
Ma jep besën, Lum Lumi,
se nuk do të harrojmë vendlindjen.
*********************


ME QENË

Të jesh shqiptar
e vdekja të mos të gjejë
edhe në skaj të botës
e pamundur është
Të jesh shqiptar
e ndonjë qen të mos të ndjek
deri në varr
e pamundur është

Shqiptar të jesh
botën varr të mos e kesh
e pamundur është
e pamundur

Në trupin tim
plaga më e thellë
sa më afër
Bregut
lum lumi nuk është në linjë

************************

Nuk kam bere kurregje per Lumin



E pranoj nuk kam qene i qete asnjehere

kam bere njemije e nje te zeza per te jetuar.
e di lagjia e Bajram Currit, e di lagjia e Cullakeve
e kam prishur qetesine kur me eshte pritur
kam thyer dritare kam thyer drunj
kam shterrur kroje
ne pusa te Drinit, sic thote i cmenduri i kodres se henes
kam kercyer nga Ura e Shenjte(mjere ai qe s’ka pasur kurre ne jete nje Ure te Shenjet)
ne fyt kohes i kam mbetur,shihni si shkumbon,
degjoni si turfullon
per shkak te miresjelljes, plehin asnjehere nuk kam nxjerre jashte
Lumin kurre nuk e kam degjuar deri ne fund
fjalen, kengen, vajin s’e kam lene ta kryeje
shpirtin ia kam prure ne maje te hundes
me shantazhe, me kercenime ia kam helmuar femijerine
nenen ia kam share , ia kam share fisin, zotin
per veshi e kam nxjerre nga shkolla, nga loja
neper shtepi e kam ndjekur si i cmendur
E pranoj, Lumi ka shkuar me larg; nuk ka pasur komplekse fare
askujt nuk i eshte perkulur, vete zotyne ka qene
ka thyer dritare me shume se une lule e ka bere ulpianen
me mire e njeh asfalti i nxehte.
kurre nje rruge nuk eshte shtegu te ri
per te Bota nuk ka filluar as nuk ka mbaruar ne Gjakove.
ka qene me koke forte se une, disa here eshte pergjakur
(per te verteten u zura o baba, e nuk e shihja sa kohe)
nuk ka qene i kenaqur me qetesi ne shtepi
te rrije, nje dritare cel vazhdimisht ka kerkuar
pa i rene ne fund kurre nuk ka pasur zakon ta mbylle perrallen
as c’sheh ne enderr te shkruaje, te vizatoje,
aq shume e ka enderruar bukendoren, sa dhembet i ka thyer
neper vjershat kosovarce
me ka dashur me shume se une ate
nuk me ka denoncuar per mall te botes
ajo qe flitet per te nuk eshte e vertete

Botuar nga Alba Kepi

Journalist Free Lance International Press albakepiblog.wordpress.com

Lini një koment