“Ti perdorues kompjuteri mendon si majmuni!!”

Alba Kepi

Nobelisti Mario Vargas Llosa: “Ti perdorues kompjuteri mendon si majmuni!!”

 

“Shkruan ne kete menyre pasi flet ne kete menyre, flet ne kete menyre pasi mendon ne kete menyre, e mendon ne kete menyre sepse mendon si nje majmun.”

Keto fjale jane akuza qe pak dite me pare fituesi i cmimit Nobel per Letersine Mario Vargas Llosa leshoi ndaj botes se internetit e epokes se social network-eve.

Ne nje interviste per revisten uruguayane “Busqueda” Vargas Llosa kritikon demin qe sipas tij interneti sot po i shkakton gjuhes se shkruar.

“Interneti po likuidon gramatiken me nje sere barbarizmash ne sintakse, e kjo eshte preokupuese.”

“Ti perdorues kompjuteri mendon si majmuni!”-thote Llosa. Une perdorues i kompjuterit jam protagonist i vetevetes pergjigjet utenti.

Ndoshta nobelisti do deshironte qe per te thene: Jam i merzitur!- duhet te pershkruajme ngjyren e mureve apo te horizontit perreth, ta perziejme me gjendjen tone shpirterore e me pas ta perplasim mbi dyshemene e gjakosur, ndoshta…. per njeriun e mileniumit te trete shpesh mjafton nje fytyre me buze te varura per t’u shprehur: Jam i merzitur!!! 

:(

Sipas nobelistit Facebook, Twitter, chat etj kane krijuar nje pjerdorim te mbidozuar te formave te shkurtuara te fjaleve, siglave duke bere qe njerezit ”te mendojne si majmunet” . Pa dyshim eshte nje opinon i forte, i prere i tij e pak i ekzagjeruar duke menduar se perdorimi i internetit eshte tashme pjese e kultures se shoqwrise moderne. “Ndoshta njerezit jane me te lumtur kur arrijne ne kete gjendje majmuni, kush e di , po nuk di vertete se majmunet jane o jo me te lumtur se ne qeniet humane”, – vazhdojne fjalet e tij duke kritikuar deshiren e njeerzve per te humbur kohe e u argetuar ne komunikime virtuale.

 Femijet e ketij mileniumi te ri kane lindur me mouse ne dore e perhapja e internetit ka krijuar pa dyshim paralelisht nje menyre te re komununikimi e nje informatizim te gjuhes se perditshme. Nuk duhet shume per ta kuptuar kete, mjaft te hedhesh syte kudo e te kuptosh se “kompjuter-mania” ka pushtuar cdo moshe e ka modifikuar gjuhen e tyre te shkruar.

Nje fare kodi i shifruar ne zanore e bashketingellore, ne simbole e shenja pikesimi, shkurtime e grafiqe po mer dita dites nje karakter internacional. Po krijohet nje gjuhe universale virtuale qe ndoshta nga nje ane demton barbarisht gramatiken e nga ana tjeter eshte menyra me e shpejte, me komunikative e me inteligjente mes njerezve. Madje nje studim i fundit i Universitetit te Torontos drejtuar nga profesor Derec Denis ka vertetuar se komunikimi momental virtual tek te rinjte e sotem ka forcuar aftesite e tyre shprehese, pasi ata adhurojne te shfaqin njohurite e tyre duke realizuar keshtu nje kerkim te brendshem origjinal e te kujdeshem. Duke analizuar miliona fjlale te shkruara ne chat e miliona te tjera te shprehura oralisht eshte vwrtetuar se menyra virtuale e shprehjes eshte shume me e kuruar se ajo e te folures.

Eshte kjo pra nje teori krejt e ndryshme nga ajo e nobelistit Llosa e cili e gjen “tmerresisht prokupuese kete lloj komunikimi, nje barbarizem i gjuhes letrare”.

“Ti perdorues kompjuteri mendon si majmuni!!”-mjafton te ndalesh pak minuta ne njesocial network e te kuptosh se Mario Vargas Llosa ka nje fare te drejte te shprehet keshtu. Shpesh nuk mundesh t’i kuptosh, por po shpesh dhe argetohesh pasi krahas shkurtimeve apo simboleve universale te gjuhes virtuale ndeshesh me dialekte krahinore e shprehje popullore te harruara prej vitesh. E kjo llojshmeri eshte mendesisht eksituese.

Analiza tematike e ketij fenomeni gjen paqe ne arsyetimin se perdorimi i nje gjuhe te re lind nga nevoja e jo nga dembelizmi i gjeneracionit te ri, sic tw drejton opinioni nobelistit. Problemi eshte se a eshte vertet kaq i demshem kjo menyre e re komunikuese. A eshte e vertete se shpejtesia, shkurtimi, prishin elegancen gjuhesore duke na kthyer ne me pak komptent ne perdorimin e gjuhes e te rregullave gramtikore? Perkundrazi disa studime te kryera ne Kanada e Angli kane vetetuar se gjuha virtuale ka permiresuar vetedijen letrare e krijuese te utenteve, madje ka krijuar nje fare filtri ku ata identifikohen e ndjehen protagonist. ”

Ti perdorues kompjuteri mendon si majmuni!”-thote Llosa. Une perdorues i kompjuterit jam protagonist i vetevetes pergjigjet utenti.

Ndoshta nobelisti do deshironte qe per te thene: Me pelqen!- duhet te pershkruajme ngjyren e reve mbi malet e nje qyteti qe fluturon nga nje dritare ne tjetren e ndalet atu ku ai po shkruan e kujtohet se dicak e cuditshme po i ndodh ne tru duke kuptuar se ti je ajo qe ai pelqen.. ndoshta…. per njeriun e mileniumit te trete shpesh mjafton nje kombinim i pak germave apo thjesht nje fytyre qe te perqafon…

Problemi eshte se vertet eshte kaq i demshem kjo menyre e re komunikuese. A eshte e vertete se shpejtesia, shkurtimi, prishin elegancen gjuhesore duke na kthyer ne me pak komptent ne pwrdorimin e gjuhes e te rregullave gramtikore? Perkundrazi disa studime te kruera ne Kanada e Angli kanw veetetuar se gjuha virtuale ka permirwsuar vetedijen letrare e krijuese te utentwve, madje ka krijuar nje fare filtri ku ata identifikohen e ndjehen protagonist.

Ti perdorues kompjuteri mendon si majmuni!”- thote Llosa. Une perdorues i kompjuterit jam protagonist i vetevetes pergjigjet utenti.

 A thua eshte vertete keshtu?

Vincent…

Alba Kepi

Now I understand
What you tried to say to me…

Per te pershkruar jeten mendoj se do me mjaftonin te lexoja veprat e Van goghut… Cdo linje, peisazh, portret, autoportret permban universalizmin gjenial me te cilin reagojme, ndajme apo fshehim momentet tona… Adhuroj Vincent e nuk eshte dicka e re… sa here rishoh piktuart e tij nen muziken e mrekullueshme te “Starry Starry night” e adhuroj akoma me shume….

Starry, starry night
Paint your palette blue and grey
Look out on a summer’s day
With eyes that know the darkness in my soul
Shadows on the hills
Sketch the trees and daffodils
Catch the breeze and the winter chills
In colours on the snowy linen land

Now I understand
What you tried to say to me
And how you suffered for your sanity
And how you tried to set them free
They would not listen
They did not know how
Perhaps they’ll listen now

Starry, starry night
Flaming flowers that brightly blaze
Swirling clouds and violet haze
Reflect in Vincent’s eyes of china blue
Colours changing hue
Morning fields of amber grain
Weathered faces lined in pain
Are soothed beneath the artists’ loving hand

Now I understand
What you

Josh Groban

Kafene Letrare

Alba Kepi

“Perpiloni harten e kafeneve e do te keni nje nga elementet kyc e esencial te nocionit Europe”- George Steiner.

Kafeneja Letrare, kjo shprehje e harruar qe te kujton nje epoke te larget kush e di se kur, qe nje realitet i rendesishem ne shoqerine e kulturen europiane. Kafeneja letrare eshte vendi ideal ku shpirti krijues i artistit bashkohet me stimujt e konfrontit, promovon ide te reja e pasurohet nga ato te te tjereve.

Edhe pse duket e cuditshme, por leximi rigoroz i teksteve historike, nuk mjafton per te kuptuar politiken, artin, muziken pra pergjithesisht kulturen europiane te shek XVIII-XIX. Kjo e fundit lindi, u formua e u evolua para se gjithash ne ato Kafenete Letrare ku aspirante artiste, shkrimtare, politikane e intelektuale takoheshin, diskutonin, konfrontonin idete e tematikat e tyre artistike duke cliruar nje provokacion intelektual aq te fuqishem sa tejkalonte muret e kafeneve apo te studiove e zbriste neper rruge e sheshe.

 Intelektualet e ‘800 e ‘900 u pelqente te shpreheshin se kafenete frekuentoheshin vecanerisht nga persona qe kerkonin mbi te gjitha nje nutriment jo vetem material. Dikush i quante “sallonet e demokracise”, dikush tjeter “sallonet e mendjeve te cmendura” por nje gje eshte e sigurt se pa prezencen e tyre zor se do te realizoheshin eventet me te rendesishme te shekujve XVII e XIX apo do te formoheshin figurat me me emer te shoqerise europiane. Jo vetem ne ato vite por edhe sot, kudo ne Europe, shkohet neper kafene per cdo lloj motivi, per te ngrene, per te pire, per te lexuar nje gazete, per te mesuar te rejat e fundit te planetit apo thjesht per te thashethemezuar mbi kolegen e punes.

Vendi i spekullimit intelektual apo i nje fjalori banal, serioz, popullor, pra infinit ne epitetet pershkuese te tij, kafeneja vazhdon te mbetet ende sot i vetmi vend ku te gjitha shtresat sociale perzihen duke eleminuar diferencat e pasigurite e nje shoqerie qe i pelqen te shfaqet shume me klasiste se sa eshte ne te vertete. Kafeneja letrare eshte vendi ideal ku shpirti krijues i artistit bashkohet me stimujt e konfrontit, promovon ide te reja e pasurohet nga ato te te tjereve.

Kudo kafeneja eshte venditakimi perfekt per miqte, te dashuruarit, shkrimtaret e artistet, eshte i hapur per te gjithe e ku para nje filxhan kafeje, caji apo para nje aperitivi mund te meditosh, te enderrosh, te punosh, te filtrosh, te protestosh, te prezantosh nje liber, te admirosh nje pikture apo dhe thjesht te kalosh kohen.

“Perpiloni harten e kafeneve e do te keni nje nga elementet kyc e esencial te nocionit Europe”- ka thene disa vite me pare shkrimtari e esesisti francez George Steiner e nje panorame flash e kafeneve letrare historikisht me te rendesishme ne Europe eshte padushim nje kenaqesi qe duhet te shijohet rigorozisht ulur ne nje vend te tille.

Kafenete letrare pariziene

Parisi konsiderohet si nje furnizues i pashtershem letrar, vend i privilegjuar ku jane ambientuar tema romanceske, instrumente katalizues per te pasionuarit e letersise. Shkrimtare e artiste te te shkuares e te sotshem; e vizituan e vazhdojne ta vizitojne kete qytet ne kerkim te  frymezimit per poezite e tyre, romanet, pikturat. Veprat me te famshme te letersise Boterore jane ambientuar ne kryeqytetin francez, mjaft te permendim “Tre musketieret” te Dumas apo  “Te Mjeret”  e V. Hygo. Nje pershkrim real e unik te Parisit e gjejme ne veprat e shkrimtarit Honore de Balzac qe me nje stil absolutisht original e aktual udheheq lexuesin neper rrugicat e sheshet e ketij qyteti ku levizin e marrin jete personazhet e tij e ku kryhen intrigat e familjes pariziene.

Nje nga kafenete e para qe do te mbetet  e famshme historikisht u hap pikerisht ne Paris ne 1684, e u themelua nga italiani Francesco Procopio. “Le caffe Procop” u be vendtakimi i intelekutaleve e i iluministeve te asaj epoke midis te cileve qe Voltaire, Robespierre, Danton, Marat, Benjamin Franklin etj te cilet nga nje filxhan kafeje ne tjetrwn diskutonin e analizonin idete e demokracise e lirise dhe qe do te conin me pas ne shperthimin e revolucionit.

Kafene pariziene ishin legjendare e te tilla do mbeten mbi te gjitha kafene letrare buzw lumit Siena ku gjeneracione shkrimtaresh, artistesh, filozofesh e intelektualesh i kane dhene lagjes Saint Germain de Pres nje reputacion mitik ne historinw e kultures. “Caffe de Flore” ishte shtepia e dyte per Jean-Paul Sartre e Simone de Beauvoir, e frekuentohej nga Pablo Picasso e Truman Capote. Kjo kafene me 1912 u be selia e redaksise se revistes “Les Soirées de Paris”. Gjatw viteve te luftws, de Beauvoir kalonte shume ore ulur ne katin e pare te “Caffe de Flore”, pasi ky kat ishte me i ngrohte se sa dhoma ku jetonte. Kafe “Les Deux Magots” mikpriste frekuentisht Ernest Heminguej e Simone de Beauvoir, kjo e fundit eshe pse vinte vetem kur nuk gjente vend ne “Caffe de Flore” e kishte perhere te rezervuar postin me nje targete.

 “Brasserie Lipp” kishte nje klient te pwrhershem poetin Léon-Paul Fargue, i ati e xhaxhai i te cilit kishin dekoruar pjesen e brendshme te lokalit me qeramike e mozaike. Jarry,

Valéry, Hemingway, Saint-Exupéry, Tzara, Desnos e Queneau e  dashuronin kete vend pasi e konsoderonin shume me intim se sa “Deux Magots” e “Flore”. Thuhet se i pari qe hyri ne “Lipp” pas clirimit te Parisit  me 1944 qe Hemingway.

“Po te isha Sovran i ketij vendi do t’i mbyllja keto kafene, pasi kush i frekuenton keto lokale nxeh pakenaqesisht trurin”- thoshte filozofi Montesquiqeu. Nje shekull me pas me ‘800 kwto vende konsideroheshin “sallonet e demokracise , ne ‘900 u trasformuan ne vendstrehimet e artit te avanguardias,ndersa shek i XXI po i transformon ne fast food-e.

 

Kafenete letrare italiane

“Kafe Greco” ne Rome eshte nje vend ndaj te cilit tw gjithe jemi tw ndjeshem, me kujtohen mbremjet me Palazzeschi-n,  me de Pissis, e me Moravian -shkruan ne ditarin e tij piktori R. Gutuso.

“Kafe Greco” ne Romw e ngritur me 1760 u be shpejt vendi ku u gershetuan diskutime letrare e artistike. Ne fund te ‘700  u kthye ne nje lokal te famshem i frekuentuar nga Goethe  e me ‘800 nga Ludwing di Baviera e nga nje grup piktoresh te mbrojtur nga ai. Gjate viteve ne vijim listave e klienteve te kesaj kafeneje u be akoma me internacionale duke cituar keshtu shkrimtare si Andersen, Byron, Leopardi, Stendhal, Shelley, D’Annunzio, Moravia, Flaiano e piktorw si Caffi, De Chirico, De Pisis, Guttuso e mizicistwt Berlioz, Bizez, Liszt, Rossini, Wagner e Toscanini. Aktualisht ne te mblidhet nje here ne muaj “Grupi i Romanisteve” ne tw cilin marrin pjese studioze e akademik kryesisht me origjine romane. Ne Venezia eshte e njohur “Kafe Florian” i cili u be qendra e debateve revolucionare te eopkes se Rilindjes. Ne tavolinen e ketij lokali me 1893 lindi ideja e realizimit te nje Ekspozite Internacionale te Artit Modern, sot i njohur si Bienale e Artit. Ku vend frekuentohej nga emra te njohur si Gasparro Gozzi, Giuseppe Parini, Silvio Pellico, Lord Byron, Ugo Fuscolo, Charles Dickens, Goethe, Rosseau. Ne Firenze mjaft historike eshte  kafeneja antike letrare “Giubbe rosse”, vendi ku lindi, u formua e dialogoi me boten revolucioni i ariti futurist. Ky lokal qe lobarator i mendimeve, i projekteve dhe i pasioneve. “Kafe Michelangiolo” 1850 ne Firenece konsiderohej jo vetem vend takimi per piktoret e skulptoret por u perkufizua dhe si selia kryesore e piktures Toscane.

 Kafenete letrare Vieneze

Mjaft te famshme e te frekuentueshme jane Kafenete Letrare ne Viene ku “kultura e kafese” eshte ende mjaft popullore. Ne te kaluaren keto lokale konsideroheshin si sallone autentike Vieneze ku gjeneracione shkrimtaresh e artistesh mblidheshin per te lexuar, shkruar, debatuar mbi argumente cult te momentit. Kafenete letrare Vieneze edhe sot vazhdojne te jene vendtakimi i privilegjuar per artistet. “Kafe Landtman” me nje histori 125 vjecare eshte frekuentuar nga kliente te famshem si Sigmund Freud, Marlene Dietrich, Josef Ruth, e nga personazh me te vonshem si Romy Schnieder e Burt Lancaster. Edhe  “Kafe Central” kishte nje fluks te madh intelektualesh. Per te kujtuar te kaluaren e shquar te kwsaj kafeneje, ne ambientet e saj eshte ekspozuar nje statuje prej dylli e poetit Peter Altenberg i ulur ne nje tavoline. Personazhet qe e frekuentonin kete vend qene Egon Friedell, Robert Mussil, Stephan Zweig e Franz Werfel. “Kafe Griensteidl” konservon akoma sot mobiljet origjinale te epokes. Atmosfera ne ambientet e saj eshte unike e njejte me ate qe mblidhte klientet e se shkuares si shkrimtaret Hugo Von Hoffmansthal e Arthur Schnitzler e Alfred Polgar. “Kafe Mozart” eshte nga me antiket ne Vienw e daton vitin 1794. U frekuentua shume nga intelektuale e piktore gjate epokes se Beidermeier. Sot pozicionimi i tij prane Pallatit Imperial te Operas e atmosfera mikpritese e tradicionale qe e karakterizon e ben nje nga ambentet me te vlerwsuara nga artistet vendas e internacional. “Kafe Braunerhof” qe vendi i preferuar i shkrimtarit e dramaturkut austriak Thomas Bernhard ne te cilin ai qendronte per te lexuar shtypin e perditshem.  Kjo kafene ka konservuar dhe sot kete zakon duke iu ofruar gratis cdo dite klienteve te saj leximin e shtypit vendas e te huaj. 

 Kafenete letrare Hungareze

Kafenete letrare Hungareze nuk kane asgje per t’i pasur zilli kafeneve Vieneze. Dhe ne kryeqytetin hungarez, Budapest, shkrimtaret, artistet, intelektualet e studentet, e kishin dhe e kane ende ne tradite takimet ne kafe, ku ne disa prej tyre linden embriona revolucionar e kulturor qe do te gjalleronin ‘800 dhe ’900. Gjatw ketyre viteve vetem Budapesti numeronte mbi 500 kafene letrare. Nje nga me te famshmit qe “Kafe New York” me pas i quajtur “Kafe Hungaria” qe vazhdon te jete mjaft i frekuentuar nga intelektualet e akademiket. Po mjaft te njohur ishin e vazhdojne te jene sot “Kafe Central” i frekuentuar nga shkrimtaret e poetet e lokali elegant “Kafe Muzeum”, nje institucion per popullsine vendase. Gjate shek XIX e XX prane ketyre kafeneve gjendeshin dhe selite e redaksive te periodikeve, publikimeve speciale e revistave te kohes.

Turma elektorale Gustav Le Bon

Alba Kepi

 

“Vota e masës elektorale e limituar apo e përgjithshme, operuar në një vend republikan o në një vend monarkik, praktikuar në Francë, në Belgjikë, në Greqi, në Portugali o Spanjë, është gjithandej e ngjashme, e shpreh shpesh aspiratat dhe nevojat e inkoshiencës së racës. Mesatarja e të zgjedhurve përfaqëson për çdo komb nivelin mesatar te shpirtit të çdo race. Nga një gjeneratë në tjetrën ndodh pothuajse e njëjta gjë”.

Këto ditë, katedra e Psikologjisë botërore përkujton anekënd 170- vjetorin e lindjes së themeluesit të Psikologjisë Sociale, Gustav Le Bon. Ky personazh poliedrik (mjek, arkeolog, antropolog) dhe psikologu i parë që studioi shkencërisht sjelljen e masës, duke identifikuar karakteristikat e teknikat e duhura për ta kontrolluar atë, lindi më 7 maj të vitit 1841 në Nogent-le-Rotrou të Francës.

“Artisti i vërtetë krijon duke kopjuar”, – do të shprehej një shekull më parë Le Bon e po të ishte gjallë sot, do të vetëbindej për gjenialitetin e kësaj thënieje. Psikologjia sociale e formuar nga arsyetimi shkencor i veprave të tij është kopjuar e vazhdon të kopjohet profetikisht nga artistët e politikës moderne. Studimi i tij “Psikologjia e masës” botuar në të largëtin vit 1895, pavarësisht kritikave e konkluzioneve të nxjerra nga autori, vazhdon të jetë një nga analizat më të çmueshme mbi mënyrat e limitet e sjelljes sonë kolektive. Në mënyrë të veçantë u bë guida drejtuese e pushtetit të diktatorëve të ‘900-s e një nga librat e pamungueshëm në bibliotekën e aspirantëve diktatorë të ardhshëm. “Diktatori modern, – shprehet Bon, – duhet të dijë të kuptojë dëshirat e aspiratat sekrete të masës e të propozohet si mëshirimi i këtyre dëshirave e si personi i duhur për t’i realizuar ato”.

Në këtë prag zgjedhjesh elektorale në Shqipëri i justifikueshëm është mendimi se si masa elektorale do të votojë, zgjedhja e tyre shpreh mënyrën se si ato janë joshur, është psikologjia sociale me të cilën kandidatët e zgjedhur i janë përsiatur kërkesave e aspiratave të votuesve. Sjellja e masës elektorale, votimi i përgjithshëm, programi dhe fjalimet e kandidatëve zgjedhës përbëjnë një kapitull interesant në librin “Psikologjia e masës” e Gustav Le Bon, është analiza ndaj turmës elektorale, e cila, sipas tij, është identike me atë të turmave të tjera; as më e mirë e as më e keqe. Nënshtrimi i turmës elektorale varet nga kandidati i zgjedhur për t’u votuar, analiza që ai i bën psikologjisë së masës sjell suksesin e proceseve të realizuara më mirë. Por kritik është mendimi i Le Bon ndaj mënyrës së zgjedhjes së masës elektorale duke e quajtur pa asnjë dyshim, mjaft të rrezikshme. “Ato na kanë udhëhequr në disa pushtime, si triumfi i socializmit, e në fantazitë e sovranitetit të popullit që do na kushtojnë sigurisht shumë më shtrenjtë”. Pavarësisht arsyetimeve herë-herë antidemokratike, pak filozofike e pesimiste ndaj masës në përgjithësi, ky kapitull është pjesë e një manuali të paprekshëm të psikologjisë së historisë njerëzore.

Suksesi i ideve të Gustav Le Bon në shkencat sociale e politike konsiston kryesisht në dy këndvështrime: ai politik, paragjykues ndaj masës; e ai interpretues në prospektivën e vëzhgimit nga larg të sjelljes së masës pa u preokupuar se kush janë arsyet. Masa, turma është përherë intelektualisht inferiore nga një person i izoluar, personaliteti koshient humbet, ndjenjat e idetë orientohen tek një drejtim i vetëm, duke formuar një shpirt kolektiv, entuziast për lavdi e fitore dhe i gatshëm për të luftuar pa armë e bukë. “E limituar apo e përgjithshme, operuar në një vend republikan o në një vend monarkik, praktikuar në Francë, në Belgjikë, në Greqi, në Portugali o Spanjë, votimi i masës është gjithandej i ngjashëm e shpreh shpesh aspiratat dhe nevojat e inkoshiencës së racës. Mesatarja e të zgjedhurve përfaqëson për çdo komb shpirtin mesatar të çdo race. Nga një gjeneratë në tjetrën ndodh pothuajse e njëjta gjë”.

Masa elektorale

 

Gustav Le Bon

Masa elektorale, pra kolektiviteti i thirrur për të zgjedhur tutorët e disa funksioneve, krijojnë masën heterogjene; duke reaguar në një drejtim të caktuar siç është zgjedhja e kandidatëve të ndryshëm, nuk mund të mos vëzhgosh në to disa karakteristika (të përshkruara në kapitujt e mëparshëm). Më të dukshmet janë: tendenca e dobët e arsyes, mungesa e shpirtit kritik, irritimi, besueshmëria e thjeshtësia.

Në vendimet e tyre vihet re influenca e kostumeve si dhe funksioni i faktorëve të përmendur më sipër: afirmimi, përsëritja, prestigji e infektimi.

Le të përpiqemi të shohim se si mund të nënshtrohen masat elektorale. Psikologjia e tyre është fruti i proceseve të realizuar më mirë. Cilësia e parë që kandidati duhet të zotërojë është prestigji. Prestigji personal nuk mund të zëvendësohet nga pasuria. Talenti, gjenialiteti në vetvete nuk janë elemente suksesi. Nevojshmëria që kandidati të ketë një farë prestigji, e të imponohet pa asnjë diskutim, është thelbësore. Votuesit, të përbërë kryesisht nga punëtorë e fshatarë, rrallë i zgjedhin kandidatët nga radhët e tyre, pasi këta individë nuk kanë tek ta asnjë prestigj.

Për ta pasur të sigurt suksesin, kandidati nuk duhet të ketë vetëm prestigj. Zgjedhësi kërkon të kënaqë lakmitë e tij, dëshirat e tij; kandidati duhet ta mbulojë me lajkat më ekstravagante e me premtimet më fantastike. Para punëtorëve nuk do të jetë kurrë e tepërt të shash e të fyesh padronët e tyre. Për sa i përket kandidatit kundërshtar duhet përpjekur ta shtypësh duke pohuar pa reshtur se është maskarai i maskarenjve e që askush nuk injoron krimet e tij të shumta, duke nënkuptuar kështu se është e kotë të kërkohen prova. Në rast se kundërshtari e njeh keq psikologjinë e masës, do të përpiqet të justifikohet me argumente të mira, në vend që t’u përgjigjet akuzave shpifëse me akuza po aq shpifëse; e nuk do të ketë më asnjë mundësi për të fituar.

Programi i shkruar nga kandidati nuk duhet të jetë shumë kategorik, pasi kundërshtarët e tij mund ta kundërshtojnë më vonë, por programi i tij oral nuk do të jetë kurrë i tepruar. Reformat më të rëndësishme mund të premtohen pa asnjë frikë. Momentalisht, këto ekzagjerime prodhojnë shumë efekt e nuk janë të detyrueshme për të ardhmen. Zgjedhësi nuk kujdeset më pas të dijë se i zgjedhuri ka ndjekur besnikërisht premtimet mbi bazën e të cilave u zhvilluan zgjedhjet… Oratori që di të veprojë, drejton masën aty ku do ai. Shprehjet, si kapital i turpshëm, shfrytëzues të pangopur, punonjës i admirueshëm, socializimi i pasurisë etj. prodhojnë gjithnjë të njëjtin efekt. Kandidati që mundet të zbulojë një formulë të re, të zhveshur nga një kuptim i saktë e njëkohësisht i adoptuar në aspirata të ndryshme, arrin një sukses të pagabueshëm. Revolucioni i përgjakshëm spanjoll i vitit 1873 u krye me një nga këto fjalët magjike, hedhur me një kuptim kompleks që kushdo mundi t’i interpelojë sipas aspirimit të tij…

Masat kanë opinione të impostuara, kurrë opinione të arsyeshme. Këto opinione dhe votat e zgjedhësve mbeten në duart e komiteteve elektorale, kryetarët e të cilëve janë pothuajse gjithmonë njerëz të biznesit, me shumë ndikim tek punëtorët e tek të cilët pretendojnë.

“A e dini se çfarë është një komitet elektoral?, – shkruante një nga mbrojtësit më të vlefshëm të demokracisë, Scherer. – Thjeshtësisht çelësi i institucioneve tona, mekanizmi kryesor i makinës sonë politike”… Komitetet sidoqoftë emri i tyre, klube, sindikata etj. përbëjnë një nga rreziqet më të frikshme të fuqisë së masës. Ato përfaqësojnë formën më të përveçme e rrjedhimisht më shtypëse të tiranisë. Kryetarët që drejtojnë këto komitete, duke u konsideruar të denjë e të aftë për të folur në emër të kolektivit, janë jashtë çdo përgjegjësie e mund të bëjnë gjithçka që duan. Dhe tirani më mizor nuk do të guxonte kurrë të kundërshtonte urdhrat e dala nga komitetet revolucionare.

“Ato (komitetet revolucionare) aprovuan e vendosën Konventën”, – shprehet Barras (politikan francez i ‘800-s), Robespierre qe udhëheqës absolut derisa mundi të fliste në emër të tyre. Ditën kur diktatori i tmerrshëm ndahet nga komitetet për arsye personale, është dhe ora e rrëzimit të tij. Mbretëria e masës është mbretëria e komiteteve, pra e udhëheqësve. Nuk mund të imagjinohet gatishmëri më e ashpër, prandaj nuk është e vështirë të reagosh ndaj tyre, për aq sa kandidati është i pranueshëm e zotëron burime të mjaftueshme.

Kjo është psikologjia e masës apo turmës elektorale. Ajo është identike me atë të turmave të tjera; as më e mirë e as më e keqe.

Për aq sa thashë, nuk do të nxjerr asnjë përfundim kundër votimit të përgjithshëm. Po të zgjidhja për meritë do ta ruaja ashtu siç është, për motive praktike që rrjedhin nga studimi ynë mbi psikologjinë e masës, duke vënë fillimisht në dukje të metat e saj. Të metat e votimit të përgjithshëm janë qartësisht të dukshme për t’u keqkuptuar. Nuk mund të kundërshtohet se civilizimet janë vepër e një minorance të vogël shpirtrash superiorë që përbëjnë majën e një piramide, katet e së cilës, duke u zgjeruar dorë pas dore, ku ulet vlera intelektuale, përfaqësojnë shtresat e thella të një kombi. Madhësitë e një qytetërimi nuk mund të varen natyrisht nga votimi i elementëve inferiorë që përfaqësojnë vetëm një numër.

E, votimet e masës janë dhe pa asnjë dyshim, mjaft të rrezikshme. Ato na kanë udhëhequr në disa pushtime si triumfi i socializmit e në fantazitë e sovranitetit të popullit qe do na kushtojnë sigurisht shumë më shtrenjtë.

Por këto opsione, teorikisht të shkëlqyeshme, humbasin praktikisht tërë forcën e tyre, në rast se duam të kujtojmë fuqinë e pamposhtur të ideve të transformuara në dogma. Dogma e sovranitetit të popullit është nga pikëpamja filozofike aq pak e sigurt sa dogmat fetare në Mesjetë e që disa prej tyre kanë sot një fuqi absolute. Ato janë të paprekshme siç qenë idetë tona fetare. Supozoni një mendimtar të lirë modern, transportuar me një fuqi magjike në mes të Mesjetës. A besoni ju se përballë fuqisë sovrane të ideve fetare që mbretëronin, ai do përpiqet t’i luftojë ato?

Ashtu siç nuk diskutohet me ciklonet, ashtu nuk diskutohet me besimet e masës. Dogma e votimit universal zotëron sot fuqinë që dikur kishin dogmat kristiane. Oratorët e shkrimtarët flasin me një respekt e përkushtim sa dhe vetë Luigji XIV nuk e njihte. Para tyre, pra, duhet sjellë si përballë të gjitha normave fetare. Vetë koha do të punojë për to. Të provosh të shkulësh këto norma do të ishte e pavlefshme aq sa janë arsyet e tyre të dukshme.

“Në kohën e barazisë, – thotë Tocqueville, – njerëzit nuk kanë asnjë besim mes tyre, për shkak të ngjashmërisë: e po e njëjta ngjashmëri i jep besimin pothuajse të palimituar të gjykimit të publikut: pasi nuk do dukej e mundshme se duke zotëruar të gjithë të njëjtin intelekt, e vërteta nuk do ishte pjesë e shumicës”.

Na duhet atëherë të supozojmë se një votim i limituar, si p.sh në aftësitë do përmirësonte votën e masës? Nuk mund ta pranojë as dhe një çast këtë, për motivet që përmenda më sipër, motive të inferioritetit mendor të të gjitha tipologjive të kolektivitetit, sidoqoftë përbërja e tyre.

Tek masa, po e përsëris, njerëzit janë gjithnjë të barabartë e në çështje të përgjithshme votimi i 40 akademikëve nuk është më i mirë se votimi i 40 mbajtësve uji. Unë mendoj se asnjë nga zgjedhjet e dala nga votimi i përgjithshëm, si ristabilizimi i Perandorisë për shembull, do të ishte i ndryshëm me votues të rekrutuar ekskluzivisht midis shkencëtarëve e letrarëve.

Për një individ fakti se di greqishten apo matematikën, është arkitekt, mjek, veteriner apo avokat nuk e shquan në çështje ndjenjash o njohuri të veçanta. Të gjithë ekonomistët tanë janë njerëz të shkolluar, shumica profesorë dhe akademikë. Ka vetëm një problem të përgjithshëm, se si kanë rënë dakord? Përballë probleme sociale plot të papritura e të dominuara nga logjika mistike e emocionale, të gjitha injorancat janë të barabarta.

E pra, në rast se personat e spikatur të shkencës do të krijonin vetë një trup elektoral, vota e tyre nuk do të ishte më e mirë se ata sot. Vota e tyre do të udhëhiqej nga ndjenjat dhe nga fryma e partisë së tyre. Vështirësitë aktuale do të zhdukeshin e natyrisht do të kishim tiraninë shtypëse të elitës.

E limituar apo e përgjithshme, operuar në një vend republikan o në një vend monarkik, praktikuar në Francë, në Belgjikë, në Greqi, në Portugali o Spanjë, votimi i masës është gjithandej i ngjashëm e shpreh shpesh aspiratat e nevojat e inkoshiencës së racës. Mesatarja e të zgjedhurve përfaqëson për çdo komb shpirtin mesatar të çdo race. Nga një gjeneratë në tjetrën ndodh pothuajse e njëjta gjë.

E, ja që edhe një herë kthehemi në nocionin thelbësor të racës të ndeshur shpesh e nga ku ka derivuar nocioni tjetër se institucionet e qeveritë mbështesin një pjesë të dobët të jetës së popujve. Këta të fundit udhëhiqen nga shpirti i racës së tyre, nga shuma e mbetjeve të shpirtit stërgjyshëror.

Raca e mekanizmi i nevojshmërisë së përditshme janë dominuesit misteriozë që qeverisin fatet tona.

http://www.standard.al/index.php/kulture1/art1/1015-turma-elektorale-gustav-le-bon

Summertime!

Alba Kepi

Publikuar Gazeta Standard

Për të kënduar verën do të mjaftonte një titull “Summertime”, melodia e saj nuk harrohet kurrë…

Po të kërkonim ta përshkruanim vitin në një muzikë të vetme, pa dyshim do të zgjidhnim “Katër stinët” e Vivaldit, çdo stinë i përgjigjet një stil, një ritëm, një shumëngjyrshmëri notash, një përzierje instrumentesh e skemash, që tregojnë muzikalisht atë çka po ndodh me natyrën. Por po t’i dhuronim çdo stine një këngë të vetme, nuk do ta kishim kaq të lehtë. Çdo stinë sjell për vit lajtmotivin e saj të ri, secili prej nesh e personalizon dhe filtri i kujtimit zgjedh ta rendisë ose jo në librin e memories. Melodia e një kënge rizgjon freskinë e një muzgu pranveror, romanticizmin e një mbrëmjeje vere, lagështinë e një pasditeje vjeshte, ftohtësinë e një nate dimri, bashkë me historikun emotiv të jetës. Por ka në mes tyre këngë të rralla që nuk e njohin kufirin individual të memories, kapërcejnë vite, breza, përgjithësojnë e i personalizojnë  emocionet e stinët në një melodi të vetme.

Për të kënduar dimrin do të endeshim jo pak nëpër tingujt e muzikës së Krishtlindjeve për të gjetur atë më të përshtatshmen, por për të kënduar verën do të mjaftonte një titull “Summertime”, melodia e saj nuk harrohet kurrë, depërton veshin muzikor të gjithkujt, e vendos paqen midis emocioneve të verës së djeshme, së sotme e asaj çka po presim të vijë.

“Summertime”, e jemi plotësisht në stinën e verës. Solstici i 21 qershorit do shënoi zyrtarisht hyrjen në të, e kushtet klimatike duket se më në fund vendosën ta respektojnë vendimin astronomik. Jemi në “summertime and the livin’ is easy” – thonë vargjet e para të saj, pra “është koha e verës e të jetosh është e lehtë”, vera triumfon mbi jetën e pothuajse çdo artist është frymëzuar e ka celebruar këtë fitore.

Dikush të thotë: “summertime” e si në magji buzët mërmërisin melodikisht “Summertime and the livin’ is easy”, frymëmarrje romantike, pëshpëritje optimiste, “Summertime and the livin’ is easy”, e kjo këngë nuk vdes kurrë. “Summertime” i këndon dëshpërueshëm lirisë, dëshirës, shpresës së një të ardhmeje të ëndërruar aq shumë e lidh mrekullisht me nota e histori të ndryshme jete.

“Nuk do më mjaftonin njëqind vite për të shkruar tërë muzikën që kam në mëndje”, – do shprehej shumë vite më parë George Gershwin, autori i “Summertime”. Ai jetoi vetëm 38 vjet, por kjo këngë i ka dhuruar lavdinë artistike të 100 viteve pune aq të dëshirueshme.

“Summertime” është historikisht një nga këngët më popullore të melodisë xhaz e së bashku me “Yesterday” të Beatles konsiderohet një nga motivet më të njohura e më të interpretuara në të gjitha kohërat. Ekzistojnë 2600 versione të regjistruara të saj e një grup ndërkombëtar koleksionistësh muzikor “The Summertime Connection”, ka vërtetuar se deri më 1 qershor të vitit 2010 janë kryer 20.173 incizime të ndryshme të kësaj kënge e 34.796 ekzekutime publike. “Summertime” u shkrua në gjuhën angleze, por është përkthyer e është kënduar në shumë gjuhë të tjera e nga këngëtarë të ndryshëm si bullgarisht (Slavi Trifonov), katalan (The Mimisikous Band), çekisht (Hana Hegerova), gjerman (Wieteke van Dort), estonisht (Optimistid), finlandisht (Topi Sorsakoski), frëngjisht (Joe Dassin), italisht (I. Dalton), japonisht (The Dixie Saints), lituanisht (Skamp) etj.

Muzikanti George Gershwin, përfaqësuesi ndoshta më i mirë i ‘900, artisti që arriti të ofrojë një sintezë unike e të papërsëritshme midis muzikës popullore e asaj tradicionalisht më bashkëkohore, nuk humbiste rast për t’u shprehur se “i pëlqente ta mendonte muzikën si një shkencë emocionale”. Dhe vërtet çdo notë e melodisë “Summertime” e evokon këtë mendim.

“Summertime and the livin’ is easy”

“Fish are jumpin and the cotton is high”.

Të flasësh për “Summertime” do të thoshte të evokosh kujtimin e një prej operave më të njohura të muzikës amerikane “Porgy and Bess”. Kjo këngë nisi të kompozohej nga Gershwin në dhjetor të vitit 1933 me dëshirën e krijimit të një stili spiritual brenda muzikës folk afro-amerikane të asaj epoke. “Summertime” u bë pjesë e operës Porgy and Bess, kompozuar në 1935 e nuk qe gjë tjetër veçse një nina-nana e kënduar nga një shërbyese zezake ndaj vogëlushit të bardhë për të cilin kujdesej. Është një ninullë e kthyer në një këngë shpirtërore për popullsinë me ngjyrë në Amerikën e atyre viteve, të cilët pas çlirimit nga skllavëria e fitimit të lirisë vazhdonin të thirreshin me emrin afro-amerikanë. Porgy and Bess tregon historinë e një grupi afro-amerikan në verën e nxehtë të ’30 në jug të Kalifornisë, ish-mbledhës të pambukut tashmë të urbanizuar por gjithmonë nën vuajtjen e segregacionit e që kanë me paraardhësit e tyre skllav vetëm një lidhje, këtë nina-nana. “Summertime” e konceptuar si një histori e trishtuar u prezantua muzikisht si një këngë popullore jazz. Kjo vepër i dedikohet plotësisht zezakëve e të gjithë personazhet e saj janë të tillë.

“One of these mornings, You’re gonna rise up singing, You’re gonna spread your wings, Take to the sky” – Në një nga këto mëngjeset do zgjohesh duke kënduar, do hapësh krahët e do fluturosh në qiell”.

 “Summertime” është një muzikë e dëshpëruar lirie, shprese për të ardhmen e thuhet se Gershwin kërkonte të këndohej ekskluzivisht vetëm nga këngëtare me ngjyrë, i bindur plotësisht se vetëm një grua e tillë mund ta interpretonte atë siç duhej. Madje kjo kërkesë e tij jo rrallë herë u kritikua si raciste.

Në melodinë e “Summertime” ai ndërthur teknikat më të mira të muzikës instrumentale evropiane, duke përzierë jazz-in amerikan me muzikën popullore. Mendohet se ideja fillestare e kësaj kënge lind nga një ninullë ukrainase, vend origjina e Gershwin, të cilën e kish dëgjuar të interpretuar nga kori kombëtar ukrainas, Oleksander Koshetz. Shumë xhazistë të asaj kohe nuk e konsideronin Gershwin një muzikant të vërtetë, ndërsa puritanët e muzikës klasike nuk e vlerësonin si një kompozitor serioz. Fatmirësisht ai nuk u influencua aspak nga këto paragjykime e vazhdoi të shkruajë muzikë serioze dhe popullore bazuar në llojet si pop, jazz e klasike duke krijuar një stil origjinal, që hyn në histori me emrin e tij. Për herë të parë vepra “Porgy and Bess” u prezantua në New York në vjeshtë të vitit 1935 (30 shtator) me një trup këngëtarësh të përgatitur mirë në fushën e muzikës afro-amerikane, dhe për atë kohë ky aksion konsiderohej mjaft kurajoz. Ky muzikal përmbante mjaft fjalë të të folurës së përditshme e dhe pse vetë Gershwin e konsideronte si veprën e tij më të mirë, suksesi i saj deri më vitin 1976 qe mediokër. E pikërisht në këtë vit me sponsorizmin e Houston Grand Opera e me një përfaqësim në Metropolitan të New York-ut, “Porgy and Bess” u vlerësua si një kryevepër muzikore. Kënga “Summertime” mbetet pa dyshim më e njohura e kësaj vepre duke njohur performanca, orkestrime e incizime të panumërueshme. “Porgy and Bess” mbetet jo vetëm një nga të paktit shembuj modern të melodramës, por dhe opera më e mirë amerikane e shekullit XX. “Summertime”, melodia më e njohur dhe më e interpretuar e të gjitha epokave.

Çelësi i suksesit të saj qëndron në vetë këngën, në historinë që ajo sjell e në historinë e autorit të saj.

Kush ishte George Gershwin?

Mbi të gjitha ai qe personifikimi i ëndrrës së të gjithë emigrantëve në Amerikë. Lindi në 1898 në Broadway e vdiq në vitin 1937 në Hollywood, pa mbushur ende 39 vjeç. George Gershwin ishte djali i një çifti hebre rus të emigruar në SHBA. Toka e ëndrrave, e miliona mundësive i ofroi Gershwin-it muzikën e botën joshëse të spektaklit. Suksesi i tij lind para moshës 20-vjeçare. Talent i lindur e një asimilues i mirëfilltë i çdo stili muzike, nis e shkruan këngën e tij të parë në vitin 1915, një prej të cilave qe “When you want’em you cant’ got’em”. Në 1918-1919 publikon kryeveprat “Half past eight” e “La Lucille”. Mosha 25-vjeçare e gjen në pozitat e një kompozitori të famshëm. Apartamenti i tij në New York ishte gjithmonë i populluar nga artistë e personalitete të njohura të epokës midis të cilëve Fred Astaire e Jerome Kern. Muzika qe motivi më i madh i jetës së tij e përherë i gatshëm për t’i pranuar sfida të reja krijimtarisë së tij. Suksesi arrin në Evropë me “Rapsodia in blue”, një sintezë gjeniale e stileve të ndryshme e me “I got rythm”. Në mars të vitit 1928 arrin në Paris për të prezantuar “Koncert në fa”, një kompozim i shkruar për të fituar lavdi në sytë e një publiku të ngritur. Muzika e tij triumfon lavdishëm sidomos pas prezantimit të poemës simfonike “Një amerikan në Paris”. Fama e fituar në Evropë e shtyn të njihet me kompozitorë me emër të asaj epoke si Stravinsky, Milhaud, Prokofiev, Poulenc. Adhurues i muzikantit francez, Maurice Ravel, George Gershwin, thuhet se një ditë kërkon të mësojë e marrë leksione nga Mjeshtri i Madh i cili i përgjigjet: Pse kërkon të jesh një Ravel mediokër, kur mund të jesh një Gershwin shumë i mirë?! Influenca e adhurimit për muzikën e Ravel gjen mbi të gjitha shprehje tek “Një amerikan në Paris”. Në vitin 1936 transferohet në Hollywood, duke u impenjuar në kompozimet e muzikës së filmave. Në këtë periudhe njihet e dashurohet me aktoren Paulette Goddard, gruaja e Charlie Chaplin, një histori e pamundur që e trishton. Në fillim të vitit 1937 shfaq simptomat e një sëmundjeje të pashërueshme, tumor në tru e më 11 korrik 1937 do të humbasë ndjenjat teksa po punonte në skenat e filmit “The Goldwyn Follies”. George Gershwin pas një operacioni të pavlefshëm, vdes në moshën 39-vjeçare në “Cedars of Lebanon Hospital”. Korrespondenca e letrave midis Fred Astaire e së motrës Adele, flet se në momentin e vdekjes ai mërmëriste emrin e Fred Astaire.

Për ironi të fatit, pak muaj më vonë me një sëmundje të ngjashme e pas një operacioni të tillë në tru vdes dhe idhulli i tij, artisti francez, Maurice Ravel.

George Gershwin kompozon mbi 700 vepra muzikore e shumica prej të tyre mban autorësinë e përbashkët me të vëllanë Ira Gershwin. Trashëgimia muzikore që i ka lënë botës është e pallogaritshme e sot vazhdon të mbetet një nga autorët më të preferuar të orkestrave e këngëtarëve. Nga këndvështrimi kompozues profesional muzika e Gershwin ka influencuar kompozitorët e mëvonshëm e veçanërisht Cole Porter, Irving Berlin e Jerome Kern. Në vitin 1998 fiton çmimin “Pulitzer” për kontributin e tij special në përhapjen e muzikës amerikane.

Në vitin 2005 “The Guardian” stimon fitimet e ardhura nga muzika e tij e llogaritet se George Gershwin është kompozitori më i pasur i të gjitha epokave. Në vitin 2006 renditen në “Long Island Music Hall of Fame” e sot teatri i Broadway mban emrin e tij. Në vitin 2007 “Library of Congress” vendos që “çmimi për këngën popullore” të mbajë emrin e George e Ira Gershwin. Motivi kryesor për të cilin muzika e George Gershwin vlerësohet shumë dhe sot, është se melodia e tij kombinon elementët e teknikës së klasikes, tingujt tipikë të muzikës popullore e mbi të gjitha jazz-in e pavdekshëm amerikan.

Melodinë e “Summertime” dikur e këndonin gjyshërit, e kopjuan prindërit, e rizbuluam ne. Është “Summertime”, është verë! Kush përgatit shpejtësisht valixhet, kush do ta bëj atë pas pak, kush do t’i gëzohet qetësisë së një qyteti të braktisur nga banorët e tij turistë, por mos harroni t’i vishnin lajtmotivit të verës 2010 kornizën e kësaj kënge të ‘900. Atëherë e vetëm atëherë kjo stinë do i triumfojë jetës.

“It’s summertime”

It’s summertime

And the living is easy

Fish are jumping

And the cotton is high

Your daddy is rich

And your mommy’s good looking

So hush pretty baby, don’t you cry

One of these mornings

You’re gonna rise up singing

You’re gonna spread your wings

Take to the sky

But till that morning

There’s just not a thing that can harm you

With daddy and mommy standing by

A keni sukses?

Alba Kepi

Cfare eshte suksesi? Dhunti? Aftesi? Cilesi? Fat?

 

Sa here na qellon te takohemi me persona me asgje te ndryshme  nga normalja. Aftesi njerezore te njejta, te ndara nga nje fjale e vetme: SUKSESI.

Thuhet se ai eshte autorealizmi, permbushja e atyre qellimeve qe ia ke imponuar vetes. Por thuhet gjithashtu se jo gjithkush e gjen kete rruge.

I sukseshmi e i pasukseshmi perballe njeri-tjetrit ngjajne shume.

Une i kam takuar shpesh. Tek i pari jam munduar te justifikoj me dyshime meritokracine e epitetit te tij, tek i dyti te individualizoj mangesite. Cuditerisht ishin dy pika uji. Qendronin statike mbi nje siperfaqe  te lemuar e dridheshin. Frika se rrumbullakesia e formes se tyre nuk do t’i rezistonte llustres ku kishin puthitur trupin i vibronte cdo qelize e shkaktonte dridhje. U perpoqa t’u shihja kembet e nuk i gjeta.  Kishin vec trup. I sukseshmi e i pasukseshmi pozicionoheshin ne ajer. I pari mberthente fort eren , i dyti kacavirrej ne endrra. U ndjeva me fat per kembet e mia, pasi nuk e duroj dot gjate marrjen e mendve… Me kish mjaftuar perkundja ne vitin e pare te jetes, kohe e mjaftueshme per te mesuar t’a perdor ecjen… here me marshin e rregullte te nje ushtari te vjeter, here me aritmine adoleshenciale, e shpesh ngaterrohet mes hapash, te miat apo te dikujt tjeter, me dashje apo dhunshem… per fat gjymtyret i kam  mbjellur mbi toke e kurrsesi nuk do doja te isha nje pike uji… uniformiteti e rrokullisja e saj nuk bejne per mua…

*****                      *****                      *****

Perkufizimin me te plote se cfare eshte suksesi, madje me te mire se fjalori i cdo gjuhe ne bote, e ka dhene filozofi amerikan Emerson: “Besimi ne vetevete eshte sekreti i pare i suksesit, besimi se jeni ketu, se autoritetet e universit ju kane vendosur ketu o  per nje qellim, o per nje detyre te lidhur mire me veteveten e me tere ekzistencen tuaj te punoni derisa t’ja arrini kesaj… keshtu do te ndjeheni mire e do te keni sukses.

Suksesi sipas filozofit amerikan Ralpf  Waldo Emerson

 

“Te qeshesh shpesh e me gusto!

Te meritosh vleresimin e kritikeve te ndershem e te durosh tradhetine e miqve falls!

Te vlersosh bukurine e gjithanshme!

Te gjesh pozitiven tek te tjeret!

Te lesh pas teje nje bote pak me te mire, me nje femije te shendetshem, me nje cope kopesht, me fitoren e nje padrejtesie sociale!

Te fitosh respektin e personave inteligjent por dhe dashurine e femijeve!

Te kuptosh se madje fale teje nje jete ka jetuar me mire!

Kjo do te thote te kesh sukses!”

Kasëm Trebeshina

Promemorie për Enver Hoxhën

 

 

Duhet hequr dorë nga rruga e Luigjit të Katërmbëdhjetë

-Promemorie për Enver Hoxhën, Komitetit Qendror të P.P.Sh., Tiranë-

Ngjarjet e fundit më kanë bërë të mendohem seriozisht, sa për faktin që ndodhën, aq edhe për shkaqet që bënë të ndodhnin. Mendoj se edhe ju duhet të mendoheni për këto gjëra dhe, më shumë akoma, se ato nuk duhet të ndodhin në një shoqëri socialiste.
Këtu nuk është fjala se u bënë veprime të shëmtuara kundër meje, kundër një shkrimtari, nga një Lidhje Shkrimtarësh dhe në mënyrë të organizuar. E keqja është se këto sulme të këtyre shkrimtarëve u bënë të drejtuar nga ju dhe në emër të një shoqërie të ndërtuar idologjokisht dhe politikisht nga ju, në mënyrë që nuk mund të pranohet që është socialiste.
Kështu sa më sipër, del se problemi konkret na paraqitet në dy pamje të përcaktuara mirë. Njëra nga pamjet na paraqitet përmes atyre rrjedhimeve që vijnë drejtpërsëdrejti nga qëndrimi juaj teorik në lidhje me letërsinë, qëndrim që ju e keni paraqitur në formën e një ligji, që nuk mund të diskutohet; kurse pamja tjetër paraqet, gjithashtu, në formën e diçkaje absolute pikëpamjen tuaj politike për ndërtimin e shtetit dhe të shoqërisë. Duhet të pranojmë sinqerisht se në të dyja rastet ndeshim në mënyrë të pagabueshme me absolutizmin e Luigjit të Katërmbëdhjetë.

Në këtë fillim tetori dhe duke u nisur nga dëshira e mirë që ju të mos shkelni në rrugë të gabuara, që do të kishin pasoja tragjike si për vendin tonë, ashtu edhe për ju personalisht, vendosa që ta shkruaj këtë “promemorje” dhe t’a nis pa humbur kohë.
Tashti le të shikojmë veças secilën nga pikëpamjet tuaja kryesore, atë lidhur me artin dhe atë që ka të bëjë me këtë realitet të ndërtuar prej jush. Kam bindjen se ju nuk e keni vetëdijen e rreziqeve që vijnë prej këtij realiteti të ndërtuar në mënyrë të tillë.

I: Problemi në shfaqjen e tij ideologjike. Të gjithë këtu në Lidhje, në harmoni edhe me ata përfaqësues tuaj, që sollën këtu porosinë tuaj, këndojnë në mënyrë të përsëritur një himn për një realizëm të quajtur “socialist”. Pa qenë nevoja të jesh shumë i zgjuar, këtu arrin në përfundimin e pashmangshëm se, ose ekziston një “realizëm” ose, që prej momentit që ai ka nevojë t’ vihet një bisht, ai pushon së ekzistuari. Realizmi ose është realizëm, ose nuk është fare i tillë! Që këtej del se kjo rrymë letrare, që në fillim të saj, niset shtrembër dhe kuptohet se çfarë gjëje e përbindshme do të dalë më tej.

Vetë emri realizëm socialist bëhet garanci për shtrembërime të përbindshme që edhe tashti kanë nisur të duken me tërë qartësinë e formës dhe të përmbajtjes së tyre.
Le të shikojmë konkretisht ç’përmbajnë veprat letrare të realizmit socialist, qoftë edhe ato më të mirat. Nje inxhinier i mirë, një inxhinier i keq dhe një i gabuar që ndreqet!… Një fshatar i mirë, një i keq dhe një që ndreqet!… e kështu me rradhë. Një i mirë, një i keq dhe një që ndreqet!…
Komunistët janë gjithmonë heronj të situatave, ata vijnë në faqet vetëm për të na recituar monologë me përmbajtje heroike!…
Le të kthehemi prapa në histori dhe le të shohim se si qëndronin punët në kohën e Luigjit të Katërmbëdhjetë. Aty ishin ndarë punët në mënyrën më të qartë . Mbretërit dhe Princat e kishin siguruar pjesëmarrjne e tyre në veprat më serioze. Ata lëviznin vetëm nëpër tragjeditë, kurse populli, të gjithë ata që ishin më poshtë se mbretërit dhe princat, e kishin vendin e tyre në veprat qesharake. Ata ishin objekt gazi, përqeshjeje dhe fyerjesh të të gjitha llojeve.
Tani a mund të pranohet si e drejtë që një gjë e tillë të zbatohet në shekullin e njëzetë dhe në një shoqëri që pretendon se është socialiste?
Mesa më sipër, del qartë se realizmi socialist ka lidhje të drejtpërdrejtë me idetë e absolutizmit francez, qoftë si teori, qoftë si praktikë. Megjithatë gjëja më e keqe nuk na shfaqet në praktikën e shgarravitjeve letrare, se ato si vepra të dobëta do të zverdheshin në vitrinat e librarive dhe shumë shpejt do të harroheshin edhe nga vetë autorët e tyre. Gjëja më e keqe, sipas mendimit tim, vjen nga fakti se e gjithë puna letrare po organizohet sipas modeleve mesjetare të urdhrave fetare të murgjëve.
Kështu Lidhja e Shkrimtarëve është e organizuar si një urdhër murgjish mesjetarë. Në krye të Lidhjes është një Mjeshtër i Madh dhe të gjithë janë të detyruar ta dëgjojnë, përderisa vazhdon funksionin e Mjeshtrit të Madh.
A nuk e kuptoni se është një koncept dhe veprim mesjetar të ndash në këtë mënyrë “funksione” dhe “privilegje”
Le ta shikojmë si keni vepruar ju gjatë këtyre viteve.
Ju vendosni në Komitetin Qendror që Kolë Jakova të jetë një shkrimtar i madh dhe të gjithë përposh aprovojnë mendimin tuaj. Kritika thërret e çirret që “Halili dhe Hajrija” e Kolë Jakovës është një vepër e madhe!… Pastaj vëmendjen tuaj, së bashku me favoret i fiton Dhimitër Shuteriqi, si kryetar i Lidhjes dhe si…
Më mirë le ta lëmë këtë pikë!…
Shkrimtarët janë qytetarë me të drejta të barabarta me gjithë të tjerët dhe nuk është e drejtë që në mënyrën më të paligjshme t’i përgjigjen një çensure nga më të çuditshmet. Në qoftë se për një arsye ose për një tjetër ju ngulni këmbë që të ketë çensurë, atëherë ajo të krijohet si një institucion dhe t’i ushtrojë hapur funksionet e saj. Këtu nuk është fjala për një ose dy shkrimntarë, për mua ose për ndonjë tjetër, këtu del në shesh fakti se, pa u kuptuar , po ndërtoni një letërsi mesjetare, me konceptë mesjetare të trashëguara nëpërmjet absolutizmit francez. Ka ardhur koha që të kuptohet se një letërsi si ajo që po kërkoni ju, na kthen mbrapa në kohën e Luigjit të Katërmbëdhjetë. Prandaj ka ardhur koha të hiqet dorë nga praktikat si këto që po vihen në jetë në shoqërinë tonë dhe të kuptohet një herë e mirë se arti, duke qenë i një natyre specifike nuk mund të përfshihet në format organizative të partisë. Ai, arti, megjithëse është superstrukturë dhe lind në një dhe nga një strukturë e caktuar, nga vetë forma e paraqitjes merr vlera dhe forca të tilla që e bëjnë të jetojë në mënyrë të habitshme edhe pasi të ketë vdekur struktura që e lindi!… Shoqëria e vjetër greke ka vdekur me kohë, por përjetësisht të gjalla janë veprat e Homerit, Eskilit, Sofokliut e të tjerëve. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për Danten që nuk pësoi ndonjë gjë me vdekjen e Mesjetës.
Që këtej del se nuk janë të pranueshme ndërhyrjet brutale në punët e artit, sidomos nga njerëz që nuk kanë asnjë kuptim më të vogël rreth natyrës së tij të veçantë. Formave monarkike të ndërhy-rjeve të ndryshme duhet t’u jepet fund dhe të lihen të qetë shkrim-tarët që kërkojnë nëpër shtigje të vështira rrugët e vërteta të artit. Nuk është mirë që të ndërhyni, duke u shtuar vështirësive reale në art vështirsi të tjera artificiale me anë të funksionarëve të huaj, që njohin vetëm, praktikën e përditshme burokratike, se arti nuk mund të jetë një ushtrim zyrtar i disa veprimeve të planifikuara nga një qendër e plotfuqishme. Prandaj ju nuk duhet ta trajtoni Li-dhjen e Shkrimtarëve të Shqipërisë si një zgjatje organizative të hallkave të ndryshme që ka organizuar PPSH.

Lidhja e Shkrimtarëve është një organizatë njerëzish të lirë, por jo një hallkë në një shoqëri feudale, ku ushtrohen në mënyrën më të çuditshme të drejta dhe detyra feudale. Lidhur me këto të drejta dhe detyra do t’ju jap më poshtë një, shembull që nuk duhej të kishte vend në shoqërinë tonë.

Dihet se romani im “Rinia e kohës sonë” është shkruar që më 1948, kurse romani tjetër “Mbarimi i një mbretërie” është shkruar më 1951. Por nuk duhet harruar se romani “Harbutët” i Sterjo Spasses është shkruar që më 1946!… Atëherë pse Partia vë këmbën dhe i ndal këto shkrime më të hershme dhe i jep kohë Dhimitër Shuteriqit që të shkruajë në 1952 romanin e tij pa asnjë vlerë “Çlirimtarët”?…

Pse Partia ia boton me një zhurrnë shurdhuese këtë roman? Pse mobilizon gjithë kalorësit feudalë të kritikës për t’a trumpetuar si ro-manin e parë në gjuhën shqipe?… Dhe jo vetëm si romanin e parë, por si një roman të letërsisë shqipe…. Dhe dihet se në Shqi-përi janë shkruar edhe më parë, edhe shumë më parë romane… Edhe në gjuhën shqipe!… A është e denjë që të merrej një, parti e tërë në-përmjet funksionarëve të saj kryesorë me gjëra të tilla?

Historia ka ligjet e saj të pashkruara dhe nuk i ka dhënë ndonjë njeriu të drejtën që të sillet si të dojë me artin. Edhe Luigji i Katërmbëdhjetë nuk e gëzoi ndonjë të drejtë të tillë. Prandaj veprimet e bazuara në një strukturë feudale nuk mund të kenë vend në shoqërinë tonë dhe ju duhet t’i braktisni. Duhet t’i varrosni kohët e errëta dhe të ktheheni në shekullin e njëzetë, për idealet e të cilit u bë një luftë e madhe dhe u sakrifikuan gjërat më të. shtrenjta.

II: Problemi në shfaqjen e tij politike. Është pranuar nga të gjithë se, sado i mençërn dhe i zoti që të jetë një njeri, ai kurrë nuk mund t’i dijë të gjitha. Shoqëria është një grumbullim individësh me mendime të ndryshme, që plotësojnë një të tërë në lëvizje. Po qe se një njeri i vetëm kërkon t’i zhvendosë të gjithë të tjerët, atëherë rruga të çon në mënyra të pashmangshme tek pushteti një-dorësh. Besoj se ju nuk keni për qëllim që të arrini një gjë të tillë, prandaj duhet të merrni të gjitha masat, duke ndërprerë të gjitha ato veprirne organizative që çojnë në drejtimin që thamë më sipër.
Së pari, një parti që merr urdhra të prera dhe të padiskutueshme nga lart nuk është më një parti, por një repart kazerme. Në parti është një gjë e pamohueshme e drejta për të diskutuar gjerësisht për të gjitha problemet që ka shoqëria. Vetëm kur t’a kemi diskutuar çështjen gjer në fund, ajo mund të vihet në votë dhe pas votimit do të vihet në jetë vendimi i shumicës.
Po si veprohet praktikisht tek ne?
Le të kapim rastin e fundit lidhur me luftën kundër meje ve-tëm gjatë këtij viti. Të gjithë të deleguarit që nga prokurori Njazi Shehu, që erdhi në fillim, dhe gjer te sekretari i KQ. Manush Myftiu, ishin njerëz që nuk merrnin vesh fare nga arti dhe letërsia, Atë-herë si erdhën këta njerëz të diskutonin çështje, për të cilat nuk ishin fare të përgatitur?
Në një numër shumë të madh antarësh partie ekziston mendimi pa bazë se nuk ka kala që nuk e marrin komunistët, por këta njerëz harrojnë faktin e thjeshtë se ata nuk mund të bëjnë , bie fjala, një filxhan të thjeshtë kafeje!… Megjithatë duke u nisur nga bindja se mund të marrin çdo kala, vijnë në Lidhje të Shkrimtarëve si “nënoficerë” dhe “oficerë” dhe na kujtojnë se jemi “ushtarë të partisë”.
Në këtë qëndron një gabim shumë i rëndë. Në qoftë se ne do të pranonim se jemi ushtarë të partisë, siç bëjnë me mburrje shumë njerëz, pa u thelluar në një gjë që shkon shumë larg, atëherë do të na duhej të pranonim se ka oficerë… Pastaj do të shkonim më larg, ne do të pranonim se ka edhe gjeneralë dhe, mbi të gjitha, një kryegjeneral!…Dhe ç’do të bënin të gjithë këta njerëz të mbyllur në këtë piramidë të çuditshme?
Kuptohet!… Do të asgjësonin njëri-tjetrin!… Dhe për këtë duhet të mendoheni ju, që jeni në krye të piramidës!
Duke qenë se e njëjta gjë ndodh edhe me ndërtimin e pushtetit, që nga qendra e gjer në bazë, do të kërkohet gjithnjë e më shumë shtypja e çdo mendimi, gjer sa të arrihet që të mos ketë më asnjë mendim, përveç mendimit tuaj. Kjo do të ishte një gjë shumë e rrezikshme për ju personalisht dhe për të gjithë popullin.
Thuhet se financat e Francës i ngriti sistematikisht kardinali Risheljë dhe i shkatërroi me luftat e jashtme Luigji i Katërmbëdhjetë. Shqipëria nuk është në gjendje që të luftojë me ndonjë shtet, rrjedhimisht do të luftojë në mënyrë të çuditshme me veten e saj dhe në këtë mënyrë financat e saj do të shkatërrohen plotësisht.
Megjithatë, unë mendoj se shkatërrimi më i madh do të ndodhë në botën shpirtërore shqiptare. Njerëzit do të humbasin besimin te shteti dhe te udhëheqja, do të mbyllen në veten e tyre dhe, që të bëhet i mundshëm sundimi mbi ta, do të lindë nevoja për të krijuar një shtet të ashpër policor.
Dhe ky nuk do të jetë veçse fillimi. Prandaj duhet hequr dorë, dhe sa më parë, nga rruga e Luigjit të Katërmbëdhjetë, nga Versaja dhe shtypja e mendimit, edhe brenda rradhëve të partisë.
Nuk është çështja për fëmijët e varfër që ne i shohim nëpër rrugë, por për atë shtypje të mendimit që po bëhet sistem dhe që do të sjellë si përfundim lindjen e një monarkie të re. Kur të arrijë puna aty, varfëria do të bëhet e tmerrshme dhe vetëm regjimi i një terrori të pashembullt mund të bëjë që të qëndroni në pushtet. Por ai regjim do të jetë shumë më i rezikshëm për atë vetë. Ftohja dhe largimi i popullit do të sjellë një lëkundje edhe brenda rradhëve të udhëheqjes, që do të transformohet dalngadalë në një kastë të mbyllur në kornizën e një monarkie pa kuptim në realitetin historik të shekullit të njëzetë.
Në përfundim të këtij proçesi historik ju do të detyroheni të vrisni njëri-tjetrin dhe populli do të mbytet në gjak.
Mendoj se jemi plotësisht në kohë që ta shmangim një të keqe kaq të madhe dhe kjo është arsyeja që po ua dërgoj këtë “Promemorie” të shkruar në mënyrë të ngutshme.
Duke shpresuar se ju do të më kuptoni drejt dhe nuk do t’i keqinterpretoni mendimet e mia.

Mbetem me respekt
Kasëm Trebeshina

Tiranë, 5 tetor 1953

Certifikata

Alba Kepi

“Dyshimi nuk eshte komod, por vec idiotet nuk e kane”

Ne Spitalin obstetrik ne Honolulo te Hawai, me 4 gusht 1961, ora 19.24  lind Barack Obama. Fakt i vertetuar nga kjo certifikate lindje dhe i servirur publikisht medias me nje deklarate televizive te presidentit amerikan.

“Nuk kemi kohe per keto budallalleqe”-u shpreh Obama -duke nderprere me fjalen e tij transmetimin normal te programave televizive, nen akuzen se dyshimet e republikaneve mbi vendlindjen e tij joamerikane,  jane vec perpjekje per te larguar vemendjen nga problemet reale.

“I lumtur se me ne fund debati mori rruge, per t’u konfrontuar ne te ardhmen ne problematika te reja”-qe pergjigja e Donald Trump, nje nga kandidatet e mundshem ne zgjedhjet presidenciale te 2012.

“Dyshimi nuk eshte komod, por vec idiotet nuk e kane”- shkruan Voltaire, e ne epoken e mashtrimit universal “ceshtja certifikate” mundet te justifikohet.

“Dyshimi mbjell dyshimin”-thote populli e ndoshta nje fjalim televiziv nen formatin ” ngjarje e jashtezakonshme” qe i tepert. “Ceshtja certifikate” mund te priste dhe pak ore per t’u publikuar ne shtypin e dites.

Pse kaq “hurry” z. One? Ndjenje inferioriteti? Largim vemendje nga realiteti? Kunderakuza pushteti?

Kalabria

                 

 

 

 

 

 

 

 

 Proverba kalabreze

Miku i kohes se lumtur, ndryshon sipas eres… 

                                                               “Amicu de ‘u bon tiempu, se muta cu ru vientu”

 Mos i ze bese personave te heshtur…

                                                               “A jumi cittu un ji a piscà

 Fjala me e mire eshte ajo qe nuk thuhet….

                                                            “A meglia parola è chilla ca ‘un se dice”

“Fjalori i gjesteve”

ALBA KEPI

Një gjest vlen më shumë se një mijë fjalë, është fuqia e komunikimit joverbal, që në mjaft raste të lejon të mbijetosh e të dialogosh me persona të gjuhëve e kulturave të ndryshme. Gjuha e gjesteve është arti që lejon të fitosh, të arrish, të duash, të njohësh, të kuptosh, të disponosh, të bëhesh pjesë, të argëtohesh.


Të shohësh drejt në sy bashkëbiseduesin tënd në kulturën evropiane demonstron interes e vëmendje komunikuese, ndërsa në kulturën arabe interpretohet si shenjë sfide. Por në rast se mendojmë që mbajta e syve ulur është për ne një shenjë mosrespekti, për një japonez apo afrikan është krejt e kundërta, e do të thotë maksimumi i përqendrimit ndaj asaj çka po thuhet. E në qoftë se ndodheni në Rusi, evitoni bërjen e shenjës së OK-it ndaj kujtdo, pasi për ta ky veprim nënkupton një gjest të ulët. Në Nigeri është më mirë të mos kërkoni autostop me gishtin e madh të dorës të ngritur lart, pasi kështu askush s’do t’ju ndihmonte, përkundrazi ky është një gjest mjaft ofendues. E mund të vazhdonim me radhë, nga gjesti në gjest, nga vendi në vend

“Fjalori i gjesteve”, është kjo e reja e fundit që vjen nga Universiteti i Bostonit. Një gjest vlen më shumë se një mijë fjalë, është fuqia e komunikimit joverbal, që në shumë raste të lejon të mbijetosh e të dialogosh me persona të gjuhëve e kulturave të ndryshme. Por kujdes, gjuha e gjesteve nuk është universale, kuptimi i një veprimi ndryshon nga një vend në tjetrin, madje nga një zonë në tjetrën, paçka se i përkasin të njëjtit shtet.

Pikërisht evitimi i keqkuptimeve apo gafave që mund të sjell përdorimi i të njëjtit gjest në kultura të ndryshme, bëjnë të domosdoshëm nevojën e lindjes së një fjalori të tillë. Madje për turistët “online” që pëlqejnë të xhirojnë botën virtualisht, Universiteti i Bostonit ka zhvilluar një software, të aftë të përkthejë kuptimin e çdo gjesti në gjuhë të ndryshme, mjaft që të lidheshin në sitin e të përsëritësh para webcam gjestin për të cilin kërkoni kuptimin. Pak çaste dhe do kenë përgjigje pyetjet tuaja.

Gjuha e gjesteve është arti që lejon të fitosh, të arrish, të duash, të njohësh, të kuptosh, të disponosh, të bëhesh pjesë, të argëtohesh.

Gjestet të lejojnë të kesh një komunikim të shpejtë e një perceptim të menjëhershëm në situata e gjuhë të ndryshme. Gjuha e gjestikulimit paraqet një univers sa joshës aq dhe misterioz, me sekrete akoma të panjohura për një pjesë të mirë të njerëzve. Gjestet shprehin mendimet tona, dëshira tona të papërgjegjshme e ndryshe nga fjalët, ato thonë përherë të vërtetën; me trupin nuk mund të gënjesh. Gjuha e gjesteve të lejon jo vetëm të kuptosh personat përreth, por të jep mundësi të fitosh karizëm, autoritet, hijeshi, besueshmëri etj. Thuhet se kush zotëron mirë gjuhën e gjesteve, arrin lehtësisht rezultate të suksesshme, si në jetën sentimentale, ashtu dhe në atë profesionale. Por vetëm shumë pak persona e shprehin instiktivisht këtë dhunti natyrale, e mjaft të tjerë impenjohen për të mësuar sa më mirë artin e kësaj gjuhe.

Studimi i komunikimit joverbal ka rrënjë relativisht të hershme, mjaft të kujtojmë se monografia e parë rreth këtij argumenti i përket shek. XVII.

Gjatë shek. XVIII studimi në mënyrë të veçantë i gjuhës së gjesteve ishte konsideruar një faktor determinues për kuptimin e origjinës së mendimit e të të shprehurit. E qenë pikërisht filozofët Condillac në 1756 e Diderot në 1751, që përqendruan punën e tyre mbi këtë temë. Rëndësia e kësaj fushe studimi shkoi gjithnjë e më në rritje gjatë gjysmës së dytë të ‘900, duke përfshirë një numër të konsiderueshëm disiplinash sociale. U hapën fusha e nivele të reja analizash që zbërthenin mënyrën e sjelljes në hapësirë të njeriut, lëvizja, gjestikulimi, mënyra e vështrimit, shprehja e fytyrës, pamja e jashtme apo dhe aspektet jogjuhësore në bisedë. Filozofët si Pike në 1967, Duncan në 1969, Knapp e Key në 1972 etj., i dhanë një ngritje cilësore kërkimeve në fushën e komunikimit joverbal.

Po të vëzhgojmë me vëmendje personat kur flasin, do të kuptojmë se teksa kryhet një komunikim, ai shoqërohet nga një univers komunikues që drejton shprehjen verbale të përmbajtjes. Studimet e sotme shkencore vërtetojnë se gjatë komunikimit, në përfundim të transmetimit të një mesazhi, gjuha verbale ndërhyn 7%, intonacioni i zërit 38% e gjestikulimi me 55%. Rezultati i këtyre statistikave është bërë i mundur falë një analize të thelluar që u është bërë formave shprehëse në jetën politike. Fjalimet politike në publik apo në televizion janë sot një objekt me mjaft interes në kërkimin shkencor internacional.

Një nga studiuesit e parë që përqendroi vëmendjen në studimin e komunikimit politik qe sociologu Lasswell, sipas të cilit, fuqia politike mund të kuptohet më mirë në rast se gjuha komunikuese e politikanëve kuptohet më mirë, e në këtë të fundit ndikojnë një sërë procesesh komunikuese që konfrontohen me publikun. Pjesa më e madhe e këtyre studimeve kanë si objekt tema e simbole politike, metafora politike, retorika, mesazhe propagandistike etj. Por dhe mjaft studime janë marrë me analizën e përshkrimin e komunikimit joverbal të këtyre politikanëve, e veçanërisht me gjestualitetin e tyre gjatë fjalimeve publike.

Këto studime së bashku me një sërë analizash psikologjiko-sociale mbi marrëdhëniet midis disa gjesteve specifike e gjuhës së folur, kanë vërtetuar se oratorët rezultojnë më bindës kur gjestikulojnë më shumë, e ndodh pothuajse e kundërta kur kryejnë gjeste automanipuluese. Madje, nuk mjafton të konsiderosh sasinë e gjestikulimit, por mbi të gjitha llojshmërinë e tyre, gjeste ilustruese, referuese ndaj përmbajtjes së fjalimit, ironizuese, metaforike, simbolike, emblematike, ritmike. Mbi të gjitha, lëvizja e duarve është e lidhur intimisht me gjuhën e folur. Analizat kanë demonstruar se gjestet paraprijnë shprehjen, janë një thirrje leksikale e fjalëve, e mbi të gjitha shërbejnë për ta bërë bisedën më të qartë e më të kuptueshme, më emfatike e bindëse.

Historikisht politika ka gjetur tek gjestet personifikimin e asaj çka nuk arrijnë ta shprehin me mijëra fjalë, ku forca komunikuese e të cilave është e pashembullt. Një gjest i vetëm ka qenë, është e do jetë një mjet propagandues, i aftë të transmetojë idetë e një doktrine të caktuar politike me një shpejtësi të pabesueshme, si në kohë, ashtu dhe në hapësirë. Mjaft të kujtojmë gjestin e grushtin të mbledhur para ballit të përdorur nga doktrina komuniste, dora e djathtë e ngritur lart tek propaganda naziste, apo shenja V e përdorur nga politika e djathtë shqiptare etj. E nuk duhet harruar mbi të gjitha se në kushtet e një kufizimi të lirisë shprehëse, gjuha e gjesteve ka qenë ura e vetme lidhëse midis asaj çka donim të komunikonim e që nuk mundnim dot ta shprehnim.

Ajo çka krijojmë në botë, jo vetëm me fjalët, por dhe me mendimet, ndjenjat, dëshirat e gjestet është një gjuhë e mbi të gjitha e vetme, gjuhë reale, që hyn e bëhet pjesë e arkivit të universit e që një ditë do të japë patjetër rezultate.

Besoj tek ty mik!

 

Pam Brown

(poet austrialian lindur me vitin 1948)

 

 

 

 

 

 

Miqesia

“Në vetmi, në sëmundje, në konfuzion, njohja e nje miqësise te thjeshtë, bën të mundur të rezistosh, edhe nëse miku nuk ka pushtet për të ndihmuar. Mjafton qe ajo ekziston. Miqësia nuk  zvogëlohet nga distanca apo nga koha, nga burgu ose lufta, nga vuajtja apo heshtja. Tek këto gjëra ajo vë rrënjë më të thella. Nga këto gjëra ajo lulezon “.

“Besoj tek ty mik!”

 

“Besoj tek ty mik

besoj ne buzeqeshjen tende

nje dritare e hapur e qenies tende.

Besoj ne veshtrimin tend

nje pasqyre e ndershmerise tende.

Besoj ne doren tende

gjithnje e shtrire per te dhene.

Besoj ne perqafimin tend

shtepia e sinqerte e zemres tend.

Besoj ne fjalen tende

shprehje e  c’ka dashuron e shpreson.

Besoj tek ty mik kaq thjeshtesisht

ne gojetarine e heshtjes.”

Genti Tavanxhiu: Kemba e Shqiptarit ne kullen me te larte te botes!

Skulptori shqiptar Genti Tavanxhiu që prej vitesh jeton në Ascoli Piceno të Italisë e po prej vitesh talenti i tij gërsheton suksesshëm traditat e shkollës së gurgdhendësve shkodranë me vlerat antike dhe “absolute” të skulpturës italiane. Një nga veprat e skulptorit Tavanxhiu, e titulluar “Barra e udhëtimit”, zbukuron atmosferën mahnitëse rrethuese të Burj Dubaj, grataçelës më të lartë në botë në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara, e konfirmon praninë e tij pranë emrave më të njohur të skulpturës aktuale ndërkombëtare

Italia, Gjermania, Franca, Spanja, Kina, Turqia, Rumania, Dubai, Holanda, Japonia etj. janë disa nga shtetet ku ai ka realizuar monumentet e tij, ka ngritur ekspozita personale, ka fituar çmime e ka njohur vlerësime që sot e rendisin në nivelet më të larta të skulpturës ndërkombëtare. Ai është skulptori shqiptar Genti Tavanxhiu që prej vitesh jeton në Ascoli Piceno të Italisë e po prej vitesh talenti i tij gërsheton suksesshëm traditat e shkollës së gurgdhendësve shkodranë me vlerat antike dhe “absolute” të skulpturës italiane. Puna e tij, e orientuar kryesisht në veprat me përmasa monumentale lidh klasiken me modernen, të djeshmen me të sotmen, besimin tek Zoti me të panjohurën e së ardhmes e sjell tek publiku atë që ai e përkufizon “si një proces metamorfoze” e që quhet art. Një nga veprat e skulptorit Tavanxhiu, e titulluar “Barra e udhëtimit”, zbukuron atmosferën mahnitëse rrethuese të Burj Dubaj, grataçelës më të lartë në botë në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara, e konfirmon praninë e tij pranë emrave më të njohur të skulpturës aktuale ndërkombëtare. “Barra e udhëtimit” e shprehur me skulpturën e një këmbe të madhe e të lartë rreth dy metra e gjysmë përfaqëson lodhjen, mundin, vështirësitë e peshën e jetës së përditshme të njeriut e të artistit brenda tij, që ndoshta dhe shpesh do t’i duhet të përballojë siç shprehet ai vetë “uraganin” e kësaj jete. Për kritikët e njohur të artit skulptori shqiptar është “artisti që njeh ndjeshmërinë e gurit” e që “kapërcen vështirësitë e materialit abraziv”, fjalë të cilat nuk kanë se si mos të vërtetohen teksa vëzhgon veprën e tij “Nyja” të ekspozuar në simpoziumin e Antalyas (Turqi) e ku gjenialiteti i tij simbolizon në formë abstrakte lidhjen e pazgjidhshme midis dy personave në një shpirt të vetëm që identifikohet dashuri. Skulpturat e tij zbukurojnë qytetet si Montbrison në Francë, Pitesti në Rumani, Novelda në Spanjë etj. janë të pranishme në kisha e objekte kulti, në ndërtesa institucionale e në muze anekënd botës, kanë qenë të pranishme në simpoziume ndërkombëtare të skulpturës si në Julienne në Morges, në Montbrison, në Bienalen e Artit në Kinë e arritën deri në Pekin me rastin e Olimpiadave të vitit 2008. Vepra e fundit për kishën e Regina Pacis në qytetin e Rietit në Itali evidenton origjinalitetin e shprehjes së tij artistike që rizbulon tek arti i shenjtë fetar aftësinë që ai ka për të vizituar njëkohësisht si modernen ashtu dhe klasiken, duke i dhuruar atij si skulptor kënaqësinë e një vepre monumentale mjaft të suksesshme. Kur e pyet se çfarë është për të skulptura, përgjigja e tij nuk lë vend për koment, “skulptura është një ëndërr” e si të tillë dëshiron ta vazhdojë ta jetojë.

Me thjeshtësinë karakteristike të çdo shkodrani e me objektivitetin largpamës të një shqiptari që vëzhgon nga larg e me mall vendin e tij, Shqipëria është për këtë artist “një letër e bardhë ku mund të vizatohet çdo gjë e ku mund të krijohet veçse një vepër e bukur e denjë për një tokë të tillë të lashtë”.

Mendoj se nga vlerësimet e shumta që keni njohur artistikisht në të gjithë botën fjalët e kritikut të njohur italian Renzo Margonari prezantojnë e përkufizojnë më së miri figurën tuaj si një skulptor i talentuar shqiptar që prej shumë vitesh jeton në Itali. “Tavanxhiu është një hibrid fantastik trajtash e formash: në veprat e tij ai bashkëngjit traditën nga e cila vjen, akoma e panjohur në këtë anë të Evropës, me vlerat antike të realitetit të sotëm ku ai jeton e realizon artin e tij”. Pra, një afirmim mjaft pozitiv që sjell spontanisht pyetjen time se në çfarë raporti është arti juaj me traditën?

Kam lindur në Shkodër, një qytet i cili shquhet për traditën e tij në fushën e artit e raporti im me traditën e gdhendjes së gurit është rrjedhë e pasionit për ta eksploruar këtë botë e cila më ka tërhequr që në fëmijërinë time. Traditat i kanë rrënjët në eksperiencën e një populli dhe në të shumtën e tyre, sidomos në traditat artizanale ato lidhen direkt me lëndët e punës, me materialet. Kultura e gdhendjes së gurit, eksperienca e kavatorëve (nxjerrës guri) në male, mjeshtëria e artizanëve që këtu në Carrara (lokalitet italian i famshëm për punimin e mermerit) i quajnë “finitori”, më shtynë ta thelloj më tepër kuriozitetin tim duke motivuar dhe zhvendosjen time në Itali. Në Itali gjeta atë që kërkoja pasi këtu tradita ka prekur nivelet më të larta ose për ta thënë më mirë “absolute”. Artisti përmes materies e cila është “medium” (transport) kërkon të përcjellë me veprën e tij mesazhin shprehës dhe vetëm atë.

Si arrin vepra juaj të asimilojë një shprehje e një stil artistik kaq personal?

Është kompliment i goditur, faleminderit… E kam pak të vështirë të komplimentoj vetveten, por po mundohem të shpjegoj se si puna ime ka arritur në nivelet aktuale.

Siç thashë dhe më parë, kam punuar shumë, por eksperienca e vërtetë ishin kontaktet dhe realizimi i skulpturave monumentale në vende të ndryshme të botës përkrah artistëve të ndryshëm si nga prejardhja gjeografike ashtu dhe nga formimi artistik e mosha. Çdo artist ka vizion personal dhe kjo është e qartë kur ndodhesh përballë një kontakti direkt siç janë simpoziumet dhe expo-t ndërkombëtare.

Pikërisht aty lind nevoja që të flasësh me një stil personal. Kur përplasesh me një botë kaq të madhe si artist i ri të duket vetja mjaft i vogël. Disa thonë apo mendojnë se për të qenë një artist i suksesshëm mjafton të kesh talent.

Unë mendoj se nuk mjafton aspak vetëm talenti, duhet koha, eksperienca e durimi dhe mbase do të të duhet të përballesh e t’i rezistosh “uraganit”. Ndoshta këtë fjalë shëmbëllejnë me një inkub, por gjërat duhet t’i kesh jetuar për t’i njohur më mirë.

Si lind një skulpturë juaja, pra ku i gjeni inputet për të krijuar?

Në rastin e punimeve monumentale asgjë nuk është e rastësishme, pra në të shumtën e rasteve ideja lind nga një komision që propozon kërkesën dhe përcakton vendin ku do të vendoset vepra. I takon artistit që me punën e tij të arrijë të realizojë e ta kthejë në art këtë ide. Pastaj në lidhje me veprën ose me mirë të them gjatë procesit të punës lindin variante që degëzohen e degëzohen duke oksigjenuar ide të reja.

Mund të më thoni diçka më shumë mbi rrugën tuaj artistike? Si keni arritur tek skulptura?

Formimi im si skulptor nisi me studimet e mia në liceun artistik “Preng Jakova” të Shkodrës nën drejtimin e profesorit Ferid Kola. Në moshën 19-vjeçare jam zhvendosur në Itali, ku kam vazhduar studimet me artistin e madh shqiptar Lin Delija. Në vitin 1995 jam transferuar në Rajonin e Markeve në Ascoli Piceno të Italisë, ku jetoj aktualisht. Gjatë këtyre pesëmbëdhjetë viteve aktiviteti im artistik ka qenë mjaft intensiv e gjithnjë e në rritje, por mbi të gjitha me kënaqësitë e një suksesi në të gjithë botën.

Skulptura e komunikimi. Cila është marrëdhënia midis skulpturës suaj e publikut?

Vëmendja ime që në fillim ka qenë e orientuar për të realizuar skulptura me përmasa monumentale. Kam ndjekur me interes të gjitha sitet ku projektet e mia mund të realizoheshin. Dëshiroj të ndalem pak e të flas për skulpturën që kam realizuar në Dubaj, e cila aktualisht qëndron e vendosur në zonën më të njohur të këtij qyteti, në Burj Dubaj “Kulla e Dubajit”, grataçela më e lartë në botë. I ftuar nga Emaar UAE, një nga gjigandët e biznesit botëror së bashku me 30 artistë të tjerë të ardhur nga çdo anë e rruzullit, na u dha mundësia të krijonim vepra arti për të përmirësuar dhe vlerësuar atmosferën që rrethon ndërtesën e Burj Dubaj. Qe kjo një eksperiencë e papërsëritshme si dhe një nga më të rëndësishmet në karrierën time.

Një tjetër etapë stimuluese dhe e rëndësishme për rrugën time artistike janë skulpturat me tematikë fetare.

Realizimi i punës së fundit për kishën e Regina Pacis në Rieti është me të vërtetë një sukses. Në të kam realizuar dhe derdhur gjithë mjeshtërinë time dhe kënaqësia e suksesit që më ka dhuruar e vazhdon të më dhurojë ajo, është e pakomentueshme.

Skulptura juaj e fundit në kishën e Regina Pacis të Rietit (qytezë pranë kryeqytetit italian Romë) prezanton një engjëll që me dorën e majtë mban librin e Ungjillit e me të djathtën tregon qiellin, duke shprehur kështu rrugën shpirtërore që duhet të kryejë njeriu derisa të arrijë në shenjtërim. Kritikët e artit e kanë vlerësuar punën në këtë vepër si një aftësi tuajën origjinale e shprehëse për t’i dhënë një veshje moderne temës klasike të traditës së krishterë. A është besimtar Genti? Në rast se po, a mendoni se ky fakt ka frymëzuar e ndihmuar suksesin e punës suaj, sidomos në tematikën e artit fetar?

Amboni (foltore në kishë) i Rietit ose engjëlli që paraqitet përpara ambonit, me dorën e majtë tregon biblën si libër i shenjtë dhe me tjetrën dorë qiellin. Por dora e djathtë është simbolike dhe skema e vendosjes së gishtave për simbologjinë e krishterë (ashtu siç paraqitet në vepër) do të thotë Jezus Krishti. Engjëlli paraqitet si lajmsjellës. Jam munduar në këtë punë të vendos nuancat e kohës në të cilën jetoj. Arti në përgjithësi është një proces metamorfoze. Etiketat moderne apo klasike shpesh përdoren për të kategorizuar situatat. Në të vërtetë ato janë shumë komplekse dhe nuk mjafton një intervistë për të sqaruar prejardhjen e tyre. Do të jap një shembull… Picasso ka përzier në krijimtarinë e tij periudha klasike si dhe moderne.

Por Picasso është një nga artistët më modernë në historinë e artit! Për sa i përket besimit tim, unë jam besimtar i krishterë. Sa më ka ndihmuar besimi nuk jam në gjendje të përgjigjem. Mund të theksoj se më ka ndihmuar mjaft informacioni dhe njohuria që unë kam për Artin e Shenjtë.

Në shoqërinë e sotme moderne e superteknologjike a ekziston rreziku që arti fetar të mbetet mënjanë apo të mos vlerësohet sa duhet?

Nuk besoj të ekzistoj një rrezik i tillë. Jam i bindur që jetojmë në një kohë ku perceptimi i këndvështrimit po ndryshon boshtin e tij e duhet të adaptohemi me një situatë të re të ndryshme nga ajo çka transmeton pamja e jashtme por e ngjashme me të kaluarën.

Imagjinoni të keni makinën magjike të kohës: Cilin artist të së shkuarës do të dëshironit të takonit?

Nuk është e nevojshme të udhëtosh në kohë për të takuar artistët. Mendoj se secili nga ne do të zhgënjehej. Trashëgimia e punës së tyre është e mjaftueshme për t’i njohur e u kuriozuar nga ata.

Çfarë do t’i këshillonit një të riu që sot dëshiron të bëhet skulptor?

Ta ndjek pa asnjë dyshim këtë pasion. Nëse me të vërtetë ai dëshiron të jetë skulptor duhet ta gjejë vetë rrugën e tij. Kuptoj që vështirësitë apo problemet e kësaj rruge shpesh janë të paevitueshme, por zgjidhja e tyre do t’i dhurojë artistit të ri formimin e karakterit artistik e profilin individual të artit të tij.

Artistikisht, çfarë përfaqëson Shqipëria për ju?

Një vend ku çdo gjë mund të fillojë nga e para, një letër e bardhë ku mund të vizatohet çdo gjë. Çdokush që ka lidhje me Shqipërinë apo që jeton në Shqipëri po të ishte artist me siguri do të krijonte një vepër të bukur të denjë për një tokë të tillë të lashtë.

INTERVISTOI: ALBA KEPI gazetastandard

E tani perbaltuni te gjithe!!!

Alba Kepi

“Makina e Perbaltjes” te ben te paligjshem!

“Nje Festival per Gazetarine e jo per gazetaret, nje festival per njerezit qe sjellin lajmin te pa perbaltur nga burimi, per njerezit qe nuk kane frike se kjo balta mund t’u kthehet atyre mbi trup, nje Festival per lajmin e pahelmuar”: me kete motiv hapi punimet ne qytetin e Perugia-s ne Itali, “Festivali Nderkombetar i Gazetarise”.

Per te pestin vit rradhazi nga data 13-17 prill ky qytet mirepret kete Festival me prezencen e firmave me te njohura te gazetarise nderkombetare e me mbi 200 vullnetare gazetare te rinj te ardhur nga cdo ane e botes.

Domosdoshemria e ideve e mendimeve te forta perballe nje kronike te perditshme boterore qe ve ne rrezik lajmin e publikun e tij, justifikon pranine e te ftuarve te pazakonshem ne kete event, si: shkrimtari italian antimafia Roberto Saviano, gazetari Malcom Beith me firmen e tij ne dokumentaret kurajoz ndaj trafiqeve  te Narcos, gazetarja Anabel Hernandez e njohur ne investigimet ndaj bandave te dhunshme meksikane gjithnje e me shume te inflitruara ne qeverine lokale, Juliana Rotich, e lindur ne Kenya e themeluese e “Ushahidi”, qe ne gjuhen vendase do te thote “deshmi” e ne praktike eshte nje task force e afte per te perhapur lajmin ne kohe reale.

Ceremonia e hapjes  u zhvillua ne mbremjen e 12 prillit ne Teatrin Pavone ku perballe nje salle tejet te mbushur, i ftuari i nderit shkrimtari Roberto Saviano mbajti fjalen e tij, trasmetuar me videoprojeksion dhe ne ambientet e jashtme te teatrit. Nje refleksion mbi “makinen e perbaltjes”, si ta njohesh e ta ndalosh ate qe qellimi i fjalimit te tij :

“ Shpifja- tha Saviano- ka qene gjithmone ne qender te studimit tim, pasi kam lindur ne nje toke ku kushdo qe perpiqej te pengonte fuqine krimenele binte vktime e shpifjes”:

“Mekanizmi eshte i qarte, luhet per te hedhur balte mbi cdokush qe i kundervihet fuqise, por ne momentin kur loja e perbaltjes prishet, ne momentin kur disa mekanizma dalin kaq hapur, atehere i takon qytetarit te kuptoje se si funksionojne gjerat e te modifikoje rrugen”.

 Nga data 13 deri me 17 prill te shumta jane work shop-et dhe konferencat e ketij Festivali e nje nga me te pritshmit eshte takimi me drejtorin e BBC Global News Peter Horrocks mbi “micro-citizien journalism” , menyren e dhenies se informacionit me ane te nje videotelefoni. Te premten me date 15 prill do te jete i pranishem krahu i djathte i presidentit amerikan Obama, Ben Brandzel, realizuesi i fushatave me te rendesishme web te Shtepise se Bardhe sic qe ajo me 20 milione firmat per reformen shendetesore. Ne kete vit te epitezuar ne gjuhen gazetareske si viti i Wikileaks eshte i ftuar ne Festivalin e Perugia-s dhe ish zedhenesi i tij Daniel Domscheit- Berg.

Rreshtat e meposhtem jane pjese e fjales se shkrimtarit italian Roberto Saviano:

 

E tani perbaltuni te gjithe!!!

Kritikon? Kundershton? Atehere do jesh jashte ligjit. Aktivizohet nje makine e mbushur me dosje, gazetare komod, politikane punekryes qe kerkojne me ane te medias te kercenojne e jashteligjezojne kundershtaret. Shpesh jusitfikohen me investigimin. Por ekziston nje dallim thelbesor midis shpifjes e investigimit. Investigimi mbledh nje sere elementesh per ta shfaqur publikut. Shpifja merr nje element te vecante privat  dhe e ben publik. Nuk behet fjale per nje krim, e as sepse synohet roli publik i personit ne shenjester. Por e ve ne vwshtiresi, shfaq, e detyron tw mbrohet. Keshtu qe perbaltja frikeson, pengon pjesemarrjen, fton ta evitosh shkaterrimin e ekzistences tende. Perdor cdo gje e jo vetem dicka private qe ka marre nga sfera jote intime, por gjithcka qe ka hijen tende: nje talent, nje kurajo, nje ambicie, nje aspirate…. Sepse pwrbaltja ka ne shwnjester intimitetin tend. Te detyron te mbrohesh nga dicka qe nuk eshte faji yt e as krim, vec jeta jote private. Eshte e shenjte privatwsia ndaj personave qe takon, qe frekuenton, mbi faktin qe askush me perjashtim te personit qe dashuron do te te degjoje nje deklarate dashurie nga ty.  Por kur vendos si kandidate miket e tua e perfundon viktime e shatazheve atehere ky nuk eshte me nje fakt privat por nje kushtezimi i jetes publike te nje vendi. Privatesia eshtw tutela e jetes dhe e deshires per te jetuar. Abuzimi e fuqise eshte dicka tjeter. Qellimi i makines se perbaltjes eshte eleminimi i ketij dallimi thelbebsor. Te thuash e te rithuash se jemi te gjithe te njete, e bejme te gjithe. E kjo gje funksionon mire, sepse shume nuk kuptojne ndryshimin e mbi te gjitha sepse eshte komode te mendosh se te gjithe jane mekatar. Kur te gjithe jemi te njejte atehere askush nuk sforcohet per te qene me i miri.

Atehere perbaltuni te gjithe!!!

Kaq të rrezikshëm janë?

Alba Kepi

Jean Paul Sartre, Coco Chanel, Serge Gainsbourg, Jacques Tati, Andre Malrauxe janë në pritje ta nisin përsëri duhanin.

Edhe pse ngjan me një lojë fjalësh ose me një absurditet gazetaresk, është veçse e vërteta e fundit ironike e ardhur nga Franca. Censura është e mbrojtur me ligj edhe në një vend modern, kaq të hapur e mikpritës ndaj kulturës. Pro censurës, falsifikimit në emër të një jete sa më të shëndetshme. Pro retushimeve artistike në mbrojte të një fushate shëndeti. E gjitha kjo e mundur falë ligjit “Evin”, i miratuar në janar 1991 e për fat i zbatueshëm edhe për pak. Personazhe të kulturës franceze, si Jean Paul Satre, Jacques Tati, Andre Malraux, Coco Chanel, Serge Gainsbourg prej 20 vitesh persekutohen nga objektivat e këtij ligji. Faji i tyre i vetëm e i përbashkët: Duhani.

Askush nuk mund të imagjinojë një Jean Paul Sartre pa pipën e tij në duar, një Coco Chanel pa elegancën e një thithjeje duhani, një Serge Gainsbourg pa shtëllungat e tymit mbi fytyrë, një Andre Marlaux pa cigaren që i varet mbi buzë, një Jacques Tati pa të famshmen llullë. Është stili i jetës në të cilin mori formë arti i tyre, është forma e pangatërrueshme e ekzistencës fizike me të cilën na kanë mësuar t’i adhurojmë, është nevojshmëria e prezantimit të një gjenialiteti unik në linja e përmbajtje. Por ja që ndodh se një epokë tjetër e dashuruar deri në frymëzim me veprat e tyre detyrohet t’i shndërrojë, madje deri në shpërfytyrim për hir të një realiteti hipokrit. Fshihet dhe eliminohet e vërteta e jetës së tyre për të shpëtuar shumë jetë të tjera. Kaq të rrezikshëm janë? Po, deri në censurë.

Censura kufizon të drejtën për të jetuar apo është e drejta e jetës që promovon censurën? Edhe pse ngjan me një lojë fjalësh ose me një absurditet gazetaresk, është veçse e vërteta e fundit ironike e ardhur nga Franca. Censura është e mbrojtur me ligj edhe në një vend modern, kaq të hapur e mikpritës ndaj kulturës. Pro censurës, falsifikimit në emër të një jete sa më të shëndetshme. Pro retushimeve artistike në mbrojtje të një fushate shëndeti. E gjitha kjo e mundur falë ligjit “Evin”, i miratuar në janar 1991 e për fat i zbatueshëm edhe për pak. Personazhe të kulturës franceze, si Jean Paul Satre, Jacques Tati, Andre Malraux, Coco Chanel, Serge Gainsbourg prej 20 vitesh persekutohen nga objektivat e këtij ligji. Faji i tyre i vetëm e i përbashkët: Duhani. Falsifikohet historia, veprat artistike e kulturore për të promovuar virtytin e një jete të shëndetshme.

Po të ishin ende gjallë, ndoshta disa nga ata do të mund ta komentonin ironikisht këtë fakt me shprehjet e tyre të paimitueshme, Malraux: “Jeta është ajo që tregohet e jo që zotëron”, Sartre: “Njeriu është i dënuar për të qenë i lirë”. Chanel: “Në qoftë se ke lindur pa krahë, mos bëj asgjë që t’i ndalosh ato të rriten”, Tati: “Njerëzit e pasur arrijnë të kenë dhe atë që me para nuk mund të blihet”.

Askush nuk mund të imagjinojë një Sartre pa pipën e tij në duar, një Chanel pa elegancën e një thithjeje duhani, një Gainsbourg pa shtëllungat e tymit mbi fytyrë, një Marlaux pa cigaren që i varet mbi buzë, një Tati pa të famshmen llullë. Por prej vitit 1991 vesi i tyre i ka çuar në retushimin e vazhdueshëm të fotografive. Më 1996 në pullën të emetuar nga posta franceze në kujtim të Andre Malraux u eliminua artistikisht cigarja që i varej mbi buzë. Të njëjtin fat pati dhe fotografia e Jean Paul Sartre ne kopertinën e katalogut të Bibliotekës Kombëtare. E njëjëta gjë ndodhi dhe me reklamat promovuese të filmave dedikuar Chanel e këngëtarit Serge Gainsbourg. Apo së fundmi shndërrimi në një mulli ere e pipës së aktorit Jacques Tati në një manifest të vitit 2009.

Loi “Evin” (Ligji “Evin”), që ka marrë emrin nga ish-ministri i Shëndetësisë franceze Claude Evin, i cili e propozoi dhe në parlament është ligji kundër konsumizmit të alkoolit e duhani. AI ndalon “çdo propagandë o publicitet të drejtpërdrejt apo indirekt në favor të duhanit”. Madje Franca konsiderohet vendi i parë në Evropë me fushatën më të hershme, aktive e të suksesshme kundër duhanit. Aplikimi i tij në veprat e kulturës ka sjellë një autocensurë të vërtetë nga ana e shërbimeve juridike e të informacionit, me frikën e pajustifikueshme se po shkelin ligjin. Por me sa duket ky ligj i ka orët e numëruara. Deputeti socialist Didier Mathus i ka prezantuar Komisionit të kulturës një projektligj që përjashton nga zbatimi i ligjit “Evin” të gjitha veprat artistike, “për të evituar – siç thotë ai – interpretime karikaturuese të tepërta”. “Të fshish një cigare nga buzët e Malraux është si të mbulosh një nudo: që do të thotë të privosh një pjesë të historisë. Ministri aktual i Shëndetit, Nora Berra, ka premtuar se së shpejti do të përpunojë një tekst që do garantojë integrimin e veprave të artit e në të njëjtën kohë do të vazhdojë objektivat e luftës kundër duhanit.

Jean Paul Sartre, Coco Chanel, Serge Gainsbourg, Jacques Tati, Andre Malrauxe etj janë në “pritje” ta nisin përsëri duhanin.

publik. janar 2011 Gaz. Standard

Qytetëri e evropianëvet

Sami Frasheri

Ne vështrofshimë mirë e të mendohemi thellë, kupëtojëmë qe qytetaria rënjën e ka në kohëra fort të vjetra e të haruara në fund t’erësirës së motit; ay që gjeti të parënë herë qysh mbillet e koretë gruri, qysh tiret [në] avlemendetë leshi, etj, ay vuri gurin e parë të qytetërisë; q’atëher’ e tëhu qytetëria ka vajturë gjithënjë përpara herë me vrap e herë ngadalë.

Qytetëria është një e-pandarë, po ata q’e kanë ruajtur’ e q’e kanë ritur e xbukuruarë kanë qenë në ç‘do kohë të tjerë; herë ka rënë në dorë të një kombi, herë në dorë të një tjatri, nga një herë ka qen’ e-vrejtur’ e-veniturë, po kurë s’ka qën’ e shuar fare; edhe me të qënë që të-parëtë kanë qënë kurdo mjeshtrit’ e mësonjësit’ e të-pastajmët, ç’do qytetëri m’e pastajme ka pasurë qënë m’egër’ e m’e plotë nga m’e para, sikundre që qytetëri e Grekërvet, ish shumë m’e-mbarë nga qytetërit’ e kombevet të-vjetërë t’Asis’e t’Egjyptësë edhe qytetëri e Arabëvet m’e mbarë nga Grekret, kështu edhe qytetëri e Evropjanëvet është m’e mbarë nga të-tëra të shkuaratë.
Dy gjëra e çquajnë më tepërë qytetërin’ e Evropjanëvet nga qyetërit’ e vjetëra: e para që është m’e lentte se ato; e dyta q’është m’e-përgjithçime e m’e përhapurë. Vërtet qytetërit e-vjetëra ishinë më tepër me fjalë se me punë; kishinë vivlla të-shuma e të mbëdha të shkruara me mendim të-thellë, po s’para kishinë punëra të-lentta që dukeshinë në shesh; nuk munt të themi se s’kishinë mjeshtëri e punëra të dorësë, nga të-cilatë ca gjenden edhe sot edhe njeri s’mund t’i bënjë dot; po ato punëra bëheshinë me dorë, me shumë mundim, në shumë kohë edhe ishinë të rralla e të-shtrenjta. Për të punuar s’kishinë përveç duart e skllevët të cilët i mbanin nënë një robëri të keqe edhe më shumë i vininë të punojënë me hekura në këmbë e në qafë. Për të punuarë tregërinë, s’kishinë përveç krahët’e dobët të kafshëvet edhe anijat që prisininë erënë për të ecurë.
Dituritë në kohërat e vjetëra kishinë vajturë shumë përpara, po nuk’aqë sa apënë pemë, pemënë po e apënë sot.
Fuqi e avullit e cila bënë të ecinë anijatë edhe të marënë në pakë kohë udhë shumë të-gjatë, e cila bën të ecuritë mi udhë të hekurtë me një çpëjtim për të çuditurë, heq barë që s’e heqinë dot njëmij kuaj, e e-shpije në një ditë në vent që me kuajt s’vihetë në dy javë, e cila bën që një kazan me ujë edhe ca copa hekurë të bëjënë në një ditë me të-madhe lehtësi pune që s’e bëjënë dot qinda njerës në shumë kohë; fuqi e avullit, thashë, që bën gjithë këto çudi, edhe fuqi elektrtikut i cili bën të fluturuarët’e fjalësë në një çast nga një an’e dheut m’anë tjatërë, e i-cili ditë më ditë po tregon punëra më tepër’ e më tepërë për të çuditurë, edhe i-cili një ditë do të zërë vendin e avullit; avulli e elektriku, them, edhe më shumë të tjera gjerra të këtilla, që s’u kishinë ardhurë fare në ment të vjetërët këto e bëjënë qytetërin’ e sotme të jetë e-lentt’e vërtetë e të shquhetë nga qytetërit’ e vjetëra.
Të gjendurit’e shtypshkronjësë është një nga më të mëdhat’e

udhëvet që kanë shpënë përpara qytetërin’e sotme. Qemoti vivllatë shkruheshinë me dorë në shumë kohë, me shumë mundim, ishinë foto të rrala e të shtrenjta, që s’muntninë t’il kishinë përveç të psuritë, edhe më të shumatë ishinë të lathitura. Sot shtypshkronja shkel sa-kaqë-herë mijëra e qindëra mijërash vivlla, i përhap nëpër gjithë anët’te dheut e i bën të shiten aqë lirë sa të muntnjë t’i marë kushdo edhe t’i këndonjë me lehtësi të madhe. Shtypëshkronja e bëri diturinë të dalë nga duart’e të-pakëve e të përhapetë në për gjithë botënë …
Qysh edhe kur u qytetëruanë Evrjpjanëtë të themi edhe mi këtë dy fjalë. Në kohëratë që kompet’ e Asis’ e t’Egjyptësësë ishinë të ndrituarë me një qytetëri të-mjaft si për ato kohë, edhe më pastaj kur vetëtinte qytetëria n’Athinë e së andejmi ndritte gjithanë anët rotull detit, n’ato kohëra Evropa ishte e’egër’; kombet’e Germanis’e të Francësë roninë nëpër stepa gjymësë-lakuriq si gjithë kombet’e egërë. Në këtë istori të shkurtërë të qytetërisë nuk zumë ngoje fare gje më tani emërinë‘e Romanëvet. Ky komp i-madh që vu ndënë vetëhe të-shumën’e botësë që dihesh atëherë, bëri shumë punëra të mbëdha, ca të lëvduara e ca të palëvduara, me të-cilatë është mbushurë istoria; po ndonjë qytetëri s’diherë me emërit të-tyre. Këta nukë qenë njerës të pa-qytetëruarë, po me të që gjithë mendjen’e fuqin’e tyre e kishinë vënë në luftë e në ushtëri, nuk’u menduanë a nukë muntnë të bënin një qytetëri mevetëhe, edhe ranë pas qytetëris’së Grekërvet. Sado që gjuhën’e-tyre e shkruaninë edhe e shpunë shumë përpara, diturit’e-tyre i kishinë në gjuhëtë Greqisht. P’andaj qytetëri e romanëve munt të nëmërohetë një copë nga qytetëri e Grekërvet, si edhe qytetëri e Maqedonaset e Aleksandrionjët e nukë një qytetëri e ç’quarë në vetëhe.
Romanëtë eçuanë Evropën’e veriut e të perëndimit edhe e muarë nënë pushtetë të tyre i dhanë gjuhën’e-tyre, edhe kaqë qint vjet e-tër;Evropa s’kish tjetërë gjuhë për të shkruar’e për të kënduarë përveç Latinishtenë, gjuhën’e Romanëvet.
Më pastaj u çkulë disa kombe të-egërë prej anëvet të veriut t’Evropës’e t’Asisë e u-hodhë përmi të gjth’anët’e Evropësë. Romanëtë që kishinë humburë vendet e Asis’e të Afrikësës, humpnë edhe Evropënë, edhe ata kombet’e-egërë si Hunëtë, Vandalëtë, Gotëret’etj. e mbuluanë të-tër’Evropënë. Atëhere u bë një nat’e thellë e erëtë, mbretëronte padia edhe egërsia, njerëzitë ishinë të-ndarë me dy, ca me duar të hekurta që vrisnin’e prisnin’ e rëmbeninë si muntninë‘e ca në hekura nënë zgjedhë që rënkoninë e nënë një skllavëri të keqe punoninë si kafshë e s’urdhëronin gjekafshë.
Me këtë mënyrë qe Evropa kur duall’Arabëtë, u hodhë nga Afria, e zunë Spanjën’e Portugalinë edhe gjysmënë‘e Francësë, si e thamë në fjalët që bëmë përpara kësaj. Kombet’e e-gërë q’urdhëroninë Evropënë, me të qënë më të-poshtërë nga ata që kishinë nënë urdhërit të-tyre, muarë gjuhën’ edhe besën’ e këtyre edhe u përzienë me ta. Roma mbretëronte prapë mi gjith’Evropënë, po nukë me fuqi as me dituri, vetëmë me besë. Fuqi e besësë u bashkua me fuqin’e egërsisë edhe bënë një kohë të hekurit e të erësisë. Dituri e grekërvet të-vjetërë edhe e atyre Romanëve ish fare e-paditurë n’Evropë, edhe emëri i këtyre kombeve ziresh ngojë me merzi si emër’i të pabesë e i kombeve të mallkuarë.
Qytetëri e Arabëvet, në të cilëtë ish përtëriturë dituri e Grekërvet të vjetër vetëtinte me një dritë të çquarë në Spanjë, në Siqeli edhe nëpër gjithë anët të detit përkundreq Evropësë, po besa e padia u kish verbuarë sytë Evropësë, po besa e padia u kish verbuarë sytë Evropjanëvet, edhe kur ndodhesh nonjë që të vinte të mësonte diturit’e Arabëvet, priftëria e diqte të gjallë duke i marë për magistricë.
Më së fundi Arapëtë u pushtuanë në Spanjë, edhe priftëria dogji bashkë me njerëzitë gjithë vivllat’e tyre, e nga gjith’ajo qytetëri s’mbet as një shkëndijë … Evropjanëtë, duke vajtur’e duke ardhurë n’Egjypt’e në Syri për të luftuarë suallë n’Evropë shumë gjëra të-vjejtura të-bëra prej arapëvet me shumë mjeshtëri. Tregëtarët’e Venetisë e të Gjenovësë me të parë këto plaçka, zunë të bënin një tregëti të-paprerë me Syrin’e me Egjyptënë. Pas tregëtisë erth edhe dituria; shkronjat’e Avisenit, të Albugazit e të tjerë të diturë arabë zunë të ktheheshinë në latinishte, edhe të mësohenë kaqë kohë nëpër gjithë shkollat’ e Evropës. Nga shkronjat e Arabëvet Evropjanëtë mësuanë edhe emërat e shkronjavet të Grekëvet të-vjetërë. Mëpastaj ku u muarë Kostantinopoja, shumë Grekër’ ikën’ e vanë nëpër anët e Italisë, e u mësuanë Evropjanëvet shkronjat e Grekërvet të vjetërë.
Kështu zunë Evropjanëtë të ndritoheshinë me dituri, po shumë kohë s’bënë dot një gjurmë më tej diturivet t’arabëvet. Galileja, Kepleri, Koperniku, Neftoni e të-tjeër të diturë të-mbëdhenj e hodhë këtë shteg edhe e zgjeruanë shumë diturinë duke gjeturë shumë të vërteta përmi diturit të qjejet e të mathimatikavet.
Në vendet të gjuhës latinishte cilido komp zu të shkruajë gjuhën’ e tij; kjo edhe çpikje e shtypshkronjësë bënë të përhapetë përnjërheshë dituria nëpër gjithë njerëzit’e kombevet; çpikjet’e gjendjetë zunë t’arrinjënë njëra pas tjetërës. Priftëria e kisha u ndejti shumë kohë kurndreq e i tëmeronte ata që përpiqeshin për të diturit. Më në fund arinë filozofë të mëdhenj si Volteri, Rusoj, Dekarti edhe shumë të-tjerë të-cilëtë i hapnë udhë mendimit të pa-penguarë edhe e muntnë për gjithë jetënë priftërinë edhe i hapnë udhë të-gjerë dituris’e qytetërisë, në të cilënë qytetëria po vete sa mbar’e e më mbarë edhe po përhapetë ditë me ditë nëpër gjithë anët’e dheut, e po shtohet’ e zgjerohetë.
Kjo qytetëri e-vertetë, e-përgjithshime, e-përjetshime, e-pavdekurë. Si lum ata kombe që janë ndrituarë a që përpiqenë të ndritohenë me këtë qytetëri.

Fëmijëria e sotme është Web 2.0 e ky është një rrezik social.

Alba Kepi

http://www.standard.al/standard/index.php/suplementi/18919.html

Bota e web-it është për fëmijët si një dritare e hapur në mes të Disney Land, është një lodër joshëse, një kalim kohe që shpesh mund të trasformohet në një kurth. Web- kurth mund të jetë dhe për prindërit, në mënyrën se si ata publikojnë dhe përhapin të dhënat e fëmijëve të tyre, nën rrezikun e gllabërimit nga imazhet e siteve pedografike.

Alarmi vjen nga studimi i fundit, i sapo publikuar nga Institutiti Evropian EU Kids Oline, realizuar nga një grup ekspertësh ndërkombëtarë, kordinuar nga Sonia Livingston e London School of Economics. Duke analizuar të dhënat nga 25 shtete evropiane e duke intervistuar rreth 23 420 fëmijë të moshës 9-16 vjecare, përdorues të internetit së bashku me prindërit e tyre, është vënë re fenomeni i rrezikut online tek fëmijët, i orientuar tek pornografia, bulizmi, mesazhet seksuale, takimet virtuale, takime ballë për ballë me persona të njohur në internet, e mbi mënyrën e përpilimit të UGC (User Generated Content)  potencialisht i dëmshëm në përdorim e të dhënave personale. 

EU Kids Oline është menduar mbi të gjitha, për të ndihmuar e përmirësuar promovimin e sigurimit online në një këndvështrim shkollor e familjar.

Jetojmë në një epokë ku gjithçka është Web 2.0. Nën efektin teknologjik të internetit jemi ne,  është e përditshmja jonë e janë fëmijët tanë të vegjël, madje të sapolindur, apo ende në bark. Nuk është një ekzagjerim. Fëmijët e vegjël kanë profilet e tyre në social networket më popullore të momentit, fotografi të sapolindurish qarkullojnë nga një sit në tjetrin, madje në konkurrime virtuale: Kush është më i bukuri? Ekografi foshnjash ende të palinduara publikohen krenarisht dhe e kanë gati vendin e tyre virtual. E gjitha kjo falë përkushtimit online të prindërve. Fëmijëria e sotme është Web 2.0 e ky është një rrezik social.

Në SHBA është llogaritur, se 92% e fëmijëve nën moshën 2 vjeçare gjenden në internet me anë të fotografive e filmimeve, në Europë janë 73 % e tyre. 

 Fëmijët e sotëm mbajnë biberonin në gojë e kufjet në vesh,  nuk dinë të lidhin këpucët, por dinë të përdorin kompjuterin, nuk kanë mësuar akoma biçikletën por  luajnë mjaft mirë me Nintendo Ds. Fëmijët kanë harruar të lozin fizikisht.

Është hera e parë që realizohet një studim i tillë, financuar nga Komisioni Evropian, në një zonë kaq të larmishme vendesh e individësh, duke përfshirë mbi të gjitha gjerësisht fëmijë në moshë kaq të vogël. Një nga të dhënat kryesore të ofruara nga EU Kids Online 2011 është raporti midis mundësisë për të rënë në kontakt me përmbajtje të rrezikshme të përqindjes së fëmijëve, që kanë pësuar një dëm psikologjik nga kjo: 39% kundrejt 12 %.

14% e minorenëve të intervistuar kanë pranuar, se kanë parë në internet skena seksuale, 26 % e fëmijëve danezë, 21 % rumunë e suedezë, të cilët kanë pohuar, se kanë pasur eksperienca negative e se kanë mbetur të turbulluar psikologjikisht nga to. Ndërsa 53 % e prindërve të fëmijëve, që kanë treguar këto të dhëna, mohojnë kategorikisht se fëmijët e tyre kanë konsumuar një eksperiencë të një tipologjie të tillë. Një tjetër përbërës i këtij studimi është analiza e mundësisë së kontaktit me një të panjohur. Në Spanjë 21 % e fëmijëve kanë pranuar, se frekuentojnë virtualisht persona të panjohur. 9 % e mesatares evropiane ka pranuar t`i takojë realisht miqtë e tyre virtualë. Përsëri përballë këtij fakti 70 % e prindërve nuk kishin dijeni.

Por më alarmante është e dhëna, se 48% e fëmijëve evropianë përdorin internetin pa vëzhgimin e një të rrituri.

Social Networket e Youtube popullohen çdo ditë nga fëmijë e adoleshentë. 70% e fëmijëve shikojnë filmime në youtube, 84% fëmijë të moshës 8-14 vjeç kanë profile në Facebook  e 42%  të moshës 7-11 vjeç kanë profile të tilla.

Të gjitha këto të dhëna tregojnë për një harresë e shkëputje nga bota reale. Të rriturit janë gjithnjë e më shumë të angazhuar, ndërsa fëmijët gjithnjë e më shumë të imponuar për të imituar prindërit në përdorimin e instrumenteve teknologjike.  Aspekte të  zhvillimit social fëminor e të mirëqenies së tyre fizike limitohen ditë pas dite, apo më saktë sit pas siti. Bota Web 2.0 u ofron fëmijëve tanë zgjidhje të lehta me një shpërblim komunikativ mjaft të lehtë, ndërsa nuk dinë të shprehen emotivisht në raporte reale. Një fëmijëri korrekte dhe e shëndoshë ka nevojë për një jetë reale e raporte reale.

Pa asnjë dyshim, në rast se Shqipëria do ish përfshirë në studimin evropian “EU Kids Oline”, të dhënat do të ishin ekstremisht alarmante. Nën sytë tanë, në çdo rrugë e lagje sheh pika interneti, ku klientët më të mirë janë fëmijët me mosha të ndryshme nga 6-7 vjeç deri 12-13 vjeç. Si për pronarët e pikave të internetit ashtu dhe për prindërit, çdo gjë është normale pasi ata vetëm po lozin. Fytyra e duar të njoma përballë rreziqeve të pafundme që ofron bota online, përballë perversitetit të injorancës, përballë mburrjes absurde të prindërve, për aftësinë informatike të fëmijëve e të gjitha këto  përballë neglizhencës së autoriteteve apo shoqatave, që propagandojnë në emër të tutelës së të miturve.  Shumica e prindërve mendon “se mua nuk do të më ndodhë”, por është detyra e të gjithëve, të vigjilojmë që ky problem social të eliminohet. Kronikat e fundit internacionale vërtetojnë shtimin e rasteve të pedofilisë online, gjë që duhet të sjellë patjetër rritjen e përgjegjësisë së prindërve për të ruajtur fëmijën e tyre. Kontrolli më i madh ndaj pikave  “Internet-point”, rreziku që ato u servirin klientëve të tyre minoren, do gjejë patjetër miratimin e organizatave qeveritare, jo qeveritare e pse jo dhe të vetë pronarëve të këtyre qendrave.

 

Pak kohë më parë filozofi francez Michele Serres publikoi në faqet e të përditshmes “Le Monde” një studim provokues e mjaft aktual mbi problematikën e fëmijërisë së epokës moderne. Fjalët e tij janë një pasqyrim filozofik i gjithçkaje që ofroi studimi i mësipërm evropian e të gjithçkaje që po jeton fëmijëria e mijëvjeçarit të III-të. Shkrimtari italian Umberto Eco, gjithnjë kritik e i pranishëm me mendimin e tij, e përpunoi esenë e Seres duke e përmbledhur me pak fjalë në rreshtat e mëposhtme.

 

 

Gjeneneratë Alienësh

Umberto Eco

Të rinjtë nuk njohin as natyrën e as vuajtjen, jetojnë në një botë virtuale. Ne filozofët nuk e kuptuam këtë transformim, pasi ishim shumë të angazhuar me politikën (Michele Serres).

Mendoj se Michele Serres është mendja më e hollë filozofike, që ekziston sot në Francë, e si çdo filozof i mirë di t’i përshtatet e të reflektojë ndaj aktualitetit. Pa pasur turp po përdor (me përjashtim të ndonjë komenti personal) një artikull shumë të bukur të tij botuar në “Le Monde”, ku flitet për gjëra, që i përkasin fëmijëve të lexuesve të mi më të rinj apo nipërve tanë, për ne që jemi të moshuar.

Sa për ta nisur, këta fëmijë e nipër nuk kanë parë kurrë një derr, një lopë, një pulë (më kujtohet se pothuajse 30 vjet më parë një studim amerikan kish treguar, se shumica e fëmijëve të New York-ut besonin, se qumështi që shihnin të paketuar në supermarket ishte një produkt artificial si Coca – Cola. Qeniet e reja njerëzore nuk janë mësuar të jetojnë më në natyrë dhe njohin veç qytetin (po ju kujtoj, se kur shkojnë me pushime, jetojnë pak a shumë në ato që Auge i ka përkufizuar “jo vende”, pra ku kampi i pushimit është në gjithçka i ngjashëm me aeroportin e Singaporit e në çdo rast i prezanton atyre një natyrë artificiale). Bëhet fjalë për një nga revolucionet më të mëdha antropologjike pas neolitit. Këta fëmijë jetojnë në një botë të mbipopulluar, shpresa e tyre e jetesës është pranë tetëdhjetë viteve,  për shkak të jetëgjatësisë së baballarëve e të gjyshërve dhe kur kanë trashëguar diçka nga ata, ndryshe nuk do të jetë më shumë se tridhjetë vite, pra janë në prag të pleqërisë së tyre.

Fëmijët evropianë nuk njohin më luftë prej 60 viteve. Për shkak të mjekësisë së përparuar, ata nuk kanë vuajtur si paraardhësit e tyre, kanë prindër më të vjetër se ne, (e shumica e tyre të divorcuar), studiojnë në shkolla krah më krah me fëmijë me ngjyrë, me besim fetar e tradita të ndryshme (e Serres pyet për sa kohë do t’i këndohet akoma Marsiljezes, që i referohet “gjakut të papastër” të të huajve?)

Sa vepra letrare do të shijojnë akoma, kur nuk kanë njohur jetën rurale, të korrat, dyndjet, memorialet e luftës, parrullat e shkatërruara nga plumbat e armiqve, nevojën jetësore të një morali?

Janë trajnuar nga media, konceptuar nga të rritur që kanë zvogëluar në shtatë sekonda qëndrueshmërinë e një imazhi e në 15 sekonda kohën e përgjigjes ndaj pyetjeve e ku shohin gjëra, që në jetën e përditshme nuk i gjejnë më, kufoma të gjakosura, shkatërrime: “Në moshën 12 vjeçare të rriturit i kanë detyruar të shohin 20 mijë vrasës”.

Janë edukuar me reklamat, që ekzagjerojnë me shkurtime e fjalë të huaja, që kanë humbur sensin e gjuhës mëmë, nuk kanë më ndërgjegjen e sistemit metrik të dhjetëshes, duke qenë se i premtojnë shpërblime në mijëshe. Shkolla nuk është më vendi i mësimit, pasi këta fëmijë të mësuar në kompjuter, jetojnë pjesën më të mirë të jetës së tyre në virtualitet. Të shkruash me një gisht, në vend që të përdorësh një dorë të tërë “nuk eksiton më të njëjta neurone apo të njëjta zona cerebrale (e përfundimisht janë tërësisht “multitasking”).

Ne jetojmë në një hapësirë metrike të perceptueshme, ndërsa ata jetojnë në një hapësirë ireale, ku largësia e afërsia nuk kanë më asnjë efekt.

 Nuk po ndalem në reflektimet e Serres mbi mundësinë e trajtimit të kërkesave të reja për edukim. Panorama e tij flet në çdo rast për ndryshimet totale nga shpikja e shkrimit shekuj më parë e deri te shtypi sot. Veçse teknikat e reja zhvillohen me shumë shpejtësi e në të njëjtën kohë trupi metamorfizohet, ndryshon lindja e vdekja, vuajtja e shërimi, zanatet, hapësira, banimi e qenia në këtë botë.

Pse nuk ishim pregatitur për këtë trasformim?

Serres e mbyll, se faji është edhe i ne filozofëve, të cilët nga profesioni duhet të parashikojmë ndryshimet e dijeve dhe praktikave dhe nuk bëmë sa duhet, ”të angazhuar në politikën e përditshme nuk e kuptuam, se si erdhi modernizmi”.

Nuk di të them nëse Serres ka të drejtë për gjithçka, por di se një farë të drejte e ka.

publik. Gaz. Standard prill 2011

Tirana, e para

Alba KEPI

Publik. Gazeta R.Demokratike  prill 2011

http://www.rilindjademokratike.com/RD%208%20prill/koment.htm#Tirana

Qytetarët e Tiranës pas një muaji do të votojnë; vota e tyre do të shprehë dëshirën e banorëve të tij, por dhe do të përcaktojë fatin e një qyteti që ka humbur epitetin shumëvjeçar “historikisht e para”. Vendali e jabanxhi prej vitesh jetojnë së bashku në këtë qytet në mes të Shqipërisë, që nisi jetën si një fshat në luginën e lumit Ishëm e sot një pikë referimi e gjithanshme për shqiptarët kudoqofshin. Vendalitë e jabanxhinj tiranas, të hershëm o të vonë tiranas duhet të votojnë, janë të lutur të votojnë përherë së bashku për t’i kthyer këtij qyteti rëndësinë e tij historike.

Patrioti rilindas Sami Frasheri në veprën e tij “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të jetë “(1899), do të ishte aq largpamës në përshkrimin mbi kryeqytetin e ardhshëm të Shqipërisë sa sot, pak më shumë se një shekull më pas, fjalët e tij do të tingëllojnë më aktuale se kurrë:

“Mez’ i Shqipërisë, domethënë kryeqytet’ i përgjithëm, do të jetë një nga qytetet, që ndodhenë në mest të Shqipërisë, e në të cilët të flitet gjuha shqip. Po më mirë do të qe të bëhesh një qytet i ri në mest të Shqipërisë në një vend të shëndeçëm e të bukur. Ky qytet, të cilin ne mundim ta quajmë Skënderbegas, do të goditetë me një mëndyrë fort të bukurë, me udhë të gjëra e të drejta, me shtëpi të mira, me sheshe e me gjithë ç’duhetë; edhe në pak kohë mund të rritet’ e të madhohetë shumë, se gjithë parësi e Shqipërisë e shqipëtarët’e xgjuarë do të kenë nevojë të mblidhenë e të bëjnë shtëpi atje. Kështu, ky qytet i ri do të jet’ i çpenguarë nga të gjithë zakonet’ e keq, që kanë qytetet e vjetër; edhe me qenë qe ndejësit’ e ti do të jenë të mbledhurë nga gjithë anët e Shqipërisë, edhe gjuha që flitetë atje, do të jet’ e përzjerë, që të muntnjë të quhetë gjuh’ e përgjithçme e gjuhë letrarishte e gjithë Shqipërisë. Ky qytet me pak vende rrotull do të qeverisetë si një nënëgastr’e veçantë” (ky fragment i marrë nga vepra e cituar e Sami Frashërit, u soll autentik me gjuhën e shkruar shqipe të asaj kohe).

Koherenca historike e zhvillimit urban të këtij qyteti, e pozicioni gjeografik i favorshëm përcaktuan fatin e Tiranës si kryeqyteti i Shqipërisë. 91 vjet më parë, dëshira e rilindasit tanë u bë de facto realitet; Tirana kryeqytet “si një nënëgastr’e veçantë” paraprin qeverisjen e këtij vendi, me banorë të mbledhur nga çdo anë e Shqipërisë e me një gjuhë shqipe letrarisht të përgjithshme, ku përzihen me respekt dialektet e çdo krahine. Tirana nuk i mbylli kurrë krahët, shpirtërisht është vendi më i shëndetshëm e më i bukur i Shqipërisë ashtu siç qe dikur e si përshkruhej nga pena e një prej figurave më të njohura politike e letrare të Shqipërisë, Mehdi Frashëri, në librin e tij “Tirana kryeqytet”: “Tirana normalisht është vendi më i shëndoshë i Shqipërisë. Pjesët e Veriut dhe të Jugut të Shqipërisë ka qenë rrahur qysh herët prej propagandave të huaja, prej influencave të ndryshme”.

Shpirtërisht e fizikisht e bukur Tirana qe e para dhe gjatë shek të XIX ashtu siç shprehej udhëtuesi e studiuesi austriak Han në vitin 1852: “Tirana e fusha e saj më bëjnë përshtypje shumë të këndshme. Arat, kopshtijet, bimët, janë punuar me kujdes. Gjëja që më habit shumë qe se ky qytet, të cilin e pandehja ta gjeja një çerdhe të errët e të ndyrë, e gjeta të pastër e të bukur”.

Të pastër e të bukur e gjeti shek i XX qytetin tonë, me rrugë të gjera e të rregullta, me një qendër tregtare siç qe pazari ku numëroheshin rreth 700 dyqane, me lagjet e artizanëve, me vila evropiane që po zëvendësonin shtëpitë me qerpiç, të ndërtuar nga tregtarët, por dhe nga nëpunësit e rinj. Tirana e ‘900 pati planin e saj rregullues të hartuar nga Estref Frashëri me rrugën “Nana Mbretneshë”, me ndërtimin e aeroportit, Hangari Madhështor siç quhej dikur, me Klubin e Oficerëve sot godina e Parlamentit, me centralin e parë elektrik më 1927. Gjatë viteve ’30, arkitekti italian Florestano de Fausto, i dhuroi gjashtë godinat ekzistuese të Ministrive, Pallatin e Bashkisë, të cilin fantazia urbanistike komuniste do ta hidhte në erë për hir të ndërtimit të Muzeut Historik Kombëtar, u sistemua Sheshi “Skënderbej” në një park modern në 1936 1937 e që do të shtrihej deri në lagjen e Tiranës së Re tek blloku i Shallvareve. Diktatura komuniste e përgjaku shumë herë Tiranën, e shëmbi, e ndërtoi maskarisht, u përpoq shumë, por nuk mundi kurrë t’i heqë rolin që i kish dhuruar historia. Tirana vazhdonte të ishte e para.

Thonë se shpesh nxënësi bëhet më i mirë se mësuesi, e jo rrallë merr me vete mllefin e dështimeve të punës të tyre. Tiranën që makabria komuniste nuk mundi ta gjunjëzoi për 8 vjet e mbajti peng mllefi i dështimit politik të Edit Ramës e mësuesve të tij. 8 vjet që qyteti ynë paguan shfryerjet politike të PsikoRamës Komuniste. Janë 8 vjet të vjedhura nga historiku i saj si kryeqytet, si metropol i interesave më të mëdha të shqiptarëve, si metropoli i biznesit, i politikës, i diplomacisë. Sot, Tirana jonë nuk di ku ndodhet. Ajo çerdhe e errët dhe e ndyrë që priste të shihte dy shekuj më parë, Han po konkretizohet. Tirana nuk ka më rrugë, nuk ka më arkitekturë, nuk ka art, nuk ka kulturë, nuk ka sport (dhe këtë të fundit, mllefi i ramizistëve nuk u kursye). Tiranën tonë kërkojnë historikisht ta spostojnë.

Vendali e jabanxhi, të djathtë e të majtë për hir të dashurisë për qytetin tonë mos e lejoni këtë. Tirana ka qenë historikisht e para e le të jetë e tillë dhe në zgjedhjet e 8 majit.

Bizant apo Kostandinopojë, Stamboll apo quajeni si të doni, ky qytet eshte i magjishem!

Alba Kepi

Pavarësisht cilit besimi fetar i përket, pavarësisht nga cili vend vjen, pavarësisht çfarë gjuhe flet, ti je mik i Zotit e si i tillë meriton të pritesh në mënyrat më të mira”.

Ky është mendësia e mikpritjes turke, me shpirtin e së cilës Stambolli pret cdo vizitore te tij. Stambolli është një qytet legjendë e mjafton pak të përfshihesh nga aroma e tij magjike. Aroma e Stambollit është aroma e peshkut të pjekur që shijohet në stolat e portit, është profumi i qebapit të shitur nëpër tezga, janë erërat e erëzave e frutave që shiten në merkatat e shumta përreth, por është edhe era e gazit të makinave në trafik, era e pluhurit dhe e çimentos, aroma e njerëzve që punojnë, është era e një qyteti që jeton.

Që rreth shekullit III p.e.s popullsia autoktone e qytetit të Stambollit u vendos në kufijtë e tij e gjatë viteve ka akumuluar shtresa të ndryshme kulturore. Gjatë epokës romane Stambolli u kthye në një qytet kozmopolitan i ushqyer nga peizazhe të ndryshme popullsish. Gjatë otomanëve kjo strukturë harmonike sociale u zhvillua pa ndalim për gjashtëqind vjet. Pozicioni gjeografik e trashëgimia kulturore mijëvjeçare ka bërë që Stambolli të ketë një vend të veçantë në botë, duke qenë mbi të gjitha pasqyra e Turqisë. Historikisht, ai ka qenë vendstrehimi i mjaft kulturave e shoqërive, duke ruajtur një harmoni të këndshme, një kujtim të mrekullueshëm të një epoke të kaluar e të një tashmeje metropolitane me një personalitet të larmishëm. Energjia krijuese e popullsisë së re të tij e ka bërë Stambollin një nga qytetet më vibruese të Turqisë, me një vetëdije që reflektohet në jetën kulturore të tij.

Stambolli është sot një pikë takimi për artistët e të gjithë botës.

Edhe kur u pushtua apo u copëtua, Stambolli qe objekt ëndrrash, subjekt frymëzimi. Mehmeti II ishte vetëm 20 vjeç kur në krye të ushtrisë së tij më 1453 pushtoi Stambollin. Në biografinë e tij do të shkruante se gjatë gjithë jetës së tij, pra nga fëmijëria deri 20 vjeç, kur e arriti qëllimin e tij, “kishte dëshiruar të merrte frymë e të zotëronte Stambollin”.

Xhami të heshtura pranë merkatave të zhurmshme, gra të mbuluara krah vajzave me xhinse, Pallati i Mbretit e përrallat e një mijë e një netëve, gjuha pothuajse arabe e shkruar me germa latine e pa harruar Bosforin, sa anije e beteja kanë parë këto ujëra?

Stambolli në penën e shkrimtarëve të mëdhenj

“Unë përpiqem të kuptoj, ku qëndron bukuria e peizazhit, përse më pëlqen kjo rrugicë, pse më pëlqen kjo pamje nga dritarja, çfarë është bukuria?”, – shkruan fituesi i çmimit “Nobel”, Pamuk, për qytetin e tij. “Përtej xhamave kërkëllitës të anijes pluskonin shtëpi të vjetra, lagjet gjysmë të shkretuara greke të Fenerit, të braktisura prej banorëve për shkak të ngushtimit të pandërprerë nga ana e shtetit, pallati i Topkapisë, që në sfondin e reve të zeza dukej edhe më enigmatik se zakonisht, Sulejmania, kodrat e Stambollit, silueta e qytetit, e krijuar me konturet e kishave dhe xhamive”. Dhe kohë pas kohe ne ulim vështrimin mbi librin e hapur mbi gjunjë: “Pështjellimet e jetës, ashtu si tallazitjet e melodisë dhe peripecitë që ngërthejnë historinë, herët apo vonë i aviten fundit, ndërsa imazhet e qytetit që pluskojnë para syve tanë mbeten përgjithmonë me ne në ëndrrat dhe kujtesën tonë”.

Sipas Orhan Pamukut, faqet më të bukura të shkruara ndonjëherë për qytetin e tij i përkasin shkrimtarit italian Edmondo de Amicis. Autori i librit “Zemra” kryen një udhëtim në Stamboll në vitin 1875, si korrespondent i një reviste letrare ilustrimesh. Pak kohë më pas boton një libër-reportazh, ku përshkruan deri në detajet më të imta bukurinë e një qyteti që e kishte magjepsur. “Arrijmë pas dhjetë ditë lundrimesh në Mesdhe. Hyrjen në Bosfor me një anije që çan këtë pjesë deti që ndan Azinë me Evropën, e kisha ëndërruar prej kohësh. Kur kapiteni thotë se të nesërmen do jemi në gjendje të shohim qytetin, mezi po prisja nga gëzimi”. E kishte kultivuar këtë dëshirë për dhjetë vjet rresht, kishte kaluar shumë net dimri duke parë melankolisht atë hartë të Orientit, e kishte fryrë imagjinatën me leximin e qindra vëllimeve, e kishte shëtitur gjysmën e Evropës duke u ngushëlluar se nuk mund të shihte gjysmë tjetër, ishte ngulur një vit e gjysmë mbi tavolinë me të vetmin qëllim, kishte bërë mijëra sakrifica të vogla, llogari pas llogarish, kështjella pas kështjellash e vetëm atëherë mund të kuptosh ç’do të thotë: Nesër arrijmë të shohim minaret e para të Stambollit”, -shkruan De Amicis në këtë libër.

Hyrja me anë të detit në këtë qytet pasi ke kapërcyer detin Marmara, është spektakli më i mrekullueshëm që mund t’u dhurosh syve. De Amicis në librin e tij këtë moment e shijoi i rrethuar nga një mjegull e mëngjesit. E kuptoi sapo u ngjit mbi urë e thirri: “Dreqi ta hajë!” Kapiteni e kuptojë dëshpërimin e tij e tha: “Mos u hidhëro, zotëri. Përkundrazi, ta bekojmë këtë mjegull. Falë kësaj mjegulle do bëjmë hyrjen tonë në Kostandinopojë në një nga mënyrat më të bukura e të dëshirueshme”. Anija ankoron në pjesën perëndimore të qytetit, atje ku shtrihen muret e Kostandinopojës antike. “Kam parë rrënojat e Athinës, të Efesit e të Delfit, kam kapërcyer pjesën më të madhe të Turqisë e shumë pjesë të tjera të Evropës, madje dhe të Azisë, por nuk kam parë kurrë një punë të natyrës e të artit që të prodhojë që shprehje të tillë të vizionit të prospektivës, që shkon nga Shtatë Kullat në Bririn e Artë.

Është një bukuri universale e sovrane, – shkruan De Amicis, – nga e cila si poeti ashtu dhe arkeologu, si ambasadori ashtu dhe shitësi, si princesha ashtu dhe marinari, si djali i veriut ashtu dhe ai i jugut – kanë të gjithë të njëjtën thirrje mrekullie. Është vendi më i bukur i të gjithë tokës e i gjykuar nga të gjitha tokat”.

Gjatë ‘800-s, zonja Mary Wortley Montagu, gruaja e ambasadorit britanik përshkruan në letrat e saj “Midis grave turke” 1716-1718 Stambollin e jetën e oborrit mbretëror të Sulltanit. Magjinë e këtij qyteti do ta gjejmë më pas të përshkruar në rreshtat e Gérard de Nerval “Udhëtim në Orient” 1851, e Théophile Gautier (Kostantinopoli, 1853) e mbi të gjitha te Pierre Loti (Aziyadé, 1892); gjatë ‘900-s bukuria e tij do të frymëzojë korrespondencën e të riut Hemingway për “Toronto Daily Star” (1922): Agata Christie (1934), tek “Vrasësi i Orient Ekspres”, arkitektura lokale përshkruhet në “Udhëtim në Orient” i Le Corbusier 1956, apo “Arratisja nga Bizanti” i Josif Brodskit, shkruar për “New Yorker” më 1985.

Midis filmave me protagonist Stambollin, përmendim “Agjenti 007”, “Topkapi” i Jules Dassin 1964, trajtuar nga romani i Eric Ambler, “Arratisje në mesnatë” nga Alan Parker 1978, e “Banjo turke Hamam” i Ferzan Ozpetek 1997.

Bizant apo Kostandinopojë, Stamboll apo quajeni si të doni, ky qytet do të mbetet përherë i njëjti. Qytet i pozicionuar në kufijtë e fundit të Evropës, kryeqytet antik i një prej perandorive më të mëdha të botës së Perëndimit, simboli i një shteti aziatik që dëshiron të jetë evropian, udhëkryq i njerëzve e kulturave të ndryshme, me një jetë frenetike, të zhurmshme, artistike, kaotike, vitale e të pluhurosur, pra ky është Stambolli, as më shumë e as më pak.

Stambolli është një qytet legjendë e mjafton pak të përfshihesh nga aroma e tij magjike. Aroma e Stambollit është aroma e peshkut të pjekur që shijohet në stolat e portit, është profumi i qebapit të shitur nëpër tezga, janë erërat e erëzave e frutave që shiten në merkatat e shumta përreth, por është edhe era e gazit të makinave në trafik, era e pluhurit dhe e çimentos, aroma e njerëzve që punojnë, është era e një qyteti që jeton.

“4 Prill 1984”

Alba Kepi

Sot eshte 4 prill (2011… e para gje qe me erdh’ ndermend kur kompjuteri im shenoi kete date qe; “4 prilli 1984″, dita kur ze fill nje  nga librat me te njohur te George Orwell “1984”.

Jam nje Orwell-iane e bindur. Adhuroj penen e George Orwell, politiken e tij, gazetarine e tij, mendimin e tij, gjenialitetin e tij, metaforen e tij. Kushdo qe i ka lexuar qofte vec nje liber, me kupton mire. Ne Orwell-ianet kuptohemi lehtesisht me njeri-tjetrin. Nuk kemi nevoje per shume fjale, mjafton te themi Psicopolicia, apo te bejme nje mbledhje si 2+2=5 per te ndare nje mendim.

Ne Orwell-ianet fatmiresisht e fatkeqesisht jemi shtuar aq shume anekend globit. Them fatmiresisht pasi eshte fat te kesh miq qe si ke pare asnjehere, qe s’ke shkembyer kurre nje fjale, s’ke komunikuar as dhe ne castin me te shkurter te kohes, por di  se kudo qe te ndodhen ti i njeh; i njeh si ata miqte qe frekuenton rregullisht e diskuton ngjarjet e dites;  i njeh pasi ndan me to te njejtin opinion mbi boten fale vec mendimit te Orwellit.

Them fatkeqesisht pasi kane kaluar 61 vjet nga vdekja e ketij shkrimtari angloindian e veprat e tij te shkruara per nje epoke totalitariste, jane plot reflektime mbi ate c’ka ndodh sot ne bote nen justifikimin magjik te fjales “PER POPULLIN” .

“1984” konsiderohet libri i ekselences distopike, pra eshte narracioni i nje shoqerie te padeshirueshme nga te gjitha kendveshtrimet. Orwell-ianet e dine mire se ne shekullin e XXI shoqeri te tilla gjen kudo, shparsur anekend tokes. Shoqeri te imponuara, te shqelmezuara, te injoruara, te perlyera, te harruara, shoqeri te mbikeqyera me mikrosy te padukshem, qe vezullojne nen epshin e orgazmes mekanike te pushtetit…

4 prill 1984, qe dita kur Winston, personazhi i librit te Orwell, vendos te mbaj ditar, “nje akt illegal” e kurajoz edhe pse ne ate vend ku ai ndodhej kish kohe qe nuk ekzistonin ligjet. Frymezimin ia kishte dhene ajo fletorja me flete te shkelqyera e te zverdhura nga koha, blere fshehurazi ne nje dyqan shitjeje te lire. Por dhe ky veprim qe kish kryer qe “nje akt ilegal” , qe ne kundershtim me rregullat e ketij vendi, pasi nje anetar partie nuk mund te hynte kurrsesi ne nje dyqan te zakonshem e aq me teper te blente. Kjo fletore meritonte te shkruhej vec me pene e kallamare, fletet e saj duhej te gervisheshin nga nje pene e vertete, madje dhe kjo e siguruar ne menyre klandestine.

Winston vendosi te mbaj nje ditar e ky qe nje nje “akt thelbesor” nga i cili nuk terhiqej  kurrrsesi dot prapa.

“Akti thelbesor” qe kryer e Psikopolicia mund ta “avullonte” kur te donte, dhe ne ate moment …apo mos ndoshta ishin aty pas porte?

Ne Orwell-ianet e dime se me 2011  ndoshta fizikisht aty pas porte Psikopolicia nuk qendorn me Gati  tu!!!… e me veshtrimin heroik te nje shpetimtari te kombit … por e ndjejme se ne ajrin qe te fryn krahet ajo eshte ende e zellshme per t’a prere fluturimin ….

4 prill 1984, ne te vertete ishte 4 prill 1948, per t’i shpetuar censures Orwell ben nje nderrim te numrave te fundit te dates, e cila u be dhe titulli original i ketij libri “1984”.

Ne publikimet e mevonshme u titullua “Big brother is watching you” (Vellai i madh po ju shikon), e frymezoj  autoret amerikan per te realizuar  realitiy show “Big Brother”.

Disa nga rreshtat e “1984”

4 prill 1984 (1948)

“Aty ku ndodhej Winston mundej te lexoheshin mire, shkruar mbi fasaden e bardhe e me germa elegante, tre slloganet e Partise:
 

 

LUFTA ESHTE PAQE

LIRIA ESHTE SKLLAVERI

INJORANCA ESHTE FORCE

 

Thuhej se Ministria e Vertetesise kishte tre mije zyra mbi toke e po aq te tilla nendhe. Te shperndara andej ketej ne Londer ndodheshin dhe tre ndertesa te tjera me pamje e madhesi te njejta. … Ishin selite e kater Ministrivve midis te cilave shperndahej i tere aparati qeverises: Ministria e Vertetesise qe merrej me informacionin, argetimin, shkolllimin e artet e bukura; Ministria e Paqes qe merrej me luften; Ministria e Dashurise qe ruante ligjin e rendin publik dhe Ministria e Bollekut, pergjegjese per punet ekonomike. Ne gjuhen e re emrat e tyre qene: Miniver, Minipax, Miniamor, e Miniabb.

Midis te gjithave Ministria e Dashurise ngjallte nje terror autentik. Nuk kishte asnje dritare. Wiston nuk ish hyre kurre, madje nuk i qe afruar kurre ne nje distance inferiore se gjysem kilometra. Lejimi ne te qe vec per motive zyrtare, por dhe atehere vetem pasi pasi te kishe kaluar lemshe telash me gjemba, dyer hekuri e fole te fshehura mitralozesh. Dhe rruget qe te conin ne rrethimin e saj te jashtem patrulloheshin nga roje me fytyre gorille, uniforma te zeza e te armatosur ne shkopinj te gjate gome.”

4 Prill 1984 (1948)

Winston shkruan

“Se ardhmes e se shkuares, kohes ku mendimi te jete i lire, njerezit te ndryshem nga njeri-tjetri e nuk jetojne ne vetmi… kohes ku e verteta ekziston e nuk eshte e mundur qe c’ka eshte bere te c’behet:

Nga epoka e uniformitetit, nga epoka e vetmise, nga epoka e Big Brother, nga epoka e bimendimit…

Peshendetje!

Gjashtë vjet nga vdekja, Papa Gjon Pali II do të lumnohet: 1 Maj 2011

Alba Kepi

http://www.standard.al/standard/http://www.standard.al/standard/index.php/speciale/18716.html

“Sipas një dekreti të Papa Ratzinger ceremonia e lumnimit te Papa Gjon Palit te II do të zhvillohet më 1 Maj, të dielën e parë pas festës së Pashkëve.

“Shenjtëri! Shenjtëri! Sa më shpejt shenjtëri!” Me këto thirrje mes dhimbjes e ngashërimeve ushtonte me 2 prill të vitit 2005 sheshi qendror Shën Pietro i Vatikanit në Romë. Mijëra e mijëra banorë të këtij qyteti, besimtarë fetarë të ardhur anekënd botës nderonin vdekjen e Papa Gjon Palit II.

“Shenjtëri! Shenjtëri! Sa më shpejt shenjtëri” përshëndesnin përlotshëm njëri- tjetrin, në radhën e pafundme të homazheve pranë trupit të tij, e nën kapricot e një moti që veç me pranverën nuk ngjante.

“Shenjtëri! Shenjtëri! Sa më shpejt shenjtëri” e me këtë lutje më 8 prill 2005, mbi 300 mijë besimtarë e përcollën për në banesën e fundit Papën e tyre.

“Shenjtëri! Shenjtëri! Sa më shpejt shenjtëri”, kjo dëshirë e tyre sot po realizohet. Gjashtë vjet nga vdekja, Papa Gjon Pali II do të lumnohet. Sipas një dekreti të Papa Ratzinger ceremonia e lumnimit do të zhvillohet më 1 Maj, të dielën e parë pas festës së Pashkëve.

Më vitin 2005, vdekja e Papës erdhi pikërisht në prag të kësaj feste dhe “është e rëndësishme të kujtojmë – u shpreh në një deklaratë zyrtare zëdhënësi i shtypit të Vatikanit imzot Lombardi – se motivi i zgjedhjes së kësaj date është lidhur pikërisht me këtë koencidencë liturgjike”. Kryeqyteti italian, Romë, është i gatshëm të presë mbi 300 mijë pelegrinët që parashikohen të marrin pjesë në këtë ceremoni.

Pushteti lokal, shoqëritë civile e vullnetare, organizatat bamirëse me 2500 vullnetarë e nën drejtimin e institucionit “Opera Romana Pellegrinaggi” prej javësh kanë bashkërenduar forcat në pritje të këtij eventi të rëndësishëm. Janë fuqizuar strukturat hoteliere përreth Vatikanit e brenda qytetit të Romës me nënshkrimin e një Karte Etike që shmang spekullimet e çmimeve, po ngrihen kampuse rinore e është ideuar një pass special që do të lehtësojë qarkullimin publik të njerëzve me të gjitha informacionet e nevojshme.

Lumnimi i shërbëtorit të Zotit Papa Gjon Pali II do të jetë një ceremoni fetare tre ditore e përqendruar në këto pesë momente kryesore: 1- Mesha e përgatitjes që do të mbahet në mbrëmjen e 30 prillit, organizuar nga Dioqeza e Romës; 2- Ceremonia e Lumnimit të Papa Gjon Palit II më 1 Maj 3- Nderimi i eshtrave të tij, menjëherë pas ceremonisë së lumnimit ku do të shtohet pllaka e mermerit “Beatus Ioannes Paulus II”; 4- Mesha e Falënderimit më 2 maj po në sheshin e Shën Pjetrit; 5- Rivarrimi i Lumnuesit të ri të Vatikanit në Kupolën e San Sebastianos.

Historiku i procesit të Lumnimit të Papa Gjon Palit II 13 maj 2005 – 1 Maj 2011

“Lumnimi i Papa Gjon Palit II gjashtë vjet nga vdekja e tij u bë e mundur falë preferencës së dëshirueshme të Papa Benedikti XVI, i cili kapërceu normat kanonike që parashikojnë hapjen e këtij procesi vetëm pesë vjet pas vdekjes. Por kjo nuk do të thotë se nuk janë ndërmarrë procedurat e duhura, përkundrazi ka qenë veçanërisht i kujdesshëm”, – ka shpjeguar imzot Lombardi gjatë konferencës për shtyp që anunconte lajmin e datën e zhvillimit të kësaj ceremonie. Sipas normave kanonike të Kishës Katolike çështja e lumnimit duhet të nis vetëm pesë vjet nga vdekja e personit, por për Papa Wojtyla ky rregull nuk u respektua. Më 13 maj të viti 2005, pak javë pas zgjedhjes së tij si Papë, Benedikti XVI, në katedralen San Gjoni, para klerit roman, lajmëron vendimin për hapjen e menjëhershme të procesit të lumnimit të Papa Gjon Palit II. Dhe vetë Papa Wojtyla e kish shkelur këtë normë kur kish kërkuar fillimin e procesit kanonik për Nënë Terezën më vitin 1997. Një grup ekspertësh prej 2005 e deri më 2011 punuan duke shqyrtuar çdo dëshmi, kujtim, materiale dokumentare, që analizojnë jetën e Gjon Palit II gjatë 27 viteve si Papë e si personazh në historinë e Kishës Katolike, me influencë të thellë në historinë Ndërkombëtare të ‘900. Më 19 dhjetor 2009 Papa Benedikti XVI shpalli dekretin mbi virtytet heroike të Papa Gjon Palit II, i cili do të shqyrtonte mrekullinë që ai kish kryer duke shëruar nga sëmundja e Parkinsonit murgeshën Marie Simon Pierre Normand, e Institutit des Petites Soeurs des Maternitès Catholiques.

Komisioni i Çështjeve të Shenjtorëve me ekspertët e tij pasi studioj me kujdes tërë dokumentacionin e dëshmitarët u shpreh në favor të shërimit të pashpjegueshëm. Më 11 janar 2011 sesioni i radhës së kardinalëve e peshkopëve për Çështjet e Shenjta do të shprehen unanimisht se “e konsiderojnë mrekulli shërimin e murgeshës Marie Pierre Simon, një akt i realizuar nga Zoti me ndërhyrjen e Papa Gjon Palit II e i pashpjegueshëm shkencërisht”. Kështu procesi i lumnimit të tij qe drejt përfundimit.

Besimtarët e krishterë e pritën këtë lajm me komentin: “E meritonte!”

Mrekullia e Papa Gjon Palit II

Shërimi i murgeshës franceze Marie Pierre Simon

Mrekullia e Papa Gjon Palit II qe shërimi i murgeshës Marie Pierre Simon nga Parkinsoni, e njëjta sëmundje prej të cilës vuante vetë Papa. Sot 50-vjeçarja Marie Pierre Simon është plotësisht e shëruar e në çdo intervistë të saj shprehet: “Ndiej kudo pranë meje Papa Wojtyla”. Sëmundja e Parkinsonit iu diagnostikua më vitin 2001 “e menjëherë mendja më shkoi tek Papa, – shprehet ajo, – sëmundjen e të cilit e njihnim prej kohësh. Ai qe për mua një forcë për të përballuar atë çka më takonte të jetoja”. Shërimi ndodhi natën e 2 – 3 qershorit 2005 e ja si shprehet ajo: “Në mëngjesin e datës 2 qershor u zgjova e sfilitur, ndjehesha keq e i kërkova motrës superiore të më largonte nga çdo aktivitet pune. “Papa Gjoni II akoma nuk e ka thënë fjalën e vet”, – më përgjigjet e më fton në zyrën e saj e nën një atmosferë të qetë më jep një stilolaps në dorë e më thotë: “Shkruaj Papa Gjoni II”. I gjithë trupi më dridhej nga sëmundja e kaligrafia ime qe e palexueshme. Për një kohë të gjatë mbetëm në heshtje duke medituar. Pas lutjes së mbrëmjes një zë i brendshëm më thoshte “merre penën e shkruaj”… merre penën e shkruaj”. E bëra e këtë herë kaligrafia ime ishte perfekte. Shtrihem të fle e në orën 4 e gjysmë të mëngjesit zgjohem pas një natë mjaft të qetë. Sapo ngrihem në këmbë ndjej se ka ndodhur diçka, nuk isha më vetvetja. Me një zhdërvjelltësi lëvizje që kisha kohë që nuk e mbaja mend u drejtova të lutesha para altarit të shenjtë. Ishte data 3 qershor, festa e zemrës së shenjtë të Krishtit. Bashkohem me murgeshat e tjera e ndjej se jam kaq e lehtë në lëvizje, trupi nuk më dridhej më, as duart, shkruaj perfektësisht. Isha shëruar. Shkoj tek neurologu im tek i cili isha nën kujdes prej 4 vitesh. Ai befasohet nga zhdukja e papritur e të gjithë simptomave të Parkinsonit. Dokumentet në lidhje me këtë shërim u diskutuan e u analizuan nga Komisioni i çështjeve të shenjta, i cili e konsideroi të pashpjegueshëm shkencërisht e një mrekulli të Papa Gjon Palit II. “Mos kini frikë!” “Çfarë kuraje patën këta kardinalë që zgjodhën një Papë përtej murit të hekurt”, – me këto fjalë u lajmërua në sheshin e Shën Pjetrit, zgjedhja e Papa Gjonit II në krye të Kishës Katolike më tetor të 1978 “Mos kini frikë”, qe përgjigja e tij drejtuar asaj pjese bote që jetonte nën diktaturën komuniste, e duke u bërë shpresa e së ardhmes së tyre. Gjatë viteve të ekzistencës së tij si Papë, Karol Woytola krijoi me besimtarët, pranë e larg tij një lidhje humane e speciale, ai qe miku i të rinjve, fëmijëve, grave, të dobëtëve, artistëve qe miku i kujtdo. Në trashëgiminë e veprave të tij mbeten të paharrueshme letra drejtuar artistëve, të rinjve e grave, fragmente nga të cilat janë shkëputur rreshtat e mëposhtme:

Detyra speciale e artistit

Papa Wojtyla i shkruan artistëve më 1999

Kush është diferenca midis krijuesit e artbërësit? Kush krijon dhuron vetveten, krijon diçka nga asgjëja, – ex nihilo sui et subiecti, – thuhet latinisht. Artëbërësi përdor diçka që ekziston duke i dhënë formë e kuptim. Kjo mënyrë reagimi është karakteristikë e njeriut si imazh i Perëndisë… Shoqëria ka nevojë për artistët, siç ka nevojë për shkencëtarët, teknikët, punonjësit, profesionistët, dëshmitarët e fesë, mjeshtrit, baballarët, nënat që garantojnë rritjen e personit e zhvillimin e komunitetit me anë të asaj forme të lartë arti që është “arti i edukimit”. Në panoramën e larmishme kulturore të çdo kombi, artistët kanë vendin e tyre të caktuar. Ndërsa i binden frymëzimit të tyre në krijimin e veprave të bukura e të vlefshme, ata pasurojnë jo vetëm pasurinë kulturore të çdo kombi e përgjithësisht të njerëzimit, por dhe kryejnë një shërbim social të kualifikuar ndaj së mirës së përbashkët. Profesionizmi i variueshëm tek çdo artist, teksa përcakton shërbimin e tij, shpreh detyrën që i duhet të marrë përsipër, punën që i duhet të kryejë e përgjegjësinë që i duhet të përballojë. Një artist i vetëdijshëm nga e gjitha kjo, di të operojë pa u dominuar nga kërkimi i famës, mania e popullaritetit apo dhe nga llogaritjet e një përfitimi personal. Ekziston pra një etikë, një “shpirtërim” i mendimit artistik që me mënyrën e tij i kontribuon jetës e rilindjes së një populli. Kjo është pikërisht ajo që nënkupton poeti polka Cyprian Norwid kur shprehet se “bukuria është për ta entuziazmuar punën, puna është për ta rilindur”.

Të lirë për t’u dashuruar!

 Papa Wojtyla i shkruan të rinjve më 8 shtator 1997

Të dashur të rinj, kush nuk dëshiron të dashurojë e të jetë i dashuruar? Por për të eksperimentuar dashurinë e sinqertë, duhet hapur dera në zemrën e Krishtit, e të përshkruhet rruga që ai ka kryer në jetën e tij; kjo rrugë ta dhuron këtë. Qëndron këtu sekreti i çdo dashurie të vërtetë, që lind befasisht në zemrën e një adoleshenti deri në martesë apo të një prifti deri në jetën e shenjtë. Kur një djalë apo vajzë njohin dashurinë autentike është një thesar i çmuar, bëhen të aftë ta jetojnë seksualitetin e tyre sipas projektit hyjnor, duke refuzuar modele false, për fat të keq shpesh shumë të përhapur e të reklamuar. Jeta vë shumë pikëpyetje, por mbi të gjitha njërës duhet doemos ti japësh përgjigje: Çfarë sensi ka të jetosh e çfarë duhet të presim pas vdekjes? Është një pyetje që i jep kuptim tërë ekzistencës tonë. Disa bashkëmoshatarë të juaj ndoshta nuk e imponojnë më këtë; jetojnë të tashmen e braktisen pasivisht në realitet sikur të ishte një ëndërr që po shuhet, përkundrazi duhet punuar që vlerat e idealet e mëdha të bëhen gjithnjë e më shumë realitet. Shumë prej jush studiojnë punojnë apo janë në pritje të një vendi pune. Është e rëndësishme që ju të bëheni kërkues të apasionuar të së vërtetës e dëshmitarë të saj. Kurrë nuk duhet t’i dorëzoheni gënjeshtrës, falsitetit e kompromisit. Reagoni me guxim ndaj kujtdo që kërkon të zaptojë inteligjencën tuaj e të pushtojë zemrën tuaj me mesazhe e propozime që të të bëjnë skup të konsumizmit, seksit të çorientuar, dhunës e që të shtyjnë drejt një boshllëku vetmie e në thellësinë e kulturës së vdekjes. E shkëputur nga e vërteta, çdo liri shndërrohet në një robëri të re e të rënduar.

Faleminderit ty, grua!

Letër e Papa Gjon Pali II drejtuar grave 1995

Faleminderit ty, grua-nënë, që je strehë e qenies njerëzore në gëzimin e në dhimbjen e një eksperience unike, që je buzëqeshja e Zotit për fëmijën që sjell në jetë, je guida e hapave të tij të parë, mbështetja në rritjen e tij, pika e referimit në ecurinë e mëvonshme të jetës. Faleminderit ty grua-nuse, që bashkon në mënyrë të pakthyeshme fatin tënd me atë të një burri, në një raport reciprok në shërbim të komunitetit e jetës. Faleminderit ty grua-vajzë, grua-motër, që sjell në rrethin familjar e më pas në kompleksin e jetës sociale, pasuritë e ndjeshmërisë tënde, intuitës tënde, bujarisë tënde e qëndrueshmërisë tënde. Faleminderit ty grua-punonjëse, e angazhuar në të gjitha fushat e jetës sociale, ekonomike, kulturore, artistike, politike, për kontributin e domosdoshëm që i jep elaburimit të një kulture të aftë për të lidhur arsyen me sentimentin, për një konceptim të jetës gjithmonë të hapur ndaj sensit të “misterit”, për ndërtimin e strukturave më të pasura ekonomike e politike të njerëzimit. Falë teje Grua- e shenjtëruar, që nën shembullin e gruas më të madhe të të gjitha grave, Marisë së Krishtit, i hapesh me ëmbëlsi e besnikëri dashurisë së Zotit, duke ndihmuar Kishën e të gjithë njerëzimin të jetoj ashtu siç Zoti kërkon, duke shprehur mrekullisht, lidhjen që ai ka dashur të vendos me krijesat e tij. Faleminderit ty, grua për faktin se je grua! Me perceptimin se është vetë feminizmi yt që pasuron kuptimin e botës e kontribuon në të vërtetën e plotë.

Une jam nje Klloun!

Alba Kepi

 

“Une jam nje klloun e koleksionoj momente”… Une “jam nje klloun para se te jem nje ekulibrist” 

 Une?  Une jam nje klloun e koleksionoj emocione… 

Sa here brenda dites ndjehemi pak klloun? Kush mendon aspak, eh vec veten genjen .

Te gjithe, te pakten nje here ne dite sillemi si klloun. E mos u ofendoni. Kllouni eshte i pafajshem, i sinqerte, eshte puro si nje femije.

Kllouni eshte nje artist por jo aktor, nuk reciton por interpreton veten, interpreton te tjeret, duke vrapuar pas frymezimit.

Imagjinojme nje klloun, natyrshem e veme buzen ne gaz. Pafajesia, ironia, meditimi, melankolia, rebelimi i tij argeton e dhuron buzeqeshje.

Hunden e kuqe te kllounit e veshim sa here humbasim ne dialog te heshtur me veten, e si i verberi qe intuitshem ndjek fijen e holle te drites, ndricojme qoshe te erreta te subkoshiences duke e shperbere pak nga pak erresiren. Papritur  gjithcka duket me e thjeshte, me familjare,  me shprese. Hundes se kuqe i shtohet buzeqeshja vesh me vesh, sinqeriteti e reflektimi, argetimi e rebelimi.

Gjestikulacioni mposht fjalet, delikatesa zhvesh shpirtin, degjimi thyn heshtjen, ironia largon urrejtjen. 

Kllouni eshte gjithcka qe ndodh realisht brenda nesh, eshte nje vlere e brendshme e shtuar.

Une jam nje “klloun” e jam me fat qe munda ta zbuloj kete. Gjithkush duhet te zgjoje “kllounin” brenda tij.

Une jam nje klloun, te pakten nje here ne dite une jam nje “klloun” e deshiroj te jem me shpesh. Pretendoj kete deshire per veten, por dhe per ata qe me rrine prane. Jam nje klloun e koleksionoj EMOCIONI.

“Une jam nje klloun e koleksionoj momente”- jane momente qartesie, aspak negative dhe pse shpesh si shuplake bien mbi fytyren e zbuluar apo ofendojne guximshem ate qe ka gabuar.

 “Une jam nje klloun e koleksionoj momente”- shkruan Heinrich Bòll ne librin “Opinioni i nje kllouni”.  Gjithcka zhvillohet brenda nje dite, madje brenda nje mbremje, brenda 3 oresh. Telefonata, takime, monologe e pantomima te Hans Schiner ne kerkim te se dashures se tij  Maria. Kujtime qe kritikojne gjendjen morale te nje shoqerie ndertuar nga hipokrizia e fallsiteti, nje shembje psikologjike qe sjell rrezimin e tij artistik, duke u orientuar ne refleksione ironike mbi gjithcka qe e rrethon apo qe qendron brenda tij. Ndizen dritat e sarkazmes, por dhe te ironise, madje te urrejtjes. Shpesh tentohen kembengulshem shkendija shprese. Nis nje histori personale qe ironizon nje bote te tere. Klloun Hans absolutisht i forte ne opinionin e tij, kupton se eshte pjese e nje realiteti qe nuk e perfaqeson.  

Ia vodha hunden e kuqe Hansit e natyrshem zbulova se jam fortesisht opinioniste e realitetit tim.  “Une jam nje klloun e koleksionoj momente”- te pakten nje here ne dite jam e tille. Pretendoj kete deshire per te gjetur realitetin tim. Askush me mire se kllouni im me ironi, intuite, delikatese, pafajesi, urrejtje, dashuri, entuziazem, argetim e meditim mund te ma zhveshi nudo shpirtin  e te me shnderroje ne nje artiste te besueshme te jetes sime.

Po Kllouni Alba me ndihmon te jem artiste e jo aktore e jetes time. Kllouni Alba nuk reciton, por interpreton veten, pa skenare hipokrite e fallsitete te imponuara.

Une jam nje klloun e sic thote Heinrich Bòll  “jam nje klloun para se te jem nje ekulibrist” .

Karol Wojtyla; Shenjtërimi i tronditet nga një mike “e fshehtë”


 

Karol Wojtyla; Shenjtërimi i tronditet nga një mike “e fshehtë”ALBA KEPI

Publikimi i miqësisë së fortë që Papa Giovanni II kishte me një grua laike po bezdis jo pak Vatikanin, e ka gjunjëzuar për momentin ngritjen e Karol Wojtyla-s drejt altarit të shenjtorit.

Mijëra letra, një korrespondencë 55-vjeçare, një pjesë e së cilës i është dorëzuar autoriteteve më të larta të Vatikanit, duket se po frenon procesin e shenjtërimit të Papa Giovanni-t II.

Wanda Poltawska apo “Dusia”(motërzë) siç e thërriste në gjuhën polake Karol Wojtyla shoqen e tij të fëmijërisë, po mban pezull dëshirën e miliona besimtarëve të krishterë, të cilët nga momenti i vdekjes së tij nuk kanë reshtur së thirruri “Sa më shpejt i Shenjtë!”

Letrat mjaft personale midis Karol Wojtyla e Wanda Poltawska kanë ditë që mbajnë ndezur polemika e opinione të ndryshme nëpër faqet e shtypit internacional, site interneti apo kanale televizive. Mikja për jetë e Papa Giovanni II nuk është parë asnjëherë me sy të mirë nga Vatikani, i cili e konsideronte një anomali të pamohueshme lidhjen e Papës me një laike e që në këtë fazë të procesit të kthimit të tij në “shenjtëri”, do t’i ketë në zotërim e të lexojë atë mal letrash personale që për 55 vjet mbajti të lidhur miqësinë mes tyre.

“Familjariteti i tij me Wanda-n ka ngjallur dyshime e humor të keq në Vatikan”, -shprehet Imzot Adam Boniecki, bashkëpunëtori më i ngushtë i Karol Wojtyla-s qysh nga viti 1964. – Karol bëhet Papë e vazhdon së qeni burrë, pasi ndjeshmëria e tij nuk u mbyt nga rregullat e seminarit. Mendohet për Papa Giovanni-n II si një qenie të shpirtëzuar, larg realitetit, kurse Wojtyla ruajti përherë humanizmin e tij”.

Korrespondenca 55-vjeçare midis Karol Wojtyla-s e Wanda Polwaska, një material “shumë i ndjeshëm” për muret e Vatikanit rrezikon sot të ngadalësojë makinën burokratike të shenjtërimit të Papa Giovanni II.

“Ne punojmë për historinë e gjithë dokumentacioni i çdo kandidati për të qenë i shenjtë e kjo është një çështje që na përket. Para se të proklamosh një të shenjtë është e nevojshme të njohësh çdo letër”, – kjo është përgjigjja e Vatikanit e konkluzioni i arritur nga “Komisioni i Çështjeve të të Shenjtëve”, i përbërë nga tetë teologë që pak ditë më parë mori në duar shqyrtimin e procesit të shenjtërimit të Papa Giovanni-t II e që në mbledhjen e ardhshme pritet të paraqesë kërkesën zyrtare për sekuestrimin e korrespondencës private të Papës me miken e tij të rinisë. Sipas kardinalit Jose Saraiva Martines, një nga teologët e këtij komisioni: “Duke ditur se Wanda ruan një dokumentacion shumë të gjerë që nuk ka arritur kurrë në Vatikan, por që dihet se ekziston, konsiderohet e domosdoshme dorëzimi i tij. Janë letra të nevojshme e shumë të rëndësishme. Janë 55 vjet korrespondencë, një jetë, e studimi i së cilës do të kompletojë tërë dokumentacionin për Papën. Është një procedurë teknike e ngjashme me analizën që i bëhet një mrekullie, e cila kërkon një pericia që stabilizon se shërimi është i pashpjegueshëm shkencërisht nga mjekët. Kjo gjë do ndihmojë procesin e shenjtërimit e do shmangë problemet në të ardhmen”. Gjithmonë sipas teologëve, zonja Poltwaska duhej ta kishte dorëzuar tërë dokumentacionin gjatë fazës dioqezane të shenjtërimit, kryer në Krakovia e në Romë. Ky ishte momenti i duhur, para se çështja të arrinte në Qendrën e Shenjtë. Deri në vitin 2007 në çdo kishë ishin afishuar kërkesat për dorëzimin e dokumentacionit apo deklaratave që çdokush zotëronte e provonte shenjtërinë e tij. Gjithmonë sipas kardinal Martines: “Nuk ka asnjë motiv që këto letra të mos i dorëzohen Komisionit të të Shenjtëve. Vatikanit i intereson vetëm e vërteta, pa fshehur e pa lëvizur asgjë, duhet hequr çdo hije dyshimi apo kritike. Shërben koleksioni komplet i letrave për të njohur më mirë figurën njerëzore të Wojtyla-s e për të eliminuar kundërshtimet e mundshme të së ardhmes”.

Edhe pse jo pranuar publikisht, krejt kundërt e mendon ish-bashkëpunëtori i Papës, Boniecki, i cili për këtë korrespondencë shprehet: “Më shumë sesa letra është një dialog shumë privat e i pandërprerë. Pranë Wojtyla, Wanda është rritur si grua, si mjeke e së bashku ata kanë analizuar në këtë korrespondencë tema për familjen e dashurinë. Dokumentacioni i dorëzuar nga ajo është më se i mjaftueshëm. Vatikani provon pothuajse një bezdi nga ky familjaritet, pasi zakonisht janë mësuar me Papë të distancuar e pa kontakte me gratë. Wanda është kurajoze që pranon një lidhje të tillë. Papa Giovanni II ka frekuentuar universitetin, e ruajti miqësitë me djemtë e vajzat. Ai ishte një burrë si të gjithë, prandaj ishte dhe aq i dashur në popull. Ai mbajti mjaft fjalime për dashurinë, të padëgjuara më parë. Qe gjithmonë i lirë nga ajo klimë opresive e kjo e bën atë të madhështishëm”.

Po kush është Wanda Poltawska?

Sot është një grua 88-vjeçare, e cila jeton në një apartament pranë markatës së Krakovias në Poloni, një nga sheshet më të mëdha mesjetare të Evropës. Mikja e përjetshme e Papa Giovanni-t II, të cilën ai e thërriste “e dashura Dusia” është një psikiatre infantile e njohur në të gjithë botën për studimet e saj, sidomos për punimet për fëmijët polakë që pasi i kishin shpëtuar kampit të përqendrimit nazist, luanin “se si të vrisnin me pushkë hebrenjtë”. Karol Wojtyla e Wanda njihen më 1950, ajo një partizane katolike e arrestuar nga Gestapo, e arratisur nga kampi i Ravensbruk, ku iu nënshtrua masakrave makabre të mjekëve, zgjedh Karol si rrëfimtarin e saj. “Falë tij pushova duke fajësuar veten se pse isha akoma gjallë, përballë nënave që kishin humbur fëmijët e tyre”, – kujton Dusia njohjen e saj me Papën. “Nga momenti i parë që e pashë, e kuptova se do të bëhej i Shenjtë. Rrezatonte dritë të brendshme që qe e pamundur të fshihej”. Nga ai çast ata nuk i humbën asnjëherë kontaktet me njëri-tjetrin. Burri i saj, gjithashtu mjek, Andrzej, fëmijët e tyre bëhen familja e Papës. “I shenjtë në karakter e gjenial në intelekt, – shprehet Wanda, – filozofia e tij më ka ndihmuar në jetën private e në punën time si psikologe e personalitetit njerëzor”.

Më 1962 Wanda sëmuret me tumor e Wojtyla atëherë peshkop, kërkon ndihmën e Padre Pio-s për shërimin e saj. Çuditërisht kur shërohet, vjen edhe letra me të cilën Karol kërkonte ndihmën e Padre Pio-s, bëhet pjesë e dokumentacionit që e kthen këtë të fundit në “Të Shenjtë”.

Menjëherë pasi bëhet Papë, Karol i shkruan Wanda-s një letër prej katër faqesh ku i rrëfen me zemër në dorë gjithçka ndodhi. Pas janarit të vitit 1980 Wanda është gjithnjë e më shpesh në Romë ku dalëngadalë arrin të marrë dhe emërime të rëndësishme në Vatikan.

Kur Papa Giovanni II ndodhej në spital pas atentatit të vitit 1981, pranë tij ditë e natë derisa u shërua përfundimisht, u gjend përherë Wanda Poltawska.

Gjatë meshave në kapelën private të Papës, Wanda qe pothuajse gjithmonë e pranishme. Ajo banonte dy hapa larg Vatikanit e shpesh në mëngjes shkonte në meshën private të Papës me pantofla. Për shumë zyrtarë të Vatikanit ishte një anomali evidente që një grua laike të hynte kaq natyrshëm në apartamentin papal.

Më 2 prill 2005 në dhomën e Vatikanit ku Karol Wojtyla vdiq, pranë kish ditë që i rrinte “Dusia e tij”.

Korrespondenca 55-vjeçare e tyre, një material “shumë i ndjeshëm” për muret e Vatikanit rrezikon sot të ngadalësojë makinën burokratike të shenjtërimit të Papa Giovanni II.

Procesi i shenjtërimit

Sipas librit liturgjik, Martyrologium Romanum, i cili përmban listën zyrtare të të shenjtëve të shpallur nga kisha, sot numërohen rreth 9 900 shenjtorë.

Shenjtëria e gjithçka që e rrethon atë të shtron përherë para pyetjes: Si ka mundësi që është i tillë? Çfarë ka të veçantë? E si është zbuluar kjo gjë?

Miliona besimtarë të pranishëm në varrimin e Karol Wojtyla qenë një nga provat që autorizuan fillimin e procesit të shenjtërimit të tij. “Vox populi”, pra zëri i popullit është hapi i parë që ndjek kisha në “famën e të shenjtit”. Nuk kish ndodhur kurrë që miliona njerëz të thërrisnin njëzëri “I Shenjtë menjëherë”, gjë që detyroi Papën Ratzinger të mos respektojë rregullin e respektimit të kalimit të 5 vjetëve për nisjen e procesit të kthimit të Karol Wojtyla-s në shenjtor. Për këtë arsye, menjëherë më 28 qershor 2005, nisi procesi kanonik për Papa Giovanni-n II. Nga ky moment ka nisur mbledhja e dëshmive, materialeve, dokumentacioneve që do të vërtetojnë se “shërbëtori i popullit” ka pasur një jetë jo të zakontë. Më pas, një ekspert, pasi ekzaminon e vlerëson këtë material, përgatit një dosje të quajtur “Positio”, në bazë të së cilës nëntë teologë vërtetojnë efektivitetin e saj. Në qoftë se ai rezulton pozitiv, atëherë shërbëtori i popullit i nënshtrohet gjykimit të një komisioni të përbërë nga peshkopë e kardinalë. Në qoftë se rezultati është i njëjtë, atëherë fjala e fundit i mbetet Papës, i cili e shpall atë Shenjtëri. Në procesin e shenjtërimit të Papa Giovanni-t II janë pyetur në sekret të plotë rreth 120 dëshmitarë, në listën e të cilëve mungon një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të tij, Angelo Sodano, për 15 vjet sekretar i Shtetit të Vatikanit. Një dosje prej 1500 faqesh me mbi 250 shënime të pashpjegueshme të lidhura vetëm me prezencën e Wojtyla-s pritet të diskutohet nga tetë teologë me promotor Imzot Sandro Corradini e me relator të çështjes francezin Daniel Ols. Vendimi i teologëve do t’i prezantohet më pas komisionit të përbërë prej 25 peshkopësh e kardinalësh me në krye salezianin Angelo Amato.

Në pesëvjetorin e vdekjes së tij, pra më 2 prill 2010, pritet si dita e mundshme e shenjtërimit të tij nga Papa Ratzinger, edhe pse për miliona njerëz besimtarë apo jo, të krishterë apo të çdo feje tjetër, Papa Giovanni II është Shenjtor. Lektori i çështjes, Daniel Ols, nuk hedh poshtë datën 2 prill 2010 si një ditë e mundshme për shenjtërimin e Papës e nënvizon se “procedura kërkon tërë kohën e nevojshme, e puna duhet kryer mirë e me kujdesin më të madh”.

Revista polake “Familja kristiane” në një nga botimet e fundit të saj shprehet: “Letrat tregojnë një lidhje shpirtërore me një intensitet të jashtëzakonshëm të rrethuar nga humanizmi e nga pasuria shpirtërore midis një burri e një gruaje të aftë për të dhuruar një miqësi pa fund”.

Pjesë nga korrespondenca midis Papa Wojtyla-s e mikes së tij Wanda Poltawska

Letër e Karol drejtuar Wanda-s më 6 gusht 1978:

“E dashura ime Dusia, më ndodhi diçka e papritur. Nuk më kishte rastisur kurrë më parë të ëndërroja, por këtë natë pashë në ëndërr Papën Paolo VI që ma bënte me shenjë t’i afrohesha”.

Letër e Karol më 2 tetor 1978:

“Mendova se do të kisha edhe pak kohë, por nuk është kështu, më duhet të nisem… Si temë për meditim zgjodha pjesë nga San Giovanni … Vazhdoj duke të qenë pranë e rekomandoj Zotin tek ty, tek të afërmit e tu, tek problemet e tua. Me besim të plotë Fr. (vëllai)”

Letra e Wanda-s ndaj Karol më 10 tetor 1978

“Sapo mora letrën tënde e bashkë me të frika se nuk do të kthehesh më. Kurrë si më parë unë po reagoj, vizitoj klerikët e më pëlqen të ndjek vijën e predikimit… Më erdhi për të më takuar një sllovak i cili më tregoi se e gjithë Sllovakia po lutet që ti të bëhesh Papë. Në Wadowice një përfaqësues i ambasadës italiane erdhi për të mbledhur informacion për ty”.

Letra e Wanda-s ndaj Karol 16 tetor 1978 (dita e shpalljes së tij Papa Giovanni II)

“Sot nga dhoma jote hoqa tërë letrat ashtu siç më kishe thënë. Televizioni polak dha lajmin “Amantio Vobis” e don Mariano celebroi meshën në kishën Maria. Kumbonte kambana e Sigismondo-s e turma ishte çmendur. Si duhet të jetoj unë tashmë pas gjithë kësaj që ndodhi? Kujtoj një ditë shiu nga pushimet tona të fundit në malin e Sant’Anna, u detyruam të futeshim poshtë një peme për të mbrojtur “breviarin – libër yt i shenjtë”, u detyrova ta mbaja mbi kokën tënde si një çati mantelin tim…

Sapo arrita në shtëpi, dëgjova në radio lajmin e vdekjes së Paolo VI, zemra m’u drodh. Kisha kohë që ndieja se do të largoheshe. Përgjithmonë”.

Letër e Karol drejtuar Wanda-s, datë 20 tetor 1978

“E dashur Dusia, u kënaqa që arrita të dëgjoja zërin tënd në telefon. Shpresoj në një takim të shpejtë. Më mjafton dhe një takim i shkurtër. Zoti ka vendosur gjithçka mbi atë që disa herë kemi folur. Ti vetë ke thënë një ditë pas vdekjes së Paolo VI e tashmë është realitet… duhet ta kuptosh që në gjithë këtë mendoj për ty… dëshiroj vazhdimisht të eci me ty, ditë për ditë. Letrat e zverdhura nga meditimi e mendimet që po të të dërgoj janë dëshmi e kësaj. Bëj një zgjedhje të kujdesshme të këtyre teksteve e të tjerat grisi. Fr ( fratello – vëllai)”.

standart

06/06/2009

Po shkrimtaret pse shkruajne?

Alba Kepi

Shtepite botuese shqiptare botojne e promovojne. Shqiptareve u pelqen te shkruajne e te lexojne. Letersia shqiptare rilind cdo dite. Shkrimtaret shqiptare jane plot frymezim. Po pse shkruajne?

Shtepite botuese shqiptare po jetojne periudhen e arte. Nuk i referohem aktiviteti te tyre ekonomik, por vec asaj c’ka na ofron shtypi i shkruar, media elektronike, informacionet e gjithanshme kulturore, talk show-et televizive, network-et sociale. Pothuajse cdo dite shtepite botuese prezantohen tek publikut me emra shkrimtaresh te rinj, me libra e tyre  ne cdo tipologie letrare e qe pasurojne biblioteken kulturore te shqiptareve.

Shtepite botuese shqiptare jane ne lulezim te plote, deshmi jane panairet e librit. Letersia shqiptare  rilind cdo dite. Shkrimtaret shqiptare jane plot frymezim. Shume mund te mos jene dakord, por perballe faktit te rafteve te librarive mbushur plot me autore te rinj , u mbetet te replikojne vec mbi cilesine e kesaj letersie apo menyren e botimit.

Shtepite botuese botojne e promovojne. Shqiptareve u pelqen te shkruajne e te lexojne. Mjafton te ndalesh per pak ne social networket e njohura; aforizma, poezi, tregime autentike, opinione politike rrjedhin here pas here nen komente miqsh apo publicitete individuale. 

Shume jane ne pritje qe nje kritik i njohur  letrar te lexoje librin e tij e t’i bej recensionin “shpetitmtar” te jetes. Por ne fund te fundit autoret e rinj nuk shkruajne per te fituar, shume shkrimtare idhuj te tyre, klasike te letersise boterore kane vdekur te varfer. Nuk shkruajne per para ndryshe nuk kish pse ta paguanin shpesh vete librin e tyre,  ndryshe nga “pronari i nje kolltuku” ne nje emision televiziv opinionesh. Shkrimtari  i ri nuk shkruan as per poltike sepse “vapori me sheqer” i tij nuk priti te lundroje pak para zgjedhjeve, por eshte i mbushur plot me endrra, ne pritje te nje udhetimi optimist. 

Shqiptaret kane deshire te shkruajne e shkruajne. Autori i ri nuk shkruan per inerci duke kopjuar kujtimet, duke cituar veten apo per arsye te poshtra dhe as se pse kerkon te cliroje veten nga ankthi i mosdeshirave apo nga “divani i Frojdit” .

Po perse shkruajne shkrimtaret?

 “Nuk mendoj se mund te vleresohen motivet e nje shkrimtari pa njohur fillimisht dicka nga formimi i tij i meparshem… qe ne moshen 5-6 vjecare e dija se do te behesha shkrimtar… isha nje femije i vetmuar e kisha zakon te tregoja histori apo te flisja me persona te imagjinuar… “- me keto fjale e nis pergjgjen e tij George Orwell ne nje ese te vitit 1946, e mendoj se shume shkrimtare te rinj rishohin veteveten ne to.

Shkruajne per optimizem, per realizem, per te enderruar, per egoizem, per te treguar, per fame, per t’u argetuar, per politike e per para. Por kush shkruan vec per para e i shtyre nga asgje tjeter “eshte i rrezikshem, sepse drejton gjithmone ne rruge te lehta qe servilosin shijet e publikut e moden e momentit”- pergjgjet shkrimtari italian Primo Levi (1919-1985)

“Perse shkruaj” u publikua nga shkrimtari anglez George Orwell ne revisten “Gangrel” me vitin 1946. Konsiderohet nje ese dhurate qe ndihmoj per te kuptuar me mire gjenialitetin e ketij shkrimtari, i konsideruar shpesh si nje njeri, kontradiktor e i veshtire.

 

 

Perse shkruaj?

George Orwell

 

 

Shkruaj sepse ekziston ndonje mashtrim per tu denoncuar, ndonje fakt mbi te cilin dua te terheq vemendjen, preokupimi im eshte te degjohem. Por nuk mund te perballoj lodhjen e shkrimit te nje libri apo nje artikull te gjate gazete, ne rast se kjo nuk eshte dhe nje eksperience estetike.

Nuk mendoj se mund te vleresohen motivet e nje shkrimtari pa njohur fillimisht dicka nga formimi i tij i meparshem. Argumenti i shkrimit natyrisht percaktohet nga mosha ne te cilen jetohet  por dhe nga eksperienca emotive para se te nis te shkruaj e nga e cila nuk do te shkeputet kurre plotesisht.. Nuk ka dyshim qe puna e tij do te konsistoj ne disiplinimin e temperamentit e ne evitimin e qwndrimit ne nje gjwndje papjekurie, por ne rast se do t’i largohet influencimeve te tij te para, do te kete shkaterruar keshtu impulsin e te shkrauarit.

Duke lene menjane motivin e fitimit per te jetuar, mendoj se ka kater arsye te rendesishme per te shkruar.  Keto jane te pranishme ne nivele te ndryshme ne cdo shkrimtar e ne cdo shkrimtar  permasat e tyre variojne here pas here sipas atmosferes ne te cilen jetohet.

Ato jane:

Egoizmi

Deshira per t’u dukur inteligjent, per te qene i njohur, per t’u kujtuar pas vdekjes, per te qendruar ballelart ndaj personave qe na kane snobuar femijerine. Eshte hipokrizi shtirja se nuk ka nje motiv, nje motiv te forte per te shkruar. Kjo karakteristike e shkrimtareve eshte e njejte me ate te shkencetareve, artisteve, politikaneve, juristeve, ushtarakeve, biznesmeneve tw sukesshwm, pra pergjithesisht e klases se larte te shoqerise. Masa e gjere e njerezimit nuk jane shume egoist. Pas moshes 30 vjecare braktisin sensin e te qenit individ ne gjithcka e jetojne per te tjeret ose jane thjesht te mbytur nga lodhja. Por ekziton dhe nje pakice njerezisht te talentuar, kembengules per ta jetuar jeten e tyre deri ne fund, e shkrimtaret i perkasin kesaj klase. Shkrimtaret serioz jane me ambicioz e me egocentric se gazetaret, e me pak te interesuar per para.

Entuziazmi estetik

Pereceptimi i bukurise qe na rrethon me fjale e me nderthurjet e tyre. Kenaqwsia e impaktit te nje tingwllimi ne tjetrin percaktuar nga nje proze e mire, apo nga ritmi i historise se mire. Deshira pwr ta ndare nje eksperience me tjetren, kur ndjen se eshte e vlefshme e nuk duhet humbur. Motivi estetik eshte i dobet ne shumicen e shkrimtareve…

Impulsi historik

Deshira per ti pare gjerat ashtu sic jane, per te zbuluar e regjistruar faktet e ndodhura realisht e te nevojshme per me pas.

Qellimi politik

Deshira per te shtyre boten ne nje drejtim te caktuar, per te ndryshuar opinionet e te tjereve drejt nje tipi shoqerie qe ja vlen te luftosh: ende nuk ekziston nje liber i lire nga paragjykimet politike. Pozicioni sipas te cilit arti nuk duhet te kete lidhje me politiken eshte vete nje pozicion politik.

****************************************

“Perse te shkruash?” Eshte nje kapitull i librit publicistik “Zanati i te tjereve” i autorit italian Primo Levi (1919-1985), nje pwrmbledhje e te gjitha publikimeve te tij ne revistat e gazetat e kohes.

Perse te shkruash?

Primo Levi

Ndodh shpesh qe nje lexues, zakonisht i ri, i kerkon nje shkrimtari pse ka shkruar kete liber, apo pse e ka shkruar ne kete menyre ose me pergjithesisht perse shkruan e perse shkrimtaret shkruajne. Kesaj pyetje te fundit qe permban te tjera ne vetevete, nuk eshte e lehte ti pergjigjesh: jo gjithmone nje shkrimtar eshte i vetedijshem ndaj motiveve qe e shtyjne te shkruaj, jo gjithmone eshte i shtyre nga nje motiv i vetem, jo gjithmone te njejta motive jane pas fillimit apo mbarimit te vepres. Me duket se mund te konfigurohen te pakten nente motive, e do provoj ti pershkuraj; por lexues profesionist apo jo , nuk do kete veshtiresi te gjej motive te tjera. Pwrse atehere shkruhet?

1- Sepse ndjehet kerkesa apo nevoja

 

E ky eshte perafersisht motivi me vetemohues. Autori shkruan sepse ka dicka qe e shtyn ne funksion te nje qellimi: nga puna e tij mund te vije fama e lavdia e kjo eshte nje vlere e shtuar, por jo gjithmone nje deshire e vetedijshme.

2- Per te argetuar e t’u argetuar

Per fat te dy variantet korrespondojne pothuajse githmone: eshte e rralle qe dikush te shkruaj per te argetuar publikun pa u argetuar vete duke shkruar, po ashtu e rralle eshte kush provon kenaqesi ne te shkruar mos te kete transmetuar lexuesit te pakten nje pjese te argetimit te tij.

3-Per t’i mesuar dicka dikujt

Ta besh kete e ta besh mire, eshte nje gje e cmuar per lexuesin, por duhet qe  paktet te jene te qarta. Lexuesi qe kerkon tek tregimi, duhet te gjeje tregimin e jo nje mesim qe nuk deshiron.

4- Per te permiresuar boten

Sic shihet po i largohemi artit ne kuptimin e tij te vertete. Mjafton te vezhgojme motivet per te cilat po diskutojme ketu, kane te bejne fare pak me vlerat e vepres e origjines se saj: nje liber mund te jete i bukur, serioz, i kendshem, i qendrueshem per arsye te ndryshme nga te cilat eshte shkruar. Mund te shkruhen libra te poshtwr per arsye fisnike. Por rralle shkruhen libra fisnik per arsye te poshtra.

5-Per te bere te njohur idete personale

Kush shkruan per kete motiv perfaqeson nje variant te ngushte, me pak te rrezikshem se ata te mesipermet. Permbledh faktikisht filozofet qofshin gjenial, medioker, mendjemwdhenj, dashamire te races njerwzore, amator o te cmendur.

 6 –Per te evituar ankthin

 Te shkruash shpesh eshte e barazvlershme me nje konfeskim apo me divanin e Frojdit. Nuk kam asgje kunder ndaj kujtdo qe shkruan i shtyre nga tensioni: perkundrazi i uroj te clirohet ashtu sic me ka ndodhur mua shume vite me parw. Por i kerkoj te filtroj ankthit e tij, te mos e shpreh ashtu sic eshte i  paperpunuar pasi rrezikon te infektoj lexuesin pa u cliruar dhe ai vete nga kjo.

 7-Per t’u bere te famshem

Mendoj se vetem nje i cmendur ulet e shkruan per tu bere i famshem, por mendoj gjithashtu se asnje shkrimtar, as ai me modesti nuk ka qwne i lire nga ky motiv. Te kesh fame, te flasin gazetat per ty, te degjosh se flasin per ty eshte padyshim e embel: por jo pak nga gezimet e jetes kerkojne shume perpjekje e pak perpjekje rezultojne kaq te pasigurta.

 

8-Per tu pasuruar

Nuk kuptoj pse dikush habitet, kur meson se Collodi, Balzak, Dostojevski shkruajne per te fituar, per te paguar borxhet e lojes, apo per te mbyllur falimentimet ekonomike. Kane te drejte te shkruajne e sic cdo aktivitet tjeter i nevojshem duhet paguar. Por te shkruash per para eshte e rrezikshme, sepse drejton gjithmone ne rruget e lehta qe servilosin shijet e publikut te gjere e moden e momentit.

9) Per zakon

E lashe te fundit kete motiv i cili eshte dhe me i trishtuar. Kjo nuk eshte e bukur, por kjo ndodh. Nndodh qe shkrimtari realizon materialin e tij, ngarkesen emotive, deshires per ti dhene forme e jete imazheve te konceptura: qe nuk konceptojne me imazhe, nuk ka me deshira, as gezim e para, por shkruan per zakon, per inerci, per te mbajtur gjalle firmen e tij. Ai e di se c’ben, por ne kete rrugee nuk do shkoj larg, do te perfundoje duke kopjuar veten. Eshte me dinjitoze heshtja e perkoheshme ose perfundimtare.

“Cfare eshte arti?” What’s Art? Fjalen e ka Kritiku?!

 Alba Kepi

Sot flitet per art modern, art bashkekohor, per ide artistike rinovuese, per forma te reja vizive mjete e metodologji kurioze te menyres se te berit art, shoqeruar nga spekulimi komercial e i kushtezuar i tregut te artit nga tregtuesit e kritiket e tij.

Kurues ekspozitash, konsulent arti, art promotor, menaxher arti shpesh jane pa asnje formim te vlefshem e te justifikueshem baze, e pa nje funksion artistik e kulturor specifik

“Merrni nje gazete te cfaredoshme e do te shihni te shkruar ne te nje pjese te mire dedikuar teatrit e muzikes. Pothuajse ne cdo numer ju do te lexoni pershkrimin e disa ekspozitave te artit ose vecantite e disa pikturave, pothuajse gjithmone do te gjeni te prezantuar nje permbledhje mbi punime te reja artistike, mbi vellime poetike, histori te shkurtra ose novela. Pergjithesisht e ne detaje tregohet shpejt ajo cka ndodhur, pjesa qe eshte publikuar, se ai apo ajo aktore ka interpretuar rolin ne nje drame, ne nje komedi ose opera me meritat ose te metat e tyre. Me kujdes e hollesi pershkruhet se si nje artist ka ekzekutuar nje pjese te caktuar, ka interpretuar ne piano ose violine dhe cilat ishin te mirat apo defektet e performances se tij. Ne cdo qytet te madh eshte e sigurt se ekzistojne me shume se nje performance e tille, ekspozita te reja artistike me meritat e tyre diskutohen hollesisht nga kritika e opinioni”. Ishte viti 1897 kur Lev Tolstoj nis me keto fjale librin e tij “Cfare eshte arti?” What’s Art?

Skenografia e subjektit te tij sot nuk ka ndryshuar aspak. Permbajtja pa dyshim, po por personazhet objektet e levat qe i spostojne nga nje skene ne tjetren jane po ato. Ne njeren ane artisti me performancen e vepren e tij e ne anen tjeter kritika, informacioni, opinioni e publiku qe vendos ti dhuroje ose jo skenen kryesore.

Sot flitet per art modern, art bashkekohor, per ide artistike rinovuese, per forma te reja vizive mjete e metodologji kurioze te menyres se te berit art, shoqeruar nga spekulimi komercial e i kushtezuar i tregut te artit nga tregtuesit e kritiket e tij.

Keto dy grupimet e fundit identifikohen gjithnje e me shume me role e emra te rinj si; kurues ekspozitash, konsulent arti, art promotor, menaxher arti e shpesh jane pa asnje formim te vlefshem e te justifikueshem baze, e pa nje funksion artistik e kulturor specifik. Vihet re perpjekja e krijimit te nje tregu arti me parametrat e tij ekonomike, pa nje kujdes kritik qe edhe kur shfaqet duket se krijon bezdi. Galerite e arteve, producente te shumte, artiste gjate viteve te fundit kane kontribuar mjaft ne krijimin e nje jete artistike te mirepritur e me etje nga publiku shqiptar. Por pothuajse gjithnje pas cdo eventi te tille shijohet mungesa e nje pune te pacuar deri ne fund.

Qendron bosh vendi i nje kritiku arti qe do te mundte te lexonte artitistikisht vepren ti jepte objektit apo performances artistike vleresimin intuitiv profesional ne raport me origjinalitetin e autencitetitn tij por dhe me falsifikimin apo kopjimin e mire apo te keq.

Devotshmerisht kete boshllek e plotesojne sa munden gazetaret e kultures, por derisa kjo pune mbetet ne nivel informativ dhe historia e artit tone bashkekohor mbetet thjesht nje dokumentacion. Here-here rolin e kritikes artistike e shohim te kryer nga vete artistet por ne kete rast rrezikojme te jemi kategorikisht ne Netfuturizem ne kete praktike artistike bashkekohore qe synon unifikimin e dy figurave te artistit e te krtitikut. E kjo kritike e tille nuk eshte e plote ne raportin e origjinalitetit te vepres e lidhjeve te saj me civilizimin qe i perket. Kritika artistike ka nevoje te domosdoshme fitimin e nje kuptimi historik te saj dhe per artin bashkekohor pasi vetem kjo zvogelon deri ne eliminim gjykimin subjektiv.

Aktualisht eshte krijuar nje merkate arti me te vetmin interes kuotat ekonomike me nje vleresim siperfaqesor e te dyshuar pa ekzistencen e nje certifikate te vertete artistike per cdo veper e pa katalogizimin pergjithesisht e specifikisht te cdo elementi te tij. Kete situate e ka pranuar dhe vete artisti qe mjaftohet me zemergjeresine e galerive apo producenteve per te mirepirtur punen e tij. Nje objekt quhet veper arti kur transmenton ekzistencen e tij historike e vlerat kulturore te epokes kur eshte krijuar dhe kritika artistike behet pa dyshim histori arti kur shprehet gjeresisht ne krahasimin e se djeshmes me te sotmen.

Aktivitetet e shumta artistike kombetare e nderkombetare te shpallura kudo qofte jane sot pjese e kronikes se perditshme mediatike. Informacioni nuk mungon madje eshte i konfeksionuar mjaft mire. E quajme art modern art bashkekohor forma artistike novative por qe jane lehtesisht spekuluese ne permbajtje interpretim e tregtim e ndoshta eshte dhe e justifikueshme kur mendojme se izolimi shumevecar komunist i la vend vrullit te rremujshem per te pasur artin tone bashkekohor.

Mund te realizojme te gjitha ekspozitat qe duam te gjitha performancat e mundura por kur mungon energjia e perbashket kritike-treg gjithcka mbetet vetem dokumentacion pa asnje peshe politike ne sensin praktik te fjales.

Kush nuk kupton asgje nga arti perballe nje shifre marramendese te nje vepre mjaftohet ne thenien Nuk vlen fare. Por fakti mbetet kjo veper ka vleren e kesaj shifre eshte konfirmimi cilesor e kurimi i saj kritik. Por kush zgjedh kritiku o tregtari i artit Te dy bashke pasi energjia e tyre krijon historine e ketij objekti a performance artistike. Kritika e artit eshte gjithmone e pamohueshmerisht nje disipline historike pasi eshte pjese e universit kompleks te fenomeneve artistike. Eshte nje shoqerues i vlefshem i artistit por pa zevendesuar kurre vete artistin e mbi te gjitha koshient per gjykimin ne vlere, qe duhet te jape ne raport me seriozitetin kohor ku cdo artist e cdo veper nderthuren brenda historise se artit. Pak kohe me pare kryeredaktori i gazetes britanike The Guardian gjate nje interviste do te shprehej thjeshtesisht se kritiku i artit eshte mbi te gjitha nje spektator… po te isha nje artist e askush nuk do komentonte veprat e mia do te ndihesha shume i palumtur. Gjerat jetohen jo vetem ne perceptimin e tyre direkt por fale dhe debatit zerave te ndryshem grindjeve e fantazive. Justifikueshem te palumtur duhet te ndihen dhe artistet shqiptare kur performanca e tyre ne nje galeri figurative apo ne nje skene arti nuk kritikohet artistikisht pozitivisht ose negativisht qofte.

Te shumta jane ne opinionin e pergjithshem kendveshtrimet e rolit te kritikes ne art shume pretendojne te jete polemizuese, e hapur, militante, te mbaje nje pozicion te distancuar, te progresoje nje levizje nje tendence artistike e te mbroje artistin ose rrymat ku ajo beson.

Te tjere kerkojne te kete nje rol estetik e nje gjykim formal qe duhet te mjaftohet vetem ne monitorizimin e analizen e artit qe i prezantohet kurse te tjere akoma e kerkojne te jete politically correct e limituar ne mospermendjen e artistit qe eshte gjysma e se keqes perballe nje opinioni negativ ndaj tij. Por si ne njerin ose tjetrin version duhet te jete besnike e kohes te pasqyroje format e shprehjet e artit bashkekohor. E ky lloj arti sot ne Shqiperi ka nevoje te gjykohet kritikisht.

“Merrni nje gazete te cfaredoshme e do te shihni te shkruar ne te nje pjese te mire dedikuar teatrit e muzikes. Pothuajse ne cdo numer ju do te lexoni pershkrimin e disa ekspozitave te artit ose vecantite e disa pikturave e gjithmone do te gjeni nje permbledhje mbi disa punime te reja artistike qe prezantohen me vellime poetike historike te shkurtra ose novela. Pergjithesisht e ne detaje tregohet shpejt ajo cka ndodhur pjesa qe eshte publikuar se ai apo ajo aktore ka interpretuar rolin ne nje drame ne nje komedi ose opera ne meritat ose te metat e tyre. Me kujdes e hollesi pershkruhet se si nje artist ka ekzekutuar nje pjese te caktuar ka interpretuar ne piano ose violine dhe cilat ishin te mirat apo defektet e performances se tij. Ne cdo qytet te madh eshte e sigurt se ekzistojne me shume se nje performance e tille ekspozita te reja artistike meritat e te cilave diskutohen hollesisht nga kritika e opinioni. Ishte viti 1897 kur Lev Tolstoj nis me keto fjale librin e tij Cfare eshte arti What’s Art.

Skenografia e subjektit te tij sot nuk ka ndryshuar aspak. Permbajtja pa dyshim po, por personazhet objektet e levat qe i spostojne nga nje skene ne tjetren jane po ato.

 publik. Standard nentor 2010

No Comment

                                                                          

                                                                  No comment: Djathtas

“Botuesi i gazetës Panorama në Tiranë ka nisur përpjekjet të zgjerojë biznesin e vet në media duke tentuar të blejë televizionin News 24. Burime nga gazeta Panorama bëjnë të ditur se Hysenbelliu ka ngrirë një shumë të madhe paresh në BIS Banca në Tiranë, në përpjekje për të bindur pronarët e Tv News 24 të shesin televizionin- marre nga nje e perditshme e majte (27 mars 2011).

 

“Sot jemi me kohë të kufizuar, sepse pas një ore duhet të drejtoj një mbledhje me grupet e punës për të përmbyllur përgatitjet për takimin e nesërm dhe pasnesërm, takimin konsultativ apo seminarin e organizuar nga Komisioni Europian dhe përfaqësues të palës shqiptare lidhur me Planin e Veprimit që institucionet shqiptare kanë përgatitur në vijim të 12 rekomandimeve të ardhura pas Opinionit të KE-së. Duke qenë se nesër dhe pasnesër, do të jenë dy ditë intensive nga mëngjesi deri vonë në darkë për këtë Plan veprimi, do të kërkoja dhe mirëkuptimin tuaj që të mos ndaleshim në analizë të të gjitha prioriteteve të përfshira në Planin e Veprimit.- Majlinda Bregu

 

“Ne miratojmë shumën prej 1.5 miliardë lekësh të reja apo 15 miliardë lekë të vjetra për shpërndarje si dëmshpërblim për ish të përndjekurit politikë- Qeveria (ketu nuk rri dot pa komentuar… kane kaluar me shume 20 vjet e qeveria  kujtohet per te perndjekurit politike vetem pak dite para zgjedhjeve … e trishtueshme)

                                                                                             No Comment: Majtas

“Unë do ta marr përsipër të qendroj kryetar i bashkisë për të gjithë ata që e kërkojnë këtë gjë nga unë, për të gjithë ata që më kanë cuar fjalën e tyre, veteranë apo të rinj, njerëz të afërt apo të largët. Për mua sot është një detyrim që e ndjej si pjesë integrale të kësaj beteje për t’u përballur në cdo hapësirë me këtë regjim. Do qendroj kryetar i bashkisë, nuk ka dyshim që do votohem”, – Edi Rama

“Ju sugjeroj ambasadorëve që kanë dalë me papërgjegjësi nëpër Shqipëri, se po marrin përbuzjen e shqiptarëve. Kurrë të mos iu shkojë mendja se shqiptarët janë qytetarë të rangut të dytë. Le të futen në shtëpitë e tyre ashtu sic bëjnë në vendet e tjera të botës. Është mendjelehtësi të mendojnë se do t’i bindin ata për të kundërtën”,-  Spartak Ngjela

Japoni: Autostrada e ndertuar ne 6 dite!!!

Kjo fotografi po ben xhiron e botes. Eshte nje pjese e autostrades ne zonen Naka ne Japoni, e cila lidh Tokion me prefekturen e Ibaraki, 100 km ne veri te qytetit.  Tregon se si ishte kjo rruge menjehere pas termetit te 11 marsit e  se si pas 6 ditesh u rindertuar perfektesisht.

Kjo fotografi eshte deshmi unike e efikasitetit te punes se popullit japonez.

“Japonia ka mbirë nga deti. Deti e ka shtyrë si një guaskë perle. Deti ruan të drejtën për ta shkatërruar o për ta marrë”, – shkruante francezi Jean Cocteau në librin e tij “Udhëtim i parë” më 1937. Mizore kumbojnë sot fjalët e tij kur ky det mban fshehur fatin e 13 mijë të humburve, mes 26 mijë viktimave që shkaktoi tërmeti i 11 marsit.

 11 Mars 2011- 17 Mars 2011

Tirana vjen e para

Kisha kohe, shume kohe qe nuk degjoja nje fjalim te tille, ku politika eshte e popullit dhe jo e dikujt qe kerkon te shpetoj karrigen.  Nje mesim per politikanet e cdo ngjyre e per anetaret e qeverise aktuale…

Komplimenti z. Basha me urimin qe Tirana t’i kthehet me ne fund qytetareve te saj.

Pac fat qyteti im!!!

Lulzim Basha

Këtë mbrëmje vij para jush si një djalë i këtij qyteti. Unë jam fëmija i parë i dy prindërve të përkushtuar dhe të mrekullueshëm. Ata më rritën mua dhe vëllain tim mes vështirësish dhe rropatjesh të panumërta. Ata na falën gjithë dashurinë e tyre, duke sakrifikuar gjithçka nga vetja. Edhe pse kohet ishin të vështira, ata ia dolën të na siguronin një fëmijëri të ëmbël, plot me kujtime të lumtura, sepse për ta, ne fëmijët e tyre ishim gjithmonë të parët. Unë u rrita në atë Tiranë, duke ëndërruar se si mund të bëhej ajo një ditë! Si mund të shndërrohej në një qytet me më shumë qytetërim, me më shumë drita të vërteta. Një qytet që të rrezatonte më shumë ngrohtësi dhe më shumë gëzim për banorët e tij.

20 vjet më parë, ne, shqiptarët, e rrëzuam tavanin e hekurt që ndrynte ëndrrat tona, që mbyste shpresat tona dhe që burgoste mendjet dhe trupat tanë. Në këto 20 vjet e kemi parë si qyteti ynë u rrit, ndryshoi dhe u zmadhua.
Por sot kur unë dhe Aurela shohim qytetin ku jetojmë bashkë me vajzën tonë Dafina, ashtu si shumëkush, nuk jam i kënaqur, sepse ne të gjithë kërkojmë dhe po ashtu meritojmë më shumë nga ky qytet, nga kjo shtëpi e madhe e përbashkët.

Tirana jonë dhe njerëzit e saj përballen me probleme reale dhe të përditshme, probleme të cilat nuk mund të zgjidhen as me gjuhë të egër, as me protesta të dhunshme dhe as me beteja politike, por vetëm me shumë punë, vizion krijues dhe duke u bashkuar të gjithë si qytetarë.

Sepse, ky qytet ka nevojë për një ajër të ri, të freskët, të ndryshëm, të pastër dhe më të gëzueshëm. Një ajër të ri, ku humania (njerëzorja) të jetë shumë më e pranishme. Një ajër të ri, që do ta bëjë qytetin më mikpritës, më bujar dhe më të dashur për banorët e tij, fëmijët, prindërit, gjyshërit tanë!

Realiteti i sotëm është përherë e më rraskapitës për banorët e Tiranës. Vendet e punës janë të pakta, çmimet e strehimit të larta, bllokimet e trafikut të përhershme, ndotja e gjithëpranishme, parqet dhe lulishtet të pamjaftueshme, shkollat të mbingarkuara, taksat bashkiake tepër të larta dhe korrupsioni mjaft i përhapur.
Mund të çirremi sa të duam para këtyre sfidave. Mund t’i tundim grushtet në erë sa të duam para këtyre problemeve. Mund të bëjmë sikur i mbulojmë ato, duke u kaluar përsipër një dorë bojë, por asnjë nga këto nuk i zgjidh problemet e qytetit tonë!

Klithja e sloganeve politike nuk hap asnjë vend të ri pune dhe kësisoj nuk ulet dot çmimi, qoftë edhe i një buke të vetme. Betejat politike nuk na e shkurtojnë kohën e kthimit në shtëpi, nuk e çajnë dot trafikun kaotik pas një dite të lodhshme pune. As nuk ndërtojnë dot, qoftë edhe një park të vetëm lojërash për fëmijët tanë. As gjuha e egër dhe as bëmat e dhunshme nuk do ta shndërrojnë Tiranën në një qytet më të mirë për fëmijët e mi dhe fëmijët tuaj. Asnjë nga këto nuk i ndihmon njerëzit të përmbushin shpresat e tyre.

Jo. Qytetarët e Tiranës presin më shumë se britma indinjate dhe beteja politike. Problemet e qytetit janë tepër të mëdha, sfidat e tyre tepër urgjente dhe bastet për të ardhmen tonë tepër të larta për të lejuar teatrin politik të radhës të vazhdojë të shfryjë plot mllef dhe hipokrizi.

Sot është koha për t’u ndarë nga këto shfaqje njëherë e mirë. Është koha për t’iu përveshur punës, për të vënë Tiranen të parën, njerëzit të parët.
Por çfarë mund të bëjë një kryebashkiak për punësimin dhe çmimet, nëse nuk rropatet natë e ditë për këtë problem? Nëse nuk bën të vetin edhe problemet e të tjerëve? Nëse nuk e ndien deri në palcë përgjegjësinë e kësaj detyre? Asgjë. Këtë e dëgjuam dhe mbrëmë nga kryetari aktual i bashkisë, i cili tha se ka të tjera plane dhe preokupime në këto kohë: do që të kapë karrigen e Kryeministrit.

Ka dy lloj njerëzish, ata që marrin seriozisht vetëm veten e tyre dhe ata që i marrin seriozisht detyrimet e tyre. Unë u rrita, u shkollova dhe çava në jetë, falë kësaj të dytës. Është e vetmja rrugë që njoh. Është e vetmja rrugë që mësova nga prindërit e mi dhe ky qytet.

Sepse, sipas meje, sekreti është dashuria. Ne ndiejmë dhe e kuptojmë njëri-tjetrin përmes dashurisë. Dashuria është elementi më thelbësor për çdo njeri, ndriçimi më rrezatues dhe forca më e madhe, e aftë të kapërcejë gjithçka tjetër. Prandaj e di se të gjithë së bashku, me dashurinë për fëmijët tanë, për prindërit tanë, me dashurinë për këtë qytet dhe njëri-tjetrin nuk ka gjë që nuk mund të arrijmë.

Prandaj, sot nuk vij para jush për t’ju ndarë në një betejë tjetër politike. Përkundrazi, ju ftoj sonte nga kjo foltore të bashkohemi për ta vënë Tiranën të parën, për të ndërtuar së bashku të ardhmen evropiane të këtij qyteti.

Sepse, betejat e vërteta në këtë qytet nuk zhvillohen në teatrin politik të radhës. Ato zhvillohen në çdo familje dhe në çdo shtëpi Tirane. Në çdo rrugë dhe në çdo lagje të saj. Në jetën e çdo banori të saj.

Këto janë betejat e vërteta. Betejat e njerëzve të këtij qyteti. Betejat për një jetë më të mirë. Betejat me papunësinë dhe çmimet e larta. Betejat për më shumë shkolla dhe shkolla më të mëdha e më të mira. Betejat kundër pamundësive të përditshme. Betejat për mundësi.

Betejat tuaja të përditshme do jenë të vetmet beteja për mua.

Unë sot i futem sfidës për ta kthyer qytetin tonë në qytetin e mundësive. Mundësive për punësim dhe jetë më të mirë. Mundësive për rrugë, sheshe, parqe, kënde lojërash, ajër të pastër, trafik normal, transport publik, arsim, kulturë dhe sport.

Dhe për këtë, qytetit i duhet një kryebashkiak për të cilin “E para është Tirana, të parët jeni ju”!

E di se çdo politikan mund të premtojë gjëra, shpesh të bukura, por të pamundura, por ajo për të cilën ka nevoje ky qytet është një njeri qe t’i futet punës dhe t’ja dalë asaj në krye.

Në të folur njerëzit mund të jenë njëlloj, por veprat e tregojnë ndryshimin midis tyre. Në 6 vjet në shërbim të publikut unë kam folur me vepra dhe jo vetëm me fjalë. Kam mbajtur çdo premtim që kam dhënë, kam përmbushur çdo angazhim që kam marrë.

Unë dua dhe di të punoj për Tiranën! Unë do të punoj për ju, për të gjithë ju, sepse për mua “Ju jeni të parët, Tirana është e para”.

Në këtë qytet çdokush has pengesa të ndryshme dhe ka qëllime të ndryshme, sipas moshës, punës, lagjes ku jeton etj. Po kur flas me qytetarët e Tiranës ajo që më impresionon, nuk është shumëllojshmëria, por ngjashmëria e dëshirave, kërkesave dhe shpresave të tyre për Tiranën.

Njerëzit e këtij qyteti duan hapësira të gjelbra, parqe dhe kënde lojërash. Ata duan t’u mblidhen rregullisht plehrat, njerëzit duan trotuare dhe rrugë të shtruara, njerëzit duan një qytet ku ajri që ata dhe fëmijët e tyre thithin është i pastër dhe ku mbeturinat pastrohen, një qytet me më pak trafik, më shumë parkingje dhe një qytet me një transport publik që funksionon. Njerëzit duan një qytet ku lagjet të jenë të ndriçuara, ku kujdesi shëndetësor të jetë më pranë tyre dhe ku zëri i tyre të dëgjohet.

Njerëzit duan një bashki që punon për ta, dhe jo për të çuar më tej axhendën politike personale të kryetarit. Njerëzit duan një qytet më të mirë, dhe ajo që ia ka zënë rrugën, është lufta politike.

Unë ju premtoj sonte se çfarëdo që të ndodhë, unë nuk do ta harroj kurrë se arsyeja pse jam në zyrë publike, është që t’ju shërbej ju të dashur bashkëqytetarët e mi, paçka nëse jeni demokratë apo socialistë, LSI apo PDU, republikanë apo LZHK. Nuk ka rëndësi nëse jeni të moshuar apo të rinj, burra po gra, të punësuar apo të papunë apo pensionistë. Ne të gjithë jemi qytetarë të Tiranës dhe unë do punoj çdo ditë për të ardhmen e çdo qytetari, sepse për mua të parët jeni ju! E para është Tirana!

Nesër unë do ta nis fushatën time me njerëzit, duke i takuar dhe duke i dëgjuar ata. Unë mezi pres të jem mes jush në çdo lagje të Tiranes t’ju shtrëngoj duart, të ulem bashkë me ju dhe të dëgjoj shqetësimet, qëllimet dhe shpresat tuaja. Bashkë me ju do të ndaj platformat e mia për zgjidhjen e problemeve, vizionin tim për Tiranen moderne evropiane.

Të dashur bashkëqytetarët e mi,

Ne gjendemi tani në një udhëkryq. Para nesh ka dy rrugë, dhe ne duhet të zgjedhim. Njëra rrugë na kthen tek politika e vjetër e ndasive, akuzave, konfliktit dhe pesimizmit dhe kjo rrugë na lë në vend. Rruga tjetër udhëheq drejt mundësisë, bashkimit, shpresës, progresit dhe optimizmit, ku në qendër jeni ju dhe zgjidhjet e problemeve tuaja dhe kjo rrugë na çon drejt mundësive të reja për secilin, drejt zgjidhjeve të mëdha për Tiranën.

Unë dua të luftoj betejën e të ardhmes sonë: një të ardhme më të mirë për të gjithë ne. Për Tiranën, qytetin që ne duam dhe që meriton më shumë.

Prandaj, ju ftoj: bashkohuni me mua në këtë rrugë, ta lëmë pas konfliktin shterpë të akuzave politike, të zgjedhim të ardhmen mbi të shkuarën, të zgjedhim mundësinë shpresën dhe ëndrrat tuaja. Le ta shtrimë vështrimin tonë drejt mundësive të reja dhe zgjidhjeve të mëdha, të bindur se së bashku do t’ia dalim.

Të çohemi dhe të fillojmë punën për qytetin e ëndrrave tona, të bashkohemi me një zë të vetëm dhe ta lëmë atë zë të dëgjohet fort e më fort nga besimi që ne kemi se ne mund të ndërtojmë një Tiranë më të mirë, se ne do ta ndërtojmë një Tiranë më të mirë dhe do të mposhtim çdo sfidë dhe asgjë nuk do të na ndalë në rrugën tonë.

Leter nga Fukushima

Alba Kepi

“Po të ishte gjallë Marksi, në librin e tij “Kapitali” do t’i duhej të shtonte frazën se ideologjia komuniste pati sukses vetëm në Japoni”.

Ka pak ditë që në Facebook qarkullon një letër. Fillimisht qe në gjuhën vietnameze, me pak komente në disa gjuhë të tjera, ku mund të kuptoje se i drejtohej diasporës vietnameze në Japoni. Më pas u përkthye e tëra në anglisht e nga një profil në tjetrin kapërceu shtete e kombe, duke i prezantuar botës virtuale gjendjen reale të një populli të gjunjëzuar, që lëshon dhimbje e qan me dinjitet.

Personi qe shkruan quhet Ha Minh Thanh e është një emigrant vietnamez i punësuar polic në Japoni, që i shkruan një mikut të tij në Vietnam. Thanh punon pranë stacionit bërthamor të Fukushimës, 25 km larg tij e çka sheh me sy, mund të përshkruhet siç thotë ai: “Veçse si një roman për raportet njerëzore e mënyrat e sjelljes së kësaj qenieje në momente krize”.

Është i shqetësuar për fatin e bashkatdhetarëve të tij në Japoni, por edhe të shumë e shumë të huajve të tjerë që rezultojnë të humbur. Sytë e fjalët e tij janë dëshmitarët e shpirtit të fortë e ndjenjës së sakrificës që ka ky popull. Mirësjellja, respekti, sakrifica, dinjiteti, qetësia janë leksione humanizmi që kombi japonez po i jep momentalisht njerëzimit.

“Japonia ka mbirë nga deti. Deti e ka shtyrë si një guaskë perle. Deti ruan të drejtën për ta shkatërruar o për ta marrë”, – shkruante francezi Jean Cocteau në librin e tij “Udhëtim i parë” më 1937.

Mizore kumbojnë sot fjalët e tij kur ky det mban fshehur fatin e 13 mijë të humburve, mes 26 mijë viktimave që shkaktoi tërmeti i 11 marsit.

Letër nga Fukushima

Vëlla

Ti si je? E familja jote?

Gjatë ditëve të fundit çdo gjë ka qenë në kaos. Kur mbyll sytë, shoh vetëm kufoma. Kur hap sytë, shoh përsëri kufoma. Secili prej nesh duhet të punojë 20 orë në ditë, por do të dëshiroja të ishin 48 orë në ditë, në mënyrë që të vazhdoj punën për të ndihmuar e shpëtuar njerëz.

Jemi pa ujë e elektricitet, dhe racioni i ushqimit është pothuajse zero. Sapo mundemi t’i sistemojmë pak refugjatët, vjen urdhri për t’i çuar diku tjetër.

Aktualisht gjendem në Fukushima, rreth 25 km nga centrali bërthamor. Kam shumë gjëra për të të thënë e po të mundesha të shkruaja gjithçka, kjo letër do të transformohej në një roman për raportet njerëzore dhe mënyrat e sjelljes në momente krize.

Një ditë më parë takova një vietnamo-amerikan. Quhej Toan. Ai ishte një inxhinier e punonte pranë impiantit bërthamor të Fukushimës, qe plagosur qysh në momentet e para të tërmetit. Me kaosin e rrjedhur nga ngjarjet askush nuk e kishte ndihmuar të komunikonte me familjen e tij. Kontaktova me ambasadën amerikane e duhet të pranoj se admiroj shpejtësinë e veprimit me të cilën amerikanët dërguan helikopterin në spital, duke e dërguar më pas në bazën e tyre ushtarake.

Por, studentët vietnamezë nuk janë kaq me fat. Nuk kam ende asnjë lajm nga ata. Po t’i dija emrat e adresat e tyre, apo ku punojnë do të ishte më e lehtë për të zbuluar fatin e tyre. Në Japoni policia nuk zotëron informacione të detajuara për vendbanimin apo jetën e tyre në Vietnam e ligji për privatësinë e ndërlikon më shumë gjetjen.

 Takova një grua japoneze që kishte punuar me shtatë vietnameze, të gjitha studente. Vendi i punës së tyre ishte 3 km nga deti e më tregoi se ato nuk flisnin mirë japonisht. Ajo i kishte këshilluar të largoheshin, por më nuk dinte se ç’u bë më me to. Kujton veç emrin e një gruaje: Nguyen thi Huyen.

 Asnjë përfaqësues nga ambasada vietnameze nuk është dukur, edhe pse faqet e informacionit në internet shkruajnë se janë të preokupuar për fatin e qytetarëve vietnamezë në Japoni – e gjitha është një gënjeshtër.

Edhe ne policët po vuajmë urinë dhe etjen, kështu që arrin ta imagjinosh se ç’po kalojnë studentët vietnamezë e të huaj. Gjërat më të këqija momentalisht janë uria, i ftohti, etja, mungesa e ujit dhe e elektricitetit.

Njerëzit këtu dinë të ruajnë qetësinë – sensi i dinjitetit e i mirësjelljes është shumë i lartë – e gjërat nuk të duken aq keq. Them se pas një jave gjendja mund të arrijë në një pikë që nuk mund të garantojmë më as mbrojtje e as furnizim. Në fund të fundit, janë njerëz, uria dhe etja mund të injorojë edhe dinjitetin. Qeveria po përpiqet të furnizojë nga ajri, me ushqim e ilaçe, por është sikur të hedhësh kripë në oqean.

 Vëlla, dua të të tregoj shumë histori… janë kaq shumë sa nuk di ç’të shkruaj. Po të tregoj një ngjarje prekëse: Bëhet fjalë për një djalosh japonez, që i dha një të rrituri si unë, një leksion se si duhet të sillet një qenie njerëzore.

Natën që shkoi, më dërguan pranë një shkolle për të ndihmuar një organizatë Karitasi në shpërndarjen e ushqimit. Ishte një radhë që gjarpëronte gjatë e në mes të saj pashë një djalosh 9-vjeçar. Ishte veshur me bluzë e pantallona. Po vinte gjithnjë e më shumë ftohtë e djaloshi ishte në fund të radhës. U preokupova se kur t’i vinte radha, nuk do të mbetej më asgjë për të. U afrova t’i flisja. Më tregoi se ishte në orën e Edukatës fizike kur ra tërmeti. Babi i tij punonte aty pranë e menjëherë ishte drejtuar tek shkolla. Djaloshi ndodhej në ballkonin e katit të tretë të shkollës, kur sheh se si cunami përpin makinën e babait të tij. E pyeta për nënën. Më tha se shtëpia e tij ndodhej pranë plazhit e me siguri që nëna dhe e motra nuk kanë mundur të shpëtojnë. Ktheu kokën prapa e fshiu lotët.

Djaloshi dridhej, kështu që i dhashë xhaketën time të policit. Kur e veshi, qesja me racionin tim të ushqimit ra përtokë, e mora dhe ia dhashë atij, duke i thënë: “Kur të vijë radha jote, ndoshta mbaron e mbetesh pa ngrënë. Merre racionin tim. Unë kam ngrënë e ha ti më mirë”.

Djaloshi mori ushqimin tim e u përkul. Mendova se po e hante menjëherë, por nuk e bëri. Merr qesen time dhe e vendos aty ku ishte i tërë ushqimi në pritje për t’u shpërndarë. U befasova dhe e pyeta pse nuk po ha, por e vendosi qesen në atë grumbull ushqimesh…

Më përgjigjet: “Sepse shoh njerëz më të uritur se unë. E vendosa aty e më pas do të shpërndahet me ushqimin tjetër e në mënyrë të barabartë për të gjithë”.

Kur i dëgjova këto fjalë, u ktheva menjëherë kurrizin njerëzve përreth për të mos më parë se po qaja. Qe për mua një mësim i fuqishëm për sakrificën e dhurimin. Kujt ia priste mëndja që një djalosh në klasën e tretë fillore mund të të mësonte se si të ishe një qenie njerëzore në një moment kaq të madh vuajtjeje?

Një shoqëri që mund të prodhojë një djalosh 9-vjeçar, që kupton sakrificën si një e mirë superiore, duhet të jetë një shoqëri e madhe e një popull i madh.

Më kujtohet një frazë që kam mësuar në shkollë, një teori kapitaliste e të vjetrit Funwa (Tetsuzo) president i Partisë Komuniste Japoneze:

“Po të ishte gjallë Marksi, në librin e tij “Kapitali” do t’i duhej të shtonte frazën se ideologjia komuniste pati sukses vetëm në Japoni”.

Pak rreshta me urime të ngrohta për ty e familjen tënde. Orari i turnit tim nis pas pak.

Ha Minh Thanh

Goethe shkencëtar?!

Alba Kepi

 

Goethe shkencëtar?! Edhe pse tingëllon paradoksale, është e vërtetë, e për më tepër veshja nën të cilën gjatë gjithë jetës, Goethe dëshiroi më shumë ta shihte veten.

http://www.standard.al/index.php/speciale/10883.html

Goethe shkencëtar?! Edhe pse tingëllon paradoksale, është e vërtetë, e për më tepër veshja nën të cilën gjatë gjithë jetës, Goethe dëshiroi më shumë ta shihte veten.

Jemi mësuar të lexojmë në biografitë e shkencëtarëve të mëdhenj për pasionet e tyre për letërsinë, artin, muzikën, të bëhemi kureshtarë për korrespondencën e letrave me ndonjë varg apo frymëzim letrar të hedhur gjatë një udhëtimi, të admirojmë intimitetin e një pikture të skicuar mbi një bllok shënimesh, por pak herë ka qëlluar të komentojmë arsyetime të mirëfillta shkencore në trashëgiminë kulturore të një shkrimtari. Pjesë e kësaj rrallësie është i madhi Goethe, e sivjet në këto ditë përvjetori të lindjes (28 gusht 1749), eseja e tij shkencore “Teoria e ngjyrave” (1810) mbush plot 200 vjet.

Poeti i ndjenjave të Kupidit, autori i modernizmit të Faustit, i trishtimit e dhimbjeve te të riut Werther, dramaturgu i tradhtisë së Clavigos e i dashurisë komediane të Stellës, për vite të tëra iu kushtua punës së tij shkencore e në veçanti teorisë së ngjyrave.

Johann Wolfgang Goethe do të kish shkëmbyer rimën e vargjeve, ndjeshmërinë e radhëve të prozës, famën e gjithçka që përmblidhte vepra e tij, me suksesin e studimit “Teoria e ngjyrave”, me interesin e përshkimit të një rruge që do ta çonte në qendër të debatit shkencor të epokës. Goethe mendonte e ishte i bindur se kontributi i tij më i madh qe ai ndaj shkencës dhe vepra e tij më e rëndësishme ishte “Teoria e ngjyrave”, nën pohimin se qe i vetmi që njihte disiplinën e ngjyrave. E jo rastësisht në një nga letrat konfidenciale me mikun e tij, poetin Johann Peter Eckermann, do të shprehej: “Nga gjithçka që kam bërë si poet, nuk kam asgjë për t’u mburrur. Kam pasur si bashkëkohorë poetë të mirë, më të mirë kanë jetuar dhe para meje e të tjerë do të vijnë më pas. Por duke qenë i vetmi në shekullin tim që ka parë qartë në këtë shkencë të vështirë të ngjyrave, po, për këtë ia vlen të jesh krenar e jam i vetëdijshëm në të qenit superior ndaj shumë dijetarëve”.

Tema e ngjyrave u bë për Goethen një çështje personale, jo për arsye banale psiko-sociologjike dhe qe jo thjesht një konfirmim e demonstrim shkencor, por kryesisht një teori kuptimi e vërtetësie. Kjo çështje vinte në diskutim atë çka ai ishte, çka ishte vizioni i tij mbi botën. Ngjyra vetë duhej kuptuar globalisht e jo analitikisht, duhej të ishte një fakt pamor vërtetësisht sensual.

“Unë respektoj matematicienët,- shkruan Goethe – … por nuk aprovoj kush kërkon të abuzojë me gjëra që nuk i përkasin fushës së tyre e ku kjo shkencë fisnike bëhet absurde, sikur të ekzistonte vetëm ajo çka mund të demonstrohet matematikisht”.

Punimi i tij është njëkohësisht vepër letrare e shkencore, një studim metodik e i thelluar, që shënoi ndoshta lindjen e një lloji të ri letrar, letërsisë shkencore. Kurioz ndaj gjithçkaje, i hapur me çdo eksperience të re, dashnor i natyrës, i shoqërisë, i artit dhe shkencës e mbi të gjitha armik i paragjykimeve, Goethe dëshiroi të jepte me këtë vepër kontributin e tij të detyrueshëm njerëzor ndaj të panjohurës, saktësisht ndaj asaj çka askush më parë nuk kishte kuptuar për konceptimin e ngjyrës. Teoria e Goethes pati një vazhdim të rëndësishëm për botën e artit, pasi vinte në qendër të fenomenit ngjyrë, njeriun me senset e tij. Ai pati meritën e studimit të mënyrës se si një kontekst modifikon mënyrën e ndjeshmërisë së ngjyrave dhe influencoi filozofë si Wittgenstein, piktorë si Kandinsiki, Klee e Albers.

“Teoria e ngjyrave” e Goethes kundër “Optics” të Newtonit

Teoria e ngjyrave e Goethes publikuar më 1810, qe mbi të gjitha një sulm i hapur ndaj “Optics” të Isaac Newtonit (1672).

Prej vitit 1790 Goethes iu desh të punonte intensivisht plot 20 vjet për të publikuar në Tubinga, më 1810, studimin e tij “Teoria e ngjyrave”. “Farbenlehere” (titulli origjinal), qe frut i një udhëtimi të tij në Itali, ku në kontakt me piktorët e artistët, ndien nevojën për të pasur ide e koncepte të qarta për fenomenin e ngjyrave, shtyrë pa dyshim nga pasioni i tij për pikturën. Ai është i bindur se “ngjyrat si fenomen fizik, duhen studiuar duke u nisur nga natyra, për të arritur më pas në konkluzione që hyjnë në marrëdhënie me artin”. Teoria e ngjyrave të Goethes qe mbi të gjitha një kundërshti e hapur ndaj “Optics” të Isac Newtonit. “Ata që krijojnë me dritën e ngjyrave një dritë unike e thelbësisht të bardhë, janë obskurantistë të vërtetë”, – shkruan ai. Kundërshton me bindje origjinalitetin e dritës së bardhë e vazhdimësinë e sensacioneve kromatike. Ngjyra është padallueshmërisht e lidhur me dritën dhe errësirën, përgjithësisht me të zezën e të bardhën, që së bashku japin ngjyrën gri. Kjo e fundit nuk është as e bardhë e as e zezë, por është në bazë ngjyra që lidh të gjitha ngjyrat e tjera. Drita e ngjyra janë në një raport mjaft të ngushtë, por si njëra dhe tjetra janë frut i gjithë natyrës që shfaqet me sensin e shikimit e filtrohet me anë të eksperiencës sonë. Goethe është i bindur se një ngjyrë e caktuar perceptohet në mënyrë të ndryshme në bazë të sfondit ku ajo gjendet e të ngjyrës që ka pranë. Ai demonstron se si vizioni i ngjyrave është një mënyrë e organizmit e veçanërisht e aparatit shikues, i reagimit ndaj stimujve të ndritshëm që vijnë nga jashtë. Teoria e ngjyrave është e përbërë nga tri pjesë: Didaktike, ku ndalet në studimin e morfologjisë së ngjyrave; historike, me nëntitullin “Material për një histori të teorisë së ngjyrave”, me mjaft informacione për kërkimet e studimet e tij në këtë fushë; polemike, ku kundërshton në mënyrë të ashpër teorinë e ngjyrave të Newtonit e të drejtat e kompetencat e tij për fenomenet kronomatrike. “Newton me eksperimentet e tij, -thotë ai, – kishte kryer një nga gabimet më të dëmshme të shpirtit njerëzor”. Newton, gjeniu i shkencës, me optikën e tij, konsideruar si një nga zbulimet më të mëdha të shekullit, kryqëzohet nga teoria e ngjyrave të Goethes, i fyer mbi të gjitha nga studimi analitik që u bëhej perceptimit të ngjyrave. “Unë respektoj matematicienët, – shkruan Goethe, – … por nuk aprovoj kush kërkon të abuzojë me gjëra që nuk i përkasin fushës së tyre e ku kjo shkencë fisnike bëhet absurde, sikur të ekzistonte vetëm ajo çka mund të demonstrohet matematikisht”. Teoria e ngjyrave e Goethes nuk kishte të bënte as me fizikën e as me matematikën, ai mendonte se një fenomen natyror si ai i ngjyrave, sjellës i emocioneve estetike e emotive, nuk mund të shpjegohet me anë të teorisë shkencore e mekanike të Newtonit.

Më shumë se një shekull para se Goethe të publikonte esenë e tij shkencore, fizikani anglez, Isaac Newton më 1672 demonstron se si drita që e shohim të bardhë, është në të vërtetë e përbërë nga shtatë ngjyrat e spektrit diellor. Në eksperimentin e tij Newton kalon një rreze dritë mbi një prizëm kristali. Rrezja shpërbëhet kështu në shtatë ngjyra të spektrit diellor, duke demonstruar se e bardha është shuma e të gjitha ngjyrave. Një gjë e ngjashme ndodh me ylberin: drita që kalon me anë të pikave të ujit, të përhapura në ajër pas shiut, shpërbëhet në shtatë ngjyrat e spektrit. Eksperimenti i tij sjell këtë shpjegim: objekti që reflekton të gjitha valët e ndriçueshme shfaqet i bardhë, objekti që thith të gjitha valët e pakaptueshme nga syri ynë, është i zi dhe objekti që thith të gjitha valët me përjashtim të njërës, ka ngjyrën korresponduese të kësaj vale të vetme. E bardha është shuma e të gjitha ngjyrave, e zeza është mungesa e tyre, prandaj dhe për mjaft artistë këto dy ngjyra konsiderohen “jongjyra”.

Por, për Goethen, teoria “false” e Newtonit linte jashtë thelbin e ngjyrës, cilësinë e saj, raportin midis dritës e syrit, me të cilin manifestohet ngjyra, lë jashtë botën “shumëngjyrëshe” që na rrethon e që e perceptojmë.

Ngjyrat sipas Goethes

“Farbenlehere” përpiqet të vërtetojë se ngjyrat e bëjnë natyrën përrallore, ireale, bëhen burim i kënaqësisë estetike e në këtë bashkësi ndjenjash “ajo çka duhet të na interesojë më shumë, janë marrëdhëniet e objekteve me njëri-tjetrin”. Sa më aktive është mëndja, aq më shumë mund të lidhim idetë me imazhet e nga kjo krijojmë figurën e një objekti.

“Njerëzit provojnë një kënaqësi të madhe kur shohin ngjyrat, kanë nevojë për ngjyrat si për dritën”.

E verdha: “Është ngjyra më e afërt ndaj dritës… prodhon një shprehje ngrohjeje dhe intimiteti. Për këtë në pikturë përdoret për pjesën e ndriçuar dhe aktive. Ky efekt ngrohtësie perceptohet në mënyrë më të qartë kur vëzhgohet një peizazh nga një xham i verdhë, sidomos në një ditë gri dimri. Syri gjallërohet, zemra zgjerohet, shpirti qetësohet: një ngrohtësi e menjëhershme na përfshin”.

E kuqja: “Një peizazh i ndriçuar mirë, vështruar nga një xham në ngjyrë të purpurt, shfaqet me një dritë të tmerrshme. Është tonaliteti që në Ditën e Gjykimit kërcënon qiellin e tokën. Aksioni i kësaj ngjyrë është i veçantë, ashtu si natyra e saj. Dhuron më shumë një ndjenjë rëndësie e dinjiteti sesa mirësie e harmonie. Dinjiteti i pleqërisë e pasioni i rinisë mund të vishen me të njëjtën ngjyrë. Një ambient me këtë ngjyrë është gjithmonë solemn e shkëlqyes.

E kaltra: “Ndërsa e verdha të drejton gjithmonë nga drita, e kaltra të drejton nga diçka e errët. Kjo ngjyrë ushtron në sy një aksion unik e të papërshkrueshëm. Si ngjyrë është një energji e megjithatë duke u gjendur në anën negative, në qartësinë maksimale, nuk është aspak eksituese. Një kontradiktë e përbërë nga eksitimi e paqja. Siç tërhiqemi nga një objekt i pëlqyeshëm që na fshihet, ashtu shikojmë dëshirueshëm të kaltrën, e jo sepse na ngacmon, por sepse në vetvete na tërheq. Një xham i kaltër i shfaq objektet në një dritë të trishtuar. Dhomat e mobiluara me këtë ngjyrë shfaqen më të mëdha e të gjera, por në të vërtetë janë boshe e të ftohta”.

Jeshilja: “Nën këtë ngjyrë syri ynë gjen një kënaqësi autentike. Syri e shpirti pushojnë si mbi diçka të thjeshtë. Nuk dëshirohet e as nuk mund të shkohet më tej. Prandaj dhe jeshilja është ngjyra që zakonisht zgjidhet për tapicerinë e dhomës së ndenjes”.

Lamtumire Liz…

Lamtumire Liz… ylli i fundit i epokes se arte te Hollywood-it

Elizabeth  Rosemond Taylor 27 shkurt 1932- 23 mars 2011

 

Thenie nga Liz Taylor

“Kupton se kush jane miqte e tu te vertete vecse kur je e perfshire ne nje skandal”

 “Une kam trupin e nje gruaje e emocionet e nje vajze”

 “Grate e medha kane nevoje per diamante te medhenj”

“Kam fjetur vec me burrat me te cilet jam martuar. Sa gra mund ta deklarojne kete?”

 “Suksesi eshte nje deodorant i shkelqyeshem. Largon tutje te gjithe ererat e meparshme e te keqija.”

Kopshti Islamik: Përrallë? Ëndërr? Iluzion?

 

Alba Kepi

Histori

Kopshti i një banese, ku tradita myslimane ka ruajtur respektueshëm rregullat islamike

Në Kuran, kopshti është metafora e Parajsës, një vend kënaqësie, një vend prehje, meditimi, strehimi. Zoti e adhuron atmosferën e kopshtit, është një formë arti për të shprehur bukurinë shpirtërore, duke realizuar veprën personale të pëlqyeshme ndaj perëndisë.

Muret e larta shumë kërkojnë të prekin qiellin e të drejtojnë në zhurmën e një porte që hapet. Para këmbëve shtrihet një mozaik i rregullt ngjyrash e formash që hap pas hapi ndryshon materialin e tij, nis me minikuadrate mermeri, guri, porcelani, tjegulle, balte, vazhdon me sfera gjethesh e lulesh të njoma, shpërthen në kone nuancash trasgresive, kacavirret me trëndafila, jaseminë, limona, portokalle, me drunj pemësh e bimësh aromatike e pushon buzët mbi ujin e një shatërvani o në pellgun e një çezme. Statujat anash tyre joshin e nisin përsëri lojën abstrakte të formave gjeometrike si mbi një qilim persian, derisa pamja e një shtëpie me ngjyra të hapura të fton të harrosh një çast vendin ku ece pak më parë.

Përrallë? Ëndërr? Iluzion? Thjesht kopshti i një banese, ku tradita myslimane ka ruajtur respektueshëm rregullat islamike të arkitekturës shtëpiake.

Një peizazh të tillë gjen ende sot në vendet Arabike, në Damask, Siri, Spanjë, në vendbanimet myslimane indiane, por dhe në vendet e Afrikës Veriore si në Egjipt, Marok, Tunizi. Nga oazet e shkretëtirës, në kopshtet luksoze të pallateve mbretërore, por dhe në shtëpitë e thjeshta, kopshti islamik ka shënuar çmueshëm epokën e tij. Bukuria e një shtëpie myslimane varet nga kopshti para saj, simboli i parajsës së përjetshme, i bashkimit të hyjnores me tokësoren. “Atëherë ata do të pushojnë në një kopsht, ulur mbi frone, njëri përballë tjetrit. Përreth tyre do të shëtisin të rinj të përjetshëm me kupa vere të kthjellët në duar e me fruta për çdo shije që do të duan të zgjedhin. Do të kenë bukurinë e syve të mëdhenj të zinj, të ngjashme me bukurinë e perlave të fshehura. Ky do të jetë shpërblimi për veprat e tyre. Nuk do të dëgjojnë më fjalime mendjelehta e as fjalë mëkatare. Vetëm një fjalë atëherë do të dëgjohet: Paqe”. Kështu përshkruhet “Ngjarja e pashmangshme”, në suren 56 të Kuranit. E ngjarja e pashmangshme është gjykimi i Zotit për veprat që ka kryer njeriu e pushimi i tij i përjetshëm në kopshtin e Allahut, për të cilin është vepruar gjatë gjithë jetës.

 I konsideruar në Kuran si metafora e Parajsës, Xheneti, vendi i kënaqësive, i mrekullive ku arrihet lumturia e të gjitha senseve, kopshti islamik prezantohet me një karakter të fortë simbolizmi, duke pasur një vend qendror në kulturën e artin mysliman. Njohës qysh në antikitet të matematikës, gjeometrisë, shkencës, artistë e ekspertë të natyrës, popujt myslimanë aplikuan në arkitekturën e kopshtit rregullat e rrepta gjeometrike dhe përpunuan një impiant dekorativ të pakrahasueshëm me kulturat e tjera. Tradita islamike kultivon në idenë e kopshtit një premtim që duhet të mbahet vath në vesh mbi tokë, është kopshti i premtuar nga Zoti për të gjithë të drejtët, dhuratë për punën e tyre. Kopshti islamik ka si model Parajsën e Kuranit, Xhenetin, një model estetik, moral me një thirrje intelektuale: vendi i krijuar nga Allahu për të shpërblyer të bekuarit me kënaqësitë sublime të sensit.

Kopshti islamik është simboli i Parajsës, pasi natyra ishte “vendi i frikshëm” i prezantuar nga shkretëtira, ku mungesa e ujit dhe e vegjetacionit çonte në mungesën e jetës.

Nën shije dekoruese ky kopsht ka një formë gjeometrike drejtkëndëshe me një perimetër që kufizohet nga mure të larta. Është vendi më i privilegjuar i banesës dhe ndahet në katër pjesë, që përfaqësojnë simbolikisht zjarrin, ujin, ajrin e tokën, të linjëzuara me kanale uji në kryqëzimin e të cilëve ngrihet një shatërvan apo një çezmë. Nën rregullin klasik roman arkitektura myslimane ruajti të patundur formën e një drejtkëndëshi gjeometrik, duke e veshur me një shije të fortë dekoruese, me ngjyra e aroma të shumëllojshme, në kërkim të krijimit të një parajse hyjnore mbi tokë, frymëzuar nga libri i shenjtë i Kuranit. Ja si shkruhet në suren XLVII, 15: “… përshkrimi i kopshtit që u është premtuar më të mirëve është ky: do të ketë lumenj uji të pakorruptueshëm, lumenj qumështi me shije të pandryshueshme, lumenj verash të shijshme për ata që pinë e lumenj mjalti të pastër. Dhe atje ata do të gëzojnë çdo frut dhe faljen e Zotit”.

Tradita islamike gjatë kohërave i ka krijuar kopshtet si hapësira rregulli e qartësie, për t’u soditur e medituar, që pafajësisht të drejtojnë në një spekulim që nuk tenton të rebelohet, por i dorëzohet kënaqësisë shpirtërore deri në gjetjen e asaj sensuale në jetën e përtejme.

Arkitektura islamike nuk ka lejuar që ndërtesa të sundojë mbi ambientin natyror, por ka synuar harmonizimin e njërës me tjetrën me anë të një elementi që përgjithësisht i lidh ato e që është baza e artit islamik në të gjitha format shprehëse: dekorimi (gjeometrik, kaligrafik e floreal). Kopshti është projektuar me vëmendje plastiko-dekorative, plot me vlera simbolike, ku mund të shtohen njohuritë në fushën e botanikës të zbatuara profesionalisht në realizimin e kompozimeve të mrekullueshme. Ndarja e kopshtit në katër pjesë të interpretuar nga simbolizmi antik me katër elementet: zjarrin, tokën ajrin e ujin, është i njohur që në Persinë Antike, vendi ku lind e mori formë kopshti islamik, si p.sh. kopshti i Pasagardes i dëshiruar nga Ciro në shek. VI p.e.s. Tipologjia e kopshtit rrethuar nga një hapësirë e mbyllur e me ujin që rrjedh deri në qendër. gjendet si në banesat private. ashtu dhe në hotelet, xhamitë, medresetë, pazaret. Duke filluar nga shekulli i XVII edhe në Evropë janë krijuar kopshte islamike, si në Spanjë nga Sevilja në Kordoba e deri në Granada, por dhe Itali në Sicili, e cila përvetësoi teknikat e shijen shprehëse islamike për dekorimin e ndërtesave, duke kërkuar ndihmën e profesionistëve myslimanë.

Në Kuran, kopshti është metafora e Parajsës, një vend kënaqësie e një vend strehimi nga çdo frikë. Zoti e adhuron bukurinë e kopshtit, është një formë arti që kryen veprën tënde të pëlqyeshme ndaj perëndisë.

Surja 3,133: “Konkurroni për faljen e Perëndisë, për një Xhenet të madh sa qielli e toka, i përgatitur për të devotshmit, që në kohë të mira e të këqija dominojnë zemërimin e tyre e falin të tjerët, Zoti i do bamirësit”. Kopshti islamik është para së gjithash një dekorim gjeometrik formash që ndjekin një renditje të rregullt e strikte artistike e madje edhe emri kopsht – në gjuhën arabe ‘rawda’ – është një sinonim i fjalës matematikë.

Arti është pasqyra e një kulture, shpreh konceptin e saj mbi botën e arti islamik në veçanti është ndoshta forma më e lehtë e një qytetërimi kompleks e shpesh i largët për ata që nuk e njohin mirë. Vëzhgimi e soditja janë pikëgjetjet e tij thelbësore, krijon kufirin midis një materiali që humbet peshën e një tjetri që zhduket, format gjeometrikisht abstrakte me njësitë e vogla që së bashku formojnë një të vetme. Dyshemeja e kopshtit zhvillon një karakter unik, me një numër të përsëritshëm formash të thjeshta që gërshetohen mes tyre, figura gjeometrike komplekse, motive floreale, arabeske e kaligrafike që të shënojnë ndjenjë e përsëritjesh së përjetshme. Dekorimi vegjetal krijon një ritëm të pandërprerë, një gjelbërim ireal, një lëvizje pa fund, një karakteristikë fortësisht e kushtëzuar nga ritmi, ky i fundit një prani konstante në tërë artin islamik, nga arkitektura tek poezia e muzika.

Kopshti reflekton marrëdhënien e veçantë të njeriut me natyrën, kur këto të dy janë në kontakt, mund të krijohet si harmonia ashtu dhe grindja që mund të shpërthejë në konflikt. Konceptimi i kopshtit është një formë arti e për botën myslimane është provimi paraprak i parajsës së përjetshme. Ai nuk i hapet botës së jashtme nga e cila izolohet me mure, organizohet rreth një qendre ku gjendet një çezmë-shatërvan apo një vend pushimi për mendimin. Uji është elementi tij më i rëndësishëm, pasi është në një ndryshim të vazhdueshëm, është i pranishëm në çdo hapësirë, sjell jetë e shfaqet në forma të ndryshme si çezmë, shatërvan, ujëvarë, kanal, mulli etj. Dielli është burimi i çdo ekzistence e drita bën të dukshme gjithçka. Perceptimi i lojës së dritëhijes, kontrastit të tyre, i pranishëm përherë në një kopsht të tillë, ka një rëndësi të veçantë. Kopshti islamik shfaqet si një botë në miniaturë, një riprezantim global i universit, një riprodhim i rendit të botës. Pastërtia e perfeksioni i simetrisë janë elementet zgjedhëse e të nevojshme për të vënë nën kontrast gabimet e njeriut. Surja 7: “Hyni në kopshtin e Zotit. Atje do të mbroheni nga çdo frikë e goditje. Kush ka besuar e ka bërë mirë, do t’i gëzohet këtij kopshti, Xhenetit”.

Përshkrime kopshtesh të mrekullueshme, me bukuri hyjnore e ambiente magjike, gjejmë edhe në letërsinë myslimane. Në një nga prodhimet letrare më të njohura, siç është përmbledhja “Një mijë e një net” gjendet përralla e Nuredinit e Miriamit (Nur-al-Din e Maryam), shitësja e rripave. Nur-al-Din ftohet me disa miq në një kopsht, mjaft të veçantë, gjë që i mbetet thellë në mëndje. Ja si e përshkruan ai: “Ishte një kopsht ku kishte çfarë të dëshironte shpirti. Kishte një konstruksion të ngurtë rrethuar nga mure të larta. Kishte një hajat që i ngjante portës qiellore të Parajsës e portieri i saj quhej Ridvan. Kopshti kishte të gjitha llojet e frutave, shkurreve romantike, perimeve e bimëve si jasemin, livandë, piper, të gjitha llojet e trëndafilave… ishte një kopsht i paparë me aspektin e një cope të parajsës, ku kush hynte, dilte i fortë si luan”. Nur-al-Dini me miqtë pasi shëtisin në këtë vend të mrekullueshëm, braktisen duke u argëtuar nën kënaqësitë e shpirtit e mëkatit, në bankete e festa me vajza. Kënaqësitë e kësaj eksperience bëhen dëshira e tyre në jetë, gjë që e vë një provë shumë të vështirë që përcakton dhe historinë me Mariam, shitësen e rripave.

Kopshti, Xheneti – Parajsa e Kuranit është një element shprehës i artit islamik, që, siç shkruan historiani Talbot Rice: “… ka një stil të përkryer e të përcaktuar, një repertor dekorativ të plotë, me mënyra arkitektonike të specifikuara e të integruara në një ideal, në një besim. Arti islamik dëshmon më shumë përmbajtje në kohë sesa në hapësirë”.

Një demonstrim unik i bukurisë së kopshteve islamike janë ato në Pallatin Generalife, rezidenca verore e sulltanit Nasrid të Granatës. Për mjaft studiues konsiderohej si shembujt e parë e më të rëndësishëm të kopshteve mesjetare të gadishullit Iberik, e sot pasuri e UNESCO-s.

Po nën mbrojtjen e pasuri e UNESCO-s janë dhe kopshtet Alhambra, përreth kompleksit rezidencial spanjoll në Granadë, madje e nominuar midis 21 kandidatëve finalistë si një prej shtatë mrekullive të botës.

E kuqja

Alba Kepi

Sfilatat e modes ne te gjithe boten jane mbuluar nga e kuqja. Firmat me te njohur “haute couture”  e kane zgjedhur  si mbreteresha e ngjyrave per vitin 2011. E kuqja nuk duhet te mungoj  kurre ne garderoben e cdokujt, femer o mashkull qofte. E kuqja josh, argeton, gezon, ironizon, mikepritet, ngroh, por dhe tremb, ndalon, intrigon, ngaterron, urren e dashuron.

E kuqja ne veshje eshte nje stil i guximshem e mjafton shume pak per t’u kthyer ne banalitet.

Per syrin njerezor e kuqja ka frekuencen me minore nga cdo ngjyre tjeter me konseguencen e nje shperndarje vale nga me te gjatat e cdo ngjyre vizive : 630-760 nanometro.

E kuqja e mbremjes i ve flaken nje mali“- Jack London

Do te ujis trendafilat me lotet e mi vec per te ndjere dhimbjen e gjembave e puthjen e kuqe te petaleve te tyre“- Gabriel Garcia Marquez

“E kuqja eshte nje nga ngjyrat me te forta. Eshte si zjarri qe godet syrin. Besoj se kjo eshte arsyeja qe semaforet jane te kuq, ashtu si dhe sinjalet e stopeve. Perdor gjithmone te kuqen ne veprat e mia“- (Keith Haring)

 

 

“U shfaqe ne dere me nje fustan te kuq per te thene se je zjarr e konsumon”- Ungaretti

“Kur nuk kam me ngjyre blu perdor te kuqen”- (Pikaso)

Art e çmenduri!

Alba Kepi

“Arti ka nevojë o për vetminë, o për mizerien, o për pasionin. Eshte një lule shkëmbi që kërkon erën e fortë e terrenin e ashpër”-shkruan Alexandër Dumas.

Në historinë e artit nuk janë të pakët emrat e artistëve që të konsideruar gjeni në shprehite e tyre krijuese, kanë kaluar një pjesë të jetës në klinika psikiatrike e në raste eskstreme me nje fund dramatik të ekzistencës së tyre.  

Eshtë një fill që i lidh këta artistë; gjenialiteti i forcës së tyre krijuese e ndjeshmëria e vecantë ndaj ekzistencës e problematikës njerëzore. Si rrjedh e krizave të thellave që personaliteti i secilit shfaqi u zbuluan aspektet më originale, më geniale, më unike të shpirtit të tyre krijues, magjia e të cilave ka mbushur faqet e Historisë së Artit.

 Ekzistojnë artistë që pikturojnë atë c’ka shohin, të tjerë pikturojnë atë c’ka kujtojnë e të tjere akoma atë c’ka imagjinojnë. T’i afrohesh një vepre arti, ta shikosh atë, vëzhgosh, perceptosh, kuptosh apo ta vlerësosh implikon përfshirjen e mjaft strukturave cerebrale e aktivizimin e një sërë mekanizmash specifik që nisen nga funksionet bazë të perceptimeve vizive e deri në eksperiencën estetike e emocionale. Stimujt viziv, real apo të evokuar nga memoria që kanë eksituar sistemin nervoz të artistit në momentin e krijimit të veprës së artit, e të transformuar nga dora e tij në ngjyra e forma, stimulojnë dhe sistemin nervor të cilitdo që e observon. Vepra e artit duhet të ndez në trurin e vëzhguesit pothuajse  të njëta ndjenja e emocione  të pranishme dikur në trurin e artistit. “

“Vepra e artit është gjithnjë një konfesion”- thotë kritiku italian Umberto Ecco. E një vepër arti lind pikërisht nga kombinimi i asaj c’ka artisti thith vizivisht dhe e interpreton në castin që i komunikohet nga bota e jashtme. Në romanticizëm artistët shprehen ndjenjat e tyre, emocionet duke i dhënë fund përdorimit të artit si një frymëzim nga bota antike e fetare. Qe ky momenti kur figura e tyre u kthye në atë të një individi vecanërisht të ndjeshëm, në limit me cmëndurinë, që në art gjen mënyrën shprehëse të një bote fantastike e iracionale  e cila i lejon të evitoj pikëisht këtë cmënduri. Nis keshtu krahasimi i gjenialitetit me cmëndurinë, shumë artistë në personalitetin e tyre original gjejnë në art një kanal shprehës të pazëvendësueshëm për ekzistencën e tyre komunikuese e “cliruese” të atij materiali psikologjik të lëmshëzuar, ecentrik e misterioz që qënia e tyre përmban. Ekziston tek artisti që kanë nevojë për të shprehur një botë të ndryshme nga ajo që jetojmë, një dëshirë për të pushtuar horizonte të pakufishme. Në imagjinatën kolektive artisti shpesh zë vendin e një personi jo te zakonshëm, iracional në një kufi ekstremisht të hollë me të cmendurin. Në historinë e artit nuk janë të pakët emrat e artistëve që të konsideruar gjeni ne krijmtarine e tyre shprehëse, kanë kaluar një pjesë të jetës në klinika psikiatrike e në raste eskstreme me nje fund dramatik të ekzistencës së tyre. Disa prej piktorëve të mëdhenj vuanin nga semundje mendore të rënda si skizofrenia e sintoma maniako-depresive.

A është e mundur të shikohet tek cmenduria origjina e gjeniut? Apo gjeniu për tu manifestuar duhet të ketë forcën e cmëndurisë? Cmënduria shpesh është konsideruar në raport të ngushtë me artin, pasi ky i fundit në variantet e tij sidomos për atë që nuk është ekspert mund të shfaqet pak i kuptueshëm e deri në limitin e mos konsiderimit  të tij si art.

Shembulli më ekstrem e më i njohur në lidhjen e artit me cmëndurinë është Vincent Van Gogh (1853-1890). Ekziston një leteraturë e larmishme psikologjike që e shjellin këtë artist një talent të fshehur , misterioz , kompleks, inkoshient për jeten e tij materiale e plotësisht i kthjellët në art. Natyra e sëmundjes së Van Gogh manifestohet para moshës tridhjetë vjecare e u bë objekt i nje sërë rikonstruksionesh e interpretimesh diagnostike te ngritura mbi bazën e një sërë letrash që ky artist i dërgonte vellait te tij Theo. Ne shume prej tyre Van Gogh e pershkuan vetveten si një “të cmendur epileptik…” . Si mjaft artiste të asaj epoke (Manet, Degas, Toulouse-Lautrec), ai bëhet dhe frekuentues i një pije alkolike “assenzio”(perzierja e nje perqindje te madhe alkoli me Artemisia absinthium), absolutisht toksike e mjaft popullore në Francën e asaj epoke. Miku i Van Gogh piktori Paul Signac, e përshkruan kështu një nga episodet e momenteve te fundit të jetës së këtij artisti “…tërë ditën më kish folur per pikturen, letërsinë e socializmin, në darkë ishte pak i lodhur e donte të pinte tërë esencën e trementinës (vaj i përdorur në pikturë) që ndodhej mbi tavolinën e dhomës së tij”.

Bota artistike po  i kushton një vëmëndje të vecantë lajmit të ardhur pak kohë më parë nga jeta e Van Gogh, i cili vë ne pikëpyetje legjendën sipas të cilës Vincent në një moment cmendurie pret veshin e tij të majtë pasi i prishte profilin e një autoporteti që po realizonte,  më pas veshin e prerë ia dhuron një prostitute që frekuentonte. Deri më sot gjithë bota i ka besuar këtij versionin, por që pikërisht këto ditë është hedhur poshtë nga dy studiues gjermanw Hans Kaufmann e Rita Wildegans. Këta të fundit pas nje analize të detajuar historike të ngjarjes, kanë arritur të vertëtojnë se qe pikërisht miku i tij piktori francez Paul Gauguin, i cili ia këput veshin me goditjen e  nje shpate. Në esenë e tyre të titulluar “Veshi i Van Gogut e pakti i heshtjes“ me anë të dokumentacionit të asaj kohe, studiuesit gjermanë mundohen të vertetojnw se dy piktorët janë grindur o per cështje arti o për një grua, duke i cuar në një duel të hapur që perfundon me prerjen e veshit te Van Gogh-ut e me arratisjen e Paul Gauguin. Mosdenoncimi i Gauguin nga miku i tij është quajtur nga dy studiuesit “pakti i heshjtes” , vërtetësia e të cilit lëkundet nga dokumentacioni i spitalit psikiatrik San Remy, ku piktori hollandez u shtrua e sipas verbaleve të doktor Peyron veshin e majte Vincent Van Gogh-u e kish prere me duart e tij. Po t’i besojmë kësaj hipoteze , pra versionit legjendar te ngjarjes, veshi i prerë si sakrificë e një perfeksioni artistik është vetëm frut i një cmendurie depresive në art. Autoporteti i tij i vitit 1898 me kokën e fashuar në veshin e majtë vetëm pak muaj para se të vetëvritej është dëshmitar i depresionin të thellë që po kalonte piktori hollandez. Ky gjest qe sintoma e një cmendurie fillestare e që aq shumë është folur e shkruar.

Edvard Munch (1863-1944), piktori norvegjez me veprën e tij të famshme “Ulërima” duket sikur do të shpalos ankthin me origjinë patalogjike që qwnia e tij përmban. Fjalët e  mëposhtme të shkruara nga Munch për të përshkruar këtë pikturw japin idenë e atij sensazioni të fortë që ky artist ka provuar teksa realizonte veprën.

“… një ditë po kaloja në nje shteg, nga njëra anë qe qyteti e nga ana tjetër një fjord, isha i lodhur, i sëmurë. Ndaloj e shikoj nga larg fjorden, dielli po perëndonte e retë ishin lyer me një të kuqe gjaku, ndjej se ulërima po kapërcente natyrën , madje e dëgjoj. Pikturoj këtw kuadër, pikturoj retë si një gjak i vërtetë. Ngjyrat po ulërinin…”.

Kjo pikture është pjesë e një sërë veprash të titulluara nga vetë autori si “zbukurimet e jetës” e prezanton qëllimin kryesor funksional të veprës së tij: vepra duhet të reagojë në shpirtin e kujtdo qe e vëzhgon, pasi është shprehje direkte e shpirtit të atij që e krijoi.

Krijmtaria e Munch pohon kritikën e tij mbi problematikën e jetës e të vdekjes. I influencuar nga filozofi Nietzche e shkrimtari Strindberg ai pati një vizion pesimist mbi shoqërinë e botën e “Ulërima” kthehet në simbol të preokupimeve, turbullimeve angoshante të një shekulli të tërë. Mbi veprën e tij më te famshme Munch do te shprehej “… vëtëm një i cmëndur mund ta pikturonte…”.

Francisco Goya (1746-1828) vuante nga enceofalotopia e ardhur si rrjedhë e infektimit nga plumbi, element i pranishëm në pigmentet e ngjyrave të asaj epoke, gjë që i provokon një shurdhim e një alternim të personalitetit. Kjo sëmundje pengon cdo aktivitet të tij duke i shkaktuar një depresion tw thellë. Inkube figurash popullojnë veprat e tij. Një nga më shprehëset e problematikës psikologjike të Goya-s është “Crono (figurë mitologjike greke) ha fëmijët e tij”. Goya pikturon këtë monstër me ngjyra të errëta gri e në trupin e femijës spikat ngjyra e kuqe e gjakut. Skena terrorizuese është shprehje e një atmosfere të tmerrshme.

Deformimet e fytyrave, pamjet e frikësuara , nervoze u bënë shprehje të sëmundjes nervore të piktorit belg James Ensor (1860-1949). Veprat e këtij artisti mbushen me figura të tilla për të arritur kulmin në veprën e konsideruar dhe si kryevepra e tin “Hyrja e Krishtit në Bruksel”. Figurat e cuditshme të kësaj pikture mund të jenë frut i vizioneve të tij që në të njëjtën kohe të japin impresionin e një fuqie mbinatyrale. Dhe  një herë tjetër kufiri i problematikës patologjike midis realitetit e iluzionit shuhet duke u bërë gjithnjë e më i padukshëm.

 Depresioni në të cilin ra Michelangelo (1475-1564) qe me origjinë psiqike. Në veprën e tij “Gjykim universal” duke pikturuar fytyrën e San Bartolemeut që i demostron gjykatësit thikën e tij, artisti nuk bën gjë tjetwr vecse sjell një autoportret të dhimbshëm të tij.

Emblema e gjeniu të mallkuar të shekullit të kaluar Jackson Pollock kalon gjithë jetën e tij në rrugën e shkatërrimit, mbi njw parabol ekstreme të konsumuar nga alkoli e psikoilacet me kulmin në njw aksident rrugor më 1956 e që i merr jetën vetem nw moshwn 44 vjecare. Jackson Pollock formohet  si artistë në Art Students Legaue të New Yorkut. Embrioni i gjeniut ishte i mbjellur mirë, por rruga e famës ishte e penguar nga problemet e vazhdueshme me alkolin e që pwrpiqej ti zgjidhte me kurime mjeksore te pafundme. Mbretëresha e skenës artistike të New Yorkut trashëgimtarja e pasur Peggy Guggenheim teksa vezhgon veprat e tij do të shprehej “…ky njeri ka preobleme serioze , e sigurisht qe piktura nuk është një nga ato”.

Louis Wain , artisti që pikturonte macet. Ai konsiderohej nje subjekt i cuditshëm e në të njëjtën kohe mjaft tërheqës, ecentrik, i dhunshëm e agresiv deri në shtrimin e tij në Mental Hospital të Sprigfieldit. Me kalimin e kohës Wain bëhet gjithnjë e më shumë psikopatiko por vazhdon të pikturojë kryevepra.

Francio Bacon (1909-1992) “…jam bërë piktor për të qënë i dashur nga të tjerët…” deklaron ai dy muaj para se të vdiste. Homosesksualiteti i tij i papranuar nga familja, vuatja në një lidhje dashurie mazokiste c’orientuan mjaft ekulibrin e tij psikologjik. Forma të deformuara trupash, fytyrash, shprehje të dhimbshme , torturuese, abstrakte karakterizonin figurat e veprave të tij , të paarritshme në origjinalitet e në mjeshtëri stili.

 

Jean Michel Basquiant (1960-1988). Një ekzistencë e shkurtër jete me intesitetin  e një rinie të turbulltë, me shqetësime psiqike , me problematikën e një të droguari. Keto cuan në shfrytezimin maksimal të veprës së tij nga merkata e artit e nga idhulli i tij Andy Warhol. Pas makinës së fuqishme të marketingut merr fund historia e një personaliteti në konflikt të përhershëm e të thellë me vetveten, me problemet e identitetit të një djali që lufton me fantazmat e origjinës së tij afroamerikane e me hijet e miqësisw së tij me Andy Warhol. Basquiant u bë shprehja e një momenti historik të merkatës së artit e simboli i nië boom-i ekonomik të saj.

 Mark Rothko. (1903-1970) “…e pranova këtë detyrë si një sfidë, i armatosur me tërë keqësinë e duke shpresuar të pikturojë dicka që prish oreksin e cdo biri kurve qe hyn në ate sallë për të ngrënë…”- do të shprehej ai duke ia dedikuar këto rreshta pasnikëve bastard të New Yorkut.Vuajtja ndaj një bote që nuk njihte e thelloi gjëndjen e tij depressive që arriti kulmin me vetvrasjen në studion e tij të New Yorkut.

 E  lista do të vazhdonte me emra te tillë si Joseph Beuys Gustave Klimt ,Lorenzo Viani, Ernst Ludwig Kirchner, Sandro Botticelli, Meret Oppenheim ,Boccioni, etj.

 Eshtë një fill që i lidh kwta artistë, gjenialiteti i forcës së tyre krijuese e ndjeshmëria e vecantë ndaj ekzistencës e problematikës njerëzore. Si rrjedh e krizave të thellave që personaliteti i secilit shfaqi u zbuluan aspektet më originale, më geniale, më unike të shpirtit tw tyre krijues, magjia e tw cIlave ka mbushur faqet e Historisw sw Artit.

 

 “Artisti është krijuesi i gjërave të bukura…. Të zbulosh artin pa zbuluar artistin është fundi i i artit –shkruan OscaR Wilde. Shkrirja e artit me cmëndurinë është një funksion tërësisht I pranueshëm në të gjitha disiplinat e tij.

 

publikuar Gaz. Standard 2009

Letra e Lumturise

Alba Kepi

Çfarë është lumturia?

Një psikolog do të përgjgjet: Është një emocion, një ndjenjë, është kërkimi i një gjendjeje mirëqënie emotive. Teologu do ta prezantojë në linjë të plotë me misionin e tij shpirtëror e fetar: Vizioni ndaj Zotit. Një politikan do ta analizojë si një vlerë të ligjëruar në kushtetutë. Biologu e konsideron vlerësimin e një nevojshmërie biologjike individuale. Për ekonomistin është koncepti bazë i lindjes së ekonomisë moderne. Shkrimtari do t`ia kërkojë frymëzimit të tij, ndërsa lexuesi e citon nga rreshtat e autorëve të preferuar.

Lumturi do të thotë: të jesh, të presësh, të kesh, të ndërtosh, të zotërosh, të arrish e përkufizuar në fjalorët e gjuhëve të botës si ajo ndjenjë pozitive e shpirtit, ku kënaqen të gjitha dëshirat. Lumturia ishte, është, do të vijë. Lumturia është kohore ashtu si vetë jeta. Lumturia është e paqëndrueshme e paqartë (Omnis instabilis et incerta felicitas est)- thotë Seneka.

“Ndjehem i lumtur” -tha dikush, ndërsa të gjithë rreth tij reaguan ndryshe; dikush i tundi kokën për të thënë se nuk do zgjasë shumë; një tjetër me kurajo i pohoi vetes se ai nuk ishte, por dikur kish qenë; të tjerë u kujtuan të pyesin se a ndjehen të lumtur?

Deklarata Universale e Virgjinias më 1776 e proklamon lumturinë një të drejtë humane universale. Ekonomistët të frymëzuar nga psikologët e sociologët e kthyen në objekt të shkencës së tyre dhe manuale të përbashkëta lumturie mbushën e mbushin rafte librarish.

Shoqëria e sotme e konsumit dhe e teknologisë konfeksionon modele lumturie, që vështirësisht e identifikojnë veten. Kërkojmë lumturinë e asaj ç’ka të tjerët ofrojnë për ne dhe harrojmë ç’ka ne duam t’i ofrojmë vetes.

“Ndjehem i lumtur”- tha dikush, duke treguar se pas vitesh kish mundur të pijë një gotë verë me babanë e tij.

“Ndjehem i lumtur”- pohoi një tjetër, duke treguar fotografinë e djalit mbyllur në xhepin e një portofoli; “Ndjehem i lumtur”-u dëgjua thirrja e dikujt, duke lexuar emrin e tij mbi reklamat e rrugëve;

“Ndjehem i lumtur”, shkruante mbi një letër dashuria e parë;

“Ndjehem i lumtur”, shprehnin sytë e një pacienti pas mbarimit të operacionit;

“Ndjehem i lumtur”, e lista nuk do kish fund; “Ndjehem i lumtur” – e rëndësishme është se të dish të ndjehesh.

Lumturia është një kërkim i vazhdueshëm ndaj vetes, një studim personal i të qënit “unë”.

Në këtë botë të mbingarkuar në gjithçka, të ngatërrruar nga ne vetë, kuptimi filozofik antik i filozofisë nuk ka humbur aktualitetin e tij. Na e mëson filozofi grek Epikurio (341 p.e.s -271 p.e.s) themeluesi i shkollës më të madhe filozofike helenistike e romane, si dhe krijuesi i doktrinës së Epikuerizmit. Mbi 2300 vjet më parë ai na ofroi guidën drejt rrugës së lumturisë e mbi të cilën prej shekujsh teorizohen politika sociale, ekonomike, humane.  Është letra drejtuar Menekeo-s e njohur si “Letra e lumturisë” e ku përballon temat kryesore të filozofisë së tij etike por dhe metafizike, siç është vdekja.

Letra e lumturisë

Filozofi grek Epikuri i shkruan Menekeo-s

Menekeo

Kurrë nuk je shumë i ri ose shumë i vjetër për të njohur lumturinë. Në çfarëdo moshe është bukur t’i kushtohesh mirëqënies së shpirtit tënd. Kush mendon, se akoma nuk ka ardhur momenti për t’ju dedikuar gjetjes së saj apo ndoshta është tepër vonë, është sikur të thoshte se ende nuk është momenti për të qënë i lumtur apo se tashmë i ka kaluar mosha. E pra si në rini dhe në pleqëri është e drejtë, që ne t’i dedikohemi njohjes së lumturisë. Kjo bëhet, për t’u ndjerë gjithmonë të rinj kur do kemi shumë vite mbi kurriz, falë kujtimit të një lumturie të shkuar dhe në rini, të forcuar nën petkun e saj në gatishmëri për të mos iu frikësuar së ardhmes. Le të përpiqemi atëherë të njohim gjërat që bëjnë lumturinë, pasi kur është ajo, ne kemi gjithcka, në të kundërt bëjmë gjithçka për ta zotëruar. Praktiko e medito gjërat që gjithmonë të kam rekomanduar: janë thelbësore për një jetë të lumtur.

Para së gjithash konsidero të përjetshme e të lumtur thelbin e materies hyjnore, siç sugjeron kuptimi natyror i hyjnisë. Mos i atribo hyjnisë asgjë, që është e ndryshme nga jetësorja, o e kundërt nga gjithçka që është e lumtur, shiko gjithmonë tek ajo gjendjen jetësore të lidhur me lumturinë. Perënditë ekzistojnë e kjo është e qartë për të gjithë, por jo ashtu siç besojnë njerëzit e zakonshëm, gjë që ka çuar te tradhëtimi i kuptimit të natyrshëm të saj. Prandaj nuk është jofetare kush refuzon besimin popullor, por kush i atribuon hyjnisë gjykimet popullore. Këto vlerësime, që nuk arsyetojnë kuptimet e trashëguara, natyrore, janë opinione false. Sipas mënyrës se si i mendojmë perënditë, mund të na vijnë nga to vuajtjet më të mëdha, por dhe të mirat më të mrekullueshme. Por ne e dimë se perënditë janë perfeksionisht të lumtura, rinjohin llojet e ngjashme me to e kush nuk është i tillë, e konsiderojnë të huaj.

Të mësuar duke menduar se vdekja nuk është asgjë për ne, nga momenti kur gëzimi e vuajtja janë së bashku pjesë e ndjenjës, vdekja nuk gjë tjetër, veçse mungesa e ndjenjës. Ndërgjegja e saktë se vdekja nuk nënkupton asgjë për ne, bën të këndshëm vdekjen e jetës, pa kurthin e kohës së pafundme shtyrë nga dëshira për përjetësi. Nuk ka asgjë të tmerrshme në jetë për atë që vërtet di, se nuk ka pse t’i frikësohet mbarimit të jetës. Prandaj është marrëzi pretendimi i kujtdo që thotë, se ka frikë nga vdekja, jo sepse ardhja e saj do ta bëjë të vuajë, por sepse pritja e tij do të marrë fund. Ajo ç’ka është e pranishme nuk na turbullon, vetëm pritja na bën të çmendemi. Vdekja, e keqja më e madhe e të gjitha të këqijave, nuk ekziston për ne. Kur ne jetojmë vdekja nuk është aty, kur ajo është, ne nuk jemi. Nuk është asgjë as për të gjallët e as për të vdekurit. Për të gjallët nuk është e të vdekurit nuk janë më. Ndërsa njerëzit i largohen vdekjes si e keqja më e madhe, apo e kërkojnë si pushim të të këqija që po jetojnë, njeriut që është vërtet i urtë nuk i vjen keq të jetojë, ashtu siç nuk ka frikë të mos jetojë më. Jeta për të nuk është një e keqe dhe as fundi i jetës së tij nuk është gjithashtu e keqe. e saj. Ashtu siç zgjedhim më të mirin tek ushqimi e jo sasinë, ashtu dhe tek koha duhet të zgjedhim jo sa e gjatë është, por sa e ëmbël është.

Kush këshillon që i riu të jetojë mirë e i vjetri të vdesë mirë, është qesharak jo vetëm nga fakti se ëmbëlsia është gjithmonë në jetë dhe kur je i vjetër, por dhe për mendimin e njëjtë të një jete të bukur e të një vdekje të bukur. Akoma më keq kush thotë: më mirë të mos kisha lindur fare, apo të shkoj sa më shpejt drejt vdekjes. Kur është kaq i bindur pse nuk  ikën nga kjo botë? Askush nuk e ndalon, në qoftë se është vërtetë dëshira e tij. Fakti është, se e thotë veç për të shprehur se është më mirë të ndryshojmë argument.

Të kujtojmë gjithashtu, se e ardhmja nuk është e gjitha e jona, por as tërësisht jo e jona. Ne nuk mund të presim të vijë e vërteta absolute, por as të dëshpërohemi për të kundërtën. Gjithashtu përsa i përket dëshirave duhet të kemi parasysh, se vetëm disa prej tyre janë natyrale, të tjerat janë të kota e midis natyraleve vetëm disa janë vërtët të nevojshme. Por midis të nevojshmeve disa janë thelbësore për lumturinë, të tjera për mirëqenien fizike, të tjerat për vetë jetën. Një njohuri e plotë e dëshirave drejton çdo zgjedhje o refuzim drejt mirëqenies së trupit e qetësisë së shpirtit, pasi kjo është detyra e jetës së lumtur. Ndaj saj ne kryejmë çdo aksion me qëllimin e largimit nga vuajtja e ankthi. Kur arrihet kjo, çdo stuhi e brendshme merr fund, pasi organizmi ynë vital nuk ka nevojë për asgjë tjetër, veç mirësinë e shpirtit dhe trupit.

Në fakt provojmë nevojën e kënaqësisë, kur vuajmë për mungesën e saj. Kurse kur nuk vuajmë, nuk kemi nevojë. Prandaj ne konsiderojmë kënaqësinë si principin e fundit të jetës së lumtur, pasi e kemi njohur mirë më parë. Asaj i frymëzohemi për çdo akt zgjedhje o refuzimi, o zgjedhim çdo të mirë në bazë të ndjenjave të kënaqësisë e dhimbjes.

E mira është parësore dhe e natyrshme prandaj dhe nuk zgjedhim çdo kënaqësi. Herë vlen të lësh disa prej tyre që sjellin më shumë keq se sa mirë, e të gjykosh disa vuajtje si të preferueshme nga kënaqësitë e se një kënaqësi më të madhe mund ta provojmë pasi të kemi duruar për një kohë të gjatë. Çdo kënaqësi pra është e mirë për natyrën e saj intime, por ne nuk i zgjedhim të gjitha. Në të njëjtën mënyrë çdo dhimbje është e keqe, por jo nga të gjitha largohemi. Duhet gjykuar njëra dhe tjetra në bazë të konsideratave të vlefshme e të dëmshme. Disa herë eksperimentojmë, se e mira shfaqet për ne një e keqe dhe e keqja një e mirë. Konsiderojmë gjithashtu diçka të madhe pavarësinë ndaj nevojave , jo sepse  duam të kënaqemi gjithmonë me pak, por për t’u kënaqur nga kjo pak, kur na ndodh të mos kemi shumë, të bindur se bollëku gëzohet më me ëmbëlsi kur nuk varemi nga ai. Në fund të fundit ajo ç’ka vërtet na duhet nuk është e vështirë për t’u gjetur, ndërsa e panevojshmja është e vështirë. Shijet e thjeshta japin të njëjtën kënaqësi me ato të rafinuarat, uji e një copë bukë janë kënaqësia e plotë për atë që i mungon. Të dish të jetosh me pak sjell jo vetëm shëndet , por na dhuron lirinë për të kuptuar nevojat e jetës. Gjithashtu bën të vlerësosh kur me intervale të qëllon një ekzistencë jete e pasur, apo të jesh indiferent ndaj lojës së fatit. Pra kur themi se e mira është kënaqësi, nuk kuptojmë thjeshtë kënaqësinë për t’u kënaqur, siç besojnë disa, që injorojnë mendimin tonë, që e kundërshtojnë, apo e interpretojnë keq, por do të thotë sa e ndihmojmë trupin për të mos vuajtur e shpirtin për të qenë i qetë. Prandaj banketet, festat, argëtimet me vajza e gra, peshqit e mirë e gjithçka tjetër, që ofron një tavolinë e pasur, nuk bëjnë ëmbëlsinë e një jetë të lumtur, por është shqyrtimi i kulluar i çdo zgjedhje apo refuzimi me qëllime false, ato që i shkaktojnë shpirtit vuajtje të madhe.

Nga e gjitha kjo, principi dhe mirësia supreme është inteligjenca e gjërave, prandaj dhe kjo lloj inteligjence vlerësohet në filozofi dhe është nëna e të gjitha virtyteve të tjera. Kjo na ndihmon të kuptojmë, se nuk ka një jetë të lumtur, pa një jetë inteligjente, të bukur dhe të drejtë, as nuk ka një jetë inteligjente, të bukur e të drejtë të privuar nga lumturia, pasi virtytet janë të lidhur natyrshëm me lumturinë e të pandarë me të. Kush ngjall më shumë admirim sesa ai, që ka një opinion korrekt e të respektueshëm ndaj perëndive, që s’ka frikë nga vdekja, me një koshiencë të qartë ndaj sensit të natyrës, që mendon se gjithçka e mirë që duhet, është lehtësisht e arritshme, se të këqijat që shfaqen zgjasin pak e kur zgjasin shumë do të thotë se janë të durueshme?

Ky lloj njeriu di, se është i kotë opinion, se fakti është padron i gjithçkaje, siç bëjnë disa, sepse gjërat ndodhin për nevojë, ose për arbitraritet të fatit, ose për arbitraritetin tonë.

Nevojshmëria është e papërgjegjshëm, fati i paqëndrueshëm, ndërsa arbitrariteti është i lirë, për këtë mund të meritojë faj apo lavdërim. Në vend që të jesh skllav i fatit të fizikantëve, është më mirë t’i besosh tregimeve të perëndive, që të paktën ofrojnë shpresën për t’u qetësuar në lutje, kundrejt nevojës mizore e të papërkulshme. Fati për një të mençur nuk është perëndia si për masën- hyjnia nuk bën asgjë rastësisht e për pasojë nuk privon asgjë. Mos beso se ajo i jep njerëzve të mira, ose të këqija për një jetë të lumtur, por di se mund të ofrojë fillimin e të mirave apo këqijave të mëdha.

Është më mirë të jesh pa fat por i mençur sesa me fat e qesharak. Në praktikë është më i preferuar një projekt i bukur i parealizuar, sesa një projekt i çmendur.

Medito ditë e natë këto gjëra me vete e me këdo tjetër, që ngjan me ty e kurrë nuk mos ji pre i ankthit. Do jetosh si një zot mes burrash.

Nuk duhet as i vdekshëm njeriu, që jeton midis të mirave të pavdekshme

publikuar gaz. Standart mars 2011

Futuristët, primitivët e ndjesisë së re

ALBA KEPI

Futurizmi, manifesti që iu kundërvu ‘800-s, avangard eksploziv i ‘900-s

“Ju mendoni se jemi të çmendur. Ne jemi veçse primitivët e një sensibiliteti të ri komplet të transformuar. Jashtë atmosferës ku ne jetojmë është vetëm errësirë. Ne futuristët shkojmë drejt majave më sublime, më radioze, e proklamohemi zotërinjtë e diellit…”.

Shumë e konsiderojnë si i vetmi revolucion i vërtetë kulturor i ‘900-s, shumë të tjerë si një bashkësi elementesh me një aktualitet transparent, motivuar nga një sërë rrethanash historike-artistike, për të tjerë akoma është sinonimi i dhunës e i transgresionit e pothuajse për të gjithë është babai i gjithçkaje që përfshin “avangarda”.

Plot një shekull më parë do të lindte zyrtarisht në Paris, futurizmi, kjo lëvizje pluridisiplinore, që me idetë e saj do të trondiste jo pak jetën artistike, sociale e ideologjike në mbarë botën.

Në fillimin e ‘900-s, teksa kultura zyrtare vazhdonte të propozonte modele të ‘800-s, lindja e lëvizjes futuriste proklamonte me tërë fuqinë e saj, dëshirën për një rinovim global. Para së gjithash futuristët afirmuan principin e artit-jetë, gjë që i çoi të përballojnë tematika të reja si ideologjia politike, fetare e deri tek problematika e “kostumit” si publiciteti, moda etj. Ata lajmëruan me idetë e tyre nevojshmërinë e rolit që një intelektual duhet të ketë në shoqërinë e masës. Futuristët propozojnë ide e teknika revolucionare për çdo fushë arti, duke nënvizuar aspektin kolektiv të tërë aktivitetit artistik. Ata i japin jetë “mbrëmjeve futuriste” si një formë komunikimi që ngjall një emocion kolektiv. Lëvizja futuriste përdor manifestin si të vetmin instrument thelbësor për të shpërndarë idetë, duke e shndërruar karakterin industrial e politik të këtij mjeti propagandistik.

Qe 20 shkurti i vitit 1909, kur në faqet e gazetës franceze “Le Figaro”, poeti italian, Filippo Tommaso Marinetti, do të publikonte për herë të parë Manifestin e Futuristëve, i destinuar për të qenë fillimi i një serie manifestesh të tjerë që do të parapërcaktonin e do të përshkonin rrugën e gjatë të mendimit futurist në çdo fushë të artit.

Arritjet teknologjike-shkencore të gjysmës së dytë të ‘800-s shkaktojnë në Evropë ndryshime të mëdha. Përhapja e elektricitetit, e motorit me shpërthim, fuqizimi i transportit, përdorimi i telegrafit, i telefonit, zhvillimi i madh që mori prodhimi industrial e si rrjedhojë dhe ekonomia krijuan kushtet për shndërrimin e shoqërisë së vjetër ekzistuese në një shoqëri moderne. Në fund të ‘800-s e në fillim të ‘900-s orientime të reja shkencore e filozofike çuan në ndryshime të konsiderueshme.

Bie besimi i pakushtëzuar në shkencën e arsyen, këmbëngulja pozitiviste hyn në krizë, relativizmi i Ajnshtajnit, teoria e Planck, mendimi i Bergson lëkundin qartësitë e mëparshme, tendencat nacionaliste e imperialiste nga njëra anë (Bismarku), revolucionare nga ana tjetër (Sorel) fusin në krizë demokracinë parlamentare.

E pikërisht në këtë kontekst del në skenë editori italian Filippo Tommaso Marinetti, i cili kish thithur ajrin kozmopolitan të Aleksandrisë së Egjiptit e kishte jetuar në Paris fragmente të një kulture e shoqërie moderne. Me një inteligjencë unike, me një temperament vullkanik e me rezerva ekonomike të konsiderueshme, ai propozon të shndërrojë të gjitha modelet e përcaktuara si “të shkuara” e të modernizojë artin, kulturën, jetën sipas një projekti global që provokon e shkatërron duke arritur qëllimin parësor të tij, që qe tërheqja e vëmendjes publike.

Ky revolucion do të marrë emrin Futurizëm, lëvizja e avangardës letrare e artistike. Intelektualët futuristë sillen në mënyrë të padenjë e aristokratike ndaj realitetit të zakonshëm, ndaj vlerave klasike e tradicionale. Ata kërkojnë me çdo mënyrë origjinalitet, iracionalizëm e shpërthimin teknologjik të shoqërisë kapitaliste.

Futurizmi imponohet si një organizim kulturor, politik, editorial, me një ideologji që synon të kthehet në një “kostum jete”. Organizohet si një shkollë e përcaktuar mirë me një drejtues historik si Marinetti e me një akt lindje të prezantuar në publikimin e Manifestit të Futurizmit më 20 shkurt të 1909-s në gazetën “Le Figaro” të Parisit.

Manifesti i Futurizmit

Ne duam t’i këndojmë rrezikut, energjisë dhe jo frikës.
Kuraja, guximi, rebelimi do të përbëjnë elementët parësorë të poezisë sonë.
Letërsia deri tani i ka shërbyer qëndrueshmërisë, entuziazmit e gjumit. Ne duam të ekzaltojmë lëvizjen agresive, pagjumshmërinë eksituese, ecjen më vrap, kërcimin e vdekjes, shuplakën e grushtin.
Ne pohojmë se mrekullia e botës pasurohet nga një bukuri e re, bukuria e shpejtësisë.
Ne duam të idealizojmë njeriun që mban fort timonin, shigjeta e të cilit kapërcen tokën. Ne duam që poeti të impenjohet me forcë, lirshmëri e thellësi për të rritur entuziazmin e zjarrtë të elementëve primitive.

Nuk ka bukuri tjetër përveç asaj të luftës. Asnjë vepër pa karakter agresiv nuk është një kryevepër. Poezia duhet konceptuar si një sulm i dhunshëm ndaj forcave të panjohura, duke i detyruar të përulen para njeriut. Ne jemi në majën ekstreme të shekujve… Pse duhet të shikojmë prapa në qoftë se duam të shembim portat misterioze të të pamundshmes? Koha e hapësira vdiqën dje. Ne jetojmë në absoluten, pasi kemi krijuar një shpejtësi të përjetshme ekzistuese. Ne himnizojmë luftën, e vetmja higjienë e botës, militarizmin, patriotizmin, sjelljen shkatërruese të një çlirimtari, idetë e bukura për të cilat mund të vdesësh e përçmimi i gruas. Ne duam të shkatërrojmë biblioteka, muze, akademi të çdo tipi e luftojmë kundër moralizmit, feminizmit e ndaj çdo jete oportuniste e të nevojshme.

Ne i këndojmë turmave të eksituara nga puna, kënaqësia e revolta, i këndojmë marsheve shumëngjyrëshe e polifonike të revolucioneve nëpër kryeqytetet moderne, i këndojmë pasionit vibrues të kantiereve të flakëzuara nga hëna të dhunshme elektrike, uzinave të lidhura me retë nga fijet e tymrave të tyre, i këndojmë urave të ngjashme me gjimnastë gjigandë që kapërcejnë horizontet, lokomotivave gjoksgjerë që tronditin shinat si kuaj gjiganteskë prej hekuri të lidhur me tuba, i këndojmë fluturimit të një aeroplani, helika e të cilit i ngjan një flamuri që duartroket një turmë entuziaste.

****

Futurizmi qe lëvizja e shprehjes së dinamizmit të botës moderne, himnizon civilizimin e makinës pasi vetëm me një shpejtësi të madhe mund të kemi një perceptim të ndryshëm të peizazhit, e mund të priten sensacione të reja nga bota e shkencës dhe e teknikës. Futurizmi solli një shndërrim të formave shprehëse të artit, pa dashur të elaburojë asnjë ideologji revolucionare. Rezultatet më të mira të kësaj lëvizjeje u arritën në pikturë, poezi e muzikë me anë të abstraksionit të formave. Në fushën e artit figurative, futurizmi qe një nga nxitësit kryesor të asaj që do quhet më vonë revolucioni i artit modern. Emrave e futuristëve italianë si Buzzi, Boçioni, Carra, Bragaglia etj., iu shtuan dhe dy futuristët më të mëdhenj rusë, si poetët Vladimir Majakovski e Velemir Kheblnikov, apo ata hungarezë si piktori Bela Kadar e Hugo Scheiber.

Futurizmi paracaktoi lindjen e Kubofuturizmit rus e të Vorticizmit anglez. Sivjet në 100-vjetorin e lindjes së këtij revolucioni, një nga aktivitetet më të rëndësishme e më të pritshme qe ekspozita e madhe e quajtur “Futurizmi në Paris – një avangard eksplozive”. Kjo mostër e mirëpritur nga Center Pompidou ribashkoi mbi 200 vepra e dokumente që evokojnë aventurën e paimitueshme të kësaj rryme. Pas Parisit, kjo ekspozite u ndal në Romë, në Londër e kaloi dhe kufijtë e Evropës drejt Nju Jorkut.

publikuar  gaz. Standard janar 2009

Alda Merini, rrefimet ne psikiatri…

 

 

Alba Kepi

http://www.standard.al/index.php/suplementi/18021.html

Alda Merini, mbretëresha e poezise moderne italiane, e ndarë nga kjo botë pak muaj më parë. E vetmja herë kur mendimin e saj e shpreh me anë të prozës, duke iu larguar për pak caste dashurisë së jetës, poezisë. Qenë çaste, kur Alda Merini më në fund mund të prekte lulet që u kish shijuar bukurinë veç pas hekurave të një dhome spitali: “Në atë moment nuk do mundja të shkruaja asgjë përsa i përket luleve, pasi unë vetë isha bërë lule me kërcell e embrion”. Dhjetë vjet të kaluara në çmendinë , veshur kokë e këmbë me poezinë e mendimit të saj, mes dhimbjes, indiferencës, vetmisë, rebelimit, Alda Merini kërkoi t’i shprehte me librin “Një e vërtetë tjetër. Ditari i një personi ndryshe”.

“Por në ditën kur na hapën dyert  e mund të preknim me duar ato trëndëfila të mrekullueshëm, mund të deheshim më në fund nga fati i tyre si lule, oh qe momenti kur të gjitha ankthet tona sekrete  u zhdukën, pasi ishim pranë Zotit dhe vuajtja jonë kish mbërritur deri tek lulet e vetë ajo ish bërë lule” – shkruan Alda Merini.

Është një e vërtetë tjetër mdis viteve të kaluara në një çmendinë, mes mjekëve, infermierëve, pacientëve, ulërimave e hekurave, një realizëm zhveshës deri në dhimbje. Paaftësia humane për të kuptuar e për t`u kuptuar me njëri-tjetrin, hekura njerëzor para se të shndërroheshin në hekura të një cmendine, kështu kish lindur “Një e vërtetë tjetër”.

Një tregim i një jete të kaluar në spitalin psikiatrik, midis elektroshokut, injeksioneve, torturave e frikës ndaj një botë jashtë këtyre mureve. Është një e vërtetë, që askush nuk kërkon ta shohë, një e vërtetë jo e rehatshme e fshehur nga hipokrizia e mirësisë e që preferohet të kryqëzohet, nga frika se shpreh atë pjesë njerëzore, që kërkojmë ta maskojmë. Nuk është një libër rrëfimi, përkundrazi është një triumf i jetës ndaj vdekjes, i bukurisë ndaj shëmtisë, është tregimi se si çmenduria nuk ekziston, por është veç një boshllëk i pafund dashurie. Rreshtat e këtij ditari nuk janë mbushur me sentimetalizëm e as me fjalë dënuese ndaj sistemit, që e mbante mbyllur mes hekurash, ferri i vërtetë qe jashtë tyre në sytë e atyre që të kritikojnë, që të gjykojnë e që të etikojnë si “I ndryshëm”. Alda Merini ishte një person ndryshe, por sic shkruan dhe vetë “në fund të fundit isha poete” e kjo ishte veçantia e saj, para se të ishte “ndryshe” ose  “e çmendur”.

“Në fund të fundit isha poete” e kjo karakteristikë e shpëtoi atë nga çmenduria e vërtetë: ”shpirti im kish mbetur i pastër, gjithmonë në pritje të diçkaje të bukur, që do më shfaqej në horizont”.

Ishte vetëm 15 vjece kur Alda Merini botoi poezitë e saj të para të prezantuar pak vite më vonë në përmbledhjen “Prezenca e Orfeut” 1953, me një sukses të madh të kritikës, ndjekur më pas nga disa vëllime poetike si “Frikë nga Zoti” (1955), “Martesa Romane” (1955), “Ti je Pietro” (1962). Pati një martesë normale, fruti i të cilës qenë dy vajzat e saj të para, siç thotë dhe ajo në ditarine saj: “isha një bashkëshorte e një nënë e lumtur edhe pse herë – herë jepja shenja lodhje, që më turbullonin mendjen” . Prej vitit 1965 e për dhjetë vitet në vazhdim mbyllet në spitalin psikiatrik në Milano, nën kërkesën e bashkëshortit. Qene vite, kur ishte ende burri që vendoste për fatin e gruas së tij. Kjo gjë e mundon shumë, bashkëshortin që e adhuronte, tashmë e shihte si armik, siç flet në letrën drejtuar mjekut të saj në çmendinë: ”I dashur doktor! Ajo çka pres nga ty është vetëm burri im, një shenjë, një pëlqim, një akt kuptimi mund të më shërojë e të më drejtojë në rrugën që unë dua”.

Hyn e del nga spitali pak herë e sjell në jetë dy vajza të tjera, babai i njërës prej të cilave, qe një pacient i çmendinës ku qe mbyllur. “Burra e gra ishin të ndarë në pavione – shkruan ajo – por një ditë hyn në pavion Pierre. Ishte një burrë i mirë, një i sëmurë i heshtur. Dashurohet me mua, e kuptoj nga vështrimet e tij të ëmbla, nga margaritat që më dhuronte cdo ditë”. Lulet që ajo i adhuronte aq shumë e që në atë ferr ishin si një rreze hyjnore drite.

Alda Merini nis të shkruajë përsëri në vitin 1979 pas largimit pa kthim prapa nga çmendina, ku u mbajt mbyllur nën diagnozën “Bipolar Disorder“, një psikozë maniako depresive ku sipas analizave historike kanë vuajtur disa personazh të njohur si: Ludwig Boltzmann, Sylvia Plath, George Gordon Byron, Winston Churchill, Napoleon Bonaparte, Giacomo Leopardi, Vincent van Gogh, Friedrich Nietzsche, Kurt Cobain e Jaco Pastorius.

“Një e vërtetë tjetër. Ditari i një personi ndryshe” u botua në vitin 1986, është një prozë lirike më elemente të fortë lirikë, që tregojnë  momente të kalura në ato dhjetë vjet cmendine. “Megjithatë nën diagnozën time shtrihej I plagosur shpirti im i ëmbël i qetë, shpirt që nuk kish qenë kurrë kaq i gjallë”- shkruan Merini – kështu në mënyrë të sjellshme përpunova heshtjen e takova uni-n tim, atë që unë identifikoj me veten, që nuk doja, nuk mund të vdiste”. Alda flet për familjen e saj, për vajzat, për sëmundjen, për moskuptimin njerëzor e indiferncën, që ia shton dhimbjen. Flet për dashurinë, vuajtjet, pacientët e spitalit psikiatrik, realitetin-ferr të mbajtur fshehur qëllimsht, kushtet johumane, me të cilat trajtohej “një person ndryshe”. Është libiri i parë e i vetëm i saj i shkruar në prozë dhe pse filli i mendimit të rreshtave të tij është një poezi e vërtetë, i thjeshtë, direkt, i vërtetë, është mëndimi i një gruaje që ka kurajon të shprehë lirinë e saj për të qënë “ndryshe”. Tregohen momente vetmie, malinkonie, heshtjeje, që herë pas here thyhej nga ulërimat rrënqethëse të një gruaje, që më pas lidhej në kyçe e kavilje. Alda Merini shpreh të vërtetën e saj, që për dhjetë vjet e mbajti larg nga bota që i përkiste : “A nuk isha unë që kërkoja të kthehesha në botën, që më përkiste? Pse ky rebelim shkëmbehej me një akt mosbindjeje?”

“Në fund të fundit isha poete”- e poete mbeti si në çmedninë e pas saj. Qënia poete qe shpëtimi i saj.

“Edhe çmenduria meriton duartrokitjet e saj” – është një gjendje, që kërkon respektin e dinitetin e saj, pasi bukuria më e madhe e kësaj bote është pikërisht ajo, ndryshueshmëria. Ashtu sic thotë dhe ajo vetë : Mund të jesh dikushi thjesht duke menduar!”

 

 

“Një e vërtetë tjetër.”

 

Alda Merini

 

Isha pak më shumë se sa një vogëlushe, kur për herë të parë u shtrova në çmendinë. Vërtet kisha dy vajza e ndonjë eksperiencë mbi kurriz, por shpirti im kish mbetur i pastër, gjithmonë në pritje të diçkaje të bukur, që do më shfaqej në horizont; në fund të fundit isha një poete dhe kaloja kohën time duke u kujdesur për vajzat e duke i dhënë mësim nxënësve, kisha shumë që vinin në shkollë e me prezencën e thirrjet e tyre të gëzueshme më argëtonin shtëpinë. Pra isha një bashkëshorte e një nënë e lumtur edhe pse herë – herë jepja shenja lodhje, që më turbullonte mendjen. Provova të flas me tim shoq, por ai nuk dha shenja kuptimi, kështu që gjëndja u përkeqësua dhe pas vdekjes së nënës time, ndaj së cilës bëja shumë, gjërat shkuan keq e më keq,  sa një ditë e dëshpëruar nga puna e shumtë e nga varfëria e vazhdueshme, ndoshta dhe pre e lumenjve të së keqes, shpërthej e im shoq gjeti si zgjidhjen më të mirë, të thërrasë një ambulancë, natyrisht duke mos parashikuar se do më çonin në çmendinë. Por atëherë ligjet ishin precize e fakti është, se akoma në 1965 gruaja ishte objekt i burrit e burri mund të merrte vendime për ç’ka kish të bënte me të ardhmen e saj.

Përfundoj pra pa dijeninë time e internuar e as unë nuk dija se ekzistonin spitale psikiatrike, nuk i kisha parë kurrë, por kur u gjeta brenda, besoj se u çmenda në të njëjtin moment, kur kuptova se kisha hyrë në një labirinth, nga i cili do më duhej shumë të dilja.

Papritur si në përralla të gjithë të afërmit zhduken.

Në darkë uleshin hekurat e mbrojtjes e krijohej një kaos infernal. Nga brendësia ime dilte një ulërimë e mprehtë, një britmë e vrullshme drejtuar fëmijve të mi. Ulërija me gjithë forcën që kisha brenda meje dhe rezultati qe, se më lidhnin e më mbysnin me injeksione qetësuese. A mos ndoshta nuk ishte human rebelimi im? A nuk isha unë, që kërkoja të kthehesha në botën që më përkiste? Pse ky rebelim shkëmbehej me një akt mosbindjeje?

Pak nga efekti i ilaceve, pak nga shoku i rëndë që kisha pësuar, bie në koma për tre ditë rresht e dëgjoja veç pak zëra, por frika tashme kish kaluar e i kisha dhënë dorëheqjen vdekjes.

Pas disa ditësh im shoq erdhi të më marrë , por unk doja ta ndiqja. Shihja tek ai një armik e për më shumë isha kaq e dobët dhe konfuze, saqë në shtëpi nuk do mundja të bëja asgjë. E kjo thanë se qe zgjedhja ime e dytë, zgjedhje, që e pagova me dhjetë vjet dënim të detyruar.

Në qëndër të kopshtit qe një shtojcë e hyrjes për pranimin në spital: pavioni i kavieve, ku bëheshin studime të vazhdueshme mbi trurin e njeriut.

Kam hyrë disa herë në atë vend, aq sa mjaftonte për të provuar një tmerr të pabesueshëm. Kafshë të lobotizuara (lobotomia – ndërhyrje kirurgjike me efekt ndryshimin radikal të personaliteti), të përdredhura e kudo një ndjenjë force e keqe e panatyrshme, e reduktuar në maksimum nga dhuna e saj. Lloje shtazësh, të cilat nga efektet e ilaçeve kishin humbur identitetin e tyre. Mace që ngjanin me tigra të egër e minj të humbur në sindroma të cuditshme, duke u rrotulluar reth vetes pa kuptim e shenja komunikimi.

Burri që drejtonte këtë trafik të shëmtuar, ishte pak a shumë i ngjashëm me shtazët e tij, dukej i lobomotizuar me vaj të yndyrshëm, kërkonte të kapte ndonjë sëmundje për ta “zotëruar”, sic thoshte ai.

Mua më jepte kaq neveri, sa një herë e pështyva në fytyrë. Këtë gjë nuk ma fali kurrë e sa herë që kaloja aty më shikonte gjithnjë e më zymtë.

Gjëja që më trembte më shumë, qe raporti im me fëmijët. Në mëndjen time të sëmurë fëmijët duhej të ishin nevojshmërisht pjesë e trupit tim, e qënies time, e nuk mund të shihja dikë tjetër jashtë fokusit të qendrës time. Dersia i mbaja në bark, gjithcka ishte normale, por sa i i nxirrja në këtë botë lidhesha pashpjegueshmërisht me mitin e Cronos, që zhdukte pasardhësit e tij. I kërkova mjekut përsenë e kësaj të vecante monstruoze. Mjeku im nuk diti kurrë të më jeptje një shpjegim të plotë. Mund të identifikoja fëmijët e mi me penisin, gjë që ishte tipike frojdiane, si dicka që më kujtonte trauma të vjetra. E deri këtu këtë gjë mund ta pranoja. Por natyrisht nuk mund të pranoja, se isha unë autorja e çdo lloj turpi apo e palumturisë së dikujt. Morali ishte, se fëmijët duhej t’ja besoja të tjerëve, sepse më sillnin aluçinacione të frikshme e kjo gjë më trodiste. Ende sot nuk ka zgjidhje për këtë  e derisa nuk ndjehem e dashur nga fëmijët e mi , ndjehem virtualisht e vetme. Mund dhe të jetë e vërtetë, që në të kaluarën një burrë më ka dhunuar, por më kujtohet mjaft mirë, se kur isha e vogël i lutesha cdo natë Zotit të mirë të më bënte dhuratë një fëmijë. Pse? Këto gjëra kanë gjetur shpjegim në teoritë frojdiane. Fakti se vogëlushja do një bebe, sipas Frojdit, është sepse ndjehet e kastruar.

Arti Islamik

Alba Kepi

“Zogj, kuaj mund të gjesh kudo, mjaft të shikosh përreth e të kopjosh. Kjo nuk kërkon njohuri. Po t’ju kërkoja të merrni katër rozeta e t’i ktheni në yje me tetë apo dhjetë cepa, njëri pas tjetrit pa lënë hapësirë e më pas me to të mbushni një mur të tërë? E pra kjo është art”. (artist anonim-Marok, Anonimiteti ishte nje rregull e pashkruar per artistin e dikurshem mysliman, per te kish rendesi vec puna e kryer e vlera e saj artistike.)

Gjithnjë e më në rritje është numri i artistëve të lindur në botën islamike, që me veprat e tyre mbushin sallat e ekspozitave apo muzetë më të suksesshëm në botë. Artistë të ardhur nga Turqia, Egjipti, Irani, Iraku, India, Pakistani, Libani etj. kanë tashmë një vend cilësisht të rëndësishëm në skenën artistike ndërkombëtare. Arti që ata përfaqësojnë është një imazh perfekt i identitetit të tyre kulturor sa të paimitueshëm aq dhe emocionues. Shprehja krijuese që ata mbartin është fryt i një trashëgimie kulturore e artistike të pashembullt në botë e që në kuadrin e përgjithshëm historik ka ngjallur e ngjall përherë një kuriozitet të madh.

Sot, në këtë epokë superteknologjike të shpjegosh se çfarë paraqet arti, nuk është aspak e lehtë, pasi kufijtë e tij përcaktohen nga shtrirja e gjerë konceptuale e praktike e aktivitetit njerëzor. Lindja e artit përcakton lindjen kulturore të njeriut e kthehet në një karakteristikë thelbësore të species humane. Arti është jeta, arti është pasqyra e një kulture, është vizioni i saj mbi botën, është refleksi i vlerave shpirtërore e morale, është domethënia që ajo i jep universit, jetës e raportit mes tyre. Një personifikim unik e direkt i këtij pohimi është padyshim arti i botës islamike.

Tri besimet më të mëdha fetare, Budizmi, Kristianizmi e Islamizmi me mjetet e tyre përpiqen të drejtojnë botën e njerëzit drejt Zotit. Por veç Islamizmi ka refuzuar përdorimin e artit për këtë qëllim. Ndryshe nga mendimi klasik, për Islamizmin njeriu nuk është masa e gjithçkaje e arti nuk mund të imitojë natyrën pasi do të ishte një tentativë e mallkuar për të kopjuar veprën e krijuar nga Zoti. Për këtë arsye artistët myslimanë shprehen me forma abstrakte e aluzive që transformojnë e pothuajse fshehin objektet reale.

Arti islamik përmbledh të gjitha manifestimet artistike të lindura gjatë civilizimit mysliman, një sistem shoqëror e politik i zhvilluar nën besimin fetar të themeluar nga profeti Muhamed a.s gjatë shek VII e.s. e i përhapur nga Arabia në Azi, në Afrikë, në Ballkan e në Gadishullin Iberik. Arti islamik lindi menjëherë pas pushtimeve islamike të Dinastisë Omejade (660-750 e.s) dhe shumë shpejt manifeston një bashkësi aspektesh që do të ruhen vazhdimisht ndër shekuj. Edhe pse parimet e këtij arti nuk patën rregulla të shkruara, ato zotëruan një karakter thellësisht musliman. Evolucioni historik i Islamizmit përmbledh një periudhë prej katërmbëdhjetë shekujsh e arti i kësaj bote arriti nivele të larta teknike, falë jo vetëm disiplinës së fortë që i qenë nënshtruar bashkësitë artizanale e manifakturat, por dhe fantazisë krijuese të artistëve. Duke pushtuar popuj të ndryshëm myslimanët patën në dispozicion traditat artistike e teknike të këtyre civilizimeve si p.sh. helenike e romano-bizantine të Sirisë, sasanide të Iranit e Mesopotamisë apo kristiane të Egjiptit me trashëgiminë e tyre të faraonëve. Qysh në origjinën e tij arti islamik kreu një proces selektiv që favorizojë më shumë disa motive e stile, shprehja estetike e të cilave duhej të kënaqte natyrën shpirtërore e fetare të besimit të tyre.

Në arkitekturën fetare arti islamik shpreh më së miri gjenialitetin e tij, duke integruar traditat artistike ekzistuese me stilet e mënyrat e reja krijuese. Shembuj perfekt të këtij integrimi qe Xhamia e Shkëmbit në Jeruzalem, ndërtuar gjatë 687-691 e.s., i pari monument i Islamizmit e më i rëndësishmi i botës myslimane. 150 vjet pas ardhjes së këtij besimi fetar, arti islamik kishte formuar gjuhën e estetikën e tij. Xhamia e Madhe e Kordobës (785 e.s.) në Andaluzi dhe Xhamia Ibn Tulun ( 879 e.s.) në Egjipt paraqesin fazat e një evolucioni provizor, por që në të vërtetë qenë kryevepra të jashtëzakonshme që evidentojnë rregullat e një estetike të veçantë. Për artistin mysliman rregullat doktrinale të estetikës islamike gjenden në thëniet e profetit Muhamed: “Zoti është i bukur, e do bukurinë”, “Zoti ka shkruar bukurinë në gjithçka”, “Puna është një formë adhurimi”.

 Perfeksionimi i punës duke krijuar objekte të bukura e cilësore, në shërbim të një qëllimi qe një formë adhurimi e detyrimi fetar për çdo artist mysliman. Ata kërkonin vazhdimisht ide e teknika të reja të cilat mund të intensifikonin më tej magjinë e shkëlqimin e jetës së përjetshme e për ta bukuria e gëzimi qe një aksion konstant i brendshëm.

Për artistin mysliman qe një rastësi rregulla që i atribuonte atij emrin me punën e kryer e shpesh ai mbetej anonim. Ajo që kishte rëndësi, qe produkti i punës së tij, rezultati i arritur e jo personi që e kryente. Arti e arkitektura islamike shprehin tradicionalisht formën më të lartë drejt bukurisë. E kjo vjen nga Kurani, i cili mbështet mirësinë, të vërtetën e njohurinë si dhe emfatizonte artet e bukura (al-acmal al-hasana). Një shembull i rëndësisë që i jepej bukurisë qenë 99 cilësitë e shenjta të Zotit, që arabisht quhen “Emrat më të bukur të Zotit” (asma’ Allah al-husna). Qëllimi thelbësor i artit e arkitekturës islamike qe jo vetëm kryerja e funksioneve të tyre të nevojshme, por dhe shfaqja qarte e sensit të bukurisë.

Në debatet e shumta mbi artin islamik një vend kryesor zë piktura figurative. Pati një ekuivok të madh midis mjaft studiuesve të Orientit e të Perëndimit që besonin se arti figurativ në Islam qe i ndaluar apo qe i tolerueshëm vetëm tek myslimanët shiitë. Në Perëndim arti figurativ mysliman bëhet sinonim ekskluziv i miniaturave iraniane, për shkak të përhapjes së tyre. Në botën arabe ky art qe kultivuar në formë spektakolare e monumentale qysh në lindjen e Islamizmit siç mund ta shohim në mozaikët e Xhamisë së Shkëmbit në Jeruzalem e në Xhaminë e Madhe të Omejadëve në Damask. Arti figurativ në tërë aspektet e tij qe i pranishëm deri në shek. VII e.s. dhe arti i kaligrafisë e i abstraktes nuk u zhvilluan në botën myslimane për të kompensuar apo zëvendësuar imazhin e gjallë e të ndaluar, po lulëzuan paralel më pikturën figurative. Shkrimi e piktura qenë degë të të njëjtit art e si piktori ashtu dhe kaligrafi përdornin kallamin në të njëjtën mënyrë.

Ndalimi i paraqitjes figurative njerëzore në Islam nuk u zbatua në imazhet me qëllim dekorativ. Ngushtesisht u krye në imazhin e shenjtërisë që është e pashfaqshme. Islamizmi është një besim i arsyeshëm e i bazuar tek logjika, figurat humane janë të pranishme kudo me përjashtim të vendeve të faljes për të luftuar kështu idhujtarinë. Portretet e shenjtorëve, profetëve ishin të ndaluara për dy arsye: e para, pasi kështu ndalohej kthimi i tyre në idhuj, dhe e dyta, pasi asnjë riprodhim s’mund të paraqiste vërtet cilësitë hyjnore të tyre. Mungesa e ikonave e paparaqitshmëria qenë bazat e artit të shenjtë mysliman. Fjalët e profetit që dënon gjithkush që do të imitojë veprën e Krijuesit: “Në ditën e gjykimit artistëve mund t’u kërkohej riprodhimi i veprave të tyre, e mosarritja do t’i ndëshkojë ata”, “Ata që do të ndëshkohen më shumë në ditën e gjykimit do të jenë piktorët e skulptorët”, janë veçse një luftë e hapur ndaj politikës së idhujve. Duke refuzuar të kopjojë botën fizike, artisti mysliman e ka zëvendësuar e ka përgjithësuar gjuhën artistike universale, e aftë të kënaqë aftësitë shpirtërore e estetike. “Zogj, kuaj mund të gjesh kudo, mjaft të shikosh përreth e të kopjosh. Kjo nuk kërkon njohje. Po t’ju kërkoja të merrni katër rozeta e t’i ktheni në yje me tetë apo dhjetë cepa, e që të jenë njëri pas tjetrit, pa lënë hapësirë e më pas me ta të mbushni një mur të tërë. E kjo është art”, – shkruan një artist mysliman nga Maroku.

Ashtu si egjiptianët antikë që u përpoqën të fitonin vdekjen duke paraqitur pavdekshmërinë në veprat e tyre, apo si grekët që zgjodhën trupin njerëzor për të shprehur perfeksionimin hyjnor, edhe myslimanët me stilizimin e abstraksionizmin përshkuan vlerat shpirtërore të njeriut. Arti figurativ mysliman ka fituar legjitimitetin me arabët, mongolët, persianët e turqit, që me stilizimin e formave të qenieve humane mund të paguanin frymëzimin e tyre krijues, bashkëkohor e mund të aderonin në besimin e tyre fetar. Pikturat e skulpturat e para në artin islamik janë afresket e kështjellës së Omayyadi di Qusayr ‘Amra (712-715 e.s.) në Jordani si dhe mozaikët e skulpturat e kështjellës së Khirbat Al-Mafjar (724-743 e.s.) në Cisjordani. Arti figurativ mysliman pati vazhdimësi në qeramikën e përdorimit të përditshëm, në objektet e fildishta, në dru, në metal, në tapete që lulëzojë veçanërisht në Iran, Kaukaz e Anatolia etj. Dega kryesore e këtij arti është miniatura, e paraqitur denjësisht nga miniaturat iraniane që kapërcejnë nivelin e çdo vendi tjetër arab. Artisti arab përpiqet të mos paraqesë anën e shëmtuar të jetës, pasi për të arti është një mjet kulti e deformimet, horroret nuk kanë vend në estetikën e tij. Edhe vdekja pasi paraqitej, merrte pamjen e një akti të drejtë e solemn pa asnjë shenjë pakënaqësie.

Kaligrafia, arti i të shkruarit, pati një rëndësi thelbësore në artin islam duke u konsideruar si më nobili i botës myslimane, si një instrument i përhapjes së fjalës së Zotit me anë të Kuranit. Kanoni kaligrafik më antik i përket shekullit X e u realizua në Bagdad nga Ustad Ahëal del Seistan. Po në këtë epokë lind kufi, një stil me origjinë nga qyteti i Kufas në Irak. Ky stil pati një sukses të shpejtë duke u zhvilluar gjithnjë e më shumë nen forma elegante e dekorative deri në shek. XII. Një stil tjetër po i kësaj epoke qe naskhi, i butë e rrethues i perhapur në epigrafinë monumentale. Në Bagdad për shekuj lulëzuan stilet kaligrafike si: thulut, rihani, riqa, të përdorura dhe për shkrimin e dokumentacioneve.

Observimi i besimit islamik i ka dhënë një identitet thelbësor shprehjeve estetike të mjaft vendeve që mes tyre janë larg  jo vetëm nga ana gjeografike, por dhe etnike, kulturore e tradicionale.

Historia e artit islamik është një fushë që po merr një shtrirje të gjerë institucionale, falë jo vetëm trashëgimisë së saj artistike, por dhe kompetencave që ka në një shoqëri tërësisht myslimane. Ngritja e interesit ndaj këtij sektori ka çuar në rritjen e numrit të universiteteve që e kanë kthyer atë në një degë të ndjekur e me kurse të rregullta. Kështu, pas vitit 2000, në Amerikë mbi 20 universitete kanë futur në programet e tyre studimin e historisë së artit islamik, e arritur paralelisht dhe me punën institucionale për futjen e artit islamik nëpër muze.

botuar  Stand. 2008

Poet të mallkuar. Gjykojini!

Alba Kepi

Dufi i rimave pa ngjyra, dritëhije poezish të rebeluara, trasgresione infinite o konflikti i përjetshëm ndaj një shoqërie që evitonin e që i evitonte deri në mallkim?

Cili është sensi i poezisë, zëri i individualizmit, në një botë të dominuar nga komunikimi i standardizuar i masës? Dufi i rimave pa ngjyra, dritëhije poezish të rebeluara, trasgresione infinite, o konflikti i përjetshëm ndaj një shoqërie që evitonin e që i evitonte deri në mallkim? Jeta e shfrenuar nga alkooli, droga, kënaqësia e mishit rimëzonte vargje të përkryera teksa shoqëria me një miopi të falsifikuar i quante Poetë të Mallkuar.

Verlaine, Corbière, Arthur Rimbaud, Mallarmé, Baudelaire përdorën vargje, rimë, art kundër një shoqërie konformiste, me një mirësi false, të pakuptimtë, kundër një shoqërie të masës, fajtore e humbjes së kuptimit të rolit të individit, kundër bashkëjetesës së pashpirt të botës moderne, industriale, kapitaliste, kundër një jete që festonte triumfin e shkencës duke izoluar poetin, artistin. Ata përdorën stilin e paarritshëm të artit të tyre e rinovuan poetikën e kohës, themeluan lirikën moderne, për t’u mënjanuar nga vlerat e një shoqërie që s’i përkisnin. Mallkimi i tyre ishte individualizmi i dëshpëruar, provokues, në kërkim të eksperiencave ekstreme e shpesh shkatërruese, duke pagëzuar artin si një vlerë absolute. Mallkimi i tyre gjeneralizohej në ndarjen, mënjanimin e poetit nga kjo shoqëri mase që po lindte e shpërthente në një rebelim poetik e estetik i individualizuar nga një autor në tjetrin. Një realizëm i paformë, i vuajtur, i ndryshëm që shfaq vetminë e “unit” me veset e një jete të djegur kot.

Poetët e Mallkuar vunë në dispozicion qenien e tyre në kërkim të intensifikimit të densitetit të ndjenjave, njohurive e eksperiencës, kërkojnë tek “antikonformisti”, “i droguari”, “i sëmuri”, “i shëmtuari” sjellje e instrumente të reja njohëse për artin. Termi Poetë të Mallkuar i atribuohet një antologjie të publikuar më 1884 nga francezi Paul Verlaine, të titulluar “Les poètes maudits” e që përfshin disa nga veprat më të mira të katër autorëve Paul Verlaine (1844-1896), Arthur Rimbaud (1854-91), Tristan Corbière (1845-75), Stéphane Mallarmé (1842-98). Vihet re mungesa e Charles Baudelaire, por e justifikuar nga një rigrupim kohor i veprave të këtyre autorëve. Shprehja “poète maudit” ka kapërcyer limitet e një epoke e kualifikon poetë, muzikantë, artistë të talentuar që mohojnë rregullat e një shoqërie ku nuk ndjehen rehat e ndjekin një stil jete provokuese, të rrezikshme e vetëshkatërruese. Falë antologjisë së Verlaine këta poetë u bënë autorë të njohur, ai zbuloj embrionet e modernizmit të tyre e siç shpjegon vetë “mallkimi” është absolutja e poetikës për ta, Poet “poetë absolut, absolut në imagjinatë, absolut në shprehje”, me një publik që nuk i kuptonte e i injoronte e që vetëm e ardhmja do vlerësonte rëndësinë e poetikës së tyre bashkëkohore.

“Do të kishim dashur të quheshim Poetë Absolutë, – shkruan ai, – e do ishim më të qetë, por përveç faktit se qetësia shumë pak i përshtatet kësaj kohe, ky titull i përgjigjet më së mirë urrejtjes sonë e për këtë jemi të sigurt, urrejtjes së të mbijetuarve midis të Plotfuqishmëve në fjalë, urrejtjes ndaj vulgaritetit të lexuesve të elitës – përgjigje ndaj së cilës është kjo lëvizje e ashpër. Absolut në imagjinatë, absolut në shprehje, absolut si Rey-Netos i shekujve më të mirë.

Poet të mallkuar. Gjykojini!

Rimbaud, poeti “rebel”, “i sëmurë”, “kriminel”, “i mallkuar” zbulon me vargjet e tij një mendjehollësi, një rebelim magjepsës që me një shprehësi të përdredhur kuptimesh çrregullon të gjitha senset. Me një stil agresiv copëton skematizmin poetik e përmbys traditat më të mira letrare. Poetika e tij skandalizon lexuesin borgjez. “Shkruaja heshtje, net, vëreja të pashprehshmen, fiksoja marramendje”, “… bukuria më ish ulur mbi gjunjë e po më përqafonte, kur unë e shuplaka dhe e hoqa qafe…”

Verlaine është i pashtershëm në shprehjen e ndjenjave, të hidhura, të ëmbla që dalin nga thellësia e shpirtit për t’u harruar, humbur larguar nga realiteti në ndjekjen pafundme të një fantazme që fshihet. Nga një braktisje totale shpreson të lind intensiteti i ri me jetën, një shprehje më pak e dhimbshme e saj, sensi i një lumturie mistike e sensuale. “…muzika para çdo gjëje, prandaj e zgjedh për ta mësuar, më e paqarta e tretshme në ajër, pa asgjë që në të peshon e vihet”, “… lemzat e gjata të violinave vjeshtore, plagosin zemrën time me një monotoni të këputshme… (poezi frymëzuar nga zbarkimi i trupave në Normandi)”.

Mallarmé është mjeshtri më i mirë i poezisë moderne që me anë të artificialitetit absolut të poezisë, shfaqi origjinalitetin e jashtëzakonshëm të universit të tij poetik. Ai u udhëhoq nga kërkesa e vazhdueshme për të çliruar fjalët nga kuptimi i tyre banal, rrjedh e përdorimit të përditshëm, drejt virgjërimit të tyre. Ai ndien privilegjin e të qenit poet dhe mendon të kuptojë misteret e simboleve me korrespondencat e tyre. Fuqia simbolike e gjuhës së tij është evokuese, muzikore, e privuar nga çdo retorikë e me vargje të shkurtër e rrjedhës.

Stili i Tristan Corbière i ngjan një pasqyre që reflekton realitetin e interpretuar nga senset e autorit e i përcjellë tek lexuesit si një auto gjykim, herë-herë i pamëshirshëm “… mendimi im është një frymë e thatë, e ajrit e ajri më përket mua kudo, e fjala ime është një jehonë boshe – e është gjithçka”. Poetë Absolutë, të mallkuar nga një shoqëri konformiste që i bën fajtor për mungesën e kuptimit nga rregullat e saj morale-artistike. Poetë të revoltuar, të pashpresë, gjenial në mallkimin e tyre përballë parajsës artificiale të alkoolit, drogës e seksit.

“Faleminderit ty, Grua per faktin se je grua!”

 

Alba Kepi

http://www.standard.al/index.php/speciale/17856.html

Sa shpejt vjen 8 Marsi ne Shqiperi; aq sa politikani ka ende mbi tavoline fjalimin e vitit te shkuar, kaq shpejt sa sallat e konferencave te shoqatave te grave kundermojne arome te ndenjur mimozash njevjecare; shume, shume shpejt sa ekonomisti me entuziazmin per te prezantuar numrat i beri lemsh ngjyrat; teper shpejt sa analisti-hero i dites nuk vonoi ta personifikoj me vdekjen tragjike te nje kengetareje 21 vjecare.

Po per fat koha ne cdo gjuhe eshte grua, dhe ne shqip grua eshte e do te jete. Koha e beri vajze, moter, me pas i dhuroi oret, ditet, muajt dhe e beri grua-nene.

 

 

Kesaj gruaje-nene Papa Gjon Pali i II i dedikoi falenderimin e Zotit: “Faleminderit ty, Grua per faktin se je grua!”

Kësaj gruaje-nënë, Nënë Tereza, i drejtoi fjalët e mëposhtme: “Gjithçka që shkatërron dhuratën e të qenit nënë, që është një dhuratë e Zotit, shkatërron dhuratën më të çmuar që ky Zot u bën grave, atë të dashurisë si grua. Faleminderit ty, grua!”

 

 Leter e Papa Gjon Pali te II drejtuar grave (1995)

Faleminderit ty, Grua-nene, qe je strehe e qenies njerezore ne gezimin e ne dhimbjen e nje eksperience unike, qe je buzeqeshja e Zotit per femijen qe sjell ne jete, je guida e hapave te tij te pare, mbeshtetja ne rritjen e tij, pika e referimit ne ecurine e mevonshme te jetes.

Faleminderit ty Grua-nuse, qe bashkon ne menyre te pakthyeshme fatin tend me ate te nje burri, ne nje raport reciprok ne sherbim te komunitetit e te jetes.

Faleminderit ty Grua-vajze, grua-moter, qe sjell ne rrethin familjar e me pas ne kompleksin e jetes sociale, pasurite e ndjeshmerise tende, intuites tende, bujarise tende e qendrueshmerise tende.

Faleminderit ty Grua-punonjese, e angazuar ne te gjitha fushat e jetws sociale, ekonomike, kulturore, artistike, politike, per kontributin e domosdoshem qe i jep perpunimit te nje kulture te afte per te lidhur arsyen me sentimentin, per nje konceptim te jetes gjithmone te hapur ndaj sensit te “misterit”, per ndertimin e strukturave me te pasura ekonomike e politike te njerezimit.

Faleminderit ty Grua- e shenjteruar, qe nen shembullin e gruas me te madhe te te gjitha grave, Marise se Krishtit, i hapesh me embelsi e besnikeri dashurise se Zotit, duke ndihmuar Kishen e te gjithe njerezimin te jetoj ashtu sic Zoti kerkon, duke shprehur mrekullisht lidhjen qe ai ka dashur te vendos me krijesat e tij.

Faleminderit ty, Grua per faktin se je grua! Me perceptimin se eshte vete feminizmi yt qe pasuron kuptimin e botes e kontribuon ne te verteten e plote te raporteve humane.

Faleminderit ty, grua!

Letër e Nënë Terezës drejtuar grave në Konferencën IV Botërore të Gruas në Pekin

(e pjesshme)

 “…Më duhet të them se nuk arrij të kuptoj se përse disa pohojnë se burri e gruaja janë ekzaktësisht të barabartë, duke mohuar kështu bukurinë e diversitetit që ekziston midis burrit e gruas. Dhuratat e Zotit janë të gjitha të mira, por jo domosdoshmërisht të njëjta. I përgjigjem shpesh kujtdo që më thotë se i pëlqen t’i shërbej të varfërve ashtu siç i shërbej unë: “Atë që bëj unë nuk jeni të aftë ta bëni ju. Atë që bëni ju nuk jam e aftë ta bëj unë, Por ju e unë së bashku, mund të bëjmë diçka të bukur për Zotin. Kjo vlen dhe për diferencat midis gruas e burrit. Zoti krijoi secilin prej nesh, çdo qenie humane, për diçka të madhe: të duash e të të duan. Përse Zoti i krijoi burrat e gratë? Sepse dashuria e një gruaje është një nga fytyrat e dashurisë së Zotit. Dashuria e një burri është një tjetër fytyrë e të njëjtës dashuri. Burri e gruaja janë krijuar për të dashuruar, por secili në mënyrë të ndryshme: burri e gruaja plotësojnë njëri-tjetrin e të dy së bashku shfaqin dashurinë e Zotit shumë më mirë se sa mund ta bënin të ndarë. Kjo fuqi speciale dashurie që kanë gratë nuk është kaq evidente se sa kur ato bëhen nëna. Qenia nënë është dhurata që Zoti i bën gruas. Sa mirënjohës duhet t’i jemi Zotit për këtë dhuratë që sjell me vete gëzim të madh për një botë të tërë, si për burra dhe për gratë. E këtë dhuratë kaq speciale ne mund ta shkatërrojmë me të keqen e abortit, por dhe me anë të faktit se mendojmë se ka gjëra më të rëndësishme se sa dashuria. Asnjë punë, asnjë program karriere, asnjë zotërim material, asnjë ide “lirie” mund të zëvendësojë dashurinë. Gjithçka që shkatërron dhuratën e të qenit nënë, që është një dhuratë e Zotit, shkatërron dhuratën më të çmuar që ky Zot i bën grave, atë të dashurisë si grua.

Zoti na ka thënë: “Duaje tjetrit si vetveten”. Por deri sa nuk duam veten si mund të duam tjetri me të njëjtën mënyrë. Por si mund të dua veten kur nuk pranoj si Zoti më ka bërë? Kushdo që mohon bukurinë e diferencës midis burrit e gruas, nuk pranojnë se si Zoti u ka bërë e pra nuk mund të duan dot tjetrin. Ata nuk mund të sjellin gjë tjetër veçse ndarje, hidhërim e të shkatërrojnë paqen në botë. E aborti shkatërron më shumë se gjithçka paqen në botë sot. E gjithkush që absolutisht kërkon që gruaja e burri të jenë të njëjtë janë të gjithë të favorshëm ndaj abortit. Në vend të dhimbjes e vdekjes le të sjellim paqen e gëzimin në botë. Për këtë qëllim duhet t’i kërkojmë Zotin dhuratën e paqes e të mësojmë të duhemi e të pranojmë njëri-tjetrin si vëllezër e motra, bijtë e Zotit. E dimë se ambienti më i mirë ku fëmija mëson të dojë e të lutet është familja, ku babai e nëna është dëshmitari më i mirë i dashurisë e i lutjes. Aty ku ka një krisje apo një ndarje të familjes, shpesh herë fëmijët rriten pa ditur se ç’do të thotë dashuri e lutje. Një vend me shumë familje të tilla të shkatërruara ka padyshim mjaft probleme. Shpesh kam qenë dëshmitare e faktit, e veçanërisht në vendet e pasura, se fëmijët kërkojnë shpëtim tek droga o në gjëra të tjera në momentin kur duhet të përballojnë indiferencën e familjes.

Nga ana tjetër, kur familjet janë të forta e të bashkuara, fëmijët janë në gjendje të shohin në dashurinë e nënës e të babait dashurinë speciale që Zoti ka për ta e mund të arrijnë ta bëjnë vendin e tyre, një vend ku dashurohet e lutet. Fëmija është dhurata më e bukur që Zoti mund t’i bëjë familjes: e ky ka nevojë për nënë e babanë, pasi si njëri e tjetri i manifeston dashurinë e Zotit në mënyrë speciale. Një familje që lutet së bashku, janë së bashku e kur janë së bashku duan njëri-tjetrin ashtu si Zoti i ka dashur të gjithë e secilin. E veprat e dashurisë janë gjithmonë vepra paqeje. E le të ruajmë në zemrën tonë gëzimin për të dashuruar e ta ndajmë këtë gëzim me të gjithë ata që gjenden në rrugën tonë…”

“Ne utopia e grave të së shkuarës”

Alba Kepi

“Ne utopia e grave të së shkuarës e memoria e grave të së ardhmes”- me këtë thirrje Lëvizjet Feministe pothuajse në të gjithë botën nisën shekullin e XXI e nën këtë thirrje ato vazhdojnë të shkruajnë historinë e vetme e të përbashkët të të gjitha grave. Fillimisht historia e lëvizjeve feministe qe veç një shtesë e historisë së përgjithshme, një punë e kryer nga vetë ato, e toleruar dhe e lënë mënjanë pa asnjë lloj pozicioni.

Ekzistenca e një kulture dhe e një memorie feministe autonome me format e saj sociale me kushtet historike që çuan drejt një barazie juridike, ekonomike e politike ishin tema të cilat vetëm falë luftës së vazhdueshme të lëvizjeve feministe në të gjithë botën arritën t’ia hiqnin vizioni sipërfaqësor e mëshirues historisë së tyre.
Po çfarë kuptojmë me lëvizje feministe e çfarë roli e objektivi kanë pjesëmarrësit e saj?

Është pikërisht historia me faktet e të vërtetat e saj që përgjigjet. Me lëvizje feministe përcaktohet një tërësi lëvizjesh që nisën në gjysmën e dytë të shekullit XVIII në Evropë e në SHBA, ku qëllimi final i të cilave qe barazia politike, ekonomike, juridike midis gruas e burrit. Të ndryshme nga njëra-tjetra si në planin teorik, politik e objektiv për shkak të degës ideologjike së cilës i përkisnin ato krijuan kushtet për një protagonizëm të paparë të grave, duke influencuar kështu në kulturën e në kostumin e shoqërisë së asaj kohe. Këto lëvizje patën një përhapje mjaft të shpejtë e mëshironin në vetvete të drejta, nga të cilat gratë qenë të përjashtuara, për shkak të një kulture dominuese që i shihte si qenie të dobëta e pak inteligjente, me një rol social të lidhur ekskluzivisht me familjen e me kujdesin ndaj fëmijëve. Kjo teori mbështetej e përforcohej shumë dhe nga feja si p.sh te Bibla Zoti vuri Evën nën autoritetin e Adamit apo San Paolo që i fton gratë t’u bindeshin përherë burrave të tyre. Dhe në besimin indian grua e devotshme konsiderohej ajo çka ishte gati të flijohej për burrin. Pothuajse në të gjitha shoqëritë tradicionale martesa konsiderohej si një mjet i nevojshëm për t’i siguruar gruas mbrojtje e mbështetje.

Në të drejtën Romake burri e gruaja konsideroheshin si një bashkësi, në sensin se gruaja ishte tërësisht nën “zotërimin e burrit” pa asnjë kontroll juridik ndaj vetvetes, ndaj fëmijëve, ndaj tokës e të ardhurave të saj. Edhe gjatë Mesjetës e drejta feudale përcaktonte se toka trashëgohej sipas trungut mashkullor të familjes.

Iluminizmi e Revolucioni Industrial kontribuan, duke krijuar në Evropë një klimë të përshtatshme për lindjen e zhvillimin e lëvizjeve feministe.

Në Francë gjatë revolucionit francez shoqëritë republikane të grave evokuan një shtrirje të gjerë të të drejtave të Lirisë, Barazisë e Vëllazërisë pa dallim seksi.

Në 1789 fillojnë të publikohen “Cahiers de doleances des femes”, një dëshmi e fortë e ndjenjës së përjashtimit të grave nga ky Revolucion, pjesë e të cilit ato ndjeheshin plotësisht. Revolucioni Francez çoi në një transformacion të rëndësishëm të Historisë së Lëvizjes feministe duke dhënë rastin për një revizion të raportit midis sekseve. Ky qe momenti historik ku civilizimi perëndimor zbulon se gratë mund të kenë një post në strukturën e shtetit. Por të zbulosh se gratë mund të kishin një post nuk do të thoshte t’ia jepje atë domosdoshmërish. Pothuajse i trembur se e kish evidentuar problemin e raportit midis sekseve Revolucioni francez refuzoi ta përballojë atë. Por qe meritë e pamohueshme e tij që ku problem u vu për herë të parë në rend të ditës. Revolucioni Francez bëri të kuptojë se gratë nuk qenë kukulla. U njohu atyre një kapacitet civil, që bota antike ua kishte mohuar e falë tij morën kuptimin e plotë të një qenieje njerëzore të aftë për të gëzuar të drejtat e saj. 1789 (Declaration des Droits de l’Homme et du Citoyen)

“Deklarata e të drejtave të individit e të qytetarëve” , ky test juridik i punuar gjatë këtij Revolucioni i njohu çdo individi të drejtën e padhunueshme ndaj lirisë, pavarësisë, sigurisë e rezistencës ndaj shtypjes. Si konseguencë çdo grua, si çdo burrë është e lirë ndaj çdo zgjedhje të saj. Në mars të 1791 kjo kushtetutë dekreton barazinë në të drejtat e trashëgimisë duke eliminuar privilegjet e seksit mashkull.

Në shtator të po këtij viti përcaktohet mosha madhore në mënyrë identike si për femrën e për mashkullin. Po në shtator të 1791 dramaturgia e gazetarja franceze, Olympia de Gouges që gjatë gjithë jetës së saj lufton për të drejtat e barabarta midis burrit e gruas, publikon “Deklaratën e të drejtave të gruas e të qytetareve” (Dèclaration des droits de la femme e de la citoyenne) në të cilën afirmon të drejtat civile e politike midis dy sekseve. Ligjet e 1792 u përqendruan kryesisht mbi gjendjen civile e divorcin duke vendosur principin e barazisë midis bashkëshorteve. Pra, siç shohim Revolucioni Francez qe i vetmi që guxoi me një vendosmëri politike të riekzamonijë hierarkinë e sekseve. Teksa në vendet me besim katolik Kisha iu kundërvu ashpër feminizmit pasi e konsideronte shkatërruese të familjes patriarkale në shtetet me besim protestant si Britania e Madhe e SHBA. Lëvizja feministe pati mundësi më të mëdha për t’u zhvilluar. Në krye të tyre u vunë gra të arsimuara e reformuese si Lucrezia Coffin Mott e cila u vu në ballë të luftës kundër skllavërisë si dhe Elizabeth Cady Stanton ed Emmeline Pankhurst. Këto dy të fundit u bënë nismëtaret e Seneca Falls Convention, Kongresit të parë të mbajtur më korrik të 1848 në SHBA mbi të drejtat e grave. Femministet angleze mblidhen për herë të parë më 1855 për të fituarën të drejtën e barazisë mbi pronën. Në Britaninë e madhe vepra “Skllavëria e grave” e filozofit John Stuart Mill, tërhoqi vëmendjen e përgjithshme të shoqërisë mbi problemet e tyre, gjë që çoi më 1870 në miratimin e të drejtave të pronësisë ndaj grave të martuara. Më pas u miratuan një sërë ligjesh mbi divorcin, mbi shpenzimet e kujdesin e fëmijëve. Në Legjislacionin e punës futet për herë të parë minimumi i detyruar i rrogës e limitet e orarit të punës.

Një rol të rëndësishëm në afirmimin e lëvizjeve feministe në botë luajti Lëvizja Suffragette (deklarimi i dëshirës së lirë për të votuar ) që nis më 1860 e vazhdon deri më 1930. Kjo lëvizje bashkoi gra të klasave të ndryshme sociale, me formime të ndryshme, por me të vetmin objektiv, të drejtën e votës. Me gjithë mobilizimin në masë kjo kërkesë u përballë më rezistenca shumë të ashpra. Zelanda e Re u bë vendi i parë që më 1893 iu dha grave të drejtën për të votuar. Në vendet e tjera të Botës kjo gjë arrihet vetëm pas Luftës së parë Botërore. Kurioz është fakti se në Zvicër gratë mbetën të përjashtuara nga votimi federal deri më 1971 e sot gratë në disa vende islamike nuk kanë akoma të drejtë vote.

Gjatë viteve ’60-të të shekullit XX ndryshime të thella politike, ekonomike, sociale e kulturore sollën në Perëndimi një rilindje të Lëvizjeve feministe, duke kërkuar tashmë një specifikim të identiteti femëror. Këto lëvizje frymëzoheshin nga vepra si “Seksi i dytë” i Simone de Beauvoir i cili thotë “se grua nuk lindesh po bëhesh” apo “Misticizmi femëror”( 1963 ) i Betty Friedan e “Politika seksuale” (1969) Kate Millet. Lëvizja feministe e këtyre viteve vuri në diskutim institucionet sociale e vlerat dominuese të shoqërisë deri në atë moment, duke themeluar me kritikat e tyre një përmbledhje të larmishme studimesh që përballonin tema të rëndësishme si diskriminimi në familje, në punë, në formim etj. Objektivi i grave nuk qe më emancipimi po “çlirimi” e jo më kot këto lëvizje u quajtën “lëvizja për çlirimin e gruas” e cila çoi në fitimin e mjaft betejave të rëndësishme si ligjshmëria e abortit, apo lufta e vazhdueshme kundër dhunës seksuale. Në vitet ‘80- ‘90 Feminizmi zhvilloi një rrjet interesant komunikimi organizativ me anë të botimit të një sërë revistash, ngritjes së mjaft qendrave studimi, dokumentimi e kërkimi me të vetmin subjekt ekskluziv, gruan. Në fund të shekullit të kaluar vëmendja femërore u përqendrua ndaj fenomeneve delikate si dhuna në familje, prostitucioni etj që favorizonin diskriminimin e gruas. Libri i Naomi Wolf “Miti i bukurisë” (1990) apo “Rikthimi” (1992) i Susan Faludi analizonin procese me anë të të cilave fitoret e deritanishme të Lëvizjes femërore shkeleshin progresivisht në shoqërinë oksidentale.

Jo rrallë vihet re një bezdi e grave të sotme ndaj fjalës “feminizëm”, e cila u tingëllon si një kambanë e vjetër, pasi tashmë i kanë të gjitha, të paktën në teori; studimin, karrierën, divorcin, abortin e ligjshëm, seksualitetin e lirë etj. Por të fshish historinë, të fshish rrënjët e saj është gjithmonë e rrezikshme, pasi pikërisht aty lindin hapat mbrapa. Rikthimi drejt një periudhe të heshtur e të padukshme sociale kuptohet është qesharake, por të kontribuosh në krijimin e kushteve sa më të drejta e humane të gruas është gjithmonë një motiv krenarie në memorien e së ardhmes.

8 mars 2008

Tirana ime

Alba Kepi

 

 

 

 

 

 

 

 

Tirana ime

 

ME PELLEMBE I SHTRIVA FLOKET NE QIELL

E MBI TO ME YJE PROJEKTOVA NJE HARTE

QERPIKET ME SYTE MU BENE NYJE

TI E UNE E VETMJA KORDINATE.

****

NGJYRAT E PASHPIRTRA T’I MBULOVA ME DUAR

THONJTE MBI TO  T’ I SHTRYDHA FORT

GELQERE E BARDHE MBI MURE U LESHUA PERRUA

KEMBET NGJYJA E RRUGET ZBARDHJA ME TO

**** 

ANTENA , SATELITE , T’I PUSHKATOVA ME ZOGJ

NGA KRAHET E TYRE TERFILA TE NJOME RANE MBI ASFALT

VESA PEMET VESHI ME POTURE

E  AVLLITE PLOT ME DIMIQ TE ARTE.

 ****

ME PETALE LULEBORE  T’I SHTROVA RRUGET

E AROMA E TYRE RREZOI TERE PALLATET

MBI QELPIQET E KUQ T’I VURA BUZET

SILUETA SONAMBULESH MBUSHEN OXHAQET

 **** 

ME PELLEMBE  I SHTRIVA FLOKET NE QIELL

HIJE BERA E U SHTRIVA MBI HARTE

EMRIN TEND TATUAZH BERA NE QIELL

TI E UNE E VETMJA KORDINATE.

janar 2006

“Analize empirike e prostitucionit ne rruge”

Alba Kepi

Një studim i mirëfilltë ekonomik, që ka zgjuar kuriozitetin e ekonomistëve, sociologëve, politologëve. Realizuar nga dr. Steven D. Levitt, profesor ne Chicago University Both School of Business e docenti Sudhir Alladi Venkatesh, i Columbia University


Sa kushton një shërbim? cilat janë variacionet e çmimit e në ç’metodë negociohet për të? Në çfarë raporti është pagesa e këtij shërbimi me pagën e një punësimi tjetër? Ç’ndodh kur ka një rritje të kërkesave për këtë tipologji shërbimi e në ç’mënyrë kënaqet tregu?

Asgjë e çuditshme nuk ka në këto pyetje, janë veçse pikënisja e një studimi të mirëfilltë ekonomik, që pak kohë më parë zgjoi shumë kuriozitetin e ekonomistëve, sociologëve, politologëve e pa dyshim të kujtdo që rastësisht ra në dijeni të tij. Në qoftë se fjalën “shërbim ” e zëvendësojmë me prostitutë e mbi faqen e parë të këtij studimi të lexojmë titullin “Analize Empirike e Prostitucionit ne rruge”, kurioziteti është lehtësisht i justifikuar.

Sa prostituta ju rastis të shihni mesatarisht në ditë? Një, dhjetë, njëzet? Por po të shmangim rrugët e frekuentuara nga ato, ndoshta dhe asnjë. Pra, pak, shumë pak!!! Mjafton të jesh pak më kurioz teksa vështron përreth për të kuptuar se merkata e prostitucionit është në një bum ekonomik. Agjenci udhëtimi të bazuara në turizmin seksual, prostituta të huaja nën maskën e balerinës, bordele anekënd dhe në dhomat e hoteleve luksoze apo në restorantet më me emër. Industria e seksit rritet e ndryshon çdo ditë. Nga lokalet tradicionale në periferi të qytetit e shtëpi private takimi, në qendra masazhi, lokale striptease, salla video pornografike, prodhime konsumi si revista, sexy shop etj., etj.

E pra, studiues të njohur të ekonomisë botërore vendosën ta analizonin e ta thellonin këtë argument. Edhe pse i konsideruar zanati më antik në botë, realisht shumë pak dihet nga aktiviteti i tij tregtar e kjo analizë empirike vërteton se është i vetmi profesion që nuk po njeh krizë ekonomike, përkundrazi. Studimi i kuruar nga dr. Steven D. Levitt, profesor në Universitetin Chicago Booth School of Business e docenti Sudhir Alladi Venkatesh i Columbia University, demonstrojnë se si prostitucioni është i ngjashëm me çdo tip tjetër profesioni. E pyetjet që kanë mundur të kompletojnë punimin e tyre vazhdojnë: Ku takohen zakonisht klienti e prostituta? Ç’ndodh kur një klient kërkon të mos përdorë prezervativin e sa është rritja e çmimit në këtë rast?

Ç’metoda përdoren për te ulur apo ngritur çmimin e një raporti seksual?

“Analiza empirike e prostitucionit, – thotë Levitt, – në thelb nuk ka të bëjë vetëm me prostitucionit, po me jetën e personave qe jetojnë në një qendër të banuar”.

Si çdo profesion tjetër dhe ky aktivitet shpesh i paligjërueshëm kotraktual ka një tipologji që mund të jetë autonome, profesionale, i përkohshëm, i përhershëm, i rastësishëm e me tarifa pamundësisht të përcaktueshme me një çmim standard. Por është e mundur ndarja e prostitucionit në disa kategori të ndryshme sipas mënyrave të ushtrimit të shërbimit, sipas orientimit seksual që shërbehet ky aktivitet e të gjitha këto të gurëzuara në: prostitucion mashkullor, femëror e transeksual. Edhe pse personat që prostituojnë synojnë të pozicionohen në zonat ku klientët thithen më lehtësisht, përsëri ata nuk munden të hyjnë në kanalet e marketingut tradicional. Pozicionojnë aktivitetin e tyre përqark rrugë-arterieve kryesore ku mund të lejojnë klientët të ekzaminojnë merkatën e mbi të gjitha pa rënë në sy. Prostitutat që punojnë nën një protektor statistikisht regjistrojnë fitime më superiore se ato që nuk adoptojnë këtë zgjedhje. E kjo për të thjeshtin fakt se fryjnë një numër inferior orësh pune e raportesh me klientë, pasi nuk janë nën urdhrat e detyrimet e protektorit. Sipas kësaj analize ekonomike, autorët e saj kanë vërtetuar se prostitutat që punojnë pa protektorat marrin mesatarisht rreth 25 dollarë në orë, kurse të tjerat që kanë këtë status fitojnë mbi 50% më shumë. Ajo që ekonomistët e quajnë “paga e rendimentit” protektorët janë të gatshëm ta paguajnë në një përqindje superiore nga minimumi i kërkuar, për shkakun e vetëm se duke i paguar më shumë gratë e tyre, rrisin në mënyrë efikase sanksionet që çojnë detyrimisht në një sjellje më të mirë nga prostitutat. Tarifat për një raport variojnë sipas tipologjisë së aktit seksual me aftësinë e prostitutave për të bërë dallimin midis klientëve duke rritur çmimin sa të mundin.

Sipas studimit ekonomik të Steven Levitt e Sudhir Alladi Venkatesh, një klient me lëkurë të zezë paguan 8 dollarë më pak sesa një i bardhë, këtij të fundit zakonisht ato u lejojnë të hedhë i pari çmimin, kurse përballë një klienti zezak është prostituta që vendos tarifë. Klientët e përhershëm paguan lehtësisht më pak se sa një klient i ri e çmimi i një raport rritet kur nuk përdoret prezervativ. Ky studim stimon se një prostitutë arrestohet një herë në çdo 450 raporte seksuale me klientë e një arrestim në dhjetë shoqërohet me një dënim. Klientët arrestohen një në 1200 raste, por shifra më kurioze është përqindja me të cilën një agjent policie shkon me një prostitutë. Një raport në 30 që kryen një prostitutë, përfaqëson “një homazh” gratis për agjentin e policisë i cili nuk e arreston. Pra, probabiliteti që një polic të arrestojp një prostitutë, është më i ulët sesa ai i një raporti seksual me të. “Kur forcat e policisë janë më të përqendruara të kryejnë një raport seksual pa pagesë me një prostitutë sesa t’i arrestojnë ato, atëherë duhet të jemi më realistë në hartimin e politikave publike të një qendre të banuar”, – nënvizon në mbyllje të punimit të tij Levitt.

Prostitucioni në mijëvjeçarin e tretë

Sa prostituta ju rastis të shihni mesatarisht në ditë? Një, dhjetë, njëzet? Por po të shmangim rrugët e frekuentuara nga ato, ndoshta dhe asnjë. Pra, pak, shumë pak!!! Mjafton të jesh pak më kurioz teksa vështron përreth për të kuptuar se merkata e prostitucionit është në një bum ekonomik. Agjenci udhëtimi të bazuara në turizmin seksual, prostituta të huaja nën maskën e balerinës, bordele anekënd dhe në dhomat e hoteleve luksoze apo në restorantet më me emër. Industria e seksit rritet e ndryshon çdo ditë. Nga lokalet tradicionale në periferi të qytetit e shtëpi private takimi, në qendra masazhi, lokale striptease, salla video pornografike, prodhime konsumi si revista, sexy shop etj., etj.

Drastikisht ka ndryshuar dhe tipologjia e prostitutës, dikur me një nivel shumë të ulët arsimimi, estetikisht qesharake, sot janë fizikisht larg modelit klasik të një prostitute, vijnë shpesh dhe nga familje të mira, poliglote, studente që frekuentojnë universitete prestigjioze e i dedikohen prostitucionit lluksoz. Kundrejt një pagese të majme shoqërojnë kudo që u kërkohet një politikan, një biznesmen, një sheik apo dhe një tregtar pasanik droge. Sigurojnë të mirat e konsumit të tyre në mënyrë të menjëhershme.

“Studente modele e prostituta për zgjedhje”, – shkruante pak kohë më parë revista javore e Universitetit të Cambrige “Varsity”, -tashmë studentet e Cambrige kryejnë punë për të rritur. E vajzat nuk e kishin asnjë problem për ta pranuar punën e tyre të re. Ja si shprehej njëra prej tyre: “Kisha një punë tjetër më parë, por nuk më paguanin sa duhej, takova disa studente që ma sugjeruan këtë. Fillimisht, kur nis të duket joshës e në qoftë se ke nevojë për para lehtësisht e shpejtë, kjo është mënyra më e mirë për ty”.

Me hyrjen e internetit e funksionimit të ekonomisë së re, sektori i seksit pëson një transformacion të thellë. Qindra, mijëra homepage prostitutash lindin çdo ditë anekënd botës duke ofruar seks online 24 ore në 24 orë kundrejt pagesës. Lindin figura të reja profesionale të industrisë së seksit e mjafton vetëm një click.

Vendin e trotuareve e kanë zënë web-kamerat e tarifat cash janë zëvendësuar me numrin e kartës bankare e interneti është vendi virtual ku konsumohet shërbimi seksual. E quajnë “cybersesso”, një tipologji gjuhësore që vë në komunikim online dëshirat më intime seksuale. Disa e konsiderojnë “një formë të re seksi më të sigurt”, me një numër frekuentuesish gjithnjë e në rritje, nuk njeh orar madje shumë prej tyre e kanë kthyer këtë hob në një patologji të vërtetë e ngjashme me maninë e një pacienti “sex additition”. Falë internetit makina e seksit manovron në mënyrë të shkëlqyeshme, shton klientelën brenda pak sekondash e shumëfishon fitimet. Përdorimi i internetit në merkatën seksuale i kthen qesharake e groteske ligjet që në mjaft vende ndalojnë ushtrimin e prostitucionit apo hapjen e shtëpive publike.

Legjislatura e prostitucionit në disa shtete

 

jeshile- lejohet me ligj

blu- lejohet me ligj por eshte i denueshme aktiviteti i organizuar per shfrytezim e favorizim kriminal

e kuqe-i ndaluar me ligj

Ligjet ndryshojnë nga vendi në vend në varësi të prostitutës, klientit e protektorit të tyre. Në vendet me besim mysliman prostitucioni është i sanksionuar me dënim me vdekje e në vende të tjera ndodh krejt e kundërta, paguajnë taksa e janë të mbrojtura me sindikatën e tyre. E tillë është situata në Vendet e Ulëta, në Gjermani, Zvicër e Zelandë e Re. Në Turqi, prostitucioni i rrugës është legal ashtu si dhe shtëpitë publike të pajisura me një licencë të lëshuar nga shteti, pra njësoj si punonjëset autonome. Në Mbretërinë e Madhe prostitucioni nuk është formalisht ilegal, por janë të tilla disa aksione të kryera rreth këtij aktiviteti si p.sh. është ilegale që një klient mbi një mjet të motorizuar të kërkojë në mënyrë të insistueshme një raport seksual ose është e paligjshme hapja apo zotërimi i një shtëpie publike, është ilegal protektorati i prostitucionit etj. E njëjta situatë është dhe në Skoci. Në Suedi, Norvegji, Islandë, industria e seksit është legale me përjashtim të disa aktiviteteve të kryera në këtë kontest e që dënohen me ligj si protektorati apo ushtrimi i këtij profesioni me forcë të detyruar. Në Brazil e Kosta Rikë prostitucioni është tërësisht legal, por konsiderohet ilegale përfitimi ekonomik nga prostitucioni i të tjerëve. Në Japoni prostitucioni vaginal është i ndaluar me ligj, kurse seksi oral me pagesë është legal, madje nuk konsiderohet prostitucion…

Çmimi i një prostitute nëpër botë

  • Në Amsterdam çmimi i të famshmeve vajza në vitrina shkon nga 30-50 euro për çdo raport seksual.
  • Në Paris ky çmim varion nga 25 euro për prostitutën e rrugës në 200-300 euro për shoqërueset luksoze.
  • Në Madrid si dhe në Frankfurt 50-100 euro për një prostitutë në dhomë.
  • Në Nju Jork mesatarisht 50 dollarë për një prostitutë në rrugë e 1200 dollarë për një mikeshë luksoze.
  • Në Salvador de Bahia në Brazil, ky çmim varion nga 15 euro për një raport mesatarisht të ulët në 100 euro në lokalet për turistë.
  • Në Lindje, në Tokio, çmimi është mesatarisht 125 euro, por që përballë kërkesës për një studente adoleshente arrin në 300 euro për raport.
  • Në Dhaka, Bangladesh, një raport seksual shkon nga 20 euro në orë, në 30 euro për një natë të tërë.
  • Në Kubë, një prostitutë paguhet mesatarisht me 50 dollarë, ndërsa rritet kur kërkesa është për një natë të tërë.

Te cmendur pas Burlesque!

Alba Kepi

 Publikuar. Gazeta Standard

 

Nga Amerika në Evropë arti i burlesque-s është rikthyer në suksesin e viteve të tij më të mira. Lindur shumë shekuj më parë si një gjini letrare, importuar më pas në formën e një shfaqjeje teatrale, sot është rizbuluar si një tipologji artistike më vete, duke pushtuar botën. Të gjithë janë të çmendur pas Burlesque-s e mos guxoni ta quani striptizëm.

Kostume ekstravagante e pupla shumëngjyrëshe, taka të larta e pin up, e mbi gjithçka aftësia e një performance ironike e shumë sensuale është moda e fundit e spektakleve teatrale, televizive e kinematografike, të zbarkuara nga Amerika në Evropë dhe të kthyera në një mani të vërtetë artistike.

Skenat më me emër të teatrove evropiane kanë të afishuar në programin e tyre spektaklin “Burlesque”, sallat kinematografike anekënd botës sapo kanë hedhur në qarkullim filmin “Burlesque” (në role kryesore këngëtaret Cher e Cristina Aguilera), radio, televizioni, media në përgjithësi komentojnë vazhdimisht show e performancat teatrale të aktoreve të njohura në rolin e një balerine të burlesque, gra normale janë frekuentuese të kurseve e leksioneve private për të mësuar sekretet e këtij kërcimi, e mbi të gjitha spektatorë të pafund që në mbarim të çdo shfaqjeje duartrokasin e thërrasin “Bis-Bis”. Të gjithë janë të çmendur pas burlesque!

Për frekuentuesit e tij nuk është striptizëm, por veç art, një stil jete që me anë të joshjes e ironisë i ka rikthyer gruas moderne sjelljen femërore. Provokuese, joshëse, seksi, por dhe ironike, kurajoze, karizmatike, unike në format e saj pa një standard trupor të imituar. Të gjitha gratë mund të identifikohen në një balerinë burlesque, pasi joshja femërore ofrohet me ironi, lojë, mister, karakteristikë që çdo grua i zotëron. Striptizmi ofron nudo e agresivitet, ndërsa burlesque është një rrugë e mesme, që dhuron gëzimin e të qenit femër. Është një botë artistike e mbizotëruar nga gratë që argëtohen me trupin e tyre e me look-un e së shkuarës, me një fantazi të lirë që shfaq karakter e prodhon spektakël.

Historia e Burlesque show

Etimologjia franceze burlesque rrjedh nga fjala burla, që italisht do të thotë shaka -lojë. Burlesque është një spektakël-parodi e lindi si i tillë në mes të ‘800-s në Anglinë viktoriane. U importua më pas me shumë sukses në SHBA, kryesisht si argëtim për shtresat e mesme e të ulëta të shoqërisë. Burlesque e quanin “çmenduria” e të varfërve, e ishte një skenar komik frymëzuar nga një tekst dramatik e i interpretuar me dritëhije satirike e parodike. Fillimisht Burlesque pati formën e tij letrare në vargje e prozë të shfaqur rreth shekullit XIV falë veprës satirike “Tregimet e Kanterbërit” (The Cantebury Tales) të shkrimtarit Geoffrey Chaucer. Por prezantimi i parë historik i një vepre të tillë të mirëfilltë i përket vitit 1671 me “The Rehearsal” (Prova) shkruar nga Duka i Bakingamit e që satirizonte tragjeditë e dramaturgut John Dryden (1631-1700). Më pas shfaqen kryevepra të njohura si “The Critic” (Kritiku) i 1779 e irlandezit Richard Sheridan apo melodrama “The Beggar’s Opera” (1728) e John Gray. Burlesque si një gjini letrare i bashkëngjitet tematikës social-politike të kohës e frymëzon tekstet e mjaft autorëve teatralë si William Makepeace Thackeray e Henry Fielding.

Gjatë fillimit të ‘800 burlesque i largohet karakterit të tij kritik letrar e merr formën e një spektakli argëtues mes këngës e kërcimit, ekstravagantes e komikes. Qe një shfaqje që satirizonte botën, zakonet, veset e aristokracisë, botën industriale që po lindte duke argëtuar shtresën e mesme e të ulët të shoqërisë. Ekzistonte një skenar teatral plot me këngë e parodi, kërcime e shumë humor e që për të mbushur sallën e garantuar suksesin fusnin në skenë balerina joshëse të veshura seksi. Në gjysmën e dytë të ‘800-s kemi një transformim total të stilit të burlesque, që kthehet në një spektakël vetëm për të rriturit me skena komike e sfond erotik. Spektaklet burleske amerikane të Broadway shndërrohen në një fenomen masiv me një numër të pafund shfaqjesh e një publik të çmendur pas tyre. Burlesk show më të famshme historikisht të atyre viteve qene “Balck Crok” e “Ixion”, si spektaklet më të shikuara e më të përfolura të kohës. Pas suksesit në Nju Jork, kjo shfaqje pushton çdo qytet tjetër amerikan. Është momenti i artë për të që nisi nga gjysma e dytë e ‘800-s e vazhdon deri në Luftën I Botërore. Producentët kishin gjetur recetën e suksesit e vetmja gjë që u duhej ishte rritja e elementëve përbërës të saj. Shtohet numri i balerinave joshëse të veshura gjithnjë e më pak e që argëtohen gëzueshëm në skenë me format e tyre. Elementi i satirës humbet pak e nga pak, duke u zëvendësuar me një varietet ironik e kurioz, jo vetëm gra të zhveshura, por edhe mendimtare inteligjente. E shfaq këtë gjë shkrimtarja Mae West, aktore, producente, skenografe, autore tekstesh e këngësh me batutat e saj dopiosenso e me një spektakël absolutisht provokues të titulluar “Seks”, që e çon të kalojë disa ditë dhe në burg. Shtypi amerikan i drejtuar nga të fuqishmit e shoqërisë hakmerret dhunësisht ndaj suksesit të burleskut, gjë që i rrit popullaritetin e numrin e biletave të shitura.

Për shkak të degjenerimit që ky spektakël mori nga disa shoqëri teatrale, në fillim të viteve ‘20 të ‘900 e për një dekadë të tërë u mbyllën praktikisht të gjitha teatrot burlesk të Nju Jorkut. Fjala burlesk doli jashtë ligjit e teatrot e tyre u shndërruan në salla kinemash. Burlesku i përkiste tashmë nostalgjisë së të shkuarës.

New Burlesque

Vitet ‘90 të ‘900-s me rikthimin e modës së kulturës vintage sjellin dhe rilindjen e new burlesque. Shumë mendojnë se nuk qe veç moda, por mbi të gjitha dëshira e njerëzve për ta risjellë atë në skenë. New burlesque është i lidhur veçanërisht me një emër, Jennie Lee, artiste e “Bazoom girl” në kohërat e arta të burleskut. Gjatë viteve ajo kishte mbledhur një material të shumtë të këtij spektakli nën formën e një koleksioni unik e interesant dhe që e ruante me shumë fanatizëm. Pas vdekjes së Jennie Lee, mikja e saj Dixie Evans e transformoi në një muze të vërtetë të burleskut “Exotic World Home of the Movers & Shakers’ Burlesque Museum and Striptease Hall of Fame”. Më vitin 1992 lind Miss Exotic World e nga ky moment nis me të vërtetë rilindja e burlesque. Brezi i viteve ‘90 dashurohet me të e rizbulon në stil, veshje, truk, në spektakël, art, fotografi, diskoteka e klube kulturore.

Fillimi i këtij shekulli gjen tek burlesque show argëtimin, ironinë, kuriozitetin e joshjen femërore larg lodhjes sociale të realitetit të përditshëm. Femra është protagoniste absolute e këtij spektakli, e cila me veshjen e gjestet e saj provokon, josh, por dhe satirizon veset e një shoqërie të mbingarkuar nga snobizmi.

Dita von Teese, Mbretëresha e burlesque

“Është një liri e vërtetë të fitosh 20 mijë dollarë për 10 minuta punë”

Gjithkush e kujton për performancën e saj mbi një gotë shampanje gjigande “Martini”. Me një lëkurë të fildishtë, make up e stil të viteve ‘40, 38-vjeçarja Dita von Teese është mbretëresha absolute e burlesque. Modelja amerikane Heather Renée Swee, me pseudonimin Dita, referuar aktores gjermane Dita Parlo, është ikona e këtij arti e muza frymëzuese për shumë fotografë e stilistë. “Sitli nuk ka të bëjë aspak me modën, nuk është e domosdoshme të ndjekësh modën e fundit, e shpesh njerëzit mendojnë se aspekti natyral është më i miri, por nuk është kështu”, – shprehet ajo pas çdo pyetjeje intervistuese mbi atë çka look-u i saj përcjell. Sinonimi i vintage, Dita von Teese, me lëkurën delikate e buzë të kuqe flakë, flokë të krehura “model ‘40”, doreza deri mbi bërryla, ngjan me një kukull porcelani në përmasa humane. Fëmijërinë e saj ajo e kujton me pasionin për veshjet intime, duke u kuriozuar në sirtarët e së ëmës e në prova pa fund para pasqyrës. Adhuron filmat e vjetër me artistë si Rita Hayworth, Marlene Dietrich e Clark Gable, lexon biografi të showgirl të viteve gjatë luftës e është e apasionuar pas Old Hollywood. Nis karrierën artistike në moshën 19-vjeçare në një lokal striptizmi e ku shpejt bie në sy për klas, elegancë e origjinalitet. Shndërrohet në një modele super të kërkuar për revista me gjithë lartësinë e saj 1.60 cm. Në vitin 2002 pozon për kopertinën e të famshmes “Playboy”, gjë që i dhuron një popullaritet botëror, ndikuar dhe nga marrëdhënia e martesa e saj me këngëtarin Marilyn Manson. Në vitin 2007, në Festivalin e Kanës, gjatë mbrëmjes kundër AIDS, realizon Lipteese, performancën e saj mbi një buzëkuq gjigand, ndërsa më 2010, e ftuar në Festivalin e Sanremos, ngjitet mbi skenë e veshur me diamante me një vlerë prej 2.5 milionë dollarësh.

Dita von Teese frymëzohet nga filozofia erotike (fetish) siç shprehet ajo në librin e saj të publikuar më vitin 2006, “Burlesque and the Art of the Teese”: “Dua të demonstroj se striptizmi nuk është diçka e pisët. Disa persona thonë se ajo që bëj, nuk është sinonim i lirisë seksuale, kurse unë them se është vërtet liri të fitosh 20 mijë dollarë për 10 minuta punë”.

 

http://www.standard.al/index.php/suplementi/17740.html

Libri i zi i Komunizmit

Alba Kepi

 

“Jeta humbi kundër vdekjes, por memoria fiton në luftën e saj kundër asgjësë…”

 Mbi dhjetë vjet më parë, i publikuar në të gjithë botën me 33 përkthime e mbi një milion kopje të shitura, “Libri i zi i Komunizmit”, do të konsiderohej si libri i shekullit të XX. Suksesi i tij planetar lidhej me të vetmin fakt, se shprehte me zë të lartë atë çka shumica mendonte. Historianë të afirmuar, studiues europianë e amerikanë hodhën dritë mbi shumë tragjedi njerëzore të nënvleftësuara apo të injoruara qëllimisht, në dëm të së vërtetës.

     Nicholas Werth, Jean‑Luis Pann, Andrezej Paczkowski, Karel  Bartosek, Jean Louis Margolin nën drejtimin e historianit të Komunizmit e drejtorit të CNRS Francese (qëndra kombëtare e kërkimeve shkencore) Stephane Courtois me studimet e tyre  mbushën faqet e këtij libri, duke zhveshur më në fund “nudo” të gjithë krimet e bishës së “kuqe”, të padënuar asnjëherë, të mbyllur e të paprekshëm  nëpër arkivet sekrete të shteteve.

“Libri i zi i Komunizmit” nuk qe një fantazi as, një fanta “politike”, por veç një e vërtetë e hidhur e çmendurisë njerëzore. Suksesi e polemikat e shumta që solli botimi i tij realizuan qëllimin kryesor të autorëve, luftën kundër heshtjes që kish mbërthyer e po dërrmonte  shumicën e historianëve. Sot pas dhjetë vjetësh me përjashtim të  ndonjë inisiative individuale, heshtja e historianëve dhe institucioneve për të cilat punojnë nuk njeh justifikim, madje kthehet në një “borxh” të pashlyeshëm kundrejt kombit që ata përfaqsojnë.

     “Jeta humbi kundër vdekjes, por memoria fiton në luftën e saj  kundër asgjësë…”, shkruan filozofi bullgar Todorov, citimin e të cilit jo më kot  Stephane Courtois e ka vënë në faqen e parë të veprës së tij. Lufta kundër amnezisë së tejzgjatur që kish përfshirë të gjithë shtetet ish-komuniste ndaj krimeve të komunizmit botëror, ndjehet në të 770 faqet e këtij libri, unikal në llojin e vet. Memoria është një nga elementët fondamental në identitetin e një individi apo të një populli e të fshehësh memorien e tragjedisë komuniste do të thotë të humbësh përjetë identitetin tënd

     “Historia është shkenca e palumturisë së njeriut”, është shprehur në dëshpërim e sipër në faqet e librit Stephane Courtois duke fokusuar ngjarjet e shekullit XX, i cili me barbaritë që përjetoi njerëzimi gjatë harkut të tij kohor e mishëroi më së miri këtë “formulë”. Dhe faktikisht shekulli XX qe njëqindvjeçari i katastrofave të mëdha gjatë të cilit banorët e rruzullit toksor vuajtën mbi kurriz barrën e dy luftrave Botërore, e bashkë me to shtazërinë e nazizmit, tragjeditë në Armeni, Ruanda  etj, një vargan fatkeqësish në mes të të cilëve “spikati”  komunizmi, i cili zuri fill më 1917 e mbërriti deri më 1991, me një shtrirje gjeografike, që prek katërr kontinente. E ky Komunizëm nuk qe një “qytet” ideal, ku njerëzit nuk korruptoheshin nga paraja e pushteti siç pretendohej në idelogjinë e tij të mbrapshtë, ku komandonte arsyeja e drejtësia, por komunizmi që për fat të keq bashkë me miliona njerëz e përjetoi edhe populli im, qe real në gjithçka, sepse pati lidërit e tij të ashtuquajtur të “famshëm” si Lenini, Stalini, Mao Ce Duni, Fidel Kastro, Ho Shin Minini, Pol Poti, Enver Hoxha, Çaushesku etj. Virusi i kësaj “falme” kishte prekur fushat politike, ekonomike, sociale e kulturore të mjaft shteteve.

     Nga 1945 deri më sot një numër i madh studiuesish kanë punuar e vazhdojnë të punojnë mbi këtë argument. Pyetjet e 10 viteve më parë që Stephane Courtois bënte në librin e tij vazhdojnë të tingëllojnë kaq paradoksale dhe sot. Ndërsa emrat e Himmlerit, apo Enchimann janë të njohur në të gjithë botën si simbol i barbarisë bashkëkohore për Leninin, Stalinin, Mao Ce Dunin e Ho Shi Minin vazhdon të ekzistojë një respekt i habitshëm (!). Shoqëria e ardhshme naziste do të ndërtohej duke pasur si bazë një racë të pastër ariane, ndërsa shoqëria e ardhshme komuniste do të ndërtohej mbi bazën e një shoqërie proletare pa asnjë skorje borgjeze. Pra e vetmja diferencë është fakti se shoqëria komuniste bazohej në një ndarje sociale të klasave, kurse ajo naziste në një ndarje raciale e territoriale, dhe për ta realizuar atë që të dyja patën nevojë për Terrorin. Terrori u bë “qeveria e frikës” e armiku u bë i vetmi justifikim i Terrorit, si një element fondamental i teorisë ei praktikës komuniste, duke u fryrë eu shfryrë sipas politikës së momentit. Për nazistët hebrejtë nuk ishin qënie humane, për Leninin e Stalinin  kulakët nuk ishin qënie njerëzore. Nuk eleminohej e masakrohej njeriu po “BORGJEZI”, “KAPITALISTI”, “SABOTATORI”, “ARMIKU I POPULLIT”. Asnjë eksperiencë komuniste nuk iu fsheh këtij ligji as Kina, as Vietnami, Korea e Veriut, Kuba, Etiopia, Afganistani, Angola, Europa e lindjes. Atëherë? Përse kjo paaftësi për të vendosur në qendër të analizës ndaj komunizmit një faktor esencial siç është krimi, krimi në masë, krimi sistematik, krimi kundër njerëzimit?

     Krimet e Komunizmit nuk i janë nënshtruar një vlerësimi legjitim as nga veshtrimi historiografik e as nga ai moral. Tashmë asnjë nuk beson tek një Nyremberg i ri i “kuq” , por rishikimi i historisë vazhdon të mbetet i pjesshëm. Arkivat e dëshmitë e shumta kanë demostruar se natyra e këtye krimeve përmblidhte: krime kundër luftës, kundër paqes e kundër njerëzimit. Ekzekutime kapitale me metoda të ndryshme si pushkatimi, varja, rrahja deri në vdekje, gaze mdytwse kimike ,uria nwpwr kampe pwrqendrimi, puna e tejsforcuar, organizimi i marsheve të gjata në këmbë gjatë të cilëv vdekja vinte për shkak të ftohtit, urisë apo sëmundjes përmbledhin krimet kundër njeriut. Autorët e këtij libri arritën të bëjnë dhe bilancin e parë global të këtyre krimeve: Pushkatimi i dhjetra pengjeve e personave të burgosur pa iu nënshtruar gjykimit e masakra e dhjetra mijëra fshatarëve apo punëtorëve më 1918‑1922.

‑ Uria e 1922 provokoi vdekjen e 5 milionë personave në BRSS

‑ Internimi e eleminimi i kozakëve në Don 1920

‑ Vrasja e dhjetra mijëra njerëzve në kampet e përqendrimit të 1918‑1930

‑ Vrasja e 6 milionë ukrainasve 1932‑1933 për shkak të urisë

‑ Internimi i mbi 2 milionë kulakëve 1930‑1932

‑ Internimi i qindra mijërave polakëve, ukrainasve, moldavëve, balltikasve e besarabikëve më   1939‑1941 e përseri më pas më 1944‑1945

‑Internimim e eleminimi i popullsisë urbane të Kamboxhas më 1975‑1978

-Eleminimi i tibetianëve nga kinezët më 1950…

 Dhe lista e krimeve të komunizmit do të vazhdonte akoma shumë e shumë e gjatë, pa harruar aspak vdekjen nëpër burgjet famë keqe apo nëpër 19 kampet e internimit të mijëra shqiptarëve të pafajshëm.

     Komunizmi ka kryer mbi të gjitha krimin kundër shpirtit, kundër kulturës universale te njerezimit.

Stalin shkatërroi dhjetra kisha në Moskë, Çaushesku prishi tërë qëndrën historike të Bukureshtit për të ngritur ndërtesa të reja, Pol Pot shkatërrojë gur pas guri katedralen e Pnohm Penh etj. Po sado të dhimbshme të rezultojnë këto dëme çfarë rëndësie kanë kur vihen përballë vrasjeve masive të burrave, grave e fëmijëve? Në Shqipëri zuri fill për herë të parë represioni anti klerikal. Arqipeshkvi i Shkodrës  Gaspër Thaçi vdes në duart e policisë sekrete teksa qe në arrest shtëpiak, Vinçent Prendushi arqipeshkvi i Durrësit, poet i njohur studiues, i dënuar me 30 vjet punë të detyrueshme vdes më 1949 për shkak të torturave që i ishin ushtruar, më 1948 arqipeshkvët Volai e Gjini, dënohen me vdekje e pushkatohen. Më shumë se 100 klerikë dënohen e vdesin nëpër burgje e midis tyre dhe juristi Mustafa Pipa për mbrojtjen, që i bëri françeskanëve. Më 1967 Enver Hoxha deklaroi se Shqipëria qe i vetmi vend ateist në botë, e gazeta e partisë në pushtet deklaronte krenarisht se, të gjitha kishat e xhamitë me vlera të pallogaritëshme arqitektonike, historike e kulturore qenë shëmbur, ndërkohë vetëm disa të tjera u “ruajtën”, duke shndërruar në teatro, pallate sporti, vatra kulture e deri depo silazhi për bagëtinë e kooperativës, rrallë e tek u ruajt ndonjë si monument (psh xhamia Et’hem Beut në qendër të Tiranë), ndërkohë që numuri i tempujve fetarë të rrafshuar kapi shifrën e 2169 objekteve midis të cilëve 327 vende të shenjta.

     Me një analizë të thellë shkencore “Libri i zi i Komunizmit” shtjellon jo vetëm tiparet kryesore të kësaj ideologjie por dhe përse‑të e masakrave të tij. Regjimet komuniste kanë vepruar në emër të një shteti që mbivlerësonte ideologjinë e në emër të kësaj ideologjie u masakruan dhjetra milionë persona të pafajshëm.  Kontributi i këtij libri në mënyrë apsolute qe, dhe është madhor jo vetëm në kompleksin e historiografisë, por dhe në interprentimin e pasurisë së dokumentacionit. Ai arriti të kryejë bilancin e parë të viktimave të komunizmit, falë të cilit çdokush mund të kuptojë mizorinë e këtij fenomeni të quajtur komunizëm.

Bilanci i viktimave të komunizmit në disa vende të Botës:

Bashkimi Sovjetik ‑ 20 milionë të vdekur

Kina ‑ 65 milionë të vdekur

Vietnam ‑ 1 milionë të vdekur

Korea e Veriut ‑ 2 milionë të vdekur

Kamboxha – 2 milionë të vdekur

Vendet e Europës lindore ‑ 1 milionë të vdekur

Amerika Latine – 150 000 të vdekur

Afrika – 1 700 000 të vdekur

Afganistani – 1 500 000 të vdekur

Lëvizja komuniste internacionale e partitë komuniste jo në pushtet- 10 000 të vdekur

     Pra numri i përgjithshëm i viktimave të komunizmit arrin në 100 milionë të vdekur. Ndërkohë që nazizmi shkaktoi vetëm një të katërtën e kësaj shume, 25 milionë vdekur. Çka do të thotë se, faktet flasin qartë dhe vërtetojne se sistemi komunist duhet konsideruar si më kriminali i shekullit XX.

Dhe për deri sa është kështu. Përse të jetë kaq e gjatë kjo qetësi e turpshme e politikanëve!?

     Katastrofa e ferrshme komuniste preku për gati 80 vjet pothuaj 1/3 e njerëzimit në katër kontinente: Europë, Azi, Amerikë Latine e Afrikë. Rusia sovjetike qe i primi shtet i regjimit komunist që ndërtojë modelin e një sistemi komunist botëror, i cili pas 1945 pati një përhapje të habitëshme. Çdo shtet që pati fatin e keq të veshë “kostumin” komunist pati historinë e tij specfike me veçantitë e saj, por gjithmonë të udhëhequra pothuajse si në një kod gjenetik, që e pati zanafillën qysh më 1917 nga Rusia e sovjetëve. Nuk mund të harrohet vuajtja e provokuar nga një sistem me agjentët e tij besnikë sidomos kur kjo vuajtje ka zgjatur dhjetra e dhjetra vjet. Europa e Bota duhet të kenë një vizion të qartë ndaj këtij fenomeni tragjik të shekullit XX, pra komunizmit ,gjë që do arrihet vetëm me anë të tre mënyrave Memorjes, Historisë dhe Gjykimit. Eshtë një obligim moral të nderosh memorien e të vdekurve sidomos kur ata janë viktima të pafajshme e anonime të një bishe me fuqi absolute, që u përpoq të fshijë madje dhe kujtimin.      Po si mund të nderosh këto viktima kur ekzekutorët apo trashëgimtarët e tyre janë akoma në skenën e madhe të jetës, o me të njejtën fuqi si dikur o si pjesë e një qeverie!? Banorët e shumë shteteve që vuajtën mizoritë e kumonizmit kanë humbur memorien e lëvizin sa nga e majta tek e djathta pa një ide preçize e pa një solidaritet historik. Partia komuniste nuk u vu në bankën e të akuzuarve në asnjërin nga këta shtete. Përkundrazi ato veç ndërruan emrin. Vetëm pak procese kundër përgjegjësve akoma në jetë të këtyre masakrave. Më spektakolari qe ai i vrasjes së diktatorit rumun Çaushesku e të gruas së tij më 25 dhjetor 1989 në Rumani. Në Bullgari Todor Zhivkov ish sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste proçdohet më 1991, e tashmë prej vitesh vazhdon të jetë i lirë. Në Shqipëri disa drejtues komunistë, midis të cilëve dhe e veja e diktotorit Hoxha, u dënuan të gjithë bashkë me 11 vjet burg, për abuzim të pronës publike e mungesës së respektit ndaj barazisë së qytetarëve!? Në Çekosllovaki Miroslav Stepan, sekretar i Partisë Komuniste u dënua vetëm me 2 vjet burg. Këtyre shembujve mund t’u shtohen dhe shumë të tjerë, por të gjithë të çojë të mendosh se shumë krime vazhdojnë të mbeten ende të pa dënuar.

     “Libri i Zi i Komunizmit” paraqet akoma dhe sot një nga përmbledhjet shkencore më të besueshme ndaj krimeve komuniste në të gjithë botën. Besueshmëria e fakteve të tij u bë bazë e rezolutës 1481 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës e aprovuar më 25 janar 2006: “Mbi domosdoshmërinë e një dënimi ndërkombëtar të regjimit totalitar komunist”.

     Në Shqipëri me vendimin nr. 754 të datws 9/11/2006 kryeministri Sali Berisha shënoi datën 21 maj si Dita e Kujtesës Historike për Viktimat e Krimeve të Komunizmit, përvjetori i parë i së cilës la shumë për të dëshiruar. U mbushen 20 vjet e të persekutuarit e të përndjekurit politikë, kjo shtresë fisnike e shoqërisë sonë akoma e pa dëmshpërblyer si moralisht edhe materialisht vazhdon të tregojë durim, maturi e pjekuri hyjnore, që veç kush ka mbajtur mbi supe mizoritë komuniste është në gjendje t’i demostrojë.

Gjatë viteve të fundit një bezdi e ndjekur nga një dëshirë për të mbyllur kapitullin e burgjeve e të kampeve të internimit komunist vihet re në shoqërinë shqiptare, opininet e së cilës mbeten akoma të hapura në personifikimin e tmerrit e terrorit me kampet e përqëndrimit nazist, duke harruar kështu se si komunizmi e nazizmi kishin si objekt të ideologjisë së tyre vdekjen. Pa një raport korrekt midis të djeshmes e të sotshmes  nuk mund të besojmë se po ndërtojmë siç duhet të ardhmen.

     “Libri i ZI i Komunizmit” mbyllet me një sentencë shumë kuptimplote të shkrimtarit Vasilij Grossman …”Gjithçka që është jonjerëzore, është absurde dhe e pavlefshme”.

Një frazë vërtet e shkurtër por tejet domethënëse për të dërmuar e bërë pluhur gjithë dogmat e komunizmit gjakatar dhe aq më tepër “vrasëse” për të gjithë ata, që ende kanë nostalgji për atë kohë të mbrapshtë, që me të drejtë mund të quhet prehistoria e shekullit XX. Ndaj natyrshëm që nga subkoshienca vetjake çdo qenie njerë

 

Tirana, metropoli kryeqytet i shqipëtarëve

Alba Kepi

Rilindasi shquar, atdhetari e mendimtari i madh Sami Frashëri në veprën e tij “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe çdo të jetë” (1899), do të ishte  aq largpamës në përshkimin e tij mbi kryeqytetin e ardhshëm të Shqipërisë sa sot, pak më shumë se një shekull më pas, fjalët e tij tingëllojne me aktuale se kurrë:

“Mez’ i Shqiperisë, domethënë kryeqytet’ i përgjithëm, do të jetë një nga qytetet, që ndodhenë në mest të Shqipërisë, e në të cilët të flitet gjuha shqip. Po më mirë do të qe të bëhesh një qytet i ri në mest të Shqipërisë në një vend të shëndeçëm e të bukur. Ky qytet, të cilin ne mundim ta quajmë Skenderbegas, do të goditetë me një mëndyrë fort të bukurë, me udhë të gjëra e të drejta, me shtëpi të mira, me sheshe e me gjithë ç’duhetë; edhe në pak kohë mund të rritet’ e te madhohetë shumë, se gjithë parësi e Shqipërisë e shqipëtarët’e xgjuarë do të kenë nevojë të mblidhenë e të bëjnë shtëpi atje.Kështu ky qytet i ri do të jet’ i çpenguarë nga të gjithë zakonet’ e keq, që kanë qytetet e vjetër; edhe me qenë qe ndejësit’ e ti do të jenë të mbledhurë nga gjithë anët e Shqipërisë, edhe gjuha që flitetë atje, do të jet’ e përzjerë, që të muntnjë të quhetë gjuh’ e pergjithçme e gjuhë letrarishte e gjithë Shqipërisë. Ky qytet me pak vende rrotull do të qeverisetë si një nënëgastr’e veçantë” (ky fragment i marrë nga vepra e cituar  e Sami Frashërit, u soll autentik me gjuhën e shkruar shqipe të asaj kohe)/  

     Kanë kaluar tashmë 91 vjet dhe për shqiptarët ky kryeqytet është Tirana. Kushdo që do të dëshironte të njihej me historinë e Shqiperisë, me mënyrën e qeverisjes, me jetën politike, zhvillimet urbane, me veçoritë sociale e etnografike të saj, do t’i gjente  ato mishëruar denjësisht në këtë qytet. Koherenca historike e zhvillimit urban të këtij qyteti, përpos pozicionit gjeografik të favorshëm përcaktuan fatin e Tiranës si kryeqyteti i Shqipërisë e të shqiptarëve në të katër anët e rruzullit.

     “Tirana normalisht është vendi më i shëndoshë i Shqipërisë. Pjesët e veriut dhe të jugut të Shqiperise ka qenë rrahur qysh herët prej propagandave të huaja, prej influencave të ndryshme”, shkruante një nga figurat e njohura politike e letrare të Shqiperisë, Mehdi Frashëri në librin e tij “Tirana kryeqytet”.

Kushtet historike që çuan tek ideja, Tirana kryeqytet i Shqipërisë 

  

    

 Ideja e kthimit të Tiranës në kryeqytet lidhet ngushtë me panoramën politike e ekonomike që po kalonte Shqipëria plot 91 vjet më parë. Konferenca e Paqes mbajtur në Paris më 1919 dhe sidomos këmbëngulja e shteteve të Antantës për të zbatuar vendimet e Traktatit të fshehtë të Londrës po kërcënonin seriozisht kufinjtë e territorit shqiptar, si dhe paftësia e qeverisë së Durrësit për t’i dhënë vendit një qeverisje administrative shtetërore  të rregullt, çuan një grup patriotësh shqiptarë me në krye Aqif Pashë Biçakun e Abdi bej Toptanin të ndërmerrnin nismën për thirrjen e një kongresi të ri mbarëkombëtar, i cili do të shënonte një kthesë të rëndësishme historike për Shqipërinë. Mbajtja e këtij kongresi u realizua në qytetin e Lushnjës më 27 janar 1920, pikërisht në shtëpinë e patriotit lushnjar Kaso Fuga. Në të morën pjesë delegatë nga e gjithë Shqipëria, ndërkohë qyteti i Tiranës u përfaqësua denjësisht nga tre kandidatë: Abdi Toptani, Mytesim Këlliçi dhe Shefik Kondi, pa harruar asnjë çast përkrahjen e shoqatës patriotike “Drita” themeluar më 1919. Kjo shoqatë e ngritur nga një grup intelektualësh tiranas me kryetar Osman Myderizin, gazetar i njohur në atë kohë, i cili në vitin 1917 kishte botuar e drejtuar të parën gazetë “Zani i ri” në qytetin e Tiranës. Prof. Myderizi ishte gjithashtu historian dhe orintalisti i parë shqiptar, që nëpëqrmjet kërkimeve të tij zbuloi dhe transkiptoi në gjuhën e sotme poetët bejtexhinj, Hasan Zyko Kamberi, Nazim Frakulla etj. Të gjithë këta intelektualë tiranas frymezuar nga ideja e një Shqipërie të pavarur, demokratike e prirë drejt qyetërimit europian, u rreshtuan në të njejtin front të përbashkët politik për të përmbysur qeverisjen proteksioniste të qeverisë së Durrësit. Qëllimi i këtij kongresi qe shqyrtimi i situatës së brëndeshme e të jashtëme të vendit si dhe analizimi i masave për shpëtimin e Shqipërisë.

     Kongresin e Lushnjes e deklaroi të hapur prefekti i Beratit, i Lushnjes ei Skraparit, Ferit Vokopola (një nga poetët më zë të asaj kohe), pas tij foli patriot i shquar Aqif Pashë Elbasani i  zgjedhur unanimisht kryetar i kongresit. Pas kësaj e morën fjalën me radhë delegatë nga të gjitha trevat e Shqipërisë. Në ditën e tretë të punimeve të kongresit pas diskutimesh të gjata u vendos ndërmarrja e protestave të ashpra ndaj vendimit të Fuqive të Mëdha për të zbatuar vendimet e marrë në Londër (1915). Pas një analize të gjërë politike në kongresin e Lushnjes u morën mjaft vendime të rëndësishme. Kështu unanimisht u vendos rrëzimi i Qeverisë së Durrësit, e cila kishte vepruar kundër vendimeve të ndërmarra nga Kongresi i Durrësit duke i shkaktuar vendit një anarki të madhe, e cila e kishte acaruar jashtzakonisht situatën politike. Personalitet e shquar Mehmet Konica, Dr. Mihallaq Turtulli e Imzot Luigj Bumçi u zgjodhën përfaqësues legjitim të popullit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Por vendimi më i rëndësishmë që u muar në Kongresin e Lushnjes, qe krijimi qeverisë së re të shtetit shqiptar, e cila kryesohej nga kryeministri Sulejman Delvina. Në kabinetin Delvina bënin pjesë këta ministra: Ahmet Zogu‑ ministër i brëndshëm, Mehmet Konica ‑ ministër i punëve të jashtme, Hoxhë Kadria ‑ ministër i drejtësisë, Ndoc Çoba‑ ministër i financave , Sotir Peçi ‑ ministër i arsimit, Ali Riza Kolonja‑ministër i luftës, Eshref Frashëri‑ drejtor i përgjithshëm i punëve botore (ndërtim rrugësh) dhe Idhomene Kosturi‑ drejtor i përgjithshëm i postë‑telegrafave.

     Po atë ditë, ekzaktësisht më 30 janar 1920 u formua dhe Këshilli i Lartë me anëtarë; Imzot Luigj Bumçi, Aqif Pashë Elbasani ,Abdi Toptani dhe Dr. Turtulli. Ky këshill kishte atributet e një regjence të përkohëshme derisa të krijoheshin kushtet për miratimin e një kushtetute përfundimtare. Më 31 janar u miratua formimi i Keshillit Kombetar (Parlamenti), në të cilin u zgjodh si anëtar e si delegat i Tiranës, Mytesim Këlliçi.

     Lajmi i formimit të qeverisë së re Shqiptare shkatoi panik në rradhët e ushtrisë italiane, e cila rreshtoi mitralozët në urën e Dajlanit për të penguar hyrjen  në Durres,i cili që nga 1914 konsiderohej kryeqytet i shqiptarëve, të qeverisë së dalë nga Kongresi i Lushnjes. Nga kjo rezistencë me armë e ushtrisë italiane, qe e pamundur vendosja në Durrës e qeverisë shqiptare kryesuar nga Sulejman Delvina, e cila përpara një situate të tillë u ndal përkohësisht në qytetin e Kavajës, ndërkohë që kongresi i Lushnjes ende nuk ishte shpërndarë. Për vetë situatën politike në rojonin e Ballkanit e cila po zjente ndjeshëm në disfavor të fateve të Shqipërisë, nevoja për caktimin e një kryeqyteti të ri për shqiptarët qe më shumë se domodoshmëri. Midis Shkodrës, Vlorës, Krujës e Elbasanit, Tirana ishte ajo që i përmbushte më së miri kushtëzimet politike, ekonomike, urbane,  demografike e gjeografike për të qenë kryeqyteti i ardhshëm i Shqipërisë. Qyteti i Tiranës qe në qendër të Shqipërisë, pranë Durrësit skelës më të rëndësishme të vendit, kishte një numër të madh banorësh, si edhe ndërtesa të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e administratës qeveritare e personelit administrativ. Falë përkushtimit të banorëve të kësaj treve mjaft të begatë në vlera atdhetare, kultore e shpirtërore ishin kryer investime në rrugë, të cilat ishin të gjëra e të pastra, kishte lokale publike, hotele e ndërtesa të mjaftueshme, krahasueshmërisht me qytetet e tjerë në mënytrë të padiskutueshme zotëronte kushte më të mira për të pritur qeverinë e re.

Roli vendimtar i Ahmet Zogut    

    

Më 8 shkurt 1920 Kongresi i Lushnjes vendosi të shpallte defakto Tiranën si kryeqytetin e Shqipërisë. Por, më parë se të akomodohej qeveria e re në Tiranë ka mbërritur Këshilli i Lartë i përbërë nga Imzot Bumçi, Aqif Pashë Elbasani, Dr. Mihallaq Turtulli dhe Abdi Toptani, i cili ka marrë kontakt me parinë e qytetit, që kryesohej nga kryetari i bashkisë së Hafiz Ismail Ndroqi, babai i mjekut të famshëm Prof. Dr. Shefqet Ndroqi, “Qytetar Nderi” i Tiranës. Për hir të së vërtetës sipas dëshmive autentike duhet thënë se, në atë takim pasi u kanë shtruar përfaqsuesve të popullit të Tiranës, vendimet e marra në Kongresin e Lushnjes, krijimin e qeverisë së re, pamundësinë për akomodimin e saj në Durrës etj, etj, kur u është kërkuar që Tirana do të bëhej kryeqytet i Shqipërisë, fillimisht kjo kërkesë nga pjesmarrësit në takim nuk është pranuar. “Qyteti ynë është shumë mirë kështu, edhe pa qenë kryeqytet i Shqipërisë”, kanë theksuar disa nga të pranishmit. Pas kësaj, shumë prej tyre janë shprehur kategorikisht kundër dhe e kanë braktisur mbledhjen. Përpara një situate të tillë katër  antarët e Këshillit të Lartë, i kanë çuar fjalë qeverisë, që po bëhej gati të hynte në Tiranë. Me urgjencë pranë tyre ka mbërritur Ahmet Zogu ministër i brëndshëm, i cili bashkë me Abdi Toptanin në shoqëri të Shefik Kondit, Mytesin Këlliçit, Osman Myderizit etj, duke përfituar nga njohjet e ngushta që kishte me shumicën e familjeve të kamura tiranase, derë më derë gjatë gjithë natës i ka vizituar të gjithë fiset autoktonë në zë: Toptani, Petrela, Qorralliu, Karrapici, Alimehmeti, Kaceli, Hobdari, Kora, Mara, Nishku, Tafaj, Lasku, Dema etj, u ka qartësuar të gjithëve situatën e vështirë politike në të cilën gjendej Shqipëria, e cila rrezikonte të copëzohej sërish nga fqinjët nëse qeveria e saj nuk do të vendosej atë ditë në Tiranë. Burime të sakta qartësojnë gjithashtu, se pikërisht atë mbrëmje, Ahmet Zogu pasi u ka marrë fjalën, parisë tiranase u ka premtuar trasformimet galopante me prioritet imazhin e një qyteti europian që do të pësonte Tirana e tyre në vitet ardhshme. Madje, shumë nga ato parime Ahmet Zogu i vuri në jetë, shumë shpejt kur u bë kryetar i shtetit shqiptar. 

     Kështu vetëm pas këtij inkursioni të rrufeshëm të Ahmet Zogut, anëtarët e qeverisë se re, së bashku me anëtarët e Këshillit Kombëtar hynë në qytet më 11 shkurt 1920, datë që shënon dhe fillimin e jetës së Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë ei shqiptarëve. Atë ditë të shënuar i gjithë populli i Tiranës ishte grumbulluar te Bashkia, për të përshëndetur antarët qeverisë. Kështu Tirana defakto u shpall kryeqytet i Shqipërisë, kurse dejure kjo ndodhi pas pesë vitesh, më 1925 me vendim të marrë në parlamentin shqiptar. Natyrisht gjithçka u konkretizua mbas një debati të hapur e të gjërë në shtypin demokratik të asaj kohe, sidomos përmasa të mëdha ai mori në faqet e gazetës “Dajti”, që drejtohej nga Hafiz Ibrahim Dalliu, një nga atdhetarët më të shquar në trevën e Tiranës, ku personalitete të shquar të kohës si Mehdi Frashëri, Isuf Banka, Mytesin Këlliçi, Ferit Vokopola, Mitçhat frashëri etj, dhanë mendime mjaft përcaktues.

      Përfundimisht në mënyrë të padiskutueshme rol vendimtar ne instalimin e qeverisë së re në Tiranë, në atë kohë luajti Ahmet Zogu, ministër i brendshëm i saj, i cili sëbashku me 25 djem matjanë u bëri ballë forcave të huaja që ekzistonin akoma në qytet:

     “Jam i urdhëruar nga Kongresi i Lushjes, i cili më ka zgjedhur ministër të punëve të brendëshme të Shqipërisë që të arrij medoemos në Tiranë; unë jam një ushtar, dhe prandaj gjallë ose vdek, duhet që të kryej detyrën që më është ngarkuar. Ju në doni qëlloni më parë mbi gjoksin tim”, do t’i drejtohej ai komandantit të një divizioni të huaja, që i kishte zënë pritë pak para se të hynte në Kavajë.

     “Unë dua të përulem me nderim të thellë para veprës së këtyre burrave, të cilët vunë në themelet e Shqipërisë ato parime që mbrojmë ne sot. Kongresi i Lushnjes ishte Kongresi i themelimit të pluralizmit, por nuk është përmendur dhe është fshehur vetëm e vetëm, sepse Ahmet Zogu ka luajtur një rol kryesor e të rëdësishëm në këtë Kongres. Dhe, meqenëse Zogu ishte një armik e kundërshtar, duhej që edhe pluralizmi, në fakt i tillë ishte për komunizmin, duhej ta zvogëlonin në shkallë”. Do të shprehej me 30.08.2007 kryeministri Berisha në ekspozitën e ngritur enkas në kujtim të këtij kongresi.

     Parë në këtë aspekt Kongresi i Lushnjes ka peshën dhe përmasat e një rëndësie të veçantë për historinë tonë kombëtare, vendimet e tij përcaktuan edhe ecurinë e mëvonshme të jetës politike në Shqipëri.

Tirana nga qytet ne kryeqytet

    

 Themelimi i qytetit të Tiranës daton të jetë viti 1614, sipas mbishkrimit të gjetur në rrasën gurtë vendosur nën pragun e portës së Xhamisë së Sulejman Pashës e njohur në Tiranë si xhamia e vjetër, vendodhja e së cilës ka qenë aty ku sot është monomenti i ushtarit të panjohur. Pra ishte Sulejman Pashë Bargjini (monumenti i të cilit ngrihet tashmë në kryqëzimin përbri këtij objekti) një bej prej Mulleti, i cili në këtë fushë tejet të begatë ndërtoi një xhami për t’u falur, një furrë për të bërë bukë e një hamam (banjë) për t’u larë. Komponentët bazë për garantimin e popullimit e të vijimsisë së jetesës në një zonë të caktuar.

     Por, duhet thënë se lindja e Tiranës si qytet u diktua jo vetëm nga dëshira e Sulejman Bargjinit (pinjollët e të cilit vijojnë të jenë Bashët e Tiranës sot), por sidomos nga zhvillimi i ekonomisë së kësaj treve. Në caktimin e truallit ku duhej të themelohej ky qytet, ndikoi rrethana se, qysh nga fundi i shek. XVI, përmes tij, trafiku i karvaneve (sheshi “Skënderbej” sot) kishte filluar të bëhej më i shpeshtë ngaqë në fushën e Tiranës kalonin tri rrugë, që lidhnin perëndimin me lindjen dhe veriperëndimin me jugun. Dy prej tyre niseshin nga Durrësi (aktualisht rr. Durrësit) dhe Kavaja (rr. Kavajës në vijim “Konferenca e Pezës”). Rruga e tretë vinte nga veriu, nga Shkodra, Lezha dhe Fushë-Kruja (rr. “Mine Peza” në vijim “Don Bosko”).  Pra , Tirana, si qytet, është “pjellë” e kryqëzimit të rrugëve të rëndësishme të komunikacionit të asaj kohe dhe e nevojës ekonomike për një qendër tregtie. Në mbarim të shek. XVIII Tirana  do të renditej, si një nga qytetet më të medhenj të Shqipërisë së Mesme  me rreth 2 000 shtëpi e 48 dyqane. Fillimi i shek. XIX do të përkojë me formimin e një klase të re për shoqërinë tiranase, me klasën e tregtarëve, e cila shumë shpejtë do të forcohet ekonomikisht e do të kontrollojë pothuajse tërë jetën ekonomike të saj duke e kthyer tregtinë një traditë për tiranasit e kamur.

     Më 1852, udhëtari e studiuesi austriak Han pasi vizitoi Tiranën do të shprehej: “Tirana e fusha e saj më bëjnë përshtypje shumë të këndshme. Arat, kopshtijet, bimët, janë punuar me kujdes. Gjëja që më habit shumë qe se ky qytet të cilin e pandehja ta gjeja një çerdhe të errët e të ndyrë, e gjeta të pastër e të bukur”.

Investitorët tiranas  

    

Në fuqizimin ekonomik të Tiranës rol të veçantë kanë luajtur familjet e pasura të kësaj treve, shumë nga të cilat kishin marrë ofiqe e grada që në kohën e pushtimit osman, forcuan traditat e jetës feudale e në sipërfaqet e çifligjet e tyre ngritën lagje të reja, duke i pagëzuar me emrat vetjakë si: lagjja “Sulejman Pasha”, “Abdulla bej”, “Ali bej”, “Ismail Efendi” etj. Ndërtuan objekte fetare: Xhamia Karrapici, Xhamia Dine Hoxhës, Xhamia e Zajmit, e Bërxollit etj. Tregtari Beqir Kallçiu, ndërtoi një rrugë të re, të cilës i dha emrin e tij. Fisi Tafaj dhe ai Saraçi bën të njejtën gjë, kurse Beshirët ndërtuan urën mbi lumin Erzen etj. Begejët u liçensuan si tregtarët e parë të manifaturës, më pas Gjinalët, Alimehmetët etj. Aleksandër Hobdari ndërtoi fabrikën e parë për prodhimin e sapunit në Shqipëri, Ali Ndroqi ndërtoi shtypshkronjën më moderne që ekzistonte në vend me emrin “Gutenberg” dhe numri i investitorëve e biznesmenëve tiranas me të cilët aq barbarisht u soll diktatura komuniste. 

Rritja dhe zhvillimi galopant

     Ndërkohë u ngrit pazari i  vjetër, më shumti i karakterit blegtoral rreth të cilit tregtarët tiranas hapën dyqane për grumbullim prodhimesh. Dalëngadalë lindi eu zhvillua artizanati, shprehje e të cilit qe formimi i dy lagjeve me mjeshtra artizanatësh: lagja e Tabakëve e lagjja e Terezijve në bregun jugur të lumit të Lanës. Këta të fundit financuan ndërtimin e urës së Terzive, mbi rrënojat e të cilës sot është ndërtuar ura e Lanës tek rruga “Elbasanit”. Eshtë për të ardhur keq, që arkelogët nuk marrin mundimin të gërmojnë për t’ia nxjerrë në dritë themelet ekzistuese, çka jo pak do ia rriste vlerat turistike kryeqytetit.

     Në fillim të shek XX, Tirana kishte 140.000 rrënjë ullinj, 400 mullinj vaji, ndërsa pazari i saj numëronte 700 dyqane. Zhvillimi ekonomik i kësaj treve, përpos arsyeve të tjera mendojmë se më së shumti çuan që më 11 shkurt 1920 Tirana të shpallet kryeqytet.       Menjëherë pas kësaj ngjarje shtëpitë me qerpiç nisën të zëvendësoheshin me vila të tipit europian, që ndërtuan jo vetëm familjet e pasura, tregtarët por edhe nëpunësit e rinj. Dëshmi e pakontestueshme për këtë fakt është paraqitja dinjitoze e tyre sot. Për fatin e mirë pallate e vila në të katër anët e Tiranës së sotme, prona të familjeve Kaceli, Ndroqi, Alimehmeti, Petrela, Qorraliu, Shundi, Theodhosi, Lasku etj, që i shpëtuan masakarës urbanistike komuniste, ruajnë vlera të një autenticiteti unikal.

     Bashkia miratoi projekte për ngritjen e rrugëve të reja e sistemimin e atyre ekzistuese. Plani i parë rregullues i qytetit u hartua në vitin 1923 nga Estref Frashëri. Rruga e Durrësit është hapur më 1922 dhe quhej rruga “Nana Mbretneshë”. Për ndërtimin e saj u prishën shumë shtëpi tiranasish, që u dëmshpërblyen në vend me florinj në dorë. Sipas të dhënave, në fund të kësaj rruge që bashkonte Tiranën dhe Durrësin në vitin 1930 italianët filluan punimet për ndërtimin e Hangarit madhështor (kështu u quajt Aeroporti i Rinasit), në ngrehinën e të cilit gjendet sot pallati i sportit “Asllan Rusi”. Sipas të dhënave ai i përkiste shoqërisë italiane “Ala Littoria”, ndërtim krejt me skelet hekuri dhe i mbuluar nga llamarina të hekurta që përfshinte një sipërfaqe prej 5 000 metra katrorë dhe kishte një lartësi rreth 35 metra. Qofshim të gabuar po një ndërtim konstruksin metalik në përmasa të tilla themi se, ende nuk është ndërtuar në vendin tonë. Më 1922 me urdhrin e ministrit të punëve të brendshme u zhdukën varrezat që gjendeshin pranë çdo xhamie, të cilat pengonin jo vetëm rregullimin e tregut, por dhe atë të të gjithë qytetit. Godina ekzistuese e Parlamentit u ngrit më 1924 dhe fillimisht ka shërbyer si Klubi i Oficerëve. Atje, më 1 shtator 1928, Ahmet Zogu shpalli monarkinë. Në vitin 1927 konçesioni i ndriçimit elektrik iu dha shoqërisë anonime shqiptare SITA. Çentrali i parë elektrik (motor- gjeneratorë) u ndërtua në hyrje të qytetit, tek rruga e “Durrësit” në godinën përballë gjimnazit “Qemal Stafa”. Ai kishte një kapacitet me 1150 kuaj fuqi kompesive dhe furnizonte me dritë elektrike gjithë qytetin.

  Në vitet 1928‑1929 u zgjerua dhe u sistemua bulevardi “Mussolini” (sot rruga e “Kavajës”), e cila u bë një nga arteriet kryesore të kryeqytetit. Në fillimin e këtij bulevardi u ndërtua Pallati   Qendror i Bankës Kombëtare të Shqipëris, një godinë unikale e funksionale edhe sot në llojin e saj, i cilë zë një sipërfaqe prej 1500 metra katrorë,n ndërtimi i së cilës kushtoi 600 000 franga ari. Sipas dokumenteve, më 1930 u ndërtua dhe ajo që do të quhej rruga më e rëndësishme e Tiranës bulevardi “Zogu i ParA”. Në qendër të këtij bulevardi sipas planit të projekteve të arkitektit italian Florestano de Fausto u ndërtuan gjashtë pallatet e ministrive në vitin 1931 dhe pallati i Bashkisë më 1929‑1931 (të cilën makabriteti urbanistik komunist për hir të ngritjes së një muzeut historik kombëtar, një godinë ekzistuese bashkë me pallatin e Kluturës tërësisht në stonaturë të plotë me atë çka kishte porjektuar arkitekti italian, u rrafshua me dinamit), u sistemua sheshi “Skëderbej” në një park modern në 1936‑1937 i cili do të shtrihej deri në lagjen e Tiranës së re tek blloku i Shallvareve. Sipas dokumenteve të shkruara të kohës,i gjithë qyteti banohej nga 24.407 banorë definitivë dhe 11.693 banorëve provizorë. Shtrirja e qytetit përfshinte një sipërfaqe prej 8 kilometrash, kurse në 1912 ajo ishte vetëm 3 kilometra katror.

     Tirana e filloje jetën si një fshat i luginës së Ishmit (pasi fusha e Tiranes laget nga lumi Ishëm) e sot është pikë referimi në jetën e gjithanëshme të çdo shqiptari. Presidenti i Republikes Z. Bamir Topi, njëkohësisht dhe banor autokton tiranas vetëm pak muaj më parë do të shprehej kështu për të:”Tirana me kalimin e viteve ka të njëjtin nocion, nocionin kryeqytet, por ka përmasa të tjera, probleme të tjerë dhe sigurisht kërkon gjithmonë një vëmendje në mënyrë të vazhdueshme, sepse jemi në një moment kur Tirana më shumë se kurrë, përveçse është kryeqytet si nocion, është edhe metropol, është kryeqytet i interesave të mëdha të shqiptarëve, është një qendër e madhe urbane ku gërshetohen interesa nga më të ndryshmet. Këtu kemi të përqendruara institucionet administrative. Tirana në mënyrë të padiskutueshme është metropol i politikës, është metropol i biznesit, Tirana është vendi ku janë të përqendruara të gjitha selitë diplomatike, pra ku zhvillohet një aktivitet intensiv diplomatik. Tirana është vendi ku janë të përqendruara në përgjithësi burime të jashtëzakonshme, që janë lëëndë aktive të institucioneve dhe shoqërisë shqiptare, Tirana është vendi ku ne zhvillojmë edhe debatin politik, zhvillojmë debatin për të ardhmen e këtij qyteti, i cili historikisht ka qenë dhe mbetet një vend ku gërshetohen dhe harmonizohen dhe interesat e shqiptarëve në të gjitha vendet ku ata jetojnë”.