Gjethe “te vdekura”

Alba Kepi

Adhuroj gjethet “e vdekura”, i kam dashur ngahera,… e vogel zhurma e shkermoqjes se tyre nen kembet e mia ma motivonte hapin… nen peme, mbi rruge, rreze trotuarit, vazhdoj t’i kerkoj ende… shkroq-shkroq-shkroq… kur i gjej harroj se jam rritur… here jane ato qe me ngjiten mbi trup… here  gjinjte e mi rrokullisen mbi to…

Adhuroj gjethet “e vdekura” plot ngjyra qe shembellejne jete… te krekosura si mbi debore i kane rreshtuar mendimet… i kristalte numerimi i zhurmes se tyre fesht-fesht-fesht… sublime pushojne nen kembet e nje qyteti qe po leshon jete!

ah mos, mos i shtyp moj mjerake!… kush ta dha pushtetin?…

shkroq-shkroq… shkroq-shkroq

8 Marsi Mysliman!

Alba Kepi

Cdo 8 Mars mungon dedikimi mediatik ndaj grave myslimane! 

Kujtohemi të flasim për gratë myslimane vetëm kur dikush ndalon hyrjen e tyre në një institucion publik, kur një parlament po miraton një ligj mbi lejimin apo jo të shamive në kokë apo kur kronikës së zezë të ditës i shtohet një ngjarje e rëndë e ndodhur për shkak të një fanatizmi fetar.

 

“Historia është dëshmitare e kohërave, drita e së vërtetës, jeta e memories, mjeshtre e jetës dhe ambasadorja e antikitetit” e pra çdo evokim i saj pasuron pozitivisht memorien kolektive apo eksperiencat personale të secilit prej nesh.

Është kthyer tashmë në traditë që në prag të 8 Marsit, Festës Ndërkombëtare të Gruas, të lexojmë në faqe revistash apo gazetash evokimin e kuptimit historik të kësaj dite, të kujtojmë rrugën e gjatë shumëvjeçare të luftës për të drejtat e barazisë së gruas me burrin apo të rendisim lista me emra grash të suksesshme në politikë, shkencë, art . E deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme, përkundrazi ashtu siç thotë dhe Ciceroni: “Historia është dëshmitare e kohërave, drita e së vërtetës, jeta e memories, mjeshtrja e jetës dhe ambasadorja e antikitetit” e pra çdo evokim i saj pasuron pozitivisht memorien kolektive apo eksperiencat personale të secilit prej nesh. E kjo festë bashkon memorie e dëshira akoma të parealizuara të mjaft grave kudo në botë.

Por ja që rrallëherë, për të mos thënë kurrë, gjen t’u dedikohet mediatikisht kjo ditë grave myslimane, ndaj të cilave shpesh një opinion i gjerë ndalet t’i gjykojë vetëm në atë çka pamja e tyre e jashtme ofron.

Dikush i quan “fantazma që ecin”, dikush “pamje pa fytyrë”, një tjetër “kuriozisht qesharake” e të tjerë akoma midis të cilëve dhe unë i gjej mrekullisht të denja për të festuar me ne Festën e Ndërkombëtare të Gruas. Identifikimet absurde të dritëshkurtërve nuk limitojnë askënd të shohin se përtej një veshjeje tradicionalisht fetare qëndron një mendim inteligjent, një shqetësim, gëzim, hidhërim, opinion, pra perceptime aspak të ndryshme nga ajo çka mund të na ofrojë silueta e një femre tradicionalisht moderne, që jo rrallë mundohet t’i fshehë ato nën një dekolte të ekzagjeruar apo një minifund pa vend. Kujtohemi të flasim për gratë myslimane vetëm kur dikush ndalon hyrjen e tyre në një institucion publik, kur një parlament po miraton një ligj mbi lejimin apo jo të shamive në kokë apo kur kronikës së zezë të ditës i shtohet një ngjarje e rëndë e ndodhur për shkak të një fanatizmi fetar. E atëherë e vetëm atëherë, politikanë, gazetarë, psikologë, showman, shndërrohen në flamurmbajtës të feminizmit islamik apo në analistë të një mendimi perëndimor.

Në blogun e një vajze myslimane lexoj: “Pse në suret e Kuranit vajzat krahasohen me lule?… edhe literatura joislamike shpeshherë e krahason gruan me një lule… lulet janë delikate, thyhen shpejt e kanë nevojë të mbrohen, kanë nevojë për kujdesin e familjes, miqve e të fesë”. E në një blog tjetër një vajzë myslimane i thotë mikes së saj të krishterë: “Shiko Hënën: Sa ditëshe është sipas teje? Heshtje. E pra çdo mysliman i mirë, duke vëzhguar hënën, di me saktësi në çfarë pike të ciklit të saj gjendet”. “Historia njerëzore është në borxh ndaj gruas, në çdo vend detyrimet e saj kanë qenë më të mëdha se të drejtat e saj”, – shkruan studiuesja arabe Fatime Naseef, e ndaj grave myslimane ky borxh është akoma më i pashlyeshëm do të shtoja unë. Janë miliona gra myslimane në të gjithë botën e vetëm në Evropë numërohen 12 milionë të tilla. Gratë e besimit islamik ashtu si ato kristiane, budiste apo të çdo lloj feje tjetër apo jo kanë mes tyre dallime sociale, kulturore, politike e etnike, por pothuajse të gjitha gratë myslimane janë pre e stereotipave diskriminues që i paraqesin si viktima të martesave me forcë, të dhunës në familje e vrasjeve në emër të nderit. Ndaj tyre vihet re një persekutim rritës i medias moderne, që shpesh, edhe pa dashje, e kryejnë nën justifikimin e të drejtës për të informuar. Gruaja myslimane konsiderohet gjithmonë në imagjinatën kolektive si gruaja me fytyrë e trup të mbuluar, mbi të rëndojnë paragjykime që nuk bëjnë gjë tjetër veçse operojnë për ta thelluar këtë diskriminim.

Çështja e situatës dhe e pozicionit të gruas në kulturën islamike është shpesh objekt keqkuptimesh me botën e Perëndimit në të cilën është përhapur një vizion reduktues e karikaturues i kësaj feje në përgjithësi e i kushteve të gruas myslimane në veçanti. Por askush nuk duhet të harrojë se nuk ekziston një grua myslimane unike. Kushtet e femrës në islamizëm ndryshojnë nga shteti në shtet. Ligjet e Kuranit janë adaptuar gradualisht nga sisteme vlerash social-kulturore që mbarsin e transmetojnë elementë me drejtime të ndryshme interpretuese. Në këtë kontest është e qartë se statusi, roli e të drejtat e gruas variojnë sipas shkollës juridike, historisë së kombit e transformimeve kulturore lokale. Doktrina e Kuranit gjatë shekujve është interpretuar në mënyrë të ndryshme nga rrymat karakterizuese të mendimit mysliman. Reformues, moderatorë, fondamentalistë me hapësirat përkatëse kanë influencuar në legjislacionin e shteteve islamike duke krijuar dallime esenciale në interpretimin e zbatimin e ligjeve të Kuranit. Në legjendat antike myslimane thuhet se disa nga gratë e komunitetit të parë mysliman qenë feministe të bindura si p.sh. luftëtarja Nusaybah që së bashku me të tjerat i kërkuan profetit Muhamed se për cilën arsye në Kuran Zoti u drejtohet vetëm burrave e kurrë grave. E gjithnjë sipas legjendës, Zoti njohu vlefshmërinë e kësaj kërkese e tashmë deri në infinit çdo tekst i shenjtë do t’u drejtohet si besimtarëve ashtu dhe besimtareve.

“Sa gra kanë udhëhequr e drejtuar çështje të rëndësishme, sa të tjera janë dalluar për inteligjencë e perfeksionim e arsimimi i tyre nuk varej nga burrat”, -shkruante më 1892 Hind Nawfel, e para grua egjiptiane që i dha jetë një reviste feministe në gjuhën arabe “Al Fatat” e ndjekur më pas nga shumë revista të tjera. Gjatë Luftës së Parë Botërore më shumë se 25 gazeta feministe arabe publikoheshin nga gra të Lindjes së Mesme, si Damask, Bejrut, Kajro, Bagdad. Hindi Nawfel flet për gra myslimane të forta, të pavarura ku besimi ndaj vetes e afirmimi i tij nuk mbështillej fshehtësisht nën fytyrën e mbuluar. Mjaft prej tyre kanë qenë trashëgimtare të denja e pjesë integruese e traditës islamike me emra të humbura në kohë e suksese të harruara. E stereotipi i sotëm ai që mendjelehtësisht i quan “fantazma që ecin” argëtohet duke i prezantuar gratë myslimane si një grua unike, e dobët, pa zë, pa fuqi e dhunësisht e nënshtruar. Por si islamizmi shpirtëror fetar, ashtu dhe ai politik, është i mbushur plot me histori me protagoniste gra të forta, trashëgimia e të cilave kërkon sot një rievokim të imazhit e mendimit të tyre. Feminizmi islamik shikon tek e kaluara rrënjët e shëndetshme për të identifikuar të tashmen, e kaluar që duhet të çlirohet nga leximi vetëm letrar i Kuranit e nga interpretimet patriarkale.

Bota islamike mbars sot tri rryma mendimesh për çështjen e femrës: 1-Mendimi që mbështet idenë se feminizmi i vërtetë në jetën myslimane do të afirmohet vetëm me pranimin e modelit të gruas perëndimore. 2-Mendimi konservator i strukturuar si një reaksion i kushtëzuar nga fjalimet feministe e ka si bazë një lexim sipërfaqësor e letrar të Kuranit. 3-Mendimi i tretë ka një referencë të theksuar fetare me një qëndrim shpirtëror kritik, duke synuar të kthejë modelin e femrës së sotme pa veshje kulturore. Nuk është Islami që dekreton diskriminimin, por është instrumentalizimi politik i fesë me qëllime negative. Historia na mëson se në këto qëllime Islami harrohet plotësisht, pasi përkundrazi, referimi autentik e lufta kundër injorancës janë forcat e vetme të tij për të gjallëruar kushtet njerëzore femërore e mashkullore.

Po të ndalemi tek problemi i shkollimit, Kurani është mjaft i qartë e nuk lë asnjë vend për interpretime të gabuara: “Gruaja duhet të marrë pjesë në të gjitha nivelet e shkollimit dhe është detyra e prindërve të garantojnë edukimin e shkollimin e fëmijëve, si djem ashtu dhe vajza e qysh në një moshë të hershme”. Profeti Muhamed proklamon se “kërkesa e dijes është detyrim për çdo mysliman e myslimane” e pas vdekjes së tij, e dokumentuar historikisht është ekzistenca e një elite dijetarësh prej 8000 personash, 1000 prej të cilëve ishin femra.

Emancipimi i islamizmit njihte qysh në çerekun e parë të shekullit raportin 1/8 të intelektualizmit të gruas. E nuk mbaron me kaq, universiteti i parë i hapur në tokën e Islamit Al-Qarawiyyin a Fes, në shekullin IX, është vepër e një gruaje të quajtur Fatima al-Fihiriya e konsiderohet nga më antikët e botës myslimane. Universiteti i Egjiptit “Al-Azhar” u ndërtua po nga një grua, Al-Khanzida, që historikisht ndërtoi në këtë qytet dhe një spital, një xhami e një jetimore. Ja dy shembuj figurash femërore ndaj jetës së të cilave dihet shumë pak, por që falë tyre lindën dy universitetet fetare nga më të rëndësishmit të botës myslimane. Një mishërim i vërtetë i shkollimit të hershëm e të suksesshme të gruas myslimane është pa dyshim Aishja, gruaja e profetit. Ajo qe themeluesja e shkollës juridike islamike dhe krijuesja e mjaft gjeneratave të shkolluara myslimane. Aishja konsiderohej si një nga dijetaret më të mëdha të islamizmit të asaj epoke, mjaft tekste historike dokumentojnë ekselencën e saj në shkencat fetare, në shkencë, në gjuhën arabe, në historinë e civilizimit e në letërsi. Masruq, një nga dijetarët e kësaj periudhe e një ish-nxënës i Aishes, shkruan: “Betohem ndaj atij të cilit i përket jeta ime se kam parë shumë besnikë të profetit që merreshin në pyetje nga Aishja për mjaft praktika fetare e kur diskutonin mes tyre, kërkonin zgjidhje në përgjigjet që ajo jepte”. Edhe Abu Musa dokumenton: “Kur kishte çështje të vështira pa rrugëzgjidhje, ne shoqëruesit e profetit shkonim te Aishja, tek e cila gjenim zgjidhje”. Imperatori turk, Ulugh Bey (1393-1449), gjithashtu dhe shkencëtar, kishte skalitur në fasadën e universiteteve Bukhara e a Samarkanda, të themeluara nga ai, thënien e profetit Muhamed: “Burrë apo grua çdo mysliman duhet të studiojë shkencë”. Nuk ka nevojë të shtosh se këto universitete frekuentoheshin si nga meshkujt ashtu dhe nga femrat. E ka të drejtë teologu i sotëm, Hamza Boubakeur (rektor i Xhamisë së Parisit, rektor i Institutit Universitar Islamik të Francës, anëtar i Parlamentit francez, pasardhës direkt i Ebu Bekrit) kur shkruan: “Njerëzit e informuar keq dhe mohuesit e islamizmit që përgjithësisht nuk tërhiqen përballë asnjë gënjeshtre e akuzojnë se ka shkatërruar kushtet e femrës. Deri më sot asnjë besim fetar i njohur pagan e modern monoteist apo politeist është kaq në favor të fëmijës e gruas sa ç’është feja islame”. Më 1200, në Bagdad numëroheshin 36 biblioteka publike. Ajo e Khinzana al-Kutub numëronte rreth një milion e gjashtëqind dorëshkrime, Biblioteka e Cordoba-s kishte mbi 40 000 libra e për të pasur një ide, po në këtë epokë Biblioteka e Vatikanit kishte vetëm 986 libra. Të shumta qenë dhe gratë myslimane në krye të një shteti, mbretëresha e udhëheqëse. Nga më të rëndësishmet është ndoshta Raziye Khatûn, sulltanja e Delhit, në Indi gjatë shek. XIII, e cila pushtoi dhe shtetin e Gwalior. Apo dhe Amina di Zazzau lindur më 1533, me pasionin për artin e luftës dhe të qeverisjes nuk pranoi të martohej e krejtësisht e pavarur u bë mbretëreshë më 1576. Prijëse të suksesshme myslimane qenë dhe Shajar âl-Durr, mbretëresha e Egjiptit (1249 – 1250) apo dinastia Begum që mbretëruan në shtetin indian Bhopal (1844 -1926). E fundit qe Sulltane Jahan, që mbretëroi nga 1901-1926. Të tjera si Validé Sultan e Oborrit otoman turk hipën në fron gjatë kohës që i biri trashëgimtari i fronit ishte ende në moshë minore për të mbretëruar dhe të tilla qenë edhe Kösem Mahpeyker, 1589-1651 që mbretëroi nga 1623 në 1632 e Hadice Tarhàn, 1627-1683). Nana Asma’u i dha nisje lëvizjes për shkollimin e grave në Nigeri më 1840, Huda Sharaawi qe pionierja e lëvizjes së grave egjiptiane e nga të parat që zbriti në shesh kundër kolonizimit britanik, kurse Sharifa Hamid Ali, formuloi më 1937 modelin e kontratës martesore, ku midis mjaft kushtesh fut dhe të drejtën e grave për të divorcuar. E, kësaj liste mund t’i shtosh shumë e shumë shembuj femrash të arsimuara e të emancipuara që nuk kanë reshtur kurrë së proklamuari idetë e bindjet e tyre në mbrojtje të të gjithë universit femëror, një histori kjo krejtësisht e ngjashme me atë të lëvizjes femërore të botës së Perëndimit. Sigurisht pa harruar Benazir Bhuto, ish-kryeministre e Pakistanit, e para grua në krye të një vendi me një shumicë popullsie myslimane e vrarë gjatë një atentati më 27 dhjetor të 2007-s. Pak muaj më parë, Presidenti Barack Obama nominoi një grua myslimane të mbuluar në “Advisory Council on Faith-based and Neighborhood Partnerships” të Shtëpisë së Bardhë e ky gjest u transformua në një temë të nxehtë në Evropë duke gjeneruar pikëpyetje e mundësi mbi pjesëmarrjen politike të grave myslimane në kontinentin e vjetër. Me bukuri mahnitëse, inteligjente, elegante, moderne konsiderohen sot tri figurat më të rëndësishme të “Revolucionit Rozë” në Lindjen e Mesme. I thërrasin “ambasadore të ndryshimit”, figura e tyre ka mbushur kopertina revistash nga më të rëndësishme të botës, duke mënjanuar mbretër, presidentë e ministra. Ato janë Asma al-Assad. Rania e Jordanisë e Tzipi Livni. Asma al-Assad është gruaja e Rais të Damaskut Bashar el-Assad. E laureuar në Informatikë, e apasionuar pas new economy e laureuar në Letërsinë Franceze, kjo 33-vjeçare, nënë e tre fëmijëve, interpreton në mënyrë dinamike rolin e First Lady. Asma al-Assad u ka dhënë jetë projekteve për zhvillimin ekonomik të Sirisë, midis të cilave i pari Ong sirian për zhvillimin rural e njëkohësisht vazhdon të merret me fushatat për edukimin e femrës në botën arabe, për rolin e grave sipërmarrëse e për zhvillimin e informatikës. Aktiviteti i saj kulturor e veçanërisht historik e artistik bëri që Universiteti La Sapineza në Romë t’i njohë titullin Honoris në Arkeologji. Rania e Jordanisë, një identitet kozmopolitan i njohur për pasionin ndaj shkencës së teknologjisë. “Jam arabe nga koka tek këmbët, por flas dhe një gjuhë internacionale… takimi me kultura e tradita të ndryshme më ka dhënë mjaft forcë e siguri, nuk konsideroj më askënd të huaj”, – ka thënë ajo. E bukur, elegante, një ikonë e stilit dhe e modës Rania konsiderohet Jacqueline Kennedy e Mileniumit të Tretë. Siti i saj http://www.queenrania.jo me video-mesazhin e saj në Youtube vetëm gjatë dy ditëve të para online u popullua nga 150 mijë utentë me mbi 500 mijë komente në të. Korrespondenca email me njerëz të thjeshtë është pjesë e axhendës së përditshme të kësaj mbretëreshe, e cila shprehet: “Me internet, kompjuter e me mundësitë që të ofron informacioni multimedial nuk mund të izolohesh më. Paqja nuk mund të limitohet në zgjedhjet apo në kurajon e liderëve. Në Lindjen e Mesme nuk ka akoma një përfshirje të plotë të njerëzve. Por kur paqja do të hyjë në interesat e tu, e ndezur nga bashkëpunimi, rreziku i konfliktit do të largohet derisa të eliminohet. Tzipi Livni është gruaja e dytë, pas Golda Meir, në historinë e Izraelit që ka udhëhequr diplomacinë e shtetit hebre. Një mix midis agresives e të ëmblës ajo konsiderohet një personazh politik mjaft i fortë. Më 2007 revista “Time” e klasifikon në listën e 100 personave që po transformojnë botën. Për të flitet se për katër vjet ka shërbyer në radhët e shërbimit sekret izraelit Mossad. Ajo është mbështetëse e paqes dhe e sigurisë nën principin “Dy popuj, dy shtete”.

Sot tentohet të mbështetet ideja se inteligjenca nuk njeh seks, ashtu si dhe zanatet. Kurse unë mendoj se çdo diferencë është një pasuri. Në realitet sot nuk promovohet barazia, por një model ndaj të cilit duhet të konfrontohesh në bazë të suksesit të tij social. Ideja e neutralitetit natyror është një ide false, që gjeneron konflikte e pabarazi e në Islam, krahas idesë së barazisë, gjejmë dhe vlerën e ndryshueshmërisë midis femrës e mashkullit si një element esencial e kompletues, si një ekuilibër midis qenieve të ndryshme që plotesohen reciprokisht.

E në blogun e një vajze myslimane vazhdoj në infinit të lexoj: “Jam një lule e i përkas një familjeje të larmishme. Trëndafila të parfumuar, margarita delikate, tulipanë me ngjyra të shkëlqyeshme, orkide… etj. secila dallohet për formën, ngjyrën e parfumin”.

Vdes aktorja franceze Annie Girardot

 Alba Kepi

                                                                                                                                     

Vdes ne moshen 79 vjecare ikona e kinemase franceze dhe interpretuesja e mjaft filmave italiane Annie Girardot. Prej vitit 2004 vuante nga semundja e Alzheimer.

Per here te fundit shfaqet para publikut ne shtator te vitit 2008 kur kanali televiziv francez Tf1 transmenton dokumentarin “Ainsi va la vie” me regjizor Nicolas Baulieu. Jane tete muaj xhirim gjate viteve 2006-2007 e qe flasin mbi gjendjen shendetesore e degjenerimin e semundjes se Alzhemierit ne jeten e kesaj artiste. Polemikat e kritikat per kete dokumentar qene te shumta, por ajo c’ka pati rendesi qe se per here te pare nje personazh publik drejton opinionin ne analizen sociale te nje patologjie qe po rrezikon te kthehet nje semundje e shekullit.

Rezulati konkret i tij shfaqet sot kur Franca identifikohet si nje nga vendet e pakta Evropiane me nje plan specifik social-ekonomik ne fushen e kerkimt, studimit te kesaj semundjeje si dhe ne ate te mbeshtetjes njerezore te familjareve te personave te semure.

Annie Girardot u be simboli i luftes kunder Alzheimer.

Annie Grardot eshte e paharrueshme ne rolet tek filimat “Te mjeret” e “Rocco e vellezerit e tij”.

Video e meposhtme eshte nje homazh kushtuar artistes franceze.

“Zenga Zenga Song”

Alba Kepi

Sipas medias arabe “Zenga Zenga Song” eshte video me e klikuar e oreve te fundit. Me mbi 300 000 shfaqje ne Youtube kjo video muzikore rap ve ne satire fjalimin e fundit te liderit libian Muammar al Gaddaf. Autori i saj eshte i riu izraelian Noy Aloosh, i cili me ane te teknologjise muzikore ka remix-uar fjalet e Gaddaf-it : “Do t’ju nxjerrim nga vrimat. Dere me dere, shtepi me shtepi, apartament me apartament, rruge me rruge”.

Per te perditshmen “Yedioth Aharonoth”, Aloosh eshte shprehur se lindi gjithcka si nje loje meq miqsh “fjalimi i Gaddaf-it, fjalet e tij te perseritshme zenga-zenga qene perberesit e duhur per te realizuar kete video”.

Brenda pak oresh “Zenga Zenga Song” u be me e shikuara ne youtube, nen komentet argetuese te te rinjve arabe e te opozites qe e kane kthyer tashme ne nje himn te portestave te tyre online. Shume prej tyre nuk e dine se autori i videos eshte nje izraelian, por dhe kush eshte ne dijeni te ketij fakti e ka komentuar: “Je izraelian e te urrej, por ke bere nje remix fantastik”.

Fituesit Oscar 2011

Actor in a Supporting Role:

Christian Bale ne filmin “The Fighter”

Actress in a Leading Role: Natalie Portman ne “Black Swan”

Actress in a Supporting Role: Melissa Leo ne “The Fighter”

Best Picture: “The King’s Speech” Iain Canning, Emile Sherman dhe Gareth Unwin, Producers

Animated Feature Film: “Toy Story 3” Lee Unkrich

Art Direction: “Alice in Wonderland” Production Design: Robert Stromberg; Set Decoration: Karen O’Hara

Cinematography: “Inception”  Wally Pfister

Costume Design: “Alice in Wonderland” Colleen Atwood

Directing: “The King’s Speech”  Tom Hooper

Documentary (Feature):

“Inside Job” Charles Ferguson dhe Audrey Marrs Documentary (Short Subject):

“Strangers No More” Karen Goodman dhe Kirk Simon

“The Social Network” Angus Wall dhe Kirk Baxter

Foreign Language Film: “In a Better World” Denmark

Makeup: “The Wolfman” Rick Baker dhe Dave Elsey

Music (Original Score): “The Social Network” Trent Reznor and Atticus Ross

Music (Original Song): “We Belong Together” nga filmi “Toy Story 3” Music dheLyric by Randy Newman

Short Film (Animated): “The Lost Thing” Shaun Tan and Andrew Ruhemann

Short Film (Live Action): “God of Love” Luke Matheny

Sound Editing: “Inception” Richard King

Sound Mixing: “Inception” Lora Hirschberg, Gary A. Rizzo dhe Ed Novick

Visual Effects: “Inception” Paul Franklin, Chris Corbould, Andrew Lockley dhe Peter Bebb

Writing (Adapted Screenplay): “The Social Network” Screenplay by Aaron Sorkin

Writing (Original Screenplay): “The King’s Speech” Screenplay by David Seidler

Nomination Oscar 2011

Alba Kepi

Per te apasionuarit e kinemase ne oren 2.30 min. te kontinentit evropian ze fill ceremonia me e pritshme e vitit “Oscar 2011”. Red carpet nderon yjet e kinemase boterore. Gazetare, reportere, fotografe, kritike, artiste e te apasionuar te artit kinematografik jane ne pritje te magjise se kesaj nate. James Franco, aktori 32 vjecar, i paharrueshem me interpretimin e tij ne filmin Spiderman e aktorja e re amerikane Anne Hathaway jane prezantuesit e ketij eventi.

 

Oscar Nomination 2011

Nomination Filmi me i mire

Black Swam

The Fighter

Inception

The Kids Are All Right

The King’s Speech

127 Hours

The Social Network

Toy Story 3

True Grit

Winter’s Bone

Nomination regjizori me i mire

Black Swan Darren Aronofsky

The Fighter David O. Russell

The King’s Speech Tom Hooper

The Social Network David Fincher

True Grit Joel Coen and Ethan Coen

Nomination aktori me i mire

Xavier Bardem

Jeff Bridges

Jesse Eisenberg

Colin Firth

James Franco

Nomination aktorja me e mire

Annette Bening

Nicole Kidman

Natalie Portman

Michelle Williams

Jennifer Lawrence

Nomination aktori me i mire jo protagonist

Christian Bale

John Hawkes

Jeremy Renner

Mark Ruffalo

Geoffrey Rush

Nomination aktorja me e mire jo protagonista

Amy Adams

Helena Bonham Carter Melissa Leo – The Fighter

Hailee Steinfeld

Jackie Weaver

Nomination skenari me i mire origjinal

Another Year Written by Mike Leigh

The Fighter Screenplay by Scott Silver and Paul Tamasy & Eric Johnson; Story by Keith Dorrington & Paul Tamasy & Eric Johnson

Inception Written by Christopher Nolan

I Ragazzi Stanno Bene Written by Lisa Cholodenko & Stuart Blumberg

Il Discorso del Re Screenplay by David Seidler

Nomination skenari me i mire jo origjinale

127 Hours Screenplay by Danny Boyle & Simon Beaufoy

The Social Network Screenplay by Aaron Sorkin

Toy Story 3 Screenplay by Michael Arndt; Story by John Lasseter, Andrew Stanton and Lee Unkrich

Il Grinta Written for the screen by Joel Coen & Ethan Coen

Winter’s Bone Adapted for the screen by Debra Granik & Anne Rosellini

Nomination Cartoon

Dragon Trainer

The Illusionist

Toy Story 3

Miglior film straniero

Biutiful Mexico

Dogtooth Greece

In a Better World Denmark

Incendies Canada

Outside the Law (Hors-la-loi) Algeria

Nomination Dokumentari me i mire

Exit through the Gift Shop Banksy and Jaimie D’Cruz

Gasland Josh Fox and Trish Adlesic

Inside Job Charles Ferguson and Audrey Marrs

Restrepo Tim Hetherington and Sebastian Junger

Waste Land Lucy Walker and Angus Aynsley

Nomination Film me metrazh te shkurter

The Confession Tanel Toom

The Crush Michael Creagh

God of Love Luke Matheny

Na Wewe Ivan Goldschmidt

Wish 143 Ian Barnes and Samantha Waite

Nomination Film me metrazh te shkurter dokumentar

 

Killing in the Name Nominees to be determined

Poster Girl Nominees to be determined

Strangers No More Karen Goodman and Kirk Simon

Sun Come Up Jennifer Redfearn and Tim Metzger

The Warriors of Qiugang Ruby Yang and Thomas Lennon

Nomination Film me metrazh te shkurter Cartoon

Day & Night Teddy Newton

The Gruffalo Jakob Schuh and Max Lang

Let’s Pollute Geefwee Boedoe

The Lost Thing Shaun Tan and Andrew Ruhemann

Madagascar, carnet de voyage (Madagascar, a Journey Diary) Bastien Dubois

Nomination skenografia me e mire

Alice in Wonderland: Production Design: Robert Stromberg; Set Decoration: Karen O’Hara

Harry Potter and the Deathly Hallows Part 1: Production Design: Stuart Craig; Set Decoration: Stephenie McMillan

Inception: Production Design: Guy Hendrix Dyas; Set Decoration: Larry Dias and Doug Mowat

Il Discoro del Re: Production Design: Eve Stewart; Set Decoration: Judy Farr

Il Grinta: Production Design: Jess Gonchor; Set Decoration: Nancy Haigh

Nomination drejtor i fotografise

Black Swan Matthew Libatique

Inception Wally Pfister

Il Discorso del Re Danny Cohen

The Social Network Jeff Cronenweth

Il Grinta Roger Deakins

Nomination Kostumisti me i mire

Alice in Wonderland Colleen Atwood

Io Sono l’Amore Antonella Cannarozzi

Il discorso del Re Jenny Beavan

The Tempest Sandy Powell

Il Grinta Mary Zophres

Filmi “Black Swam” me 5 Nomination Oscar 2011

Good Luck!!!

Qente

KASEM TREBESHINA

Qente

Te bosht’ i nates kthehen yjet,
te gjum’ i nates zgjohet gjumi,
te heshtj’ e nates shkon mendimi
te hap’ i rende!
Nga larg degjohet nje rremuje;
po lehin qente!
Te pyll’ i nates se qytetit
po lehin qente!

Dhe hap’ i rend’ perplaset neper shkalle,
dhe hap’ i rend’ perplaset neper rruge,
permes pallatesh nje bucime.
Po lehin qent’ te frik’ e nates
dhe griset befas erresira
nga nj’ ulerime.

Po kthehen yjt’ ngadal te bosht’ i nates,
te gjumi po kerkon te fshihet gjumi,
Sa ndihen qent’ ne largesi. Ushtojne hapat.
Permes pallatesh frik’ e heshtjes shkon si lumi.

Politika e Victor Hugo-së!

Alba Kepi

 http://www.standard.al/index.php/suplementi/17478.html

Politika e tij është e thjeshtë direkte, pa flamuj e portrete veç me një ngjyrë atë të jetës!

 

Jemi mësuar ta quajmë babai i romantizmit, autori i papërsëritshëm i rreshtave tek “Të mjerët”, klasiku modern i “Notre-Dame de Paris”, poeti i vargjeve të lira “enjambement”e dramaturgu përzies stilesh provokuese, por rrallë e kujtojmë për mendimin e opinionin e tij politik që më mirë se kushdo evokon të sotmen. “Preokupimet tona kundër luftës kanë çuar në revolucion… shohim luftëra të paqena me revolucionin në derë… Një njeri i vrarë nga një tjetër tremb mendimin, një njeri i vrarë nga të gjithë njerëzit tmerron”, – është Victor Hugo që shkruan një shekull e gjysmë më parë dhe opinioni i tij nuk ndryshon shumë nga ajo çka ofron analiza mediatike aktuale.

Në lagjen Marais të Parisit në sheshin elegant Place de Vosges, të zbukuruar nga një arkitekturë e ‘800-s gjendet shtëpia-muze e shkrimtarit Victor Hugo. Është një ndalesë e detyrueshme në këtë qytet ashtu siç është Harku i Triumfit, Katedralja, Kulla Eiffel, Monmatre etj. Të hysh brenda saj është sikur realizon dëshirën për të udhëtuar me makinën e kohës e që të ndal në mesin e ‘800-s rrethuar nga një qetësi pothuajse fetare. Shkallët e ngushta prej druri lidhin katet e saj e dhomë pas dhome, pikturë pas pikture, mes orendish e zbukurimesh të zgjedhura nga ai vetë, njihesh me jetën e këtij shkrimtari të madh.

Mobiliet e shumta, krevati ku flinte, tavolina ku shkruante nuk janë origjinale veç kësaj banese, por një përmbledhje e të gjitha vendeve ku ai është ndalur e ka jetuar për vite e që dhurojnë imagjinatën e një epoke që nuk ekziston më.

Është një javë e rëndësishme për këtë ndërtesë, pasi pronari historik i shtëpisë feston më 26 shkurt përvjetorin e tij të lindjes. Victor Hugo lindi më 26 shkurt të 1802 në Besançon e vetëm 17 vjeç krijon me të vëllanë gazetën “Konservatori letrar” e i përkushtohet tërësisht pasionit të tij më të madh letërsisë.

Jemi mësuar ta quajmë babai i romantizmit, autori i papërsëritshëm i rreshtave tek “Të mjerët”, klasiku modern i “Notre-Dame de Paris”, poeti i vargjeve të lira “enjambement”e dramaturgu përzies stilesh provokuese, por rrallë e kujtojmë për mendimin e opinionin e tij politik që më mirë se kushdo evokon të sotmen.

“Preokupimet tona kundër luftës kanë çuar në revolucion… shohim luftëra të paqena me revolucionin në derë… Një njeri i vrarë nga një tjetër tremb mendimin, një njeri i vrarë nga të gjithë njerëzit te tmerron”, – është Victor Hugo që shkruan një shekull e gjysmë më parë dhe opinioni i tij nuk ndryshon shumë nga ajo çka ofron analiza mediatike aktuale. Politika evropiane, lufta, dënimi me vdekje, revolucioni janë çështje që shqetësojnë sot situatën politiko-sociale të botës e që shqetësonin jo pak mendimin e shkrimtarit të madh. Hugo qe kundër dënimit me vdekje, kundër luftës e tek progresi, shkenca, arti shihte bazën e paqes në botë. Hugo qe pro njeriut, kundër çdo lloj racizmi social e politik, qe pro njeriut pa epitete kombësish, ku ai është veç një qenie njerëzore e gjithëpushtetshme e jo një anglez, francez o gjerman, ku shtetet janë atdheu e humanizmi është familja. Mendimi i tij politik është një manifest i të gjitha epokave për jetën, e drejta e paprekshme dhe e kushtëzueshme nga askush. Politika e tij është e thjeshtë direkte, pa flamuj e portrete veç me një ngjyrë atë të jetës.

Para se të konkretizohet si një projekt i vërtetë politik, ideja e një Evrope të bashkuar ka qenë ëndrra e mjaft filozofëve e dijetarëve të së shkuarës. Një prej tyre ishte dhe shkrimtari francez Victor Hugo. Në kongresin Ndërkombëtar të Paqes më vitin 1849, në Paris, në praninë e udhëheqësve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm evropian të epokës, Hugo mbajti fjalimin e mëposhtëm, ku me ton profetik paralajmëroj lindjen e një Evrope të bashkuar ose, siç i quan ai, “Shtetet e Bashkuara të Evropës”.

 

***

       

Evropa e Hygo-se

Fjalimi në Kongresin e Parisit, 1849

“Zotërinj, shumë nga ju vijnë nga anët më të largëta të globit e me zemrën mbushur me një mendim fetar e të shenjtë. Midis jush ka publicistë, filozofë, ministra të kultit të krishterë, shkrimtarë të njohur. Dëshironi të shënoni në Paris deklaratat e kësaj mbledhjeje të shpirtrave të mëdhenj e të bindur se nuk duan vetëm të mirën e një populli, por duan të mirën e të gjithë popujve. Keni ardhur këtu për t’i shtuar një parim superior parimeve që udhëheqin sot burrat e shtetit, qeveritarë e ligjvënës. Zotërinj, ky mendim fetar ose më mirë, Paqja Universale, të gjitha shtetet midis tyre kushtëzuar nga një lidhje e përbashkët, me Ungjillin si ligj suprem, me meditimin që zëvendëson luftën; a është praktikisht i mundur një mendim i tillë fetar? A është e realizueshme një ide e tillë e shenjtë? Shumë përgjigjen: “Jo”. Pa hezituar unë përgjigjem: “Po!”

Kur pohoni këto të vërteta të larta, është mjaft e lehtë që ky t’u mohohet; është mjaft e lehtë që besimi juaj të shihet me mosbesim; në momentin e përpjekjeve tona është mjaft e lehtë që ideja e paqes universale të habisë e të skandalizojë si diçka e pamundur e ideale; është mjaft e lehtë që të thërritet utopi. Për sa më përket, si një punëtor i thjeshtë i kësaj vepre të madhe të shek XIX, pranoj këtë rezistencë shpirtrash pa u befasuar e pa u dekurajuar.

E atëherë le të themi sot se unë jam me ju të gjithë e ne këtu le t’i themi Francës, Anglisë, Prusisë, Austrisë, Spanjës, Italisë, Rusisë: do të vijë një ditë ku armët do t’ju bien nga duart dhe juve; do të vijë një ditë e lufta do t’ju duket kaq absurde, kaq e pamundur nga Parisi në Londër, nga San Petërburgu në Berlin, nga Vjena në Torino, sa nuk është sot midis Rouen e Amiens, Boston e Filadelfia. Do të vijë një ditë që ju Franca, Rusia, Italia, Anglia, Gjermania – të gjitha shtetet e kontinentit pa humbur tiparet tuaja më të mira e lavdinë individuale, do të bashkoheni ngushtë rreth një bashkësie superiore, do të formoni në mënyrë absolute vëllazërinë evropiane si Normandia, Bretanja, Borgonja, Lorena e Alsazia – të gjitha provincat tona u bashkuan me Francë. Do të vijë një ditë ku nuk do të ketë fusha beteje, por veç tregje të hapura për tregtarët e shpirtra që u hapen ideve. Do të vijë një ditë që plumbat e bombat do të zëvendësohen nga votat, nga e drejta universale e zgjedhjes, nga arbitrazhi i nderuar i një senati të madh sovran që do të jetë për Evropën ajo ç’ka parlamenti është për Anglinë, ajo ç’ka Dieta është për Gjermaninë (një e drejtë antike gjermane), ajo ç’ka asambleja legjislative është për Francën. Do të vijë dita kur njeriu do të shoh këto dy bashkësi madhështore SHBA e Evropën, tok së bashku, njëra përballë tjetrës me duar të bashkuara mbi oqean, duke shkëmbyer mallra, prodhime, artistë, shkencëtarë, që çajnë botën, kolonizojnë shkretëtira, perfeksionojnë Krijimin nën vështrimin e Krijuesit për të mirën e përbashkët; dy forcat më të mëdha vëllazëria e qënies njerëzore dhe fuqia e Zotit. Nuk do duhen 400 vite për ta parë këtë ditë pasi jetojmë në një kohë të shpejtë. Sa progres! Sa thjeshtime! Natyra dominohet gjithnjë e më shumë nga njeriu, lënda bëhet gjithnjë e më shumë skllav e inteligjencës e i shërben civilizimit. Se arsyet e luftërave shuhen me zhdukjen e shkaqeve të vuajtjeve. Se si popujt e largët afrohen! Se si distancat shkurtohen! E se afrimi është fillimi i vëllazërisë.

Zotërinj, paqja ka 32 vjet që zgjat e në 32 vjet shuma e frikshme e 128 frangash është shpenzuar për luftën gjatë paqes. Supozoni sikur popujt e Evropës në vend të mosbesimit, xhelozisë e urrejtjes, ta donin njëri-tjetrin. Supozoni sikur të quheni qenie njerëzore para se t’ju thërrasin francezë, anglezë e gjermanë, supozoni se shtetet janë atdheu e humanizmi është familja. E atëherë kjo shuma e 128 miliardëve e shpenzuar çmendurisht për mosbesimin, le të shpenzohej për besimin. Këto 128 miliardë dhënë luftës, jepjani paqes.

Kjo gjë meriton meditim. Preokupimet tona kundër luftës kanë çuar në revolucion. Është bërë gjithçka, është shpenzuar gjithçka kundër rrezikut të imagjinuar. Në këtë mënyrë është përkeqësuar mizeria që ishte rreziku real. Janë ngritur fortifikime kundër një armiku imagjinar. Vështrimi është drejtuar tek një pikë e zezë e paekzistueshme. Shohim luftëra të paqena me revolucionin në derë. Zotërinj, megjithatë mos u dëshpëroni. Tashmë objektivi i një politike të madhe e të vërtetë është ky: rinjohja e të gjitha kombësive, restaurimi i unitetit historik të popujve, bashkimi i tij me civilizimin me anë të paqes, zgjerimi i vazhdueshëm i grupit të civilizuar duke i dhënë shembull popujve ende barbar, duke u kthyer arbitër në betejë; e për ta përmbledhur, fjalën e fundit që bota antike e nxirrte nga forca, le ta marrë sot drejtësia”.

 

***

Dënimi me vdekje a është i nevojshëm? A është i drejtë? Dy pyetje të ngjashme në formë, por mjaft të ndryshme në përgjigje. Dy pyetje që analizohen nga Victor Hygo në romanin e tij “Dita e fundit e një të dënuari” (Le Dernier Jour d’un Condamné), shkruar më 1829, nën një emër anonim e kur kishte vetëm 27 vjeç. I zbuluar vonë nga kritika letrare, ky libër me vetëm 100 faqe krahasohet një tjetër kryevepër e penës së shkrimtarit, ashtu si “Të mjerët”. Ndërsa në Place de Grève të Parisit ekzekutoheshin persona para gijotinës, rrethuar nga njerëz që paguanin karriget për të parë se si i pritej koka një njeriu, Victor Hugo del në mbrojtje të të dënuarit. Hugo është kundër dënimit me vdekje. Jeta është një e drejtë e patjetërsueshme për shkrimtarin. Asnjë qenie njerëzore e për asnjë arsye mund të vrasë një të tillë: “Dënimin mund ta japi veç Zoti e hakmarrja është akt i njeriut”

 

 

 

“Dënimi me vdekje është shenjë e barbarizmit të përjetshëm”

(Dita e fundit e një të dënuari, 1829)

“Çfarë ideje kanë njerëzit ndaj vrasësve?

Si? Me xhaketë nuk mund të vrasësh  kurse me toge po! Ashtu si veladoni i Richelieu, toga mbulon gjithçka. Vendicta (gjesti de jure i zotërimit me anë të prekjes) publike? Oh jo ju lutem mos m’u hakmerrni. Vrasës, vrasës. Ju them. Jashtë vetëmbrojtjes, në kuptimin më të ngushtë të saj (sepse sapo agresori juaj i plagosur nga ju rrëzohet, ju duhet ta ndihmoni) vrasja është e lejuar? Çka i ndalohet individit është e lejueshme për komunitetin? Xhelati ka marrë tipologjinë e një vrasësi zyrtar, vrasësi me patentë, vrasësi me pagesë, vrasësi me pension, sa herë që na duhet e që punon në publik, vret në mes të diellit, duke pasur si armë “shpatën e drejtësisë” njohur si vrasësi i shtetit; vrasës zyrtar, vrasës që ka vendin e tij në ligj, vrasës në emër të të gjithëve! Ka prokurën time e tuajën për të vrarë. Mbyt e ther, më pas përplas dorën mbi shpatën e shoqërisë e thotë: “Unë punoj për ty, më paguaj”. Është vrasësi privilegjuar nga ligji, vrasës ku krimi është dekretuar nga ligjvënësi, i zgjedhur nga juria, i urdhëruar nga gjykatësi, i lejuar nga prifti, i mbrojtur nga ushtari, i ruajtur nga populli.

Qytetërimi pasqyron këtë: rezultat është xhelati. Ah ju urreni krimin deri sa të vrisni kriminelin, Ndërsa unë urrej vrasësin deri sa ta ndaloj të bëhet vrasës. Të gjithë kundër një të vetmi, fuqia sociale e shndërruar në gijotinë, forca kolektive e përdorur për agoni, çfarë ka më të urryer? Një njeri i vrarë nga një tjetër tremb mendimin, një njeri i vrarë nga të gjithë njerëzit tmerron. Është e nevojshme të përsëritet vazhdimisht? Ky njeri , për të njohur vetveten, për t’u çliruar nga përgjegjësia e madhe që i rëndon shpirtin, kish nevojë për atë çka i mbetej nga jeta e ju i lejoni vetëm pak minuta: me çfarë të drejte? Si guxoni të merrni përsipër shkurtimin e fenomeneve të ndryshme të pendimit? A e kuptoni se kjo përgjegjësi e dënuar nga ju, që shkon kundër jush është bërë juaja? Ju bëni diçka më të keqe se vrasja e një njeriu, ju vrisni koshiencën.

Me çfarë të drejte zëvendësonin Zotin e gjykoni para orës së caktuar nga ai? Çfarë cilësish keni për ta detyruar nisjen e këtij procesi? Drejtësia e tij është ndoshta një nga shkallët e drejtësisë suaj? Jeni ndoshta në të njëjtin nivel? Dy janë gjërat: o jeni besimtarë të Zotit ose nuk jeni. Në rast se jeni, si guxoni ta hidhni një pavdekësi në përjetësi? Në rast se nuk jeni si guxoni të hidhni një qenie në asgjë?

Thonë se dënimi me vdekje është një zi për njerëzimin. Një zi? Le të shkojnë të shohin grumbullin e njerëzve që qeshin rreth podiumit (vendi ku ekzekutohet dënimi me vdekje): rikthim në realitet. Aty ku disa shohin zinë, ne perceptojmë të qeshurën…

Mjaft me dënimin me vdekje, a e mendoni? Është e mundur të imagjinohet diçka më ekstravagante. Pa podiume e në të njëjtën kohë jo më luftëra: mos të vrasësh më asnjë, pyes e them se nuk ka gjë më të mirë!

Ne kujtim te nje date

Nje nga masakrat e diktatures komuniste ne Shqiperi!

*26 shkurt 1961: Pushkatohen 22 intelektuale shqiptare.

Me 19 shkurt 1951 ne ambasaden sovjetike ne Tirane hidhet nje bombe. Me 20 shkurt 1951 ne mbledhjen e Byrose Politike ministri i Puneve te Brendshme Mehmet Shehu do te shprehet : “Të arrestojmë rreth 100 apo 150 vetë, nga të cilët 10 apo 15 prej tyre t’i pushkatojmë, duke zgjedhur sigurisht më kryesorët”.

20 -26 shkurt jane dite terrori ne Tirane e shume intelektuale arrestohen.

Me 26 shkurt hapet nje proces gjyqesor ndaj 22 intelektuale te arrestuar, prokuror i ceshtjes Siri Carcani i cili propozon denim e tyre me nenin 373 te Kodit Penal.

Trupi gjykues me Kryetar Shuaip Panariti (nënkolonel), anëtar Vangjel Kocani (kapiten), anëtar Nonda Papuli

Me vendim nr,64, datë 27.02.1951, dënoi me vdekje:

Sabiha Kasimati, Pjerin Guraziu, Anton Delhysa, Zyhdi, Herri, Gafur Jegeni, Jonuz Kaçeli, Manush Peshkëpia, Niko Lezo, Lluka Rashkoviç, Haki Kodra, Reiz Selfo, Myftar Jegeni, Thoma Katundi, Tefik Shehu, Gjon Temali, Fadil Dizdari, Ali Qoraliu, Mehmet Shkupi, Hekuran Troka, Qemal Kasaruho, Petro Konomi, Pandeli Nova  

Libri Jeshil i kolonel Muammar al-Gaddafit

Alba Kepi

Qe viti 1976 e “Libri Jeshil” i kolonel Muammar Ghedaf botohet për herë të parë në dy gjuhë; arabisht e anglisht. 35 vjet më parë opinioni ndërkombëtar njihet me principet politike e filozofike të liderit libian mbi të cilin bazoi ndërtimin e sistemit të tij qeverisës. I njohur historikisht si “teoria e tretë universale” ky libër është për Ghedafin alternativa e domosdoshme ndaj komunizmit totalitar e kapitalizmit shfrytëzues. Duke vënë në dyshim demokracinë e çdo sistemi qeverisës, instrumentet e tyre drejtuese, koloneli libian himnizon demokracinë direkte e të organizuar në kongrese e komitete popullore. “Libri Jeshil” shpesh krahasohet me “Librin e Kuq” të Mao Zedong e Ghedaf akuzohet për shfrytëzim të konceptit “komitet popullor” si alibi e politikës së tij represive e autokratike. “Teoria e tretë universale” është kundër sistemeve ekzistuese qeverisëse si jo demokratike e që limitojnë popullin veç në zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre në qeveri e kërkon pjesëmarrjen e popullit në procesin politik me anë të organizmit të kongreseve e komiteteve popullore. I ndarë në tre pjesë: Politika, autoriteti i popullit. Ekonomia- Socializmi; Baza sociale-Teoria e Tretë Universale , ky libër është baza ideologjike mbi të cilën Muammar Ghedaf mbajti për 42 vjet rresht regjimit e tij autoritar militar. Ngjarjet e orëve të fundit janë kaq paradoksale përballë rreshtave të tillë: “dhuna e ndryshimet e arritura me përdorimin e forcës janë në vetvete një akt jo demokratik, edhe kur kjo vjen si rrjedhë e një situate të mëparshme jo demokratike”, fjalë të shkruar e të përsëritura në këtë libër me maniakërinë e një diktatori.

Aktualisht Libia është mbuluar me gjak, por koloneli Ghedafi është i bindur se “Teoria e tretë Universale” është demokracia e vetme e popullit e do ta mbrojë deri në vdekje. Ka harruar një detaj jo pak të rëndësishëm se në çdo rrugë të këtij shteti, ka ditë që “Librat Jeshil” janë kthyer në pirgje fletësh të djegura .

Ligji i shoqërisë

Problemi i ligjit, problemi paralel me atë të sistemit qeverisës nuk ka gjetur ende zgjidhje në kohët moderne, edhe pse ka pasur rrugëdalje në disa periudha historike. Është e padrejtë e jo demokratike që një komitet o një parlament të ketë të drejtën të nxjerr ligje për shoqërinë. Është gjithashtu e padrejtë e jodemokratike që një individ, një komitet o një parlament të shfuqizojë ligjin e shoqërisë. Çfarë është atëherë ligji i shoqërisë? Kush e përpunon atë? Çfarë rëndësie ka në raport me demokracinë?

Ligji natyror i një shoqërie është ndërtuar nga tradita e besimi fetar. Kushtetuta është një ligj shtetëror i përpunuar nga njeriu. Ajo ka nevojë për një bazë për të gjetur kuptimin e saj. Problemi i lirisë në kohët moderne konsiston në faktin se kushtetutat janë ligje të një shoqërie të bazuara absolutisht në konceptimet e ndryshme të sistemit dikatorial në botë, nga individi deri te partia. Provë është diferenca nga një kushtetutë në tjetrën edhe pse liria e njeriut është një e vetme. Arsyet e kësaj diference janë rrjedhë e pabarazisë së konceptit se kush e mban pushtetin. Pikërisht kjo ka mbytur lirinë në sistemet politike të botës moderne. Mjeti i përdorur nga kush ka pushtetin për të dominuar popullin prezantohet në kushtetutë, e populli është i detyruar ta respektojë me forcë nga ligjet që derivojnë nga vetë kushtetuta, e cila nuk është gjë tjetër veçse produkt i vullnetit e i koncepteve të qeveritarëve të ndryshëm. Ligji i sistemeve të qeverisë diktatoriale ka zëvendësuar ligjin natyror. Ligji njerëzor ka zëvendësuar ligjin natyror dhe është zhdukur çdo kriter objektiv duke krijuar një çekuilibër. Njeriu është i njëjti kudo. Morfologjia e tij, instinktet e tij janë të njëjtë kudo. E për këtë që ligji natyror është kthyer në një ligj logjik të njeriut. Më pas vijnë kushtetutat: ligje të thjeshta të prodhuara nga njeriu e që nuk konsiderojnë atë të barabartë. Konceptimi i tyre mbi njeriun është vullneti për të dominuar popullin nga ana e atij që mban pushtetin, qoftë një individ, një parlament, një klasë, një parti. Shohim kështu që përgjithësisht kushtetutat janë subjekt ndryshimi sa herë që ndryshojnë qeveritë. Gjë që shpreh se kushtetuta nuk është një ligj natyror, por prodhim I aparatit qeverisës e që ekziston deri sa t’i shërbejë interesave të tyre. Ky është rreziku që kërcënon lirinë kudo që ligji i shoqërisë mungon e është i zëvendësuar nga ligjet humane dalë nga një instrument i qeverisë për të dominuar masën. Pika thelbësore është se metoda qeverisëse duhet pajtuar me atë ligjin e shoqërisë e jo e kundërta. Prandaj dhe ligji i shoqërisë nuk mund të jetë objekt redaktimi o kodifikimi. Rëndësia e ligjit është në faktin se është kriteri për të dalluar të vërtetën nga e gënjeshtra, të drejtën nga jo e drejta, si dhe të drejtat e detyrimet e çdo individi. Liria do të kërcënohet gjithmonë derisa nuk do të ketë një ligj të shenjtë I themeluar mbi norma të qëndrueshme e që nuk janë subjekt transformimi o zëvendësimi nga asnjë instrument qeverisës. Përkundrazi instrumenti qeverisë duhet të ndjekë ligjin e shoqërisë. Polet në të gjitha mënyrat janë qeverisur nga ligjet humane të ndjeshëm për t’u përpunuar e transformuar sipas rezultatit të luftës midis grupimeve politike për të arritur në pushtet. Referendumet e popujve mbi kushtetutat, nga ana e tyre, nuk janë të mjaftueshme, pasi dhe ato vetë impostohen ndaj demokracisë duke mos lejuar nje “Po” ose një “Jo”. Popujt janë të detyruar të pranojnë kushtetutën në meritë të ligjeve humane. Referendumi mbi kushtetutën nuk do të thotë se ky është ligji I shoqërisë, por do të thotë se është një kushtetutë, një gjë object I referendumit e asgjë tjetër. Nga ky realitet del se ligji I shoqërisë është një trashëgimi e përjetshme njerëzore. Nuk është pronë vetëm e të gjallëve. Hartimi i një kushtetute e vënia e saj nën referendum nga votuesit është docka farse. Kodet e shkruara nga njeriu e derivatet e kushtetutës janë plot me sanksione materiale, drejtuar kundër njeriut, ndërsa ligji tradicional është pothuajse i privuar. Ligji tradicional parashikon pothuajse ekskluzivisht sanksione morale,të vetme të denja për njeriun. Besimi fetar përmban e thith traditën. Pjesa më e madhe e normave të saj janë mësime, udhëzime e përgjigje pyetjeve. Ky është ligji më i mirë për të respektuar njeriun. Feja nuk pranon sanksione të përkohshme, veç në raste ekstreme, kur janë të domosdoshme për shoqërinë. Feja përmban traditën që është shprehja e jetës natyrore të popujve. Feja pra është një konfermë e të drejtës natyrore. Ligjet jo fetare e jo tradicionale janë krijime të njeriut kundër njeriut. Prandaj dhe janë të padrejta pasi nuk rrjedhin nga ky burim natyror formuar nga tradita e feja.

Kush kontrollon mbarëvënien e shoqërisë?

Pyetja është: kur verifikohet një devijim i ligjit kush e kontrollon shoqërinë për ta lajmëruar për këtë devijim? Demokratikisht askush nuk mund ta bëjë e të pretendojë të drejtën e kontrollit në emër të shoqërisë. Gjë që do të thotë se i takon shoqërisë të kontrollojë vetveten. Është diktaturë pretendimi i një pjese, i një individi o një grupi për të qenë përgjegjës të ligjit, pasi demokraci do të thotë përgjegjësia e një shoqërie të tërë, pra e drejta e kontrollit i përket gjithë shoqërisë. E kjo është demokracia, që ushtrohet me anë të instrumentit të qeverisë demokratike e që është rezultat i organizmit të vetë shoqërisë në kongrese popullore bazë. Autoqeverisja e popullit arrihet me anë të komiteteve popullore të drejtuara nga Kongresi i Përgjithshëm i popullit (Kongresi Kombëtar) me sekretaritë popullore, komitetet popullore. Sipas kësaj teorie populli bëhet instrument qeverisës e kontrollon vetveten. Në këtë mënyrë realizohet autokontrolli i shoqërisë mbi ligjin e saj.

Si mund shoqëria të kontrollojë drejtimin e saj në rast të devijimit të vetë ligjit?

Kur një instrument qeverisës është diktatorial, siç është sot rasti i të gjitha sistemeve politike në botë, shoqëria duke konstatuar një devijim ligji, nuk ka mjet tjetër për të shprehur e korrigjuar këtë devijim veç me dhunë, pra revolucion kundër instrumentit qeverisës. Kjo dhunë o revolucion, edhe pse shpreh koshiencën e shoqërisë ndaj këtij devijimi, nuk është e zbatueshme nga të gjitha shoqëritë, por ndërmerret nga vetëm ato që kanë aftësinë, iniciativën e guximin për të afermuar vullnetin e shoqërisë. Megjithatë ky aksion është një kalim në diktaturë, pasi kjo iniciativë revolucionare bën të mundur për nevojshmërinë e vetë revolucionit restaurimin e një instrumenti qeverisës që zëvendëson popullin, gjë që do të thotë se një instrument i tillë ka mbetur akoma diktatorial. Nga ana tjetër dhuna e ndryshimet e arritura me përdorimin e forcës janë në vetvete një akt jo demokratik, edhe pse kjo vjen si rrjedhë e një situate të mëparshme jo demokratike. Një shoqëri që ndodhet në një situatë të tillë është një shoqëri e kthyer mbrapsht.

Kush është zgjidhja atëherë?

Zgjidhja është që populli të bëhet instrument i qeverisë, nga kongreset popullore në bazë e deri në Kongresin e Përgjithshëm Popullor, që është një kongres kombëtar ku takohen kongrese e komitete popullore. Kur në këtë sistem verifikohet një devijim i ligjit të shoqërisë, bëhet fjalë për një devijim kolektiv që duhet korrigjuar në mënyrë kolektive, me anë të një verifikimi demokratik e jo me përdorimin e forcës. Korrigjimi i këtij devijimi nuk do jetë më produkti i një zgjedhje të vullnetshme në mënyrën e ndryshimit të tij, por një rezultat i paevitueshëm i vetë natyrës së këtij sistemi qeverisës demokratike. Në këtë rast nuk do të ketë më një pjesë grupi kundër të cilit drejtohet aksioni i dhunshëm e nuk do jetë e mundshme ta quash përgjegjës për këtë devijim.

http://www.standard.al/index.php/speciale/17402.html

Jamarber Marku (1951-2010)

 

,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,1990

U rrëzuan të gjitha mrekullitë në greminë,

askush nuk i vuri re!

Vetëm i panjohuri

ulur tek stoli i tij

duke pritur të ardhmen.

Secili ëndërron të jetë cigarja e fundit në paketën e madhe

ku tymi që mbulon gjithçka,

lë pa prekur majën e mprehtë,

atje ku jeton njeriu i vërtetë.

Letra e nje te cmenduri

 

Alba Kepi

The Scream (Munch)

Çfarë është çmenduria? Ndërsa fjalori i çdo gjuhe e përkufizon si një sëmundje mendore, leksiku i përditshëm i dhuron një orientim social drejtuar nga individi, që bind se nuk është vetëm patologji. Sa herë në ditë themi: “Ti je i (e) çmendur!? Çmenduri që bëmë! Jemi të çmendur pas njëri-tjetrit! Punojmë si të çmendur! Më çmende me këto që më thua! Cmenduria jote është gjeniale!” etj., etj.

 Shumë herë. Jo rrallë do donim të ishim pjesë e kësaj përmbajtjeje e ndalemi duke reflektuar në perceptimet e saj, e jo rrallë çmenduria është ajo çka ne duam. Çmenduria nuk është vetëm çrregullim e sëmundje, vizioni i saj mbi orën, ditën, ngjarjen, personin, shpesh provokon këndvështrimin tonë mbi botën e vë në pikëpyetje realitetin. Quajmë të tillë gjithçka që kapërcen kornizën e normales, që largohet nga ato rregulla të përkufizuara të pranueshme. Çka është normale për ty, nuk është e pranueshme për tjetrin, çka për një tjetër është rregull, për ty veç një lëmsh, çka për dikë është e panjohur dhe e pa kuptueshme është për një tjetër forma më e arrirë ndaj së vërtetës. Po cilat janë rregullat dhe kornizat e çfarë është lëmshi? E këtu lind dhe problemi i përcaktimit të këtij fenomeni, që historikisht dhe bota njerëzore nuk ka mundur ta identifikojë saktësisht. Klasicizmi e shenjtëroi duke e quajtur zëri hyjnor që duhej dëgjuar për t’u interpretuar. Mesjeta e konsideroi përfaqësuesin e djallit që duhej liruar nga e keqja. Rilindja i dhuroi lirinë, mjaft të lexosh “Elegji për çmendurinë” të Erasmit të Roterdamit, ku çmenduria konsiderohej e ndryshme si për filozofinë e jetës ashtu dhe për vlerat e saj. Në mesjetë të çmendurit përfundonin në turra drush, kurse në gjysmën e ‘700-s të burgosur në burgje. Kontakti terapeutik ndaj saj u arrit në fund të shek. XVIII, ndërsa më ‘800 nën ndikimin e pozitivizmit e përkufizojnë si “një makinë e prishur”, që veç me psikanalizën e Frojdit gjeti më ‘900 rrugën e shërimit.

“Edhe çmenduria meriton duartrokitjet e saj”, – shprehej poetja Alda Merini. “Çmenduria si dielli ikën duke shëtitur nëpër botë e nuk ka vend ku nuk shkëlqen”, – shkruante Shekspiri. “Çmenduria ka katër forma, – thotë Platoni, – profetike, purifikuese, hyjnore dhe dashurore. Çmenduria nuk është vetëm çrregullim e sëmundje, atë e gjen tek romanticizmi i një adoleshenti, tek gjenialiteti i një artisti, tek erotizmi i një çifti, tek makabriteti i një diktatori, tek novacioni i një studiuesi, tek pena e një shkrimtari, çmenduria është shpesh reflektimi ndaj nocionit të identitetit, perceptimi ndaj gjithçkaje që të rrethon.

Më 17 shkurt të vitit 1885, në gazetën franceze “Gil Blas” nën pseudonimin Maufringneuse, babai i tregimi modern, Gay de Mupassant, publikoi një tekst të pazakontë, “Letra e një të çmenduri“. Ishin fjalët e një personi që dyshonte se mos qe çmendur, por dhe që luante me këtë dyshim duke gjykuar perceptimin ndaj botës. “Një organ më shumë ose më pak në trupin tonë do na lejonte një inteligjencë të ndryshme”, – shkruan ai e konsideronte të limituar njohuritë tona ndaj universit, të kushtëzuara nga aftësitë individuale të pesë shqisave humane. Dëgjojmë çka mund të dëgjojmë, shohim çka mundim të shohim, nuhasim, shijojmë e prekim çka është e mundur ta bëjmë. E gjitha kjo ndryshon nga një individ në tjetrin e nuk na jep kurrsesi ekskluzivitetin njohës të asaj çka është gjithësia. Gay de Mupassant i influencuar nga Zola, Flaubert, Schopenhauer kërkon tek boshllëku, e padukshmja, tek ajo çka pra vetë fjala çmenduri do të thotë në latinisht (boshllëk), perceptimin e gjithçkaje që pesë shqisat njerëzore nuk janë të afta t’i dallojnë. Leximi i kësaj letre pas më shumë se një shekulli të bind asgjë nuk ka ndryshuar nga perceptimi human mbi botën, se frika ndaj së panjohurës e interpretimi i saj gjenial kushtëzohet nga mendimi i një çmendurie të papritur.

Letra e një të çmenduri

Gay de Moupassant

Doktori im i dashur, jam në duart tuaja. Bëni me mua atë çka ju duket më e drejtë. Po ju përshkruaj hapur gjendjen e mendjes sime, kështu ju gjykoni se është më mirë t’u nënshtrohem kurave në ndonjë sanatorium apo të mbetem pre e halucinacioneve dhe e vuajtjeve që po më mundojnë.

Ja historia e gjatë dhe e vërtetë e së keqes së vecantë të shpirtit tim. Po jetoj si çdo njeri tjetër me sy të verbër e të hapur ndaj jetës pa u çuditur e pa kuptuar.

Po jetoja siç jetojnë të gjithë, duke parë jetën me sytë e hapur e të verbër të njeriut, pa u çuditur dhe pa e perceptuar.

Jetoja si kafshët, siç jetojmë të gjithë ne, duke kryer funksionet e ekzistencës, duke ekzaminuar e duke besuar se shikoja, duke besuar se dija, duke besuar se njihja atë çka më rrethonte, derisa një ditë kuptova se e gjitha kjo është false.

Është një frazë e Montesquieu-së që ka ndriçuar papritmas mendjen time. Një organ më shumë ose më pak në trupin tonë do të na lejonte një inteligjencë të ndryshme. Në fakt të gjitha rregullat e trupit tonë e gjithçka tjetër do ishte ndryshe në rast se trupi ynë do ishte ndryshe, Kam reflektuar mbi këtë gjë për shumë muaj, muaj pas muaji e pak nga pak një qartësi e çuditshme penetroi tek unë e u shfaq errësira. Në fakt, organet tona janë përcjellësit e vetëm midis botës së jashtme e vetvetes. Inferioriteti ynë, egoja jonë është në kontakt me pjesën e jashtme të botës me anë të disa shqisave nervore terminale. Përveç kësaj bota e jashtme na humbet për madhësinë e saj, kohëzgjatjen e saj, pasuritë e panumërueshme e të padepërtueshme, origjinën e saj, të ardhmen e fundin e saj, format e largëta e shfaqjet infinite dhe organet tona ndaj kësaj pjese të vogël të saj që njohim, mund të na japim vetëm informacione sa të paqarta aq dhe të pakta në numër. Të paqarta pasi janë vetëm pronësi e organeve tona që përcaktojnë për ne pronësitë e dukshme të lëndës. Të pakta në numër pasi shqisat tona janë vetëm pesë, kështu që fusha e studimit dhe natyra e shprehjes së tyre janë shumë të limituara. Shpjegohem.

Syri transmeton dimensione, format, ngjyrat. E na gënjen në këto tri pika. Na shpreh ne vetëm objektet e qeniet e një madhësie mesatare të një formati njerëzor, për të cilën përdorim fjalën “e madhe” në përcaktimin e gjërave dhe fjalën “e vogël” në përcaktimin e disa të tjera, vetëm sepse dobësia e syrit nuk na lejon të njohim gjithçka që është shumë e thellë apo shumë e vogël për të. Kështu që syri nuk njeh e nuk shikon pothuajse asgjë nga i gjithë universi. Siç nuk njeh yllin e gjendur në hapësirë e mikrobin që jeton në një pikë ujë. Dhe sikur veshi ynë të ishte njëqind herë milionë më i fuqishëm nuk do të perceptonte ajrin që thithnim, të gjitha llojet e qenieve të padukshme e të gjithë banorët e planetëve pranë, e do të ekzistonin akoma mjaft tipa infinitë kafshësh e botë kaq të largëta që syri nuk mund t’i arrinte. Pra të gjithë idetë tona mbi përmasat janë false, pasi ne nuk njohim limitet e madhësisë e vogëlsisë. Vetëdija jonë ndaj madhësive e figurave nuk ka një vlerë absolute, pasi është e përcaktuar vetëm nga fuqia e një organi e përballja konstante me vetveten tonë. Le të shtojmë gjithashtu që syri është i paaftë të shoh të shoh transparenten. Një xham perfekt e gënjen. E ngatërron me ajrin që nuk mund të shihet. Kalojmë tek ngjyrat. Ngjyra ekziston, pasi syri ynë është formuar në mënyrë të tillë që e transmeton në tru nën formën e ngjyrës, mënyrat e ndryshme me të cilat trupat thithin e dekompozojnë rrezet e shndritshme që i godasin, në funksion të kompozimit të tyre kimik. Përmasat e ndryshme të kësaj thithjeje e dekompozimi krijojnë tonalitetin e ngjyrës. Kështu pra, ky organ i imponon mendjes sensin relativ të shikimit ose më mirë mënyrën arbitrare të konstatimit të dimensioneve e të perceptimit të raportit të dritës me lëndën. Ekzaminojmë veshin. Më shumë sesa me syrin në këtë rast ne jemi lolo (budallenj) e viktima të këtij organi fantazues. Dy trupa përplasen e krijojnë një lloj lëvizjeje të atmosferës. Kjo lëvizje bën të vibrojë në veshin tonë një pjesë të vogël e lëkurës që transformon menjëherë në tingull diçka që në të vërtetë nuk është vese një vibrim. Natyra është e heshtur. Por daullja e veshit zotëron aftësinë e mrekullueshme të transmetojë në dëgjimin tonë e nën forma sensacionesh të ndryshme, të gjitha dridhjet e valëve të padukshme në hapësirë, nën një kuptim që ndryshon sipas numrave të vibrimit. Ky transformim realizuar nga nervi i dëgjimit, në rrugën e shkurtër nga veshi në tru, ka lejuar që ne të prodhojmë një art të çuditshëm, muzikën, artet më poetike e të përpikta, të papërcaktueshme si ëndrra e të sakta si algjebra… Çfarë të themi për shijimin e nuhatjen? Do mund të njihnim parfumet e cilësitë e disa ushqimeve pa aftësitë e veçanta të hundës e gjuhës. Gjithë njerëzimi do mund të ekzistonte pa veshin, pa shijen, pa nuhatjen, pa asnjë nocion të tingullit e dëgjimit. Pra po të kishim një organ më pak, do ishim të paditur ndaj gjërave të pazakonshme e ekselente, por po të kishim një organ më shumë do zbulonim rreth nesh një pafundësi gjërash të pakonstatuara më parë. Pra, gabohemi kur gjykojmë njohurinë e jemi të rrethuar nga një e papritur e paeksplorueshme. Gjithçka është e paqartë dhe mund të konceptohet në mënyra të ndryshme. Gjithçka është false, gjithçka është e mundur dhe gjithçka është e dyshimtë. Formulojmë këtë gjë me proverbin “E vërtetë nga kjo anë e Pirenejve, gabim nga ana tjetër”. E themi: “E vërtetë në një organ tonin e gabim në tjetrin”. Dy plus dy nuk bëjnë katër nga ana tjetër e atmosferës. E vërtetë në tokë, gabim diku tjetër. Pra po e mbyll se misteret si elektriciteti, gjumi hipnotizues, transmetimi i vullnetit, sugjerimet, të gjitha fenomenet enigmatike mbeten të fshehura pasi natyra nuk na ka pajisur me organet e nevojshme për t’i perceptuar. Pasi u binda se gjithçka që u shfaqet senseve të mia ekziston veç për mua dhe mënyra e perceptimit tim është e ndryshme nga ajo e një tjetri, pasi arrita në konkluzionin se një humanizëm i bërë ndryshe do kishte mbi botën, mbi jetën, mbi gjithçka, ide absolute të kundërtat nga tonat, derisa bindjet tona varen vetëm nga ngjashmëria e organeve tona e dallimet vetëm nga diferencat e shqisave nervoze terminale, bëra një sforcim të mendimit mbinjerëzor për të dyshuar të papenetrueshmen që më rrethon.

Jam çmendur? Thashë me vete: “Jam rrethuar nga gjëra të panjohura”. Imagjinova njeriun pa veshë që dyshon ekzistencën e tingullit, siç ne dyshojmë për ekzistencën e mjaft mistereve të fshehura, njeriu që vë re fenomenet akustike, por që nuk mund t’u përcaktoj, as natyrën e as prejardhjen. Kam frikë nga gjithçka rreth meje, frikë nga ajri, frikë nga nata. Nga momenti që ne nuk mund të njohim pothuajse asgjë e nga momenti që gjithçka është pa limit, çfarë mbetet? Boshllëku apo jo? Çfarë ekziston në këtë boshllëk të dukshëm? Ky terror konfuz ndaj të mbinatyrshmes që ka ndrydhur njeriun që nga lindja e botës është legjitim pasi e mbinatyrshmja nuk është tjetër veçse ajo çka mbetet nga e panjohura. Atëherë kuptova terrorin. M’u duk se po arrija të zbuloja pak nga pak një sekret të universit. Tentova të përpunoja organet e mia, t’i eksitoja për të perceptuar të padukshmen. Thashë “gjithçka është një qenie”. Thirrja që kalon në ajër është një qenie e ngjashme me shtazët, pasi e tillë lind, prodhon një lëvizje e transformohet për t’u vdekur. Po kështu dhe mendja e frikshme që beson se është pa trup nuk gabon. Kush janë? Sa njerëz i dallojnë, ndalin para prezencës së tyre, dridhen nga kontakti i paperceptueshëm i tyre. I ndiejmë pranë nesh e qark, por nuk mund t’i dallojmë, pasi nuk kemi sy për t’i parë e as një organ të panjohur që mund t’i zbulojë. Atëherë më shumë se çdokush tjetër unë i ndieja këto prezenca. Qenie apo mistere? Si mund ta di? Nuk di të përgjigjem, por mund të them se ndieja gjithmonë praninë e tyre. Pashë, pashë një qenie të padukshme. Mbeta i palëvizur për net të tëra, i ulur në tavolinën time, me kokën ndër duar, duke menduar për të gjitha këto. Gjithmonë besova se një dorë e padukshme apo një trup i paprekshëm po përkëdhelte flokët e mi. Nuk më preku, pasi nuk ishte një esencë mishore, por një esencë e paparashikueshme, e panjohur. Një natë dëgjova të kërciste parketi pas meje. Kërciti në mënyrë të veçantë. U drodha. U ktheva e nuk pashë asgjë. Nuk e vrava më mendjen. Por një ditë më pas në të njëjtën orë u verifikua e njëjta zhurmë. Isha aq i trembur, u ngrita në këmbë, i sigurt, i sigurt, i sigurt se nuk isha vetëm në dhomë. Nuk pashë asgjë. Ajri ishte i kthjellët e transparent kudo. Dy llambat e mia ndriçonin çdo cep të dhomës. Zhurma nuk u përsërit dhe e mora pak veten, edhe pse shikoja herë pas here përreth. Të nesërmen u zgjova me humor të mirë, duke dashur të kuptoja se si shihet e padukshmja që më vizitonte. E pashë. Për pak sa nuk vdiqa nga tmerri. Kisha ndezur të gjithë qirinjtë mbi oxhak e dhoma ishte ndriçuar si për festë. Dy llambat e mia digjeshin mbi tavolinë. Përballë meje, krevati im, i vjetër, prej dru pishe. Në të djathtë oxhaku. Në të majtë porta që e kisha mbyllur me shul. Pas meje një dollap i madh me pasqyrë. Pashë në të. Kisha sytë e humbur e qepallat e zgurdulluara. U ula si çdo ditë. Zhurma ishte shfaqur një natë më parë e një natë më parë e më parë, në orën 21 e 22 min. Prita. Kur arriti orari fiks, perceptova një sensacion të papërshkrueshëm, si një lëng, një lëng i parezistueshëm më kishte penetruar të gjitha poret duke zhytur shpirtin tim në një terror të tmerrshëm. Kërcitja pas meje bëhet e fortë e vjen drejt meje. U ngrita e kthehem papritmas, pothuajse nuk rashë. Shikoja çdo gjë si në mes të ditës e nuk shikoja veten në pasqyrë. Ishte boshllëk, i lirë e plot dritë. Ndodhesha përballë tij, por jo brenda tij. E fiksova me vështrim të trembur. Nuk guxova të afrohesha, pasi ndieja atë pranë meje, i padukshmi që më fshihte e nuk më linte të shihesha në pasqyrë. Qe e tmerrshme. Nisa të perceptoja një mjegull në fund të pasqyrës, një mjegull që kapërcen një pasqyrë uji e m’u duk që ky ujë rrëshqiste lehtë nga e majta në të djathtë, duke e bërë çdo sekondë më të qartë imazhin tim. Ishte si fundi i një eklipsi. Ajo që më fshihte, nuk kishte konture, por një transparencë opake që qartësohej pak nga pak. Më në fund munda të shihesha qartë si çdo ditë kur shoh veten. Pra, sidoqoftë e pashë. E nuk e pashë më. E pres padurueshëm dhe ndiej se mendja ime po humbet në këtë pritje. Qëndroj për orë të tëra, net, ditë javë para pasqyrës duke pritur. Ai nuk kthehet më. E kuptoj se unë e kisha parë. Ndiej se do ta pres tërë jetën, deri në vdekje, para kësaj pasqyre si një gjahtar. E brenda kësaj pasqyre nis e shoh imazhe bishash, kufoma të shpifura, shtazë të egra, qenie të frikshme, gjithçka të paimagjinueshme që duhet të popullojë mendjen e të çmendurve.

Ky është rrëfimi im doktor i dashur. Thuamë ç’të bëj?

 Gay de Moupassant

 17 shkurt 1885

http://www.standard.al/index.php/suplementi/14324.html

No comment

“No comment is a splendid expression. I am using it again and again” (Churchill)

Edi Rama

 “Mendoj që sot, mjafton fakti që Tirana është transformuar rrënjësisht, për të thënë se në Tiranë ka ndodhur një transformim shumë i madh, edhe përtej asaj që unë mendoja në një sërë aspektesh, edhe pse, jo aq sa unë kam menduar, që ka ardhur si rezultat i pengesave të jashtëzakonshme që janë vënë nga ana e qeverisë deri në 2009 dhe nga ana e regjimit deri më sot.”

 

 Bamir Topi

 “Krimet e komunizmit duhen demaskuar dhe dënuar publikisht dhe historikisht. Vetëm në këtë mënyrë mund të flasim për një shtet të konsoliduar të së drejtës, për një drejtësi të vonuar, por jo të mohuar dhe për një demokraci të konsoliduar. Kërkohet drejtësi dhe rivendosje dinjiteti të mohuar, natyrisht, jo hakmarrje. Të flasësh dhe të përkujtosh të shkuarën, i shërben më së miri jo vetëm së tashmes, por edhe një të ardhmeje pa mite të rreme dhe histori të trilluara.”

Fiqiri Xibri  (kryetar i sindikates se minatoreve)

 “Ne minatorët ishim në pararojë të demonstratave dhe sot më duhet t’u kërkoj falje sepse ishim ne punonjësit e Tiranës që sollëm në pushtet Sali Berishën. Ne nuk deshëm të sjellim Saliun, por luftuam që në Shqipëri të vijë demokracia, ajo që na mohohet pikërisht nga Sali Berisha dhe korrupsioni i tij. Si diktator që është nuk rri dot pa udhëruar dordolecin që ka vënë në krye të policisë që të rrihte qytetarët e pafajshëm” 

Luks mania!

Alba Kepi

“Më jepni luksin. Do ta përdor vetëm për nevojë”, – shkruante Oscar Wilde e çdokush, duke u ndalur më gjatë në konceptin e luksit, mund të kuptojë se jo çdo gjë merr fund këtu.

Luksi, mania e mrekullueshme e kohës së sotme, koncepti injorues i çdo krize ekonomike, nje permbytes i vazhdueshëm ne imagjinatën tonë.

Herë është një qen i racës dalmat “i rrallë” në ekzistencën e fiziologjisë së tij, një yorkshire terrier i zbukuruar me varëse Swarovski, një celular që tingëllon verbueshëm mes diamantesh, një kallashnikov i larë me flori, teka të paimagjinueshme tej mureve të supervilave, superteknologji apo mirëqenie që estetikisht realizohen me anë të mekanizmave të amplifikimit, të ekzagjerimit ekstrem të formave të kushtueshmërisë së pamotivueshme të objekteve, ambienteve deri në atë pikë sa të duken banale, “provinciale” e shpesh “kitsch”.

Gjithçka në maksimum, më e mira në kulmin e çmimit, jo përkundrazi e paçmueshme. Ndërsa ekspertët ekonomikë alarmohen për rrezikun e zhvlerësimit të euros, flasin për daljen o ende jo nga kriza ekonomike botërore apo rritjen e çmimit të naftës, kronika rozë mbushet me supertituj; “X blen një hapësirë në kozmos!”, “Y ka prenotuar një udhëtim në Hënë!” apo me lajme ekskluzive nga realiteti shqiptar, derivat i shkëlqyer i provincializmit kulturor të shoqërisë: “X i blen veshjet e saj vetëm në shtetin Y evropian”, “X ka blerë një makinë të re”. Luks objektiv, subjektiv, paradokse nën paradokse e disa qeshin, disa ëndërrojnë të paimagjinueshmen, të tjerë mllefosen nga bota e tyre e të tjerë akoma mendojnë se kjo nuk është gjë tjetër vetëm luks.

“Prej dy mijë vitesh flitet kundër luksit, por ai është gjithmonë i adhurueshëm”, – me këto fjalë Voltaire shpjegonte fenomenin kaq abstrakt të tejmbushur me superflu, me tepri kuptimplote, me vetëdukje vulgare, me bukuri të parregullt, e pra pa dyshim ai, luksi.

Edhe pse me mbi dy mijë vite kritikë në kurriz, luksi qëndron ende i varur midis vlerave të tij ekstreme, në pritje për të fituar kuptimin e plotë real. Rinovimi i adhurimit të tij të përjetshëm evulohet diagonalisht me të gjitha aspektet e jetës së përditshme: modë, ushqim, estetikë, kohë e lirë, pushime. Prej disa dekadash luksi ka fituar qytetarinë si fjalë me një autoritet të denjë në botën e leksikut ekonomik e financiar: shenjat e luksit, imazhet e luksit, polet e luksit, marka luksi, të ardhura luksi. Autoritetin e forcës joshëse të tij e kishin kuptuar qysh gjatë ‘700-s filozofët Diderot e Montesquieu, Condillac e Mandeville, duke i dedikuar traktate e polemika. E akoma më mirë e shpjegon në fillim të ‘900-s sociologu gjerman Werner Sombart me demonstrimin se si luksi qe motori themelor i akumulimit të kapitalit fillestar, në kundërshtim me bindjet “veberiane” ndaj karakterit “kalvinist” e kursimtar të borgjezisë. Megjithatë, sfera ekonomike nuk shpjegon dot plotësisht se dhe pse në krizat më të rënda ekonomike, luksi është gjithmonë aktual, qoftë dhe në formë jokomode, jo të rregullt e dukshmërisht jo morale.

Po çfarë është luksi? Pyetja, dhe pse fillimisht duket banale, nuk është aspak e tillë sidomos nga të gjithë ata që jetën e tyre ia kanë dedikuar promovimit të të ashtuquajturës “markë luksi”. Disa mendojnë se luksi është antonimi i varfërisë, disa të tjerë e shohin si e kundërta e vulgaritetit e dikush e identifikon në emocion, në vlerë që vë në lëvizje esencën me marrëdhënien. “Nuk ka asgjë më të nevojshme sesa ajo çka konsiderohet superflu”, – vazhdoj të citoj Volatire e luksi herë është një qen dalmat me paruke, një yorkshire terrier me veshje të personalizuar, një mbajtëse cigaresh platini, trajtime trupi nga më të paimagjinueshmet, kapriço të shprehura në super bit, automjete të personalizuara apo të epokës, design e food, pra pothuajse gjithçka që estetikisht realizohet me anë të mekanizmave të amplifikimit, të ekzagjerimit ekstrem të formave të kushtueshmërisë së pamotivueshme të objekteve e ambienteve deri në atë pikë sa të duken banale, “provinciale” e shpesh “kitsch”. Luksi hedh në skenë teprinë, atë që shërben për një qëllim jokomod e që kapërcen nevojën e thjeshtë. Është “riprodhimi teknik i sublimes”, është zotërim i të jashtëzakonshmes, harxhim e dallim pa çmim.

Interpretimi i parë, i sinqertë e më i përhapur identifikon me luks çdo objekt të kushtueshëm e kuptimi i përgjithshëm në fjalorin e çdo gjuhe e përkufizon si: “çdo gjë që kushton shumë në raport me përdorimin e tij, me nevojat që kryen o me mundësitë ekonomike të atij që e dëshiron; është çdo gjë që nuk është e nevojshme; shprehje e pasurisë e bollëkut”. Por realiteti aktual na largon pak nga këta rreshta, në fakt sot mund të pohojmë se çdo luks është subjektiv, madje luksi i vërtetë nuk shfaqet, mbetet i fshehur brenda një fasade thjeshtësie që ka “luksin” për të jetuar kushtet e tij në mënyrë të qetë e të rezervuar.

Luksi nuk ka nevojë për një shfaqje agresive e provokuese, i mjafton të ekspozojë vlerat e tij në mënyrë lineare, pasi aktualisht luks do të thotë të zotërosh të ashtuquajturat “rezerva në zhdukje”, kohë e lirë, përkushtim nga dikush, hapësirë, ujë… Në fakt, të kuptosh sot se cili është luksi i vërtetë të çon të analizosh jo sjelljet e njerëzve përkatës të rretheve elitare që njihen qysh në shikimin e parë, por jetojmë në një epokë, e cila po njeh lindjen e tipave të ndryshëm të luksit, deri në privilegjin ekskluziv të dëshirës që shumë kanë, për të hyrë e qenë pjesë e këtyre rretheve elitare. Studiozët e sotëm janë përpjekur të japin një “vademecum” të karakteristikave të këtij fenomeni për ta bërë sa më pak enigmatik në sytë e të gjithëve. Duke identifikuar katër përgjegjësit e mundshëm e të ndryshueshëm të fjalës luks, sociologët sot hapin tematika e polemika për çdonjërin prej tyre. Pra, për ta luksi është: cilësi ekselente, çmim, estetikë dhe vlerë unike. Luksi është një bashkëjetesë sensesh, është një stil jete, është një eksperiencë që të lejon të kesh momente kënaqësie ndaj vetvetes, duke vënë në lojë të pesta senset, si dhe sensin e gjashtë; emotivitetin e kënaqësisë së të ndjerit se i përket një kategorie të zgjedhur e shumë speciale. Dëshira për luks është gjithmonë e lidhur me nevojën e vetafirmimit bazuar në përkatësinë e një grupi të caktuar social.

“Më jepni luksin. Do ta përdor vetëm për nevojë”, – thoshte Oscar Wilde e çdokush, duke u ndalur më gjatë në konceptin e luksit, mund të kuptojë se jo çdo gjë ndalet këtu.

Por ne shume pjese botës luks është sot shuarja e ejes, ngopja e urise, nje pale kembe te mbathura, pak fuqi per te ecur drejt, vullneti per te mos u kthyer prapa, qetesia e shumepritur  për të mos dëgjuar zhurmë armësh, ashtu siç eshte në shkretëtirë një gotë ujë i freskët, i pirë nën hijen e një palme.
Sot gjërat ndryshojnë shpejtësisht dhe rëndësia e perceptimit të luksit të drejton në konsiderimin luksoz të objekteve që nuk janë aspak të tilla, saktësisht ashtu siç thotë dhe një proverb e vjetër: “Jo çdo gjë që shkëlqen, është luks” ose siç thotë slogani historik i Coco Chanel: “Luksi është kërkesa e pëlqimit ndaj vetes, dhe jo e flamurizimit të saj”. Luksi më i madh është koha e sot është gjithnjë e më e pakët. Koha për të menduar, për të reflektuar, për të medituar, për të kuptuar, për të ndryshuar, për t’u përmirësuar. Koha për të gjetur ekuilibrin me vetveten, me të tjerët, për të stabilizuar energjinë e dedikimin ndaj personave që të rrinë pranë fizikisht e mendërisht, ashtu siç thotë shkrimtari francez Antoine Marie Rogerde Saint-Exupery: “Ekziston vetëm një luks i vërtetë, ai i raporteve humane”.

Udhëtim historik i luksit

Imazhet e luksit janë përmbajtje të natyrshme në skenarin e jetës imperiale të epokës së vonë romake.

Të kthehesh pas në kohë e të jetosh në epoken e Romës antike është një gjë e mrekullueshme, por vetëm për të pasurit. Luksi i asaj kohe nuk ndryshon shumë nga ai i sotmi pasi kanë të njëjtin objektiv “dukjen sa më mirë” e jo vetëm për një kënaqësi personale, por për të nënvizuar mbi të gjitha statusin më të ngritur politik, social e ekonomik ndaj të tjerëve. Shtëpi madhështore, tekstile të çmueshme, vepra arti të paçmueshme në vlerë, por dhe jetë nate elektrizuese me festa e bankete mbretërore. Mjete e metoda estetike, bizhuteri, trajtime termike, teatër, palestër, shfaqje teatrale e lojëra sportive ishin argëtimet luksoze të romakëve të pasur.

Në mendimin e krishterë mesjetar, luksi mori një veshje negative e shpesh renditej midis veseve e mëkateve kapitale. Megjithatë, ai vazhdon të mbetet një pjesë integruese e jetës ekonomik e sociale, shembull i të cilit në të gjithë Evropën qe oborri mbretëror i Luigjit XIV me pallatin e tij madhështor të Versajës. Me iluminizmin merr jetë një epokë e re në debatin ndaj luksit, i parë tashmë në një këndvështrim të ri. Kontributin më të rëndësishëm në këtë drejtim e dha vepra e Bernard Mandeville e vitit 1729, sipas të cilit, luksi përfaqëson një ves privat e në të njëjtën kohë përbënte një të mirë për shoqërinë, pasi favorizonte qarkullimin e pasurisë, industrisë dhe ekonomisë në përgjithësi. Ky vizion u ritrajtua nga Robert Turgot e nga një pjesë e iluministëve si p.sh. Voltaire në poemat e tij “Le Mondain e Défense du Mondain ou l’Apologie du Luxe” (1737) e këto ide po u përgjigjeshin kërkesave të një borgjezie treguese e prodhuese përherë e në rritje. Gjatë shekullit XVIII një rrymë mendimi vazhdoi të ushqente polemikat kundër luksit, rehatllëku e pasuria konsideroheshin simptomat e dekadencës së shoqërisë aristokratike. Nën fluksin e Jean-Jacques Rousseau u rivlerësuan ideali i normalitetit, thjeshtësisë e aktivitetit të jetës republikane. Në Zvicër gjatë gjysmës së dytë të shek. XVIII debati i luksit u bë një nga pikat kyçe të ditës dhe përfshiu mjaft intelektualë të kohës si Isaak Iselin e Leonhard Meister, Beat Ludwig von Muralt e Johann Heinrich Pestalozzi.

Punimi më i plotë, më interesant e më i dokumentuar mbi atë çka prezanton luksi, qe pa dyshin libri i historianit, sociologut e ekonomistit gjerman, Werner Sombart “Luksi e kapitalizmi” i botuar më 1913. Në pesë kapitujt e këtij libri radiografohet fenomeni i origjinës së kapitalizmit, ku sipas autorit të tij, lindi e pati rritje në mbretëritë e shekullit XV. I përpiktë, i dokumentuar e interesant është përshkrimi që i bëhet luksit të 1400-s e deri në vitet në vazhdim. Shpenzimet e Mbretit të Francës, tekat e dashnoreve të Luigjit XIV që rëndonin mbi arkën e shtetit, preventivat dhe paratë e përdorura për të ndërtuar e përmirësuar rezidencat mbretërore në një Francë me një ekonomi rurale qenë shprehje luksi dhe shenjat e para të kapitalizmit. Me mbarimin e Mesjetës asistohet në një zhvillim të jashtëzakonshëm të jetës mbretërore e oborri i parë modern që shfaq hapur luksin superflu qe ai i Avignone-s.

Principet italiane të Rilindjes amplifikojnë këto tendenca e u dhurojnë damave aristokratike një influencë të madhe në administrimin e kapitaleve. Supremacia femërore është dukshëm objektivi final i oligarkive që qeverisin Perëndimin modern. Ndërsa në Mesjetë luksi shfaqej në pasuri territori, në Rilindje shfaqet në vleftë monetare e fillon të qarkullojë një sasi e madhe paraje dhe për shkak të arit e floririt që vinte nga Amerika. Shumëfishohen titujt aristokratikë, asistohet në futjen e elementeve të reja borgjeze dhe koncepti tregtar në botë përhapet shumë, duke infektuar të gjitha shtresat sociale. Qytetet zmadhohen e fillon të lindë një proletarizëm urban, forcat e të cilit do t’u vihen në shërbim shekujve të mëvonshëm. Nga pasuria e luksi po lindte kapitalizmi me aleatët e tij natyralë që dikur Mesjeta i konsideronte të dyshimtë. Paraja që për Kishën mesjetare konsiderohej “një skelet i demonit”, për protestantët konsiderohej si një dhuratë e Zotit. Vetë Mbretëresha Maria Antonieta ishte e çmendur pas luksit të shfrenuar me një jetë aristokratike pothuajse tërësisht të korruptuar.

Fundi i shekullit XX dhe shekulli XXI e kthehu luksin në skenën e një shqise të gjashtë që kapërcen kodet tradicionale materiale për t’u projektuar drejt një sfere akoma më të rrallë, mënyra e të qenit unik e të jashtëzakonshëm triumfon në çdo fushë. E faji është i konsumatorit, gjithnjë e më kritik, më kërkues drejt një autorealizmi mbi koncepte si personalizmi i gjithçkaje që zotëron apo vetëpërkatësia e një grupi social tendencioz i shoqërisë.

Luksi si një ngjarje sociale identifikohet në aftësinë për të flirtuar me intelektin e linjëzohet me sensacionet që arrin t’i transmetojë çdo konsumatori të vetëm, është një lojë pa mbarim manish, kontradiktash, kontrastesh infinite që turbullojnë edhe studiuesin që edhe pse i vëzhgon pa moralizëm e paragjykime, ndien forcën shtrënguese dhe bashkëkohore të joshjes së tij.

Libia digjet!

Revolta e pergjithshme popullore ne Libi pritej prej shume ditesh. Me sa duket se nuk ka me kthim prapa. Regjimi 42 vjecar i kolonel Muammar Ghedaf eshte drejt shembjes. Libia po digjet e pas gjashte dite beteje ne lindje te vendit,  sot ka shperthyer dhe ne Tripoli, ne Cirenaica e Bengasi. Lajmet nga ky vend jane veshtiresisht te verifikueshme e te limituara. Sipas Al Jazeera polemika te tensionuara po ndodhin me rradhet e ushtrise libiane, madje presupozohet se shefi i pergjithshem i saj El Mahdi El Arabi mund te drejtoje nje grusht ushtarak shteti kunder kolonel Ghedaf. Dy avione bombardues kane dezertuar duke mos iu bindur urdherit per te qelluar mbi popullsine e kane zbarkuar ne Malte. Komuniteti nderkombetar nga Onu deri te BE denojne ne kor dhunen e represionin e perdorur ndaj manifestuesve. Aktualisht flitet per 400 te vdekur por mendohet se ky numer eshte shume me i larte.

Mbetet dyshimi i vendodhjes se Muammar Ghedaf, pas jokonforimimit zyrtar te lajmit te oreve te fundit se ai ndodhet ne Venezuela. Chavez e qeveria e Karakas mohojne kete informacion e te njejten gje bejne dhe dipolmatet e Brukselit.

Sanremo 2011: Ne vend te dyte Emma e Modà

Fiton vendin e dyte ne Sanremo 2011 kenga “Do te vi” e duetit Emma e Modà. Nje kenge me nje intesitet emotiv e momentalisht nga me te shkarkuarat ne iTunes e me te degjuarat ne radiot italiane.

Ky eshte videoclipi zyrtar i hedhur ne treg vetem pak ore me pare e poshte tij teksti i kesaj kenge te mrekullueshme.

Argetim te kendshem!

Arriverà

piangerai
come pioggia tu piangerai
e te ne andrai
come le foglie col vento d’autunno triste tu

te ne andrai
certa che mai ti perdonerai
ma si sveglierà
il tuo cuore in un giorno
d’estate rovente in cui sole sarà

e cambierai
la tristezza dei pianti in
sorrisi lucenti tu sorriderai …
e arriverà
il sapore del bacio più dolce
e un abbraccio ti scalderà
arriverà
una frase e una luna di quelle
che poi ti sorprenderà

arriverà
la mia pelle a curar le tue

voglie la magia delle stelle

penserai che la vita è ingiusta e
piangerai e ripenserai alla volta in
cui ti ho detto no
non ti lascerò mai
poi di colpo il buio intorno a noi
ma si sveglierà il tuo cuore in un giorno
d’estate rovente in cui sole sarà
e cambierai la tristezza dei pianti in
sorrisi lucenti tu sorriderai

e arriverà
il sapore del bacio più dolce
e un abbraccio che ti scalderà
arriverà
una frase e una luna di quelle
che poi ti sorprenderà

arriverà
la mia pelle a curar le tue
voglie la magia delle stelle
la poesia della neve che cade e rumore non fa
la mia pelle a curar le tue voglie
la poesia della neve che cade e rumore non fa

Ali Podrimja

Adhuroj Podrimen… isha aq e vogel sa germat mermeritja me ze per t’i kthyer ne fjale kur ne biblioteken e tim ati me kuriozoi nje liber “Lumi, Lumi”… e mora nder duar e vazhdoj ta mbaj… nuk do e leshoj kurre … me vargjet e tij meditoj…, ngushellohem…, merzitem…, lumturohem e hidherimin e tij dua ta lehtesoj…

Lumi kudo qe ndodhet jam e sigurt se eshte  krenar per babane e tij…

PARISI, VENDLINDJA

Do të hyjmë në Paris

gurin tonë aty do ta ngulim,
nuk do të na presë Teuta, Genti,
nuk do të na presë hordhi e egër romake,
nuk do të na presë njeri i gjallë.
Në Paris do të hyjmë;
ëndërrat do t’i varim në krahë të lejlekëve
te një krua do t’i lajmë sytë, duart lythore,
do t’i lëmë netët ballkanike pas shpine
vallet, këngët, baladat, përrallat,
vetëm fyellin do ta marrim
t’i biem kur të na rrokë malli,
kur humbim në grumbullin e klosharëve,
të hijeve,
të minjve,
deri vonë rrugëve të Parisit në metro marramenthi:
do t’i marrim erë ftoit të vendlindjes
për kohët pis do të flasim me gishta,
nuk do të shkelim asnjë mizë,
nuk do të trembim asnjë zog,
nuk do të derdhim zjarr, vrer,
mbi kokë të njeriut,
Evropës së përgjumur s’do t’i përulemi
as perëndive të krisura.
Ma jep besën, Lum Lumi,
se nuk do të harrojmë vendlindjen.
*********************


ME QENË

Të jesh shqiptar
e vdekja të mos të gjejë
edhe në skaj të botës
e pamundur është
Të jesh shqiptar
e ndonjë qen të mos të ndjek
deri në varr
e pamundur është

Shqiptar të jesh
botën varr të mos e kesh
e pamundur është
e pamundur

Në trupin tim
plaga më e thellë
sa më afër
Bregut
lum lumi nuk është në linjë

************************

Nuk kam bere kurregje per Lumin



E pranoj nuk kam qene i qete asnjehere

kam bere njemije e nje te zeza per te jetuar.
e di lagjia e Bajram Currit, e di lagjia e Cullakeve
e kam prishur qetesine kur me eshte pritur
kam thyer dritare kam thyer drunj
kam shterrur kroje
ne pusa te Drinit, sic thote i cmenduri i kodres se henes
kam kercyer nga Ura e Shenjte(mjere ai qe s’ka pasur kurre ne jete nje Ure te Shenjet)
ne fyt kohes i kam mbetur,shihni si shkumbon,
degjoni si turfullon
per shkak te miresjelljes, plehin asnjehere nuk kam nxjerre jashte
Lumin kurre nuk e kam degjuar deri ne fund
fjalen, kengen, vajin s’e kam lene ta kryeje
shpirtin ia kam prure ne maje te hundes
me shantazhe, me kercenime ia kam helmuar femijerine
nenen ia kam share , ia kam share fisin, zotin
per veshi e kam nxjerre nga shkolla, nga loja
neper shtepi e kam ndjekur si i cmendur
E pranoj, Lumi ka shkuar me larg; nuk ka pasur komplekse fare
askujt nuk i eshte perkulur, vete zotyne ka qene
ka thyer dritare me shume se une lule e ka bere ulpianen
me mire e njeh asfalti i nxehte.
kurre nje rruge nuk eshte shtegu te ri
per te Bota nuk ka filluar as nuk ka mbaruar ne Gjakove.
ka qene me koke forte se une, disa here eshte pergjakur
(per te verteten u zura o baba, e nuk e shihja sa kohe)
nuk ka qene i kenaqur me qetesi ne shtepi
te rrije, nje dritare cel vazhdimisht ka kerkuar
pa i rene ne fund kurre nuk ka pasur zakon ta mbylle perrallen
as c’sheh ne enderr te shkruaje, te vizatoje,
aq shume e ka enderruar bukendoren, sa dhembet i ka thyer
neper vjershat kosovarce
me ka dashur me shume se une ate
nuk me ka denoncuar per mall te botes
ajo qe flitet per te nuk eshte e vertete

Sanremo 2011: Fitues Roberto Vecchioni- “Me therrit perseri e dashur”

Pas nje karriere artistike mbi 50 vjecare Roberto Vecchioni fiton edicionin e 61 te Festivalit te  Sanremos. 
“Kam 50 vjet  qe e pres kete cmim”- deklaroi ai emocionalisht i prekur pak minuata pas fitores,-  “ia dedikoj bashkeshortes time, te gjitha grave italiane, popullit italian e studenteve te mi. (Vecchioni eshte profesor i gjuhes greke e latine).
Roberto Vecchioni eshte dhe autori i himinit zyrtar te skuadres se Interit e ne sitin web te saj momentalisht eshte shkruar: “Fitorja e gjashte e Interit”. (Interi ka fituar sivjet 5 Cmime te rendesishme te Futbollit: Kampionatin Italian, Champions League, Superkupen Italiane , Kupa Italia, e Kupen e Boterorit per klube)
“Dashuroj futbollin italian- komenton Vecchioni menjehere pas marrjes se ketij lajmi mes mikrofoneve te gazetareve- adhuroj Juventusin, Romen, Lazio-n por mbetem tifoz i Interit e kjo gje me jep vec kenaqesi”.
Roberto Vecchioni fitoi gjithashtu Cmimin Golden Share 2011  dhene nga zyra e perbashket e shtypit Radio + TV gjate diteve te Festivalit te Sanremos.
“Chiamami ancora amore ” titullohet dhe disku i fundit realizuar nga ky kengetar, kompozitar, poet e profesor i kenges italiane (sic e quan dashamiresisht publiku) .
In Cantus
Ne vend  te dyte Emma e Modà– “Do te vi”. Ne vend te trete Al bano me kengen “Amanda eshte e lire”.
Testi i kenges fituese Sanremo 2011
“Chiamami ancora amore “
“Me therrit perseri  e dashur”
 
E per la barca che è volata in cielo
che i bimbi ancora stavano a giocare
che gli avrei regalato il mare intero
pur di vedermeli arrivare

Per il poeta che non può cantare
per l’operaio che non ha più il suo lavoro
per chi ha vent’anni e se ne sta a morire
in un deserto come in un porcile
e per tutti i ragazzi e le ragazze
che difendono un libro, un libro vero
così belli a gridare nelle piazze
perché stanno uccidendo il pensiero

per il bastardo che sta sempre al sole
per il vigliacco che nasconde il cuore
per la nostra memoria gettata al vento
da questi signori del dolore

Chiamami ancora amore
Chiamami sempre amore
Che questa maledetta notte
dovrà pur finire
perché la riempiremo noi da qui
di musica e di parole

Chiamami ancora amore
Chiamami sempre amore
In questo disperato sogno
tra il silenzio e il tuono
difendi questa umanità
anche restasse un solo uomo

Chiamami ancora amore
Chiamami ancora amore
Chiamami sempre amore

Perché le idee sono come farfalle
che non puoi togliergli le ali
perché le idee sono come le stelle
che non le spengono i temporali
perché le idee sono voci di madre
che credevano di avere perso
e sono come il sorriso di Dio
in questo sputo di universo

Chiamami ancora amore
Chiamami sempre amore
Che questa maledetta notte
dovrà pur finire
perché la riempiremo noi da qui
di musica e parole

Chiamami ancora amore
Chiamami sempre amore
Continua a scrivere la vita
tra il silenzio e il tuono
difendi questa umanità
che è così vera in ogni uomo

Chiamami ancora amore
Chiamami ancora amore
Chiamami sempre amore
Chiamami ancora amore
Chiamami sempre amore

Che questa maledetta notte
dovrà pur finire
perché la riempiremo noi da qui
di musica e parole

Chiamami ancora amore
Chiamami sempre amore
In questo disperato sogno
tra il silenzio e il tuono
difendi questa umanità
anche restasse un solo uomo

Chiamami ancora amore
Chiamami ancora amore
Chiamami sempre amore

“Te vdesesh nuk eshte nje fatkeqesi”

Alba Kepi

Poeti i “kontradites”, muza frymezuese e mjaft kompozitoreve si Schuman, Mendelssohn, Schubert, vdes 155 vjet me pare, me 17 shkurt te 1856 ne Paris  ku kish jetuar prej 1831 si nje nga figurat kryesore te skenes letrare.

 

C’fare ka te perbashket nje krater i gjate 75 km mbi siperfaqen e planetit Merkur dhe e magjishmja Princesha austriake Sissi? Vec nje emer Heinrich Heine. Eshte poeti gjerman qe pak vite pas vdekjes u be guida shpirterore e Perandoreshes se Austrise, Hungarise, Kroacise e Bohemise e akoma shume vite me vone poetika e tij nderohet nga Bashkimi Nderkombetare i Astronomise me emerimin e nje krateri mbi Merkur “Heine”.

Poeti i “kontradites”, muza frymezuese e mjaft kompozitoreve si Schuman, Mendelssohn, Schubert, vdes 155 vjet me pare, me 17 shkurt te 1856 ne Paris  ku kish jetuar prej 1831 si nje nga figurat kryesore te skenes letrare. Poet, gazetar, filozof i te majtes hegeliane, i apasionuar pas Napoleonit jeton ne epokwn e ndryshimeve te medha social -politike ku Revolucioni francez e luftrat e Napoleonit i influencojne thellesisht mendimin. Origjina hebre kushtezon artin e tij ne Gjermani e pasioni per Francen e detyrojne te transferohet ne Paris, qe ne ato vite ish djepi i ideve te reja evropiane: Balzak e George Sand kishin publikuar novelat e para, triumfonte suksesi i Notre Dame de Paris i Viktor Hugo-s, e Delacroix e Delaroche kishin mbushur sallonet e artit me veprat e tyre. Publikimi i librit “Historia e fese dhe e filozofise ne Gjermani” shqeteson censuren gjermane e cila i ndalon publikimin e te gjithe librave duke e bere njekohesisht nje profet ne Gjermani. Ne librin e tij ai paralajmeron “njerezit e aksioneve” te mos nenvleftesojne rendesine e ideve, derguesit e tyre “jane vecse instrumenta te pavetedijshem te njerezve te mendimit, qe qete-qete kane redaktuar shpesh planet e tyre te veprimit”.

“Kur heronjte largohen, zevendesohen me klloun”-shprehet ai pas mergimit te forcuar e duke percmuar policine sekrete  publikon “Deutchland: ein Wintermaerchen (1844)- Gjermania nje perralle dimri” nje nga veprat letrare me karakter politik me te rendesishmet ne letersine gjermane. Ne mbrojtje te protestave ndaj kushteve te keqija te punes ne tekstile Heine boton nje poezi disa vargje te se cilws shkruajne : “ Te denuar ndaj atdheut , nje emer falls, ku nuk rrritet asgje vec fatkeqesi e turp, ku lulet shtypen para se tw lindin, ku krimbi ngjallet nga kalbesira e myku, ne endim, endim…”.

Heine e ka te qarte se forca e ideve mund te kete nje efekt shkaterrues e Europa e viteve ’30 te shekullit te XIX qe nje komunitet popujsh e besimesh fetare me shume pak harmoni mes tyre . Pasojat e forces se ideve te parashikuara nga ai u pane dhe nje shekull me vone kur trupat gjermane sapo hyne ne Paris me 1941 e nen urdherin e Hitlerit shkaterruan varrin e poetit te tyre ne Momnmatre. Ndoshta dhe vete Hitleri kish frike nga forca e ideve te vargjeve te nje hebreu. 

Elizabeta e Bavieres, e bukura princesha Sissi, adhuronte poezinw e Heine-s. Studion cdo veper te  tij e frymezohet nga arti i poetikes aq sa hedh vargjet e saj e bindur se eshte vete poeti qe pas vdekjes e shtyn te shkruaj. Krijon poezi mbi dhimbjet e saj, emocionet, eksperiencat e qe jane vecse kopjime te kendshme te stilit poetik te vargjeve te Heine-s.

Poetika e Heine-s kalon lehtesisht nga vargjet romantike ne satiren politike, nga kujtimi nostalgjik ne nje realitet psikologjik. Shkruan poezi duke dashur te mohoje cdo ndjenje e shnderron romanticizmin ne ironi e realizem. Debuton si poet me 1821 me vellimin “Poezi” midis te cilit gjenden vargjet kushtuar “pasionit te tij per Napoleonin “Zwei Grenadier”, ndjekur me pas nga nje sere librash si “Intermezzo lirike”, “Pershtypje te nje udhetimi”, “Nate fiorentine”, e deri tek vellimi i fundit poetik “Romancieri” me 1951, me poezite e tij me te arrira. Ishin vitet e nje vuajtje te thelle fizike, i paralizuar e me nje sere problemesh shendetesore.

Per here te fundit shetit ne rruget e Parisit ne pranveren e vitit 1848 e ndalet te pushojw ne nje nga dhomat e Luvrit e perballe Veneres se Milos do te diktoje: “Te vdesesh nuk eshte nje fatkeqesi, eshte vuajtja e viteve para se te arrish ne vdekje”.

Prej 1848 e deri sa vdiq me 1956 mbetet i paralizuar. Jane vite te nje qartesie mendimi mbi fatin qe e priste, i rikthehet besimit te tij fetar e interesohet ndaj sensualizmit kristian e pagan.  Mban ne keto vite agonie nje kontakt epistolar me njerezit e tij me te dashur ku nuk kursen realizmin e gjendjes se tij te palumtur si gjithmone me nuancat e ironise unike Heineniane.

Rreshtat e meposhtem jane pjese te shkeputura nga pembledhja e letrave te tij e ku shprehet ajo c’ka ai vete kish parashikuara vite me parw para statujes se Venerws ne muzeun e Luvrit: “Te vdesesh nuk eshte nje fatkeqesi, eshte vuajtja e viteve para se te arrish ne vdekje”.

 

Nje leter e pameshirshme ndaj gjendjes se tij shendetesore drejtuar se motres.

12 qershor 1848

“Pardje komunikova me Campe e ai vete duhet te te informoj mbi gjendjen reale te shendetit tim. Gruaja ime kembwnguli qe te mos te mbaj me me iluzione, te nevojshme vec per nenen, ne menyre qe po te ndodh dicka e pariparueshme ti mos te jesh e papregatitur. Kjo gje vajze e dashur, shpresojme te  mos vije kaq shpejt e te me mbaje ne jete dhe per disa vjet, keshtu sic jam, sic Zoti do. Prej 14 ditesh jam i paralizuar deri ne atw pike sa transportohem si nje femije; kembet e mia jane si pambuk, syte e mi tmerresisht te semure… Po vdiqa ne keto kushte, fundi im eshte akoma me i mire se ai i 1000 te tjereve…”

Leter nenes, e permbajtur dhe mjaft e rezervuar.

26 qershor 1848

“Ngjarjet e pergjakshme ne Paris do te kene vene ne merak per mua, prandaj dhe po shpejtoj per te te thene se kaluam tre dite te tmerrshme ne siguri te plote e se tani po pres me qetesine me te madhe mbarimin e ngjarjeve….bota eshte plot me fatkeqesi e harrojme madje dhe veten.”

Leter “zanes se vogel”, Caroline Jaubert, nje prej zonjushave te apasionuara nga poezite e tij.

19 shtator 1948

“Nuk dua te me varrosin ne Passy. Varrezat e ketij vendi duhet te jene vertete te merzitshme. Dua te varrosem prane varrezave te Monmatre, qe une prej kohesh kam zgjedhur si banesen time te fundit. Dhimbjet e mia nuk jane lehtesuar, perkundrazi jane perhapur ne shtyllen kurrizore e jane shtrire deri ne tru, ku me shume mundesi kane shkaktuar deme me te renda qe une vete nuk mundem t’i pranoj. Lindin mendime fetare….”

Leter rrefimi drejtuar te vellait Maximilian

 

3 dhjetor 1848

“Shume i dashur Max. Ti nuk e ke idene se sa une kam vuajtur e sa force karakteri kam investuar per t’i bere balle. Per hir te gruas time nuk i dhashe fund kesaj vuajtje, sic i duhet lejuar cdo personi qe nuk ka me shprese ne sherim, per te gezuar perseri jeten, ndersa zemra e tij thahet nga vuajtjet.

Leter mikut Gustav Kolbe

17 prill 1849

“Ketu gjthcka eshe e qete derisa kemi ate qw duam. Dhe nje Buonapartist i vjeter si une mund te ndjehet i kenaqur kur degjon te thirret “Rrofte Napoleoni!

Dhe komunizmit gjerat i ecin po aq mire, edhe pse ankohet per kohe te keqija… Ne te gjithe nuk kemi me leke e pra ekziston defacto barazia komuniste. Kemi madje gra te perbashketa, e vetem burrat nuk e dine akoma”…

 

Ne disa momente kur dhimbjet ne shtyllen kurrizore ndjehen kaq shume, me vjen dyshimi se njeriu qenka vertete nje Zot me dy kembe sic me kish bindur per 25 vjet profesor Hegel. Nga maji i shkuar jam i detyruar te qendroj ne krevat e nga atehere nuk jam ngritur me. Nderkohe dua sinqerisht te pranoj se tek une ka ndodhur nje ndryshim i madh; nuk jam me dykembwshi hyjnor : nuk jam me gjermani me i lirw pas Goethe-s sic me kish perkufizuar Ruge kur ndjehesha mire: nuk jam me jobesimtari Nr 12 i krahasuar me Dionisin e kurorezuar nga nje hardhi, ndersa kolegut tim Nr 1 i jepej titulli i nje Jupiteri te Wiemar-it (qyteti i lindjes se Goethe); nuk jam me nje helen i dashuruar me jeten, pak i shendoshe qw e perqeshte i shkreti Nazaren- tani jam nje hebre i semure, nje imazh i trazuar nga dhimbja, nje njeri i palumtur!”…

 

Leter nenes

21 janar 1850

“Falenderojme qielli qe ky vit u mbyll i qete e pa ngjarje te tmerrshme. Persa me perket mua ky vit i ri nuk ka marre ende karakterin e tij, e vazhdon melankonik e jo i kendshwm si ai qe iku …”

Leter mikut, shkrimtarit Heinrish Lube, drejtor i teatrit te Vienes

 25 janar 1850

 “…per fat te keq lajmet mbi gjendjen time shendetesore jane me shume se te verteta: mbi njw vit e gjysem jam mbi krevat i perkulur nate e dite nga dhimbje te tmerrshme, i paralizuar komplet nga gjymtyret. Dhimbje te vazhdueshme, dridhje te peshtira, verberi komplete, nje fatkeqesi qe rralle verifikohet ne vuajtjen njerezore, nje fatkeqesi  e papershkrueshme, e tmerrshme, e cmendur…. dhe ne opinionet e mia e idete fetare u verifikua nje revolucion shkurti, ku ne vend te principit te meparshem, qe dikur me linte indiferent, kam elaboruar nje princip te ri… kam lene menjane Zotin Hegelian, ose me mire mungesen hegeliane te perendise e ne vend te tij kam zhvilluar dogmen e nje Zoti real, personal, qe eshte jashte natyres e shpirtit te njeriut… Per mendimin tim Hegel ka rene kaq poshte, e kaq i fuqishem eshte tani Mose i vjeter…sikur ta kisha tani prane Mose-n e  profetet e tij”.

Leter mikut Leopold Wertheim, mjekut austriak qe e kuronte

15 mars 1850

“Gjendja ime eshte kaq tragjike sa kam filluar te me vij keq per veten, gje qe krenaria e vjeter nuk e kish lejuar deri me sot. Ilace nuk i marr me, nuk me ndihmojnw me as mjeket e as farmacistet. Dora e Zotit eshte e rende mbi mua; por megjithate le te shkoje sic deshiron ai”.

Nw ditarin e tij me 30 shtator 1851 shkruan:

“prej kohesh me kane marre masat per arkivolin e nekrologun, por vdes kaq ngadale sa nje gje e tille eshte kaq e merzitshme per mua e per miqte e mi. Por durim, cdo gje e ka fundin e tij. Nje mengjes do gjeni te mbyllur dyqanin ku kukullat e humorit tim ju argetonin kaq shume… Kur gjendesh ne shtrat te vdekjes je kaq i ndjeshem e te duhet te besh paqe me boten e Zotin. Ju rrefej se kam ofenduar dike, kam kafshuar dike tjeter e nuk kam qenw njw engjell. Nga momenti qe jam ne meshire te zotit , I kam dhene amnisti te gjithe armiqve te mi. U riktheva tek Zoti si nje djale plangprishes, pasi kam ushqyer per vite derrat Hegelian. Persa me perket nuk mund te mburrem per asnje progress ne politike; kam mbetur besnik i te njejtave pricipe demokratike, te vezhguara qysh ne rini e qe prej asaj kohe me kane pelqyer gjithmone. Ne teologji perkundrazi, akuzohem per regres, duke iu drejtuar sic kam pranuar dhe me pare nje Zotit personal. Kjo nuk mund te mohohet sic u perpoq te beje  nje mik i mencur e i shkollluar. Megjithate me duhet te hedh poshte disa thashetheme mbi regresin tim qe mendojne se kushtezohen nga nje kishe apo nje embrion i saj.

Jo, bindjet e mia e idete fetare jane te lira nga cdo lloj doktrine: nuk me terheq asnje tingellim kembane  e asnje qiri altari nuk me ka verbuar”.

Pak muaj me vone e pa me te voglen shprese mbi nje sherim te ardhshem te tij me nje qartesi te ftohte hedh vargjet e poezise “Vajtimet”:

 

“Lumturia eshte nje lavire e shkathet

Deshirueshem nuk ndalon ne te njejtin vend

Te perkedhel floket duke te zbuluar ballin

Shpejt te puth e zhduket.

Zonja  Hidherim perkundrazi

Ta ka shtreguar fort zemren

Thote se nuk ka aspak nxitim

Ulet mbi krevat e thur shtiza…”

“Less is more”

Alba Kepi

“Less is more”, pra “pak është shumë”, vetëm thjeshtësi, pakësim e deri në eliminimin e mundshëm të objekteve superflu, luksit të panevojshëm, banalitetit të tepricës. “Less is more”, pra “pak është shumë”, një himnizim ndaj minimalizmit, një zvogëlim i përdorimit të objekteve të panevojshme që kanë shtyrë shoqërinë ndaj një konsumizmi të pashpirt e individët e saj në pacientë të sëmurë të tij.

“Less is more”, pra “pak është shumë” është sot filozofia me të cilën duan të përballojnë jetën “Gjenerata 0”. Është fenomeni i ri social që po përhapet shpejtësisht në nivel global, pjesëtarë të të cilit janë persona, që pavarësisht nga mosha e nga shijet e tyre politike, ekonomike o artistike, janë të lidhur nga interesi për magjinë që ofron “formula 0”.

“Less is more”, pra “pak është shumë”, vetëm thjeshtësi, pakësim e deri në eliminimin e mundshëm të objekteve superflu, luksit të panevojshëm, banalitetit të tepricës. “Less is more”, pra “pak është shumë”, një himnizim ndaj minimalizmit, një zvogëlim i përdorimit të objekteve të panevojshme që kanë shtyrë shoqërinë ndaj një konsumizmi të pashpirt e individët e saj në pacientë të sëmurë të tij. “Less is more”, pra “pak është shumë” është himni që po bashkon persona të të gjitha moshave drejt dezinfektimit ndaj vulgaritetit që ofron kotësia e mbingarkesës me vogëlsira që krijojnë vetëm sfond e pa asnjë vlerë në atë çka kërkojmë nga jeta. “Less is more”, pra “pak është shumë” është fraza e përdorur për herë të parë në ‘800-n në monologët dramatikë të poetit anglez, Robert Brownning, pak vite më vonë ia huazoi arkitekti Mies van der Rohen e themeloi stilin e artit minimalist, më pas u adoptua nga arti, letërsia e muzika e gjysmës së dytë të ‘900-s e sot është çelësi me të cilin Gjenerata 0 po përpiqet të gjejë lumturinë e jetës. Po, po, lumturinë, pasi për ta sekreti i saj është shumë larg bollëkut të tepruar e shumë pranë thjeshtësisë, të domosdoshme minimale, të asaj çka të kënaq vërtet e të bën të mos humbasësh kohë pa vlerë, të mos shpenzosh vetëm se ky është ligji që socialisht të ofron konsumizmi.

“Less is more”, pra “pak është shumë” thërrasin ata pavarësisht nga mosha, pasi mund të jenë 20 o 30-vjeçarë, 40 o 50-vjeçarë, Gjenerata 0 ka si stil jete rininë e përhershme e gjithçka që kjo fjalë ofron. Estetikisht, veshje sa më të përshtatshme e të pakta në numër, braktisje totale e aksesorëve të rëndomtë, një palë tuta, këpucë komode e eksplorues kuriozë të një bote të impostuar sipas shijeve të tyre personale.

Mjaft më me libra, fotografi, DVD, stereo, televizorë. E mos mendoni se janë kaq antikë, përkundrazi, janë aq teknologjikë e kaq modernë me kohën. Për ta mjafton një kompjuter personal super-inteligjent pa të cilin Gjenerata 0 nuk bën dot. Gjithçka në formatin dixhital, muzika, video, film, foto, letërsi, art e gjithnjë me to pranë. Është formula 0, eliminon konsumin e shumë objekteve njëkohësisht, zë kaq pak hapësirë fizike si në shtëpi, në zyrë, udhëtim o kudo gjenden e është aq komod në përdorim. Konsumizmi i tepruar është për ta barrikada që të pengon të jetosh siç dëshiron vërtet. 0 veshje, 0 mobile, 0 sende e objekte që nuk të hyjnë e nuk do të hyjnë kurrë në punë, 0 dollapë, depo e magazina që do t’i mbajnë të mbyllura duke i harruar për vite. Sa më pak rroba të veshura veç një herë në jetë, valixhe të mbushura më veshje të kota, sa më pak dekorime pa kuptim në shtëpi, në zyrë, punë, sa më pak mendime të komplikuara që largojnë nga sensi i vërtetë i jetës, nga ato vlera shpirtërore që superfluja e shoqërisë t’i i largon, për të mos pasur më kurrë kurajo për t’i gjetur e shprehur.

“Less is more”, pra “pak është shumë” dhe në komunikim, në shije artistike e letrare. Mosinteresi e braktisja totale ndaj teksteve të supermbushura me lojëra fjalësh filozofike me qëllime konsumizmi të një snobizmi të modernizuar, himnizimi i mendimit të shprehur thjesht, direkt e objektiv, e fjalës së virgjër e të palodhur kurrë nga realizmi. “Librat më të mirë shquhen si të tillë pasi janë më pranë së vërtetës sesa historitë reale”, – pohonte shkrimtari minimalist “doc” Hemingway, e qëllimi i Gjeneratës 0 është sot të kuptojë cila është vërtetësia e ekzistencë së tyre. Mendimi minimalist për të kuptuar çka individualisht intereson vërtet, përqendrim ndaj asaj çka të dhuron emocion, kënaqësi, nevojshmëri për një realitet të paimponuar që të drejton në suksesin e në lumturinë personale. Larg komplikimeve të kota që lodhin mendjen e trupit, varfërojnë shpirtin e shenjtërojnë artificialen.

Gjenerata 0 ka gjithnjë e më shumë në radhët e saj personazhe të njohura, artistë, studiues kërkues, klerikë, gjithnjë e në rritje është numri i librave që i dedikohen fenomenit duke hipotekuar se çfarë është “Less is more”, pra “pak është shumë”. Si mund të kthehet realisht në një stil të vërtetë jete?

Këshillat, shembujt, eksperiencat, rregullat që ofrohen, janë të shumta, por te ajo çka Gjenerata 0 frymëzohet, është arti i minimalizmit, në mendim, shije e stil jete, çelësi i suksesit e i lumturisë personale. Dy shekuj më parë, vargjet e Broenningut e eksploruan për herë të parë e që fillimi i ‘900-s e shenjtëroi me emra artistësh të mëdhenj.

Minimalizmi në letërsi e art

“Proza është arkitekturë e kjo nuk është epoka baroke” (Ernest Hemingway)

Minimalizmi si lëvizje artistike pati shenjat e para në fillim të ‘900, por vetëm në vitet ‘70 të këtij shekulli do të transformohej në një rrymë të vërtetë arti e letërsie. Shkrimtarët minimalistë eliminojnë historinë nga fjalët e shumta, duke e shprehur thjeshtësisht në minimumin e nevojshëm. Influencohen nga stili letrar i Ezra Pound e Gertrude Stein, Francis Scott Fitzgerald, John Dos Passos e mbi të gjitha i Ernest Hemingway. Tregimi i tij në pesë faqe “Një vend i pastër, i ndriçuar mirë”, shkruar dramatikisht thatë, thjesht e direkt, bëhet për ta një manifest letrar. Në të, Ernest Hemingway heq të gjitha frazat o fjalët superflu, duke realizuar shprehjen thelbësore të historisë. Të njëjtën gjë ai praktikoi tek “Kodrat si elefantë të bardhë”, ku nuk shpreh kurrë tonin me të cilin tregojnë personazhet, e duke bërë që intuita e lexuesit ta kuptojë në bazë të përgjigjes së tjetrit. Thjeshtësi, objektivitet, maksimumi i minizuar i formave, evitimi i tepruar i epiteteve, lexuesi duhet të bëhet pjesë krijuese e veprës, duhet të zgjedhin nga kush anë duhet të qëndrojnë në histori e të mos ndjekin udhëzimet e autorit, Personazhet janë njerëz të zakonshëm, normal e historitë pjesë të jetës. Qe pikërisht Hemingway që frymëzoi gjeneratën e shkrimtarëve minimalistë që shpërthyen në vitet ‘70 të ndihmuar nga revista “New Yorker”, përfaqësues të denjë të së cilës janë Raymond Carver, Mary Robinson, Joan Didion, Grace Paley e Ann Beattie.

Shkrimtari e poeti amerikan, Raymond Carver, i konsideruar babai i minimalizmit letrar, nis të lexohet në shtypin letrar rreth viteve ‘60-‘70 të ‘900-s. Influencohet tërësisht nga Hemingway me një stil direkt, të thatë, të privuar nga sentimentalizmi ku shprehen probleme ekonomike, vështirësi në raporte personale, papunësi. Tregon të gjitha shkatërrimet e shkaktuara nga shoqëria e cila nuk shihet kurrë, por veç rrjedhojat e saj. Historitë që tregon, ndodhin kudo e gjithmonë, emocioni lind nga boshllëku i emocioneve, nga heshtja. Për Hemingwayn do të shprehet se “e eksitonte më shumë mënyra se si ai shkruante sesa çfarë shkruante”. Për Carver, “është e vështirë të jesh i thjeshtë. Gjuha e tregimeve të mia është ajo që njerëzit i përdorin zakonisht, por në të njëjtën kohë është një prozë që i nënshtrohet një pune të rëndë, para se të shfaqet transparente dhe e kristaltë. Nuk është një kontradiktë termash. Një tregim arrin t’u nënshtrohet deri dhe pesëmbëdhjetë rikontrollimesh. Në çdo kontroll, tregimi ndryshon. Por asgjë nuk është automatike. Bëhet fjalë për një proces. Të shkruash është një proces rivelimi. Ajo çka në të vërtetë Carver kërkoi të realizonte, është narrative e thjeshtë, minimaliste e pure ndaj vetvetes. Edhe Tolstoi e Hemingway e kishin bërë më parë dhe kishin akumuluar aq shumë dorëshkrime të korrigjuara e të shkarravitura, e për Carver “writing is an act of discovery” (shkrimi është akt zbulimi). Të mrekullueshme janë tregimet e tij “Will You Please Be Quiet, Please?” e “Are You A Doctor?” e mjaft prekës “Me gjithë këtë ujë dy hapa nga shtëpia”. Carver edhe pse ka dëshirë të shkruajë një roman nuk arrin kurrë të përfundojë një të tillë, pasi kupton se urren tekstet e gjata dhe “një tregim i mirë vlen sa një duzinë romanesh të këqija”, – do të shprehet. Carver dëshiroi gjatë jetës të ndryshonte formën e tregimit e të ishte i ndryshëm nga të tjerët, madje edhe nga vetë Hemingway, për të cilin shkruan: “…Nuk ndiej veçanërisht influencën e tij, edhe pse mund të konsiderohet një kompliment duke më parë si trashëgimtar të tij. Sidoqoftë, unë nuk shkruaj histori peshkimi…”

Minimalizmi në art është përdorur për herë të parë si term më vitin 1965 nga filozofi anglez Richard Wollheim në esenë e tij “Minimalism Art”. Menjëherë adoptohet nga kritikët e artit për të përkufizuar objektet artistike që zvogëlojnë në minimum kërkesën për dekorim e komplikime formale. Shpesh minimalizmi është interpretuar si një reagim kundër abstraktizmit, impresionizmit abstrakt e si një urë lidhëse me artin post modern. Zgjedhja për të hequr dorë nga çdo lloj cilësie dekorative e ilustruese, qe rrjedhë e gjetjes së materialeve më të mundshme, neutre, të thjeshta, në njëfarë mënyre “primitive”, si pecigllas, hekur, dru, alumin, ngjyra industriale që përdoren për të realizuar forma elementare, gjeometrikisht të parregullta. Përfaqësues të njohur të artit minimalist janë Carl Andre, Dan Flavin, Donald Judd, Sol LeWitt, Robert Morris, Anne Truitt, John McCracken, David Smith, veprat artistike të të cilëve karakterizohen nga përdorimi i një leksiku thelbësor formal. Arti minimalist, ashtu siç thotë dhe vetë fjala, bazohet në reduktimin e realitetit, arti është puro abstrakt, objektiv e anonim, privuar nga dekorimet sipërfaqësore e nga karakteristikat shprehëse. Në pikturë veprat janë monokromatike, realizuar shpesh mbi figura matematike. Në skulpturë mesazhi që kërkojnë të përcjellin artistët krijues, është jo perfeksioni viziv, por kontakti fizik me vëzhguesin.

“Less is more”, pra “pak është shumë” është fraza e përdorur për herë të parë në ‘800-n në monologët dramatikë të poetit anglez Robert Brownning, pak vite më vonë ia huazoi arkitekti Mies van der Rohen dhe themeloi stilin e artit minimalist, më pas u adoptua nga arti, letërsia e muzika e gjysmës së dytë të ‘900-s e sot është çelësi me të cilin Gjenerata 0 po përpiqet të gjejë sekretin e lumturisë dhe të jetës.

Meshkujt modern?!

Alba Kepi

“Eh nuk ekzistojnë më meshkujt e një kohe!”- ankohen shpesh femrat e më shumë se një ankim, kjo shprehje të duket sikur kërkon të evokojë modelin mashkullor tradicional të “padronit”, kundër të cilit kanë luftuar kaq shumë. “Meshkujt nuk ndryshojnë kurrë!”, – pëshpëritin konfidencialisht me njëra-tjetrën, e kjo mjafton për të zhvlerësuar në çast përpjekjet shumëvjeçare mashkullore për t’ju përshtatur një shoqërie në evoluim të vazhdueshëm. “Mashkulli im dua mbi të gjitha të jetë modern!” – e ky pohim vë në paqe kontradiktat e shpirtin femëror.

Mashkulli modern u pëlqen të gjithave, në veshje, në sjellje, intelektualisht e ekonomikisht. Po po dhe ekonomikisht mashkulli i sotëm duhet të jetë modern, duke pranuar kurthin o kushtin e një shoqërie që i kërkon t’i dedikohet ekskluzivisht parasë, përfitimit, interesit. Mashkullin modern femrat e duan ta kenë mik, të dashur, bashkëshort, bashkëbisedues. Kërkohet, joshet, stimohet, mitizohet.

Kush është mashkulli modern sot?

Energjik e i suksesshëm, joshës e transformues, femëror e fantazues, ambicioz e politikisht i impenjuar, ironik e mbi të gjitha modern, kjo është lista e epiteteve që mashkulli i çdo epoke do i vishte vetes me shumë dëshirë. Mjafton t’i shëtisësh për pak orë pub-et më “cool” të kryeqytetit e të kalosh pak kohë në shoqërinë e tyre, për të kuptuar se dy stile jete mashkullore po pushtojnë metropolin tonë modest, mashkulli “dandi” e mashkulli “bohemian”. Ashtu si dhe moda që nuk bën gjë tjetër veçse rikthen stilet e mëparshme nën freskinë e kërkesave sociale, ashtu dhe mashkulli ynë modern po evokon pothuajse mënyrën e jetesës së dy shekujve më parë, “dandism e bohemian”, kaq të përfolur e të ndryshëm mes tyre, me një dëshirë të vazhdueshme për t’ju përshtatur së sotmes e pse jo dhe të ardhmes. Mashkulli “dandi”, e për kë po flasim? Për ata meshkuj për të cilët stili është gjithçka. “I shëmtuari mbulohet, i pasuri e budallai dekorohen. Eleganti vishet. E eleganca nuk konsiston shumë në veshje sesa në mënyrën e mbajtjes së saj. Indiferenca në veshje është një vetëvrasje morale e veshja është një shprehje e shoqërisë”.

Me këto fjalë, pjesë e tekstit “Traktati i jetës elegante” pothuajse një shekull më parë Honorè de Balzak, përpiqej të bindte lexuesit se stili i jetës elegante është një kategori e ekzistencës, i destinuar t’i mbijetojë çdo revolucioni. Ky mashkull dandi për të cilin shprehet Balzak e që i kundërvihet me shumë dëshirë, ka një kufi të nënvizuar mirë midis; inteligjentit, njohësit të botës, zotërues i shijes e i kulturës, dhe gjithë grupit të të pasurve të rinj, të sapofutur në shoqëri, të dallueshëm nga vulgariteti e korrupsioni.

Fizikisht “mashkullin dandi” është e lehtë ta njohësh: perfekt në veshje ekskluzive të një tipi marke, pothuajse përherë me xhaketë e kravatë, që edhe pse nuk janë komode, për të janë shumë më moderne sesa një xhaketë “jeans”, me flokë të sistemuar mirë, duar të kuruara, me një lëkurë të lëmuar, pothuajse gjithmonë i nxirë nga efekti i llambave diellore. Përherë i qetë, i superimpenjuar në telefonata të vazhdueshme pune, i lodhur nga të paaftit që e rrethojnë e me një self-control të admirueshëm. Frekuenton lokalet trendy chillout, njeh (apo të paktën thotë se njeh) persona të rëndësishëm, është i sigurt se një ditë do të bëhet dikushi. Edhe pse e fsheh shumë mirë, dandi nuk ka një konsideratë të madhe për femrat e ajo çka i intereson në marrëdhënie me to është sipërfaqësore. E josh femrën, flirton me të vetëm e vetëm për ta parë se si përgjigjet ajo. Nuk është romantik e adhuron prakticizmin e ideve, kërkon vetëm zgjidhje e kurrë probleme.

Mashkulli “bohemian” fizikisht ka një stil veshjesh komode, plotësisht origjinal. Përherë me pak mjekër, me një model flokësh të ngjashëm me këngëtarin e tij të preferuar. Me të pamungueshmin shall në fyt, edhe pse temperatura mund të shënojë 30 gradë e me kufjet në vesh. Është një ëndërrimtar i përhershëm, një artist amator që nuk kërkon publicitet, por që pret të vijë publiciteti tek ai. U pëlqen të jenë shpirtërisht endacakë e kanë një ideal femre që nuk mundin kurrë ta takojnë. Bohemiani ndjehet artist në gjithçka që bën, kur ecën, kur flet, kur josh e adhuron të konsiderohet romantik e shpirtërisht i lirë. Gjithmonë krijues e me një gjuhë të pasuruar nga thëniet e autorëve të tij të preferuar. Pothuajse përherë janë bijë pasanikësh e zgjedhin të jenë bohemianë vetëm nga gustot e argëtimit për të qenë të tillë. Kur mërziten e rigjejnë shpejt veten borgjezë. Por nuk duhet të harrojmë se bohemianët e vërtetë bëhen të pasur falë suksesit të artit të tyre.

Mashkulli dandi, dikur demode nën veshjen e tij klasike e pëlqimisht i ekspozuar vetëm nëpër sfilata mode, sot josh e joshet, pëlqehet, adhurohet, kopjohet. Mashkulli bohemian dikur i harruar në paaftësinë e tij artistike, sot kuriozon, mahnit, frymëzon e shoqëria e tij kërkohet me çdo kusht.

Dandizmi

Dandizmi është një lëvizje kulturore angleze e shekullit të XIX e bazuar në doktrinën e elegancës, finesës, e lidhur me veshjen, me të folurën e sjelljen. Për mashkullin “dandi” elegancë nuk është një mjet shprehës, por është kërkesa e bukurisë me çdo kusht. E gjithë jeta e tij është e dominuar nga dëshira sublime e së bukurës kudo, rafinatesës, luksit, egocentrizmit. Çdo gjë, çdo veprim e sjellje e tij është e studiuar, e analizuar, e kërkuar mirë. Nuk ekziston një komunitet i vërtetë dandi, por një përmbledhje mendimesh, sjelljesh që kryqëzojnë identitete unike. Kjo lëvizje kulturore kronologjikisht kategorizohet në pesë periudha të identifikuar në pesë personazhe ekskluzivisht dandi.

Periudha Brumme, fundi i ‘700-ës e gjysma e parë e ‘800-ës

Lordi George Bryan Brummel konsiderohet historikisht dandi i parë, ose më mirë prezantuesi më i mirë e këtij lloj stili jete. Fama e tij është e lidhur veçanërisht me mënyrën e tij të veshjes, dominuar nga eleganca e finesa, e kopjuar e dëshiruar nga shumë. Dandistë të famshëm për veprën e stilin e tyre të jetës qenë në këto vite Stendhal, Alfred de Vigny, Lord Gordon Byron, Eugene Delacroix, anëtarë të aristokracisë borgjeze angleze e që mund t’i lejonin vetes një ekstravagancë të tillë. Po në këtë periudhë Brummel së bashku me Lord Byron, Lord Alvanley, Mildmay e Pierrepoint, formojnë shoqërinë e njohur “Club Watier”, e cila i shtonte mendimit të tyre artistik dhe kulturën e një tavoline të bollshme.

Periudha e Baudelaire, gjysma e dytë e ‘800-ës e deri në mbarim të tij

Kjo periudhë kronologjikisht e dyta e Dandizmit, karakterizohet nga teoria filozofike postromantike me përfaqësues si Barbey d’Aurevilly e Charles Baudelaire. Në Angli në ato vite po zhvillohej një fushata e ndjeshme anti-dadizmit e shumë prej tyre u transferuan në Francë e ku kushtëzohen dukshëm nga rryma romantike. Veshja “estetike” e Charles Baudelaire mahnit francezët, ajo tradicionalisht fanatike në veshje të zeza, pa forma e me papijone të errëta. Dandizmi Baudelaire edhe pse me principet klasike të kësaj lëvizjeje kulturore, në Francë bëhet më poetikë, më impenjativ, më romantik. Mashkulli Dandi tashmë është një eksponent esencial i shoqërisë, me një kulturë e veçantë të dukshme, e me lidhje të forta me lëvizjet kulturore të epokës si post-romaticizmi, simbolizmi etj. Charles Baudelaire shkruan në këtë periudhë veprën “Piktori e jeta moderne” e Barbey d’Aurevilly publikon “George Bryan Brummel e dandizmi”.

Periudha e Oscar Wilde, fundi i ‘800-ës e fillimi i shekullit i ‘900-ës

Periudha e tretë hipotetike e Dandizmit ka si figurë protagoniste Oscar Wilde me teoritë e tij estetike, ironike e platonike. Në Francë përfaqësohet me Konte Montesquiou, Marcel Proust, e në Itali më një tjetër trashëgimtar të Oscar Wilde, poetin Gabriele D’Annunzio. Të bësh dandizëm në këtë periudhë bëhet një modë midis artistëve e letrarëve. Është një dandizëm egocentrik, dekadent, ironik, revolucionar ndaj borgjezisë së asaj epoke, e shpesh ngatërrohet me estetizmin. Vepra të njohura të këtyre viteve janë “Dorian Gray” i Wilde, “Kënaqësia” e D Anunzios. Dandizmi kthehet në një filozofi jete.

Periudha e Cocteau, fillimi i ‘900-ës deri në vitet ’60-të

Vitet e fundit të dandizmit të mirëfilltë e pas tmerreve të luftës, rikthehen e veshin veshjet e tyre të rafinuara e elegante. Përfaqësues i mirëfilltë i kësaj periudhe është Jean Cocteau, trashëgimtari i Konte Montesquiou, që shkruan romane e realizon filma provokues, barok e për shumë kritikë me një shije absolutisht negative. Si zëdhënës të kësaj periudhe janë padyshim dhe Drieu La Rochelle e Jacques Rigaut. Në vite ’20-të kemi një rikthim të uniformës estetike të Baudelaire, me ngjyra e errëta e me aksesorin e pamungueshëm të elegancës.

Bohemizmi

Sipas një gojëdhëne popullore franceze, Bohemia ishte një rajon në Republikën Çeke, e populluar nga gjitanët e nga i cili vjen dhe termi Bohemian. Gjatë luftës “30-vjeçare” e njohur në Evropë për konfliktin e vazhdueshëm e të armatosur nga viti 1618 në 1648, mjaft studentë çekë që frekuentonin Universitetin e Pragës u transferuan në Francë për të vazhduar studimet në Sorbona të Parisit. Ata sollën në këtë qytet stilin e tyre të jetës, kostumet, traditat e përditshme e që u kopjuan shpejt nga studentët parisienë. Me kalimin e shekujve u harrua origjina e këtij emri, por vazhdonte të përdorej edhe pse rrallë shprehja bohemian. Ky term i njohur anglisht bohemian e frëngjisht bohèmien u përdor gjerësisht për herë të parë gjatë shekullit XIX dhe përshkruante një stil jete jotradicionale, të përbërë nga artistë, shkrimtarë, muzikantë. Fjalori i American College përkufizon si bohem “një person me tendenca artistike o letrare, që jeton e vepron pa u kujdesur për bindjet e rregullat sociale, e aq më shumë për ndershmërinë personale. Bohemianët ndjekin një stil jete që nuk i bën të preokupohen për të nesërmen. Ndjekin muzikën, artin, marrëdhëniet e tyre ndërpersonale pa qëllimin përfitues të parasë, të cilën e urrejnë. Adhurojnë jetën endacake e varfërinë e të mirave materiale. Kanë veshje të thjeshta, të ngjashme me kulturën “hipi”. Urrejnë luftën, konfliktet, urrejtjen, armët, mizoritetin e shoqërisë, besimin fetar. Dashurojnë të bukurën, dashurinë, që mund t’i mbajë të lidhur me personat pavarësisht martesës e rregullave të diktuara nga njeriu, e bukuria për ta ekzistonte kudo, mjafton të dish ta njohësh.

Letërsia “skandaloze” myslimane

Alba Kepi 

Tri gjëra kam dashuruar në botën tuaj: parfumet, gratë e lutjet”

Sa herë që flasim për kulturën seksuale, zakonet e veset erotike të shoqërisë moderne, ekskluzivisht mënjanohemi në një drejtim: Perëndimi. Trajtojmë teorikisht fenomene, teorizojmë filozofë e psikologë të famshëm, krahasojmë epoka e shtresa sociale, evokojmë një traditë kulturore të bindur se po kontribuojmë drejtësisht e përgjithësisht për shoqërinë. Por e gjitha kjo është e pjesshme. Lëmë në harresë qëllimisht o me pavetëdije kulturën myslimane, një përqindje të rëndësishme të popullsisë botërore, një eksperiencë, shoqërore e sociale, që e kushtëzojmë në dukjen e ligjeve fetare. Himnizojmë revolucionin seksual, studiojmë e dënojmë dukuritë e derivuara nga ai nën ekskluzivitetin e shoqërisë moderne perëndimore e të besimit të saj kristian. Mos vallë “kultura e krevatit” nuk ka kapërcyer vellon e një koke të mbuluar apo përkuljen e një trupi që lutet nën këngët e Kuranit?

“Prej 14 shekujsh ekziston në Islam kultura e krevatit”, – përgjigjet psikoanalisti algjerian Malek Chebel, me veprën e tij “Revolucioni seksual sipas Profetit”. Profeti a.s thotë: “Tri gjëra kam dashuruar në botën tuaj: parfumet, gratë e lutjet”. Por dhe Ghazal, teologu mysliman i shekullit XII, me librin e tij për një përdorim të mirë të martesës, kujton rekomandimin e profetit Muhamed a.s: “Mos u kënaq, pa kënaqur më parë gruan tënde. Një grua duhet ta përgatisësh para se t’i afrohesh, ta përkëdhelësh, ta puthësh”.

Kultura seksuale me shijet e saj bashkëjeton natyrshëm në çdo individ edhe kur për respekt të besimit të tij fetar nuk trumbetohet si një shenjë modernizmi. Problematika sociale e lidhur sot me zakonet e veset seksuale të shoqërisë moderne nuk ka asnjë arsye të dallohet nga përkatësia fetare. Kultura seksuale në përgjithësi e homoseksualizmi në veçanti, në shoqërinë e besimit mysliman janë e kanë qenë përherë të pranishme, në ndihmë të tyre vijnë tekstet antike të një letërsie të frymëzuar nga emocionet, ndjenjat, nevojat psikologjike të një epoke të ndryshme nga e sotmja, larg skemave fetare e politike.

Ndërsa bota islamike moderne konsideron homoseksualizmin si një “patologji” të Perëndimit e personat LGBT si “tradhtarë” të traditës, kulturës e besimit mysliman, letërsia antike e kësaj shoqërie vërteton të kundërtën. Trashëgimia letrare e shkruar dhe e folur ka lënë gjurmë të një sjelljeje tolerante që ky komunitet kishte dikur ndaj kulturës seksuale dhe orientimit të saj homoseksual. Vala homofobike e ushtruar sot është veçse një derivat i fanatizmit islamik të epokës moderne e aspak në linjë me arkivin e letërsisë myslimane. Aktualisht, fondamentalistët i konsiderojnë homoseksualët si një pjellë e shoqërisë perëndimore materialiste, të orientuar veçse ndaj kënaqësisë së instinkteve e dëshirave ose më keq akoma, si një armë në duart e armiqve të Islamit e të myslimanëve dhe harrojnë vështrimin e hershëm mjaft pozitiv të këtij besimi ndaj kënaqësive të mishit dhe konsiderimin e tij se seksualizmi nuk është vetëm aftësia për të krijuar, por dhe një shprehje e harmonisë së dëshirës hyjnore. Krijohen masa ndaluese e mohuese si ndaj një defekti social që tenton të përhapet në mënyrë masive dhe mohohet një fenomen që kapërcen kufijtë kohorë, fetarë e hapësinorë.

Shumë shekuj më parë letërsia klasike myslimane thurte vargje erotike, shkruante natyrshëm rreshta pasioni e krijonte përralla “skandaloze” me një vështrim mjaft pozitiv ndaj kënaqësisë seksuale, pa preokupimin e një lufte ideologjike e sociale mes individëve të saj. Të tilla janë vargjet e Abu Nuwas, poetit më të madh arab, poetit të parë e më të rëndësishëm homoseksual mysliman, poezitë e të cilit deri pak kohë më parë studioheshin në tekstet shkollore pa qenë objekt persekutimi.

“Kaçurrelsi” – Abu Nuwas

Abu Nuwas me emrin e vërtetë Al-Hasan ibn Hani, lindi rreth viteve 760-815 p.e.s në Al-Ahwàz të Persisë, me nënë persiane e baba arab. Jetoi midis Basrës e Bagdadit në oborrin mbretëror të kalifit Harùn ar-Rashìd (Kalifi i përrallave “Një mijë e një net”) e më pas të djalit të tij Al-Amìn. Ishin vite të dominimit të Dinastisë Abaside, e nisur në vitin 750 e deri më 1258, kultura e jashtëzakonshme e të cilës kontribuoi në zhvillimin dhe përhapjen e influencës së saj në Perëndim. Abu Nuwas, emër që do të thotë “babai i kaçurrelave” për shkak të flokëve të tij të gjatë, të dredhur e që i mbulonin kurrizin, gëzonte një aspekt fizik të jashtëzakonshëm, një perfeksion formash që i kënaqnin syrin çdokujt që e shikonte. Kjo gjë tërhoqi vëmendjen e kushëririt të tij më të madh, poetit biond Waliba ibn al-Hubab, i cili u bë i dashuri e mësuesi i tij, duke i dhuruar mbi të gjitha lirinë fizike e shpirtërore. Abu Nuwas hershëm në moshë kishte njohur Kuranin e kishte mësuar gramatikën në xhami, si nxënës i Waliba ibn al-Hubab u transferua në Kufa ku i thelloi më tej njohuritë e pak vite më vonë rikthehet në Basra për të studiuar me Khalaf al-Ahmar, mjeshtrin e poezisë. Midis letrarëve, aftësia e Abu Nuwas ra shpejt në sy, krijoi një formë shkrimi për tekste vargjesh dashurie erotike mashkullore (e mudhakkarat mujuniyyat), tingëlluar si një autenticitet i lindur nga eksperienca. Qe mjaft i aftë në krijimin e fjalëve të reja, në përdorimin e shprehjeve të veçanta e të panjohura më parë. Poezitë e tij triumfonin dashurinë për një djalë të bukur e shpesh të mishëruar në figurën e djaloshit të krishterë që shërbente verë në tavolinat e tavernave, temë kjo e huazuar në shekujt e mëparshëm nga poetët më të mirë të Iranit e Arabisë si Omar al-Khayyam, Hafiz e të tjerë.

Çdokush thotë se e njeh tekstin e librit “Një mijë e një net” e po t’i pyesësh, kujtojnë pothuajse përherë vetëm llambën e Aladinit e Ali Babën, por pikërisht në këtë libër ka shumë pjesë e histori që kujtojnë Abu Nuwas, poetin e lirë, sodomit e pijanec të oborrit mbretëror. Kontesti historik e kulturor kur jetoi Abu Nuwas, civilizimi i Bagdadit e Basrës, që në atë kohë më i zhvilluari, më toleruesi, mjaft multietnik e shumëgjuhësor: hebrenj, të krishterë, myslimanë bashkëjetonin me një tolerancë të hapur e të jashtëzakonshme sociale. Vargjet e “kaçurrelsit” flasin për net e ditë të konsumuara nën gjurmët e kënaqësisë erotike, estetikisht elegante përshkruajnë momentet mikpritëse të kaluara në seminaret kristiane, në depozitat e verës, pas banakëve të tavernave, brenda shtëpive ku vasha e djelmosha mund të bliheshin absolutisht pa kënaqësinë e tyre. Janë skena të një bukurie të veçantë me kënaqësinë e një shoqërie të gëzueshme, pa asnjë vulgaritet, dhunë, fyerje, janë pothuajse gjithmonë të pranishëm djelmoshat e vera si instrument të një kënaqësie reciproke e asnjëherë në kontradiktë sociale, të paarritshme o të persekutuara. Janë vargje poetike, estetike që rinovojnë poezinë dashurore arabe, krijojnë perspektivat e një poezie të veçantë erotike që zëvendëson “dashnorin e dëshpëruar”, “skllavin e dashurisë”, me “dashurinë e çmendur” dhe paraprin martirizimin e kësaj ndjenje.

“Po të përzihej drita, ajo do të përzihej tek Ai e do të lindnin drita të tjera, vetëtima, shpërndan këtë verë mes të rinjve, ku është përkulur fati i ëmbël, duke i dhuruar vetëm atë çka ata kaq shumë dëshironin…”

E gjithë rinia e Basrës dëshironte të ishte mike e Abu Nuwas si për kënaqësinë e shoqërisë së tij, ashtu dhe për tërheqjen erotike që provokonte pamja e tij fizike. Dhe e gjitha kjo në të njëjtën madhësi që ofronte gjenialiteti i tij si poet. Studiuesi tunizian Ahmad al-Tifachi, që ka jetuar midis viteve 1184 e 1253, pati si detyrë krijimin e një teksti për zakonet seksuale të epokës së tij, që është një thesar freskie, qartësie, me një sy pothuajse shkencor të temave që trajton e ndaj të cilave shoqëria e sotme do të ndihej lehtësisht në vështirësi. Flitet natyrisht e pa paragjykim për zakone të ndryshme e vese seksuale, trajtohet prostitucioni e homoseksualizmi dhe mjaft dëshmi flasin për poetin Abu Nuwas, si eksponenti më i famshëm.

Traktati arabo-mysliman i dashurisë fizike: “Kopshti i parfumuar”

“Lavdëruar qoftë Zoti që vuri kënaqësinë e burrit në pjesët natyrore të gruas e u dhuroi pjesëve natyrore të burrit detyrën për ta kënaqur gruan maksimalisht”. Me këto fjalë nis libri “Kopshti i parfumuar” i sheikut Nefzaui, për të cilin nuk dihet shumë, veç faktit që ka jetuar në Tunizi në shekullin XVI. Qe shkrimtari Guy de Maupassant, i cili me një letër nga Algjeria drejtuar botuesit të tij Liseux flet për ekzistencën e këtij libri. Në vitin 1884, Perëndimi njihet me këtë libër të mrekullueshëm arab. I pari që e zbuloi dhe u dashurua me fjalët e këtij teksti, qe një ushtarak francez më 1850, që pasi e përktheu në frëngjisht, nuk gjeti një tipografi të përshtatshme për ta botuar (nuk duhet të harrojmë se nuk ishte Evropa puritane e shekullit XIX, kur faktikisht ky libër njohu botim). Por mungesën e tipografisë e kapërceu me ndihmën e katër ushtarakëve francezë të pasionuar pas kulturës arabe që fshehurazi nisën ta shtypnin me makinat daktilografuese të administratës franceze. Arritën të stamponin vetëm 35 kopje pasi shumë shpejt u zbuluan. Një kopje e tillë ra në duart e Guy de Maupassant, bashkë me 56 ilustrimet erotike dhe 13 të tilla jashtë tekstit. Shtëpia botuese Liseux i publikon rreth 220 kopje e qe studiuesi dhe eksploruesi i kulturës orientale, Richard Burton, që e përkthen në anglisht e ia bën të njohur botës anglosaksone. “Kopshti i parfumuar” është i ndërtuar në 21 kapituj në mënyrë të qëllimshme nga autori, për të qenë më i lehtë në lexim e mësim dhe çdo kapitull trajton një argument që mund të jetë anatomik e anekdodik me të gjitha të fshehtat e erotizmit femëror e mashkullor.

“Kopshti i parfumuar” u përhap në ato vite me shumë respekt në Evropë, por vetëm pak kohë më parë është hequr nga lista e librave të ndaluar e përherë me një numër të limituar kopjesh. Mbi autorin e këtij libri, sheikun Nefzaui, ekziston legjenda se duke qenë një jurist, shkrimtar e doktor i njohur, beu i Tunizit dëshironte ta bënte kadi. Nefzaui qe një njeri i thjeshtë, që donte të rrinte larg politikës e i lutet sovranit të tij ta shtynte emërimin e tij për më vonë, pasi duhej të përfundonte librin që po shkruante. Beu i Tunizit i kuriozuar kërkon të njihet me përmbajtjen dhe sapo e merr vesh, heq dorë nga emërimi i tij si kadi.

“Shkrova këtë libër, – thotë autori në hyrje, – pasi një libër i vogël i shkruar më parë nga unë “Drita e botës”, për misteret e krijimit të embrionit të njeriut, ra në duart e Vezirit Abd-el-Aziz, të Tunizisë. “Kjo është vepra e jote, – më thotë. Unë skuqem e ai shton: “Nuk duhet të preokupohesh, gjithçka që thua, është e vërtetë, askush nuk duhet të skandalizohet nga fjalët e tua. Nuk je i pari që e trajton këtë temë e unë betohem në Zot se është e nevojshme të njihet ky libër. Vetëm i paturpshmi e armiku i shkencës nuk do ta lexojë e do ta evitojë. Por dua t’i shtosh veprës një suplement ku të flasësh dhe për argumentet e patrajtuara e për të gjitha faktet pa fshehur asgjë… të citosh mjetet për të eliminuar erërat e papëlqyeshme të sqetullave e të pjesëve natyrore të grave… të flasësh për shtatzëninë… të tregosh mënyrat e aktit të përkrijimit e atë çka e frenon atë… për mënyrat e mënjanimit të pengesave dhe shtimin e madhësisë së organit viril kur është shumë i vogël e për ta bërë të mrekullueshëm”.

 “Oh zotëri, – përgjigjet sheiku Nefzaui, – e gjitha kjo që the, nuk është e vështirë për t’u shkruar, mjaft që t’i pëlqejë Zotit lart në Qiell”.

Privacy?!…

Alba Kepi

Në Angli, nga Cleveland Street Scandal më 1889 në skandalin Profumo më 1963, në SHBA nga Kennedy te Lewinsky, në Francë nga vajza sekrete e Francois Mitterrand më 1994 në homoseksualizmin e nipit të tij, ministrit aktual të Kulturës.

Ndoshta pas pak vitesh kur Wikipedia në gjuhën shqipe të funksionojë rregullisht, midis ngjarjeve të marsit 2009 do të gjejmë drejtësisht të shkruar “Skandali Pango”, sepse po drejtësisht është e justifikueshme të kujtohet një nga ngjarjet sociale më “të bujshme” të shoqërisë shqiptare, ku për herë të parë, nën reflektorët e fuqishëm të mjeteve të informacionit u vunë përballë e drejta e privatësisë me të drejtën e bërjes publike. Nuk dua të risjell këtë ndodhi që jam e sigurt se është ende e freskët në kujtesën e shqiptarëve e as të gjej emrin e kujt mban ky mëkat. Ngjarje të tilla ka pasur në çdo shtet e ndoshta të tjera do të shtohen. Në Angli nga Cleveland Street Scandal më 1889 në skandalin Profumo më 1963, në SHBA nga Kennedy te Lewinsky, në Francë nga vajza sekrete e Francois Mitterrand më 1994 në homoseksualizmin e nipit të tij, ministrit aktual të Kulturës, pra nga shteti në shtet, nga viti në vit, e drejta për privatësi dhe e drejta për të bërë publike kanë qenë përherë dy rivale të forta ndaj njëra-tjetrës. Por çka dua t’u kujtoj wikipediasve të ardhshëm shqiptarë është që po aq drejtësisht të mos harrojnë të rendisin midis ngjarjeve të të largëtit vit 1890 publikimin e teorisë bazë mbi të cilën u ngrit e drejta e Privacy së individit prej së cilës shoqëria jonë e sotme ka ende shumë e shumë për të mësuar. Më 1890 në faqet e “Harvard Law Rewiew”, avokatët amerikanë Samuel Warren e Louis Brandeis, midis të tjerave do të pyesnin: “E drejta ka njohur gjithmonë se shtëpia e një njeriu është kështjella e tij, shpesh e pahyrshme edhe nga ata që janë ngarkuar të zbatojnë këtë urdhër. Mos duhen vallë gjykatat t’u shembin portën kryesore autoriteteve përkatëse për t’i hapur gjerësisht derën e pasme kuriozitetit gërmues e të pavlefshëm?”

Mos harrojmë se ishte më shumë se një shekull më parë e sot kjo pyetje në situata e vende specifike vazhdon të mos marrë përgjigje.

Në emër të kujt mund të vendoset kufiri ndarës midis privates e publikes? Në emër të kujt duhet respektuar tabela “Ndalohet hyrja”? Në emër të kujt nuk duhet të publikohet një foto, një telefonatë, një moment intim i një “emri të njohur” apo i një personi thjesht “X” pranë tij? E kush e ka koshiencën e duhur për të marrë një vendim të tillë?

Akuza, denoncime, procese gjyqësore, indinjatë, fyerje e përballë tyre koka të varura, portrete profesionale të njollosura, jetë private të shkatërruara dhe të gjitha së bashku kanë vetëm një emërues, “privacy” – “the right to be let alone”, pra e drejta për t’u lënë vetëm.

Publik e privat, jetë personale e profesionale, respekt e fyerje, dinjitet e injorim dhe midis tyre një fill delikatisht i vështirë e kompleks për t’u përcaktuar. Gossip, legjenda metropolitane, foto të vjedhura e më në fund një karrierë politike u gropos, një figurë profesionale u shkua dëm e një jetë personale u dhunua. Po çfarë rëndësie ka?

Gazetaria e sotme jeton me super-titujt e lajmet “bombë” dhe bota e politikës apo e spektaklit i shfrytëzon. Individi harrohet duke kënaqur publikun e përpikmërisht ky i fundit injoron mjetet e përdorura për këtë qëllim.

Sa telefonata bëjmë në ditë të qetë se askush nuk po na dëgjon? Sa email-e dërgojmë të sigurt se password-i që kemi, nuk e di askush? Sa shpengueshëm lëvizim në intimitetin tonë pa imagjinuar se dikush po na përgjon? Edhe në ato pak raste që ndoshta diçka të tillë e kemi menduar, fjala magjike “privacy” na ka qetësuar. Po sikur të mos jetë kështu?

Pak ditë më parë, Gjykata e Lartë në Gjermani ka eliminuar dispozitat e një ligji, i cili në emër të luftës kundër terrorizmit detyronte kompanitë telefonike të ruanin të paktën për gjashtë muaj të dhënat mbi telefonatat dhe përdorimin e internetit nga klientët e tyre. Në Britaninë e Madhe instalimi i 26 telekamerave, pa konsensusin e prindërve e nxënësve, brenda ambienteve të shkollës Grace Acadamy të Birminghamit ka shkaktuar e vazhdon të jetë një polemikë shumë e ndezur. Në shkurt të 2010-s tre menaxherë të Google Video u dënuan me gjashtë muaj burg për një video të hedhur në rrjet në vitin 2006, ku shfaqeshin pamjet e një djali down që rrihej nga shokët e klasës. Robbie Williams dhe Ayda Field sapo zbuluan se media ishte në dijeni të datës së ceremonisë martesore të tyre, anuluan gjithçka në pritje të një momenti intim për të kurorëzuar dashurinë me njëri-tjetrin. Vetëm pak orë më parë Federata Angleze e Futbollit me një komunikatë shtypi ka deklaruar gjetjen e mikrofonave spiunë në dhomat e hotelit ku mikpritjen futbollistët e kombëtares dhe avokatët e saj me një letër të hapur e në emër të ligjit kërkojnë nga gazetat vendase mospublikimin e materialeve të regjistruara në rastin se dikush ua ofron. Gjithçka në emër të së drejtës për t’u respektuar e për t’u lënë vetëm, kur e ku duam ne.

Akuza, denoncime, procese gjyqësore, indinjatë, fyerje, përballë tyre koka të varura, portrete profesionale të njollosura, jetë private të shkatërruara e të gjitha së bashku kanë vetëm një emërues të njëjtë, “privacy” – “the right to be let alone”, pra e drejta për të qenë vetëm. Jetojmë në një kohë kur është e vështirë të mos dëgjosh të flitet të paktën një herë në ditë për fjalën “privacy”. Nevojshmëria për të pasur një hapësirë të shkëputur nga të tjerët e për të përfituar psikologjikisht e materialisht nga ky izolim është një e drejtë dhe biologjikisht e domosdoshme për njeriun, e të cilën ai e ka pretenduar gjithnjë. Nuk është çështja për të përcaktuar se ka ardhur momenti historik për të ndarë kufirin midis të drejtës për privacy e të drejtës për të bërë publike, por thjesht për të kuptuar procesin e transformimit të një të drejte në diskriminim e më pas në një kulluese me vrima që mbyllen e hapen qëllimisht.

Lindja e konceptit “privacy”

Shekulli XIX është shekulli i lindjes së këtij koncepti. Sot kur flitet për privacy shpesh i referohet vetëm privacy së të dhënave, duke harruar se ky është vetëm një përkufizim i pjesshëm i saj. Kjo fjalë e ardhur nga latinishtja “private” nën kuptimin e diçkaje, ku nuk lejohet hyrja, u teorizua si një e drejtë nga dy avokatë të Bostonit, Samuel Warren e Louis Brandeis. Qe viti 1890 kur në faqet e të famshmes “Harvard Law Rewiew” dy avokatët e rinj publikuan teorinë e titulluar “Privacy, the right to be let alone”. Ky artikull qe një kundërpërgjigje ndaj shtypit lokal që kishte nisur të vëzhgonte manjakërisht jetën e shfrenuar me para e në festa të avokatit Samuel Warren, i cili qe martuar me vajzën e një senatori të rëndësishëm të Kongresit Amerikan. Në esenë e tyre, Samuel Warren e Louis Brandeis shprehnin konceptin e privacy si një e drejtë për t’u lënë vetëm, duke përjashtuar çdo ndërhyrje të huaj brenda mureve fizike e morale të individit. Vëmendja e tyre u përqendrua në dhunimin konstant e të përhershëm të shtypit kurioz e të pandjeshëm nga principit “pacënueshmëri e personalitet”, të cilin autorët e konsideronin si pjesa më e rëndësishme e të drejtës së personit, “the right to one’s personality”. Por mbi të gjitha ata kishin vëzhguar se në “common law” mungonte sistemi legjislativ që tutelonte të drejtën e privatësisë. Kjo e drejtë qe e pamundur të mbrohej me predispozita kontratash, gjë që degjeneronte lajmet false dhe shpifjet. Gjithashtu, duke ekzaminuar ligjin për “copyright” (mbrojtja e publikimit të veprave akoma të pashpërndara), ata kishin vëzhguar se si ai që i jepte individit të drejtën e pronësisë, ashtu dhe e drejta e pronësisë duhej të shkëputeshin nga logjika e pronësisë dhe të fitonin dinjitetin e të drejtës autonome. Kjo analizë fillestare e Samuel Warren e Louis Brandeis dhe tezat e mëvonshme e të larmishme të juristëve amerikanë konkretizuan më 1903 lindjen e ligjit të parë për “privacy” në SHBA, i cili u publikua fillimisht nga shteti i Nju Jorkut e u rishikua më 1911 e 1921 dhe ekziston deri më sot. Nga ky moment “the right to privacy” mund të përdorej për mbrojtjen e interesit të individit në linja të ndryshme mbrojtjeje si për të kundërshtuar publikimin e lajmeve mbi shëndetin, gjendjen ekonomike, moralin, përdorimin e imazhit pa konsensusin e personit etj.

Rreth viteve ’60, falë ndryshimeve teknologjike e sociale, u bë një rishikim i konceptit të privatësisë, e kuptuar tashmë si një e drejtë e individit për të kontrolluar qarkullimin e materialeve informative që i takon.

Në Angli, ndryshe nga SHBA-ja, mungesa e Kartës së Kushtetutës çoi në kërkimin e mbrojtjes së privatësisë me anë të renditjes së shumë normave juridike mbrojtëse. Të tilla qenë:

-“Breach of confidence”, mbrojtjen e aktivitetit të përdorimit të paautorizuar të lajmeve të marra në rrugë konfidenciale ndaj të cilave je i detyruar të heshtësh.

-“Trespass”, mbrojtjen e mbledhjes së informacionit privat të individit nga shkelja apo dhunimi i të drejtave të tij.

-“Nuisace e Defamation”, mbrojtja ndaj akteve fizike, nga molestiet telefonike e ndaj çdo aktiviteti tjetër që shkakton vuajtje në dëm të individit.

Pra, dhe ky historik i sipërfaqshëm i lindjes së konceptit privacy na kujton se nevojshmëria për të pasur një hapësirë të shkëputur nga të tjerët e për të përfituar psikologjikisht e materialisht nga ky izolim ka qenë dhe është një e drejtë dhe biologjikisht e domosdoshme për njeriun, të cilën ai e ka pretenduar gjithnjë. çështja bazë është përherë e njëjta: gjetja e pikës së ekuilibrit midis vlerave legjislative dhe atyre sociale në situata konkrete. E historikisht, raporti midis njohurisë e privatësisë manifestohet nën rrënjët e një tensioni të fortë në sistemin e informacionit. E drejta e informacionit e ka themelin në lirinë e shprehjes së mendimit, në lirinë e komunikimit e si e tillë nuk mund të konsiderohet vetëm si një interes gazetaresk. Kjo e drejtë gjen vend në të drejtën e informimit të publikut, në transparencën që duhet të karakterizojë çdo shtet demokratik. Por, liria e komunikimit, e drejta për t’u njohur, transparenca nuk munden kurrë të eliminojnë nevojshmërinë e intimitetit, domosdoshmërinë për të ndenjur “pas skenës” e, mbi të gjitha, të drejtën për të ndërtuar lirisht sferën tënde private, zhvillimin e lirshëm të personalitetit e respektimin kur e kudo qoftë të dinjitetit tënd. E pikërisht respekti i dinjitetit të individit është baza e cdo ligji mbi mbrojtjen e privatësisë së individit në çdo shtet.

Ja si e mbyllin më shumë se një shekull më parë esenë e tyre “Privacy, the right to be let alone”, avokatët e rinj Samuel Warren e Louis Brandeis:

“E drejta ka njohur gjithmonë se shtëpia e një njeriu është një kështjellë shpesh e pahyrshme edhe nga ata që janë ngarkuar të zbatojnë këtë urdhër. Mos duhen vallë gjykatat të shembin portën kryesore autoriteteve përkatëse, për të hapur gjerësisht derën e pasme kuriozitetit gërmues e të pavlefshëm?”

E pra, mbrojtja e një shoqërie e brishtë apo e fortë duhet të vijë paraprakisht nga rinjohja e të drejtës së individit, respektimi i asaj çfarë ai kërkon të respektojë e mbi të gjitha, e drejta për t’u ndier i lirë në privatësinë e tij.

Privacy nën kronikën rozë shumëvjeçare të politikës ndërkombëtare

Skandali Cleveland Street 1889. Këtë emër mori nga gazetat skandali i zbuluar më 1889, ku u përfshi një numër i konsiderueshëm aristokratësh që frekuentonin një shtëpi publike meshkujsh në Londër, në një epokë kur homoseksualizmi konsiderohej një krim edhe ndaj të rriturve.

Skandali Profumo 1963. Zbulohet marrëdhënia sekrete midis John Profumo ministrit konservator anglez e showgirl Cristine Keeler pothuajse një vit pasi kjo marrëdhënie kishte marrë fund. Profumo jep dorëheqjen e kjo gjë përcakton dhe krizën e qeverisë së Mac Millan.

Eduard VIII 1936-1937. Mbreti anglez dashurohet me amerikanen e divorcuar dhe e rimartuar Wallis Simpson. Braktis fronin mbretëror, duke i lënë vendin vëllait të tij të vogël, për t’u martuar me Wallis në Francë. Në ceremoninë e martesës nuk merr pjesë familja mbretërore.

Francois Mitterand 1994. Në faqet e “Paris Match” publikohen disa foto të Francois Mitterrand me vajzën e tij sekrete Mazarine Pingeot.

J. F. Kennedy 1964. Marrëdhënia intime e J. F. Kennedy me aktoren Marylin Monroe zbulohet e ushqen për shumë kohë faqet e shtypit të shkruar.

Bill Clinton – Skandali Lewinsky. Stazhistja 22-vjeçare e Shtëpisë së Bardhë Monica Lewinsky bën publike marrëdhëniet e saj intime me Presidentin amerikan, e zgjatur në kohë nga viti 1995-1997.

Skandali Savoja 2006. Vittorio Emanuele di Savoia, trashëgimtari i fronit mbretëror italian përfundon në burg nën akuzën e favorizimit të prostitucionit ofruar klientëve në kazinonë “Kampionët e Italisë”.

Frederic Miterrand 2009. Ministri aktual i Kulturës në Francë dyshohet për pedofili, shkak bëhet homoseksualizmi i tij e botimi para disa viteve i një libri pothuajse autobiografik.

 

*publik. gazeta. stand. 2009

“You’ve got mail”… dikur “You’ve got letter”

Alba Kepi

 

Kupide, Venere, Afroditi, Eros, Freya, Kama etj, qene emrat e dashurise ne mitologjine antike, skype, messenger, myspace, facebook, twitter etj, jane sot zoterit e dashurise moderne.

Dikur ekzistonin letrat e gjata e romantike qe mbaronin me “i yti apo e jotja pergjithmone”, me pas arriten telefonat, me vone akoma celularet me mesazhet e tyre pa mbarim, e sot interneti masiv me shprehjen “cool” “a mund te catojme bashke?” Tashme i njohuri i ri nuk eshte me djaloshi brun qe takuat ne nje mbremje miqsh, apo ai bjondi i prezantuar nga mikja jote pak dite me pare e as shoku i klases qe nuk humbet rastin te te ulet prane. Miku apo mikja e ardhshme eshte nje i panjohur perfekt qe rastesisht te ka terhequr me nominativin e tij, me nje koment te hedhur diku apo me nje kujtim te larget. Skype, Messenger, Facebook, Twitter, Myspace, Windows live, Community, social network, dating, chat, sms jane instrumente qe kane revolucionarizuar ndjenjat, pasionet duke e shnderruar dashurine gjithnje e me virtuale. Kerkohet miqesi, dashuri, seks ne chatin e pothuajse cdo siti te preferuar.

A ju kujtohet filmi “You’ve got mail”, nje remake fantastik i klasikut “The shop around the corner” i vitit 1940? Ndersa protagonistet e regjisorit Ernst Lubitsch njiheshin e forconin lidhjen e tyre me letra te derguara ne kutine postale, Tom Hanks e Meg Ryan shume vite me vone,  ruajne anonimitetitin e dashurohen me njeri-tjetrin pas ekranit te nje kompjuteri. Ishte viti 1998 e kjo komedi fotografonte lindjen e nje realiteti te ri ku ndjenjat e marredheniet eksploronin me fraza brillante, situata ekuivoke, romanticizem, lot e gezim te shkembyer ne posten elektronike.

Edhe pse dikush e urren, nje tjeter mezi pret te vij, per dike nuk ka sens e per disa eshte pike referuese ne jete, fraza snobe, fjale te sheqerosura, pra duam apo nuk duam ne, Shen Valentini, dita e te dashuruarve eshte cdo vit e pranishme ne kalendar. Ta kujtojne vitrinat e dyqaneve, hapesirat e publicitetit, ofertat turistike e se fundmi ta kujton ai miku yt me besnik, kompjuteri, pa te cilin zor se nis dot punen. Site interneti me o pa pahir te servisin gjithcka qe teknologjia moderne te ofron ne kete dite. A eshte e mundur te transportosh tere universin human brenda kornizes se ekranit te nje kompjuteri? A mundet te qendrojne aty brenda ide, deshira, pasione, histori e intriga, miqesi e rivalitete, argetim e marredhenie dashurie, madje dhe raporte profesionale? Sms jane letra dashurie, msn janw muri virtual vezhgues, zilet e celulareve pa fjale jane frazat perkedhelese  te transformuara ne “kod” qe te kujtojne “se po te mendoj edhe pse nuk po te marr ne telefon”, kontakti online kudo e ne cdo ore te dites jane kordoni i kerthizes qe na mban “dhunesisht” te lidhur. Kerkohet, jepet e pretendohet miqesi, dashuri, seks ne chatin e pothuajse cdo siti interneti.

Dashuri emocionuese te lindura realisht e qe teknologjia e sotme i trasnformon cdo dite e me shume ne nje komunikim virtual, e dashuri te lindura pas ekranit te nje kompjuteri nen endrren e “idealizuar” per te realizuar nje raport real. Dikur ekzistonte dashuria platonike, sot ajo eshte kthyer ne nje dashuri virtuale. Pse jo, dashuria virtuale ka ekzistuar gjithmone, mjaft te mendosh Balzakun i cili martohet me nje vejushe ruse pas shume vitesh te gjata njohjeje krejtesisht epistolare, apo te kujtosh kohen prej pesedhjete e tre vitesh, shtate muajsh, njembwdhjete dite e nete qe Fermina e Fiorentino priten per te pare te realizuar dashurine e tyre platonike e te larget, sipas fanazise se penes se mrekullueshme te Gabriel Garcia Markez ne librin “Dashuri ne kohe te koleres”.

 Po sot ne koherat globale kjo dashuri jashtezakonisht e durueshme a mund t’i ruaj dot kaq gjate karakteristikat e saj? Po vazhdoj te pyes po Uliksi e Penelopa, Xhuljeta e Romeo, Dante e Beatrice, Paolo e Franceska, John Lenon e Yoko Ono, Diabolik e Eva Knat, Mini e Toplino, Harry e Sally, a do te mbeteshin cifte kaq mitike e me nje memorie kaq te gjate po ta kishin jetuar dashurine ne epoken globale?

Kupide, Venere, Afroditi, Eros, Freya, Kama qene emrat e dashurise ne mitologjinw antike, skype, messenger, myspace, facebook etj, jane sot zoterit e dashurise virtuale.

Sipas sociologeve thirrja joshese qe te ofrojne keta “zoter” te rinj te dashurise  eshte e parezistueshme. Maska online thjeshtezon perfshirjen emotive duke e bere ndjenjen akoma me intesive. Raporti online te lejon te clirosh imagjinaten, pasi perdoret vetem fjala e realisht je me pak i ekspozuar. Te komunikosh me ane te chat-it te lejon nje mbrojtje te anonimitetit, e pikerisht kjo perfaqeson nje nga aspektet me intriguese te te tij, pa harruar se kush gjen dashuri ne chat, provon sidoqofte ndjenja reale, autentike, emocione. Pas realitetit virtual fshihet nje person qe pamundesisht fsheh limitet e dobesite e tij. ”Objekti i deshiruara eshte shume me teper joshes kur ai nuk mund te arrihet apo zoterohet plotesisht” – shkruan Freud, e rreziku i dashurise virtuale eshte pikerisht ky, idealizimi i partnerit. Dashuria reale e shnderruar ne virtuale, apo kjo e fundit ne deshiren per ta berereale, ka nevojshmerine e aromes, kontaktit fizik, te te perditshmes qe tejkapercen interesat e perbashketa. Realiteti virtual po ndryshon shpejtesisht menyren tone te te menduarit, jeten tone sociale, format e dashurise e madje dhe mwnyrat e kryerjes se saj.

Megjithese ende ekzistojne romantike te pasherueshem me pasionin per te hedhur ne leter emocionet apo ndjenjat e tyre, letrat e vjetra te dashurise jane drejt zhdukjes. Pritja emocionuese e nje leter ne kutine e postes, hapja e nje zarfi eshte zevendesuar me sekondat qe te duhen per te lexuar nje mesazh ne celular, nje email, apo nje “click” ne chat. Shprehjet “me shume dashuri” apo “perhere e jotja apo i yti” ne mbyllje te nje letre te shkruar, jane shnderruar ne fjale te kodifikuara virtualisht. Ndjenjat rrjedhin me shpejtesi elektronike e bashke me kohen po humbasin dhe kuptimin e fjaleve veshese te tyre. Mjafton nje “click” e gjithcka dergohet apo eleminohet, madje shpesh harrojme dhe te pergjigjemi edhe pse mjaftojne shume pak sekonda.

Dikur letrat e dashurise kishin forcen te emociononin princa e mbret, strateg e artiste, te vjeter e te rinj, te varfer e te pasur. Respektohej ne kohe e ne fjale personi yt i dashur, miku e mikja, e mbi te gjitha respektohej ndjenja qofte kjo e jotja apo e dikujt tjeter ndaj teje.

 

Per romantiket e pasherueshme, per kuriozet, per te dashuruarit ne prag te festes se tyre, e pse jo dhe per ciftet virtual, letrat e meposhtme te dashurise me autoret e tyre, konsiderohen si disa nga me te bukurat e te gjitha epokave.

Napoleoni i shkruan Giuseppina Beauharnas

Pranvere 1797

Nuk te dua me. Perkundrazi te urrej. Je nje fatkeqe, perverse e vertete, budallacke e vertete, nje Hirushe e vertete. Nuk me shkruan kurre e nuk dashuron burrin tend. Ti e di kenaqesine qe letrat e tua me japin e nuk me dergon as pak rreshta te shkruara. Cfare beni gjithe diten zonje? Cfare tipe problemesh jetesore ju privojne kohen per t’i shkruar te dashurit tuaj besnik? Cili mendim eshte kaq pengues sa te ben te lesh menjane dashurine, dashurine e sinqerte e konstante qe ju me keni premtuar? Kush eshte ai i dashur i mrekullueshwm qe ju rrwmben cdo moment, vendos mbi diten tuaj e ju ndalon ti dedikoni vemendje burrit tuaj? Kujdes Giuseppina! Nje nate te bukur dyert do te shkaterrohen e une do jem aty.

 Ne te vertete e dashura ime jam i preokupuar, pasi nuk kam lajme nga ty.  Me shkruaj menjehere nje leter me kater faqe e me fjale te mrekullueshme qe me mbushin zemren time me emocion e gezim. Shpresoj te te mbaj ne krahe sa mw shpejt, te te mbuloj me miliona puthje perveluese si dielli i ekuatorit.”

Bonaparte

Ludwig van Beethoven i shkruan njw gruaje anonime

(Ludwig van Beethoven i shkruan nje gruaje, emri i te ciles deri me sot eshte anonim. Pas vdekjes se kompozitorit te madh (1770-1827) , kjo leter u gjet ne nje sirtar sekret te dollapit te tij. E shkruar ne ditet e 6-7 korrikut tw 1812 ne Teplilz, letra eshte formuar nga tre pjese te ndara e nuk eshte postuar kurre. Biografet u munduan te identifikonin gruan misterioze te ciles i drejtoheshin fjalet e mesiperme, por pa rezultat. Kush nga grate e frekuentuara nga muzikanti qe e dashura e pavdekshme?

Kontesha Giulietta Guicciardi? Therese Brunsvick? Amalie Sebald? Josephine Staekelbeig? Ende nuk dihet, por sidoqofte gruaja e panjohur eshte nje nga misherimet me subjektive te mitit romantik.”)

“6 korrik 1812 (mengjes)

Engjelli im, i teri i imi, vetem i imi. Vetem pak fjale per sot, madje dhe me laps (me tendin). Nuk jam i sigurt per strehimin tim deri neser, cfare humbje kohe e kote e gjitha kjo. Pse kjo angosh pa sens kur flitet per nevojshmeri, dashuria e jone ndoshta mund te rezistoj pa sakrifica, pa mendimin se secili prej nesh pretendon gjithcka nga tjetri. Mundesh te mohosh faktin se ti nuk je e gjitha e imja e une nuk jam i twri i yti. O zot hidh veshtrimin nga natyra e bukur e jepi paqe shpirtit twnd per ate c’ka duhet te jete. Dashuria kerkon gjithcka e me te drejte, kjo eshte nga une tek ty e nga ty tek une. Po ti harron kaq lehte se une duhet te jetoj per vete e per ty. Po teishim komplet te lidhur, ti do ndjeje kete nevojshmeri te dhimbshme, edhe sadopak te asaj qe ndjej une. Ne qofte se zemrat tona do te gjendeshin njeri prane tjetrit, nuk do me ndodhte natyrisht te kisha mendime tilla te ngjashme. Zemra ime eshte e mbushur nga deshira per te thene shume gjera. Ah, ka momente kur ndjej se fjala eshte e papershtatshme. Perpiqu te jesh e qete e qofsh perhere thesari im i vetem besnik, e gjitha e imja ashtu sic jam une per ty.

Zoti do percaktoj fatin tone te ardhshem.

Besniku yt Ludwig

Oscar Wilde i shkruan Lord Alfred Douglas me vitin 1891

“Djaloshi im i dashur. Teksa flen gjumi yt eshte kaq i adhurueshem e i mrekullueshem sa ato buze te kuqe si gjethet e nje trendafili duket sikur jane krijuar jo per muziken e kengeve por per cmendurine e puthjeve. Shpirti yt elegant e i arte ecen midis pasionit e poezise. Di tw them se Gacinto, i adhuruar me pasion nga Apollo, je ti ne kohen e grekerve. Pse je vetem ne Londer, e kur do shkosh ne Salisbury? Shko atje e rifresko duart me perendimin e hirte te gjerave gotike e me pas kthehu ketu kur te duash ti. Eshte ne vend fantastik e vetem ti mungon, por me pare shko nw Salisbury.

Gjithmone me dashuri te pashtershme i yti Oscar.

(Me vitin 1891 Oscar Wild dashurohet me “Bosie” Lordin Alfred Douglas. Babai i ketij te fundit, Markezi i Queensberry, i terbuar nga kjo marredhenie e pakuptimt, i shkruan Oscar Wilde  duke e quajtur “pederast”. Wilde e padit ne gjykate per falsitet e nga ku del ai vet i denuar. Pas dy vjet burgim, Oscar emigron nga vendi i tij i ndjekur pas nga “Bosie” i dashuri i tij Lordi Douglas.”)

Erich Maria Remarque i shkruan Marlene Dietrich

“Ti qiell i dashur me ke shkruar letra kaq te bukura sa une them gjithmonw se shkrimtaret nuk duhet te shkruajne letra. Te tjeret ia dalin me mire. “Rezonanca qe merr fryme” kurre nuk do te me kishte shkuar ne mendje. Po vazhdimi? Ti mund t’i thuash nje personi qe e dashuron. Kurse une nuk e bej dot kurre plotesisht. Sa bukur eshte te degjosh te me thuash se je e qete dhe e lumtur edhe kur je vetem. Ishte pikerisht kjo ajo qe une doja. Nuk deshiroja te te beja te trazuar e te palumtur, cdo zhigolo mund t’ia dilte. Kjo gjendje te kompleton mrekullisht, je me rrezatuese dhe e bukur se me pare, kilometra larg vihet re se po jeton e dije se dikush tjeter jeton ne menyre konstante vetem per ty.

Sot gjeta poezine tone te Goethe dhe e lexova thellesisht i emocionuar:

“Thuame cfare ka pregatitur fati?

Thuame ne cfare menyre i ka lidhur kaq saktesisht nyjet?

Ah ne kohet e shkuara ke qene motra ime e ndoshta dhe gruaja ime

Njihje gjithcka timen

Nga nervi me i thjeshte spiunoje dridhjen

Te me lexoje brenda te mjaftonte nje veshtrim

Tek une qe syri i vdekjes kaq veshtiresisht penetronte”.

Thesari im pse a nuk eshte keshtu vertete?.. Pra ti je e gjitha ne nje gje te vetme: aventura eshte gruaja ime. Ti je per mua e une jam per ty e nuk mund te jete absolutisht vecse keshtu. Nuk je vetem ti nje rezonance frymemarrese (ah, dreqi ta marr ta kisha gjetur une kete shprehje!) jam dhe une….here me duket sikur jam nje merimange qe thur nje kuader tw shndrritshem plot me akull e reflekse diellore-nje rrjet mendimesh, punesh, fjalesh, ndjenjash e ledhatimesh, qe te mberthen e kerkon te jete ne shtepine tende, e cila eshte e mbushur plot e ndjen mungesen e saj, nje rrjete i shtrire midis trendafilave, nje fill delikat, solid e i rrezatues argjendi, mjaft lehtesues per hapat e tu te lehte prej akrobati, nje rrjete nen ngjyren blu te qiellit e mbi ate te ujit, mbi te cilen ti mund te biesh sa here te duash, do te te mbaje e do te te hedhe perseri lart.”

Charles Baudelaire i shkruan Jeanne Duval

 “Me ler t’i mbaj ere gjate, gjate flokeve te tu, duke zhytur tere fytyren time ne to, si nje i etur ne burimin e ujit, t’i perzij me duar si nje shami e parfumosur per t’i tundur kujtimet ne ajer. Sikur ta dije gjithcka qe une shoh, gjithcka qe une ndjej, gjithcka qe une thith nga floket e tu, Shpirti im udheton ne aromen e tyre ashtu sic shpirti i te tjereve udheton ne muzike. Floket e tu mbajne gjithcka ne nje enderr, plot me vela e pyje, mbajne detera te medhenj tw cilet me cojne drejt klimave perrallore, ku hapesira eshte me e bukur e me e thelle, ku atmosfera parfumoset nga frutat, nga gjethet e nga lekura humane. Ne oqeanin e flokeve te tu une shoh nje por te mbushur me kenge melankonike burrash te ardhur nga cdo vend, me anije te cdo forme, te ngritura mbi arkitektura elegante e te komplikuara nen nje qiell te pafund ku braktiset ngrohtesia e perjetshme. Ne perkedheljet e flokeve te tu une gjej dhimbjen e oreve te gjata kaluar mbi nje divan, ne dhomen e nje anije te bukur, lekundur nga zhurma e paperceptuar e portit. Ne vatren e nxehte te flokeve te tu, une ndjeje eren e duhanit, perzier me ate te opiumit e te sheqerit. Ne naten e flokeve te tu, une shoh te shkelqej blu-ja tropikale. Ne brigjet e tufave te flokeve te tu, une dehem nga era e katramit, myshkut e vajit te koko-s. Me gjate le te kafshoj gershetat e tu te gjate e te zi. Kur te kafshoj floket e bute e elastike, me duket sikur ushqehem me kujtime.”

 

Wolfgang Amadeus Moxart i shkruan gruas se tij Costanza Weber

(Ne mjaft letra dedikuar gruas se tij te re, Moxart perdor nje gjuhe humoristike mes shakave e ngacmimeve).

E dashura gruaja ime e mire.

Oh sikur te kisha vertete nje leter tenden. Ne qofte se do te tregoja ate c’ka bej me fotografine tende, me siguri qe do te qeshesh. Sapo e nxjerre nga kellefi them:”Miremengjes vogwlushe Constanza. Miremengjes shejtanke, kotele, hunde perpjete, e me ngadale e rifus perseri ne te duke thene: “Be, be, be” -me ate shprehje speciale qe kjo fjale kerkon. E ne fund them me nxitim:”naten e mire miushe, gjume te embel”. Besoj se te tjeret mendojne se kam shkruar budallalleqe, por per ne qe duhemi kaq shume nuk eshte keshtu. U bene gjashte dite qe te jam larg e me duket nje vit. Te puth brishterisht miliona here burri yt qe te dashuron po ashtu brishterisht.

Gioachino Rossini i shkruan sopranos Isabella Cobran

(Cobran interpreton mjaft opera te ketij kompozitori e pasi kish qene e dashura e shume punedhensve te tjere, me ne fund martohet me Gioachino Rossini)

“A doni opinionin tim mbi dashurine?

Dashuria e kenaqur eshte nje kalim kohe e kendshme. Dashuria e palumtur eshte nje dhembe i prishur ne zemer. Fale zotit ne kemi pasur fatin te mos te njohim asnje nga keto semundje. Dashuria ime per ju eshte nje simfoni ne sol macho, dedikuar me te bukures se te gjitha grave, nga i dashuri i saj besnik.”

Ofelia Queiroz i shkruan Ferdianado Pesossa

(Ofelia sekretarja 19 vjecare dashurohet me nje nga shkrimtaret me te medhenj te shekullit tw XX, Ferdinando Pessosa. Ajo eshte nje vajze e thjeshte e paksa utopiste.)

10 dhjetor 1920

Fernando

Jam akoma nen efektin e dhimbshem te fjaleve te letres tende, prandaj dhe po te shkruaj. Preokupimet e bindjet e mia intime nuk me zhgenjyhen, po adhuroja nje nga ato qeniet qe luajne me ndjenjen puro, qe jane te afte te lodhen duke torturuar zemren e vajzave te varfra, duke dashur te krijojne me to jo nje lidhje ndjenje, jo nje simpati shpresash te ardhshme, jo per interes apo kapricio, por vetem sepse u pelqen t’i hidherojne, t’i shqetesojne, t’i torturojne ashtu si ti me mua, qe per me shume nuk te kisha menduar kurre, madje as nuk te njihja. Cfare bukurie! Sublime! Madheshtore! Persa i perket letrave te mia mund t’i konservosh po te duash, edhe pse jane shume te thjeshta. Persa me takon mua nuk do mungoje ne te ardhmen nje leskion nga kjo cka me ndodhi. Me beri te kuptoj se deri ne c’pike te sinqeritetit nje burre shpreh simpatine e tij, ndjenjen e tij, dashurine e tij, te gjitha shpresat e ardhshme ndaj nje vajze jo eksperte…..

Te uroj nje lumturi pa kufi

E …. Ofelia

Dy vjet me pare, me shkurt te 2009 nje grup studiuesish te Univeristeti te Sienas ne Itali midis kompozimeve epistolare te shekullit te XII zbuluan ne Verona manualin e pare te letrave te dashurise. Sipas tyre behej fjale per modelin me antik te letrave dashurore ne mesjete. Ky manual prezantohet me orientimet e duhura per ta shkruar ate nen mesimet e Maestro Guido. Maestri ishte Guido II, Konti i Casentino-s e ne kete leter i drejtohet bashkeshortes se tij konteshes Imelde. Pra Maestro Gurido eshte i pari qe na meson se si shkruhet nje leter dashurie, duke i dedikuar ketij argomenti nje kapitull te tere te manualit te tij. Ky zbulim premton te modifikoje ndjeshem njohurite e ketij sektori mbi paragjykimet ndaj analfabetizmit te grave ne mesjete, mbi ekzistencen e qendrave laike te mesimit e mbi historine e ndjenjave.

Fragment nga manuali i pare i letrave te dashurise (historikisht ky dokument i perket vitit 1017)

“Imeldes gruas se dashur, Guido burri i saj, i dorezohet plotesisht ashtu sic Paridi Helenes. Sa dashuri te nxehte, sa ndjenje te embel, sa dwshira te thella ushqej ndaj teje e nuk i koncepton zemra, nuk i shkruan dora e nuk shpreh fjala. Dua qe ti grua e dashur ta dish se ndodhem ne Pisa, kam shitur tere mallin e nuk po gjej dot nje drejtues besnik qe te me ktheje tek ty. Ndjenja jote mike e embel duhet ta dije se per aromen e dashurise tende une kapercej male, notoj dete e madje perballoj dhe rrezikun e vdekjes. Per kete i kerkoj fortesisht embelsise tende se nese do qe une te jetoj akoma te me lejoje edhe pak kohe pritje per te me takuar e nuk dua t’i dorezohet harreses.”

*artikull i publikuar me 2007  gaz. “Standard”

Love… ne te gjitha gjuhet e botes

Alba Kepi

 

Pothuajse te gjithe imagjinojme se dime gjithcka rreth dashurise e kjo fjale eshte kaq e pranishme ne ekzistencen tone sa duket e kote ta precizojme ate. Dashuria eshte nje ndjenje  intensive totalisht tendecioze karshi nje personi, nje odjekti, nje kafshe apo karshi  nje koncepti, nje ideali . Ajo merr forma e trajta  gjithformashe midis qenieve humane, nuk ka nje perkufizim  te  caktuar e deri sa ta provosh eshte pothuajse e pamundur te pranosh ekzistencen tende pa te . Te panumerueshme jane fytyrat e dashurise e sensi i saj ndryshon nga nje  person te tjetri e nga nje moment ne tjetrin per gjithkush , madje dhe nga nje  epoke ne tjetren . Po c’kuptim kishte kjo fjale tek paraardhesit tane ?  C’ishte dashuria ne antikitet e me pas ?

Nje tekst ne greqishtjen e vjeter shkruar mbi nje papirus e i gjetur vetem pak vite me pare ne Egjipt, ne Oasi i Fayum (100 km larg Kairos ) , permban te paren leter te vertete dashurie  te njohur  deri tani ne histori . Kjo leter i perket periudhes se Kleopatres shek I p.e.s. , e dikush i quajtur Dionis i rrefehet  vellait te tij  Ermodoto mbi dashurine qe ka ndaj nje vajze , te cilen e pershkruan keshtu : “….ka floke te erret , syte jeshil  e lekure te arte…  gjoksi i saj i formuar kaq mire te erreson mendjen nga emocioni , po keshtu dhe kembet e drejta e elegante … eshte kaq e zonja ne lojerat erotike , gjate mbremjeve te fresketa te , ndricuara vetem nga drita e zbehte e henes… Zbulimet arkeologjike e studimet e bera  mbi to hedhin drite mbi jeten dashurore e erotike te paraardhesve tane qartesojne kete aspekt te shpirtit njerezor qe nga Egjipti i lashte te Greqia Klasike e Roma Antike. Ne Antikitetin Klasik planeti “eros” ishte i gjere e i shumellojshem gje qe e deshmojne kostumet seksuale kaq joshese e estravagante te gdhendura ne tempujt apo piramidat e lashta . Papirus  te shumte  ilustrojne me nje kapacitet te rralle impulset erotike te banoreve te thjeshte neper fshatrat periferike te Egjiptit te lashte . Ne nje papir te shek II e.s  flitet per preokupimet qe nje nobile romake ka per vajzen e saj  Lukra , akoma adoleshente e cila eshte bere skandali i fshatit…” pasi nderron te dashur cdo jave e po merr veset e nje te perdale…” . Lirshmeria e paparagjykimi ne dashuri gjeten konfirmim ne literaturen klasike te te gjitha epokave . Poetesha greke Safo (VII-VI p.e.s) me odet e saj te ndjeshme deshmon  pasionet e forta e te shfrenuara te vajzave te reja , te cilave ajo i  mesonte nje jete te rregullt seksuale . Dramaturgu grek Aristofane ( V-IV p.e.s.)  ne komedine e tij “Lisistrata” pershkuan me nje komicitet te rralle e pa paragjykim vartesine qe meshkujt  grek kishin ndaj seksit femer duke u bere shpesh nje isrtument  ngritjeje politike . Pa harruar poezite e poetit latin Gajo Valerio Catullo (84-54 p.e.s.) i cili me 62 p.e.s. njihet me Lesbian , gruaja qe dashuroje e qe influencoje tere poezite e jetes se tij , me te famshmet e te cilit qene “Vivamus” e  “Mea Lesbia “.

 Ne mitologjine  greke e jo vetem , nje nga ciftet me te njohur qe Medea e Giasone shek V p.e.s. historia e te cileve u misherua ne vepren e Euripides “Medea”. Dashuria ndaj Giasone e shtyn Medean te beje gjithcka , e braktisur nga i shoqi ajo vret me duart e  veta femijet e saj . Per te paren here ne teatrin grek , apo te pakten per here te pare  ne materialet qe  kane arritur deri me sot , protagoniste eshte pasioni i nje gruaje , nje pasion i eger  e i dhunshem qe e shnderron Medean ne nje grua te dobet e te forte njekohesisht . Medea eshte nje nga figurat me komplekse , me shprehese e me dramatike te botes Klasike .

     Ne Parisin e shek te XII cifti Abelardo e Eloisa ben pjese ne imagjinaten kollektive europiane . Filozofi francez Pietro Abelardo dashurohet marrezisht  me nxenesen e tij  me  te bukuren  Eloisan  … “ Eloisa kishte gjithcka qe do te joshte  nje te dashur…”- shkruan ai ne letrat qe ben te njohur dashurine e tyre.

  …” Me preteksin e leksioneve hidheshin ne krahet e dashurise .. sapo hapnim librat fjalet silleshin rrotull argumentit dashuri e braktisnin studimin… ishin me te shumta puthjet se frazat… dora shkonte me shpesh ne  gjoks se sa ne liber….deshira e jone nuk linte pas dore asnje aspekt te dashurise … sa here qe pasioni yne zbulonte dicka te re e provonim shpejt…” Po ndersa pasioni i Abelardos ishte me shume  erotik ai i Eloisas ishte i teri dashuri e dedikim …”Zoterise sime , madje babit  ,bashkeshortit tim , madje vellait sherbetorja juaj biles bija , nusja juaj apo motra   te ka dashur me nje dashuri pa kufi …por gjithmone me tingellonte me embel fjala mike , dashnore apo prostitute , zemra ime nuk ishte me mua por me ty …”

  Paolo e Franceska , shek XII jane dy figura dashnoresh qe kane hyre ne imagjinaten popullore edhe pse i perkisnin historise e letersise . Atyre i eshte dedikuar pjesa me e madhe e kenges se V – Ferr  ne “ Komedine Hyjnore “ te Dante Aligerit . Franceska u dashurua me Paolon , vellain e bashkeshortit te saj  Giacinto , dora e te cilit i coje ne vdekje dy te dashuruarit “ ..  Franceska mekatet e tua me bejne te qaj …..Cfare mendimesh te bukura dashurore , cfare deshirash reciproke cuan kete shpirtra drejt mallkimit ..? …shkruan Dante ne dialogun e tij me Francesken .

  Po kush nuk njeh historine e Romeo e Xhuljetes e te dashuruarve me te famshem ,e me te pafat te botes ? Historia e tyre  e shkruar per here te pare nga Luigji da Porto me 1524 dhe e bere e pavdekshme 70 vjet me vone  fale penes se William Shakespeare , kaq shume tronditi fantazine popullore sa perzieu legjenden me realitetin .  Tragjedia e Xhuljeta Capuleti e Romeo Montecchi  ka gjetur ne qytetin  e Verones (Itali) perputhje te ngjashme ambientale si shtepia e Xhuljetes e cila ndodhet ne rrugen Capello 23 , shtepia e Romeos , varri i Xhuljetes .Tragjedia leviz brenda kontestit historik te epokes kur zhvillohet  , e emrat e familjeve rivale ishin te njohura qe ne shek. XIII kur permenden per her te pare nga Dante tek Purgatori  Kenga e VI . Kjo histori tragjike qe pasqyron ne menyre fantastike jeten e qytetit te Verones gjate shek XIII ka terhequr e vazhdon te terheq kuriozitetin e turisteve nga e gjithe bota . Madje turiste  mjaft te njohur e vizituan kete qytet qysh ne shek XVIII si qe Madame de Stael nje nga eksponentet e para te levizjes se sapo lindur romantike . Pas saj qe poeti anglez George Byron i cili shkruan” …Varri i Xhuljetes i thjeshte , i hapur , me gjethe te thara perreth ne nje kopesht te izoluar te nje manastiri  eshte kaq i trishte  sa dashuria e saj ….” Nje vizituese  e vecante e mjaft e njohur qe me 1822 Maria Luisa e Austrise  e veja e Napoleonit qe me grimcat e marra nga guret e varrit te Xhuljetes krijoje nje komplet floriri me varese e vathe . Pas tyre studiuesit Antoine Claude Valéry  , Alfred de Musset poeti gjerman Heinrich Heine ,  romancieri anglez  Charles Dickens etj . Ngjarja midis dy protagonisteve ka marre ne kohe nje vlere simbolike duke u kthyer ne sinonim te nje dashurie perfekte , por te penguar nga shoqeria perreth . Ne imagjinaten kollektive shprehja te jesh si Romeo e Xhuljeta nenkupton nje sentiment mjaft te forte dashuror i pershkruar poetikisht nga drama  Shekspiriane .

 Nje tjeter cift i famshem ne historine e njerezimit eshte Werther e Carlota , figura qe moren forme ne vepren e Johann Wolfgang Goethe “Dhimbjet e te riut Werther “, publikuar me 1774, e i konsideruar ne historine letrare si i pari “best seller“ i letersise . Werther nje  aritst i ri borgjez njihet ne nje ballo me te bukuren nobile Carlotta , e fejuara e Albertos  mikut te tij me te ngushte . Dashurohet marrezisht pas saj e pamundesia e realizimit te ndjenjave te tij e cojne ne vetvrasje . Goethè pershkruan konfliktin e perhershem midis ndjenjave vetjake  e pengesave sociale . Dashuria e Werther …. e dominon trupin , pushton mendjen , fshin cdo deshire e aspekt te arsyeshem te jetes … dashuria anullon jeten me nje force te mbinatyrshme e shkaterruese…” Ai pranon humbjen e tij, e njeh paaftesine perballe nje sentimenti kaq totalitar …

Nje nga kryeveprat e realizmit eshte dhe  romani Ana Karenina i Lev Nikolaevic Tolstoj i publikuar per here te pare me 1877. Ky roman i ambientuar ne shtresat me te larta te shoqerise ruse te asaj periudhe ka ne qender dashurine midis Ana Karenina e kontit Alesio Vronsky . Ana nje nga perlat e aristokracise ruse e martuar e me nje djale , dashurohet marrezisht pas kontit Vronsky . Dashuria e tyre rrembyese e intensive tejkalon cdo limit . Pasioni shfrenues , paaftesia per te pranuar braktisjen nga Vronsky e mosdeshira per tu kthyer tek  burri te cilin e urren  e cojne  Anen te vetvritet nen shinat e nje treni . Tolstoj rinjeh tek ajo paaftesine per tu impenjuar drejt nje kerkimit te nje lumturie , paaftesi qe e con deri ne vetvrasje . Ana Karenina shpesh pranohet si nje parabole midis veshtiresise se te qenit i ndershem me vetveten kur shumica e shoqerise pranon hipokrizine .

 Dashuria mund te paraqitet si je pasion shkaterrues, si nje ndjenje shtazore, si nje obsesion i mendjes, si nje transport i zemres , si nje ekstaze e senseve, si nje cmenduri “… dashuri , dashuri s’na le kurre rehat , si nje hije  ngjitesh e prapa na ndjek …” thote Falstaff ky personazh i dramaturgut me te madh te dashurise William Shakespeare .

Afrikaans Ek het jou liefe
Afrikaans Ek is lief vir jou
Albanian Te dua
Te dashuroj
Ti je zemra ime
Alsacien Ich hoan dich gear
Amharic Afekrishalehou
Arabic Ana Behibak (to a male)
Arabic Ana Behibek (to a female)
Arabic (Formal) OOHEBOKI (to a female)
Arabic (Formal) OOHEBOKA (to a male)
Arabic Ib’n hebbak
Arabic Ana Ba-heb-bak
Arabic nhebuk
Bari (A Sudanese Language): Nan nyanyar do(I love you)
Nan nyanyar do parik (I love you very much)
Basc Nere Maitea
Batak Holong rohangku di ho
Bavariank I mog di narrisch ger
Bengali Ami tomAy bhAlobAshi
Bengali Ami tomake bhalobashi
Berber Lakh tirikh
Bicol Namumutan ta ka
Bulgarian Obicham te
Cambodian Bon sro lanh oon
Cambodian kh_nhaum soro_lahn nhee_ah
Canadian French Sh’teme (spoken, sounds like this)
Cantonese Ngo oi ney
Catalan T’estim (mallorcan)
Catalan T’estim molt (I love you a lot)
Catalan T’estime (valencian)
Catalan T’estimo (catalonian)
Chinese Wo ie ni
Creole Mouin rinmim ou
Croatian LJUBim te
Czech miluji te
Czech MILUJU TE! (colloquial form)
Danish Jeg elsker dig
Dutch Ik houd van jou
Esperanto Mi amas vinu
Estonian Mina armastan sind
Estonian Ma armastan sind
Farsi Tora dust midaram
Farsi Asheghetam
Farsi (Persian) doostat dAram
Filipino Mahal ka ta
Filipino Iniibig Kita
Finnish Mina” rakastan sinua
Flemish Ik zie oe geerne
French Je T’aime
Gaelic Tha gradh agam ort
German Ich liebe Dich
Greek S’ ayapoh
Greek (Ego) philo su
(ego is only needed for emphasis)
Gujrati Hoon tane pyar karoochhoon
Hausa Ina sonki
Hebrew Ani ohev otach (male to female)
Hebrew Ani ohev otcha (male to male)
Hebrew Ani ohevet otach (female to female)
Hebrew Ani ohevet otcha (female to male)
Hindi Mae tumko pyar kia
Hindi My tumko pyar karta hu
Hindi Main tumse pyar karta hoon
Hindi Ham Tomche Payer Kortahe
Hindi Mai tumse peyar karta hnu
Hindi (Kannada) Naanu ninnannu premisuththeneu
Hokkien Wa ai lu
Hopi Nu’ umi unangwa’ta
Hungarian Szeretlek te’ged
Icelandic M-Ig elska M-~ig icelandic
Eg elska thig ind
Mai tujhe pyaar kartha hoo
Indonesian Saja kasih saudari
Indonesian Saya Cinta Kamu
Indonesian Saya cinta padamu
Indonesian Aku cinta padamu
Irish taim i’ ngra leat
Italian ti amo (if it’s a relationship/lover/spouse)
Italian ti voglio bene (if it’s a friend, or relative)
Japanese Kimi o ai shiteru
Japanese Watakushi-wa anata-wo ai shimasu
Kiswahili Nakupenda
Klingon qabang
Klingon qaparHa’ (depends from where you are in the galaxy)
Korean Tangsinul sarang ha yo
Korean Nanun tongshinun sarang hamnida
Lao Khoi huk chau
Latin Te amo
Latin Vos amo
Latin (Ego) amo te (ego, for emphasis)
Latvian Es tevi Mlu (s teh-vih me-lu)
Lingala Nalingi yo
Lithuanian TAVE MYLIU (ta-ve mee-lyu)
Luo Aheri
Madrid lingo Me molas, tronca
Malay Saya cintamu
Malay Saya sayangmu
Malay/Indonesian Sayah Chantikan Awah
Mandarin Wo ai ni
Mohawk Konoronhkwa
Navaho Ayor anosh’ni
Ndebele Niyakutanda
Nepali Ma timilai maya garchu
Ma timilai man parauchu
Norwegian Eg elskar deg (Nynorsk)
Norwegian Jeg elsker deg (Bokmaal)
(pronounced: yai elske dai)
Osetian Aez dae warzyn
Pakistani Muje se mu habbat hai
Persian Tora dost daram
Polish Kocham Cie
Polish Ja cie kocham
Portuguese Eu te amo
Romanian Te iubesc
Russian Ya vas lyublyu
Russian (Malincaya) Ya Tibieh Lublue
Russian (Malincaya) Y’a liou-bliou tibye
Russian (Malincaya) Ya vac loobyoo
Russian (Malincaya) Ya tebya loobyooo
Russian (Malincaya) Ya l’ubl’u t’ebya
Russian Ju ljublju tebja
Russian Ju ljublju tebja!
Russian LJUBLJU TEBJA!
Russian ya lyublyu tebya
Russian Ya polubeel s’tebya
Russian ya tebya ljublju
Serbian LUBim te
Serbocroatian volim te
Shona Ndinokuda
Sinhalese Mama oyata adarei
Sioux Techihhila
Slovak lubim ta
Slovene ljubim te
Spanish Te quiero (I realy-realy care for you)
Spanish Te Amo ( I love you)
Srilankan Mama Oyata Arderyi
Sudanese (Bari) Nan nyanyar do (I love you)
Sudanese (Bari) Nan nyanyar do parik (I love you very much)
Swahili Naku penda (followed by the person’s name)
Swedish Jag a”lskar dig
Swedish Iaj Alskar Dej
Swiss-German Ch’ha di ga”rn
Syrian/Lebanes BHEBBEK (to a female)
Syrian/Lebanes BHEBBAK (to a male)
Tagalog Mahal kita
Tamil Naan unni kathilikaran
Tamil Ni yaanai kaadli karen
Tcheque MILUJI TE^
Telugu Neenu ninnu pra’mistu’nnanu
Telugu/India Nenu Ninnu Premistunnanu
Thai Ch’an Rak Khun
Thai Phom Rak Khun
Tunisian Ha eh bak
Turkish Seni seviyorum
Urdu Mujge tumae mahabbat hai
Uzbek Man seni sevaman
Vietnamese Em ye^u anh (woman to man)
Vietnamese Toi yeu em
Vietnamese Anh ye^u em (man to woman)
Vlaams Ik hue van ye
Vlaams Ik hue van ye
Welsh ‘Rwy’n dy garu di
Welsh Yr wyf i yn dy garu di (chwi)
Yiddish Ich libe dich
Yiddish Ich han dich lib
Yugoslavian Ya te volim
Zuni Tom ho’ ichema

Se non ora Quando? por dhe… Se jo tani kur?

Alba Kepi

Se non ora quando? .. le te therrasim dhe shqip!
Se jo tani kur? .. le te therrasim dhe shqip!

Skandali i Berluskonit, lista e gjate e te dashurave te tij te shperblyera me poste ne parlament, ne politike e qeveri, festa modelesh “te frymezuara” me orgji sesksuale e nen pagesa zemergjera nga kryeministri imponuan thirrjen: “Se jo tani kur?”

“Se jo tani kur?” e le t’i bashkohen kesaj thirrje dhe zeri “alla albanese” i te gjitha grave shqiptare qe para gjithckaje nderojne dinjitetitin.

Situata ne Itali e manifestimi i se dieles eshte konkretesi e nje realitet qe e gjen kudo ne cdo vend e ne permasa te ndryshueshme. Dhe Shqiperia nuk ngelet pas. Per “fat” mungojne tam-tam-et mediatike e mbijetojne vec thashetheme korridoresh, zyrash e tavolinash. Nuk eshte e lehte te jesh grua sot ne Shqiperi, kur vlerat e zakonet sociale i sheh ne nje transformim te vazhdueshem, kur “normalja” perpiqet te mbijetojw ndaj trasgresionit, kur “paraja” fshikullon opinionet, kur “pushteti” himnizon provincializmin intelektual, kur “kultura” ç’nderon dinjitetin. Nuk eshte e lehte te jesh nje grua kur sheh se sekretarja e zedhenesja e shtypit eshte me e pasur se shefi i saj, me e impenjuar se vete ai. Sa pune bejne njekohesisht: sekretare, zedhese, kryeredaktore e nje reviste, pjestare e nje jurie, pedagoge ne fakultet, anetare e nje bordi, skenariste? Ah harrova dhe imituese te shemtura te balerinave Moulin Rouge!

No comment

Spartak Ngjela: “Kjo qeveri duhet të ikë sot. Shqiptarët s’do ta lejojnë të vazhdojë të vjedhë pasuritë kombëtare bashkë me zgjedhjet që vijnë. Prokuroria s’duhet të ndalet në proceset e nisura. Shqiptarët duan drejtësi për vrasjet dhe vjedhjet. Prandaj edhe do dalim në demonstratë më 18 shkurt”.

Ilir Meta: “Çështja duhej të ishte sqaruar, duhej të ishte mbyllur dhe secili duhet të kishte marrë përgjegjësitë e tij, por unë këto ia kam thënë, natyrisht në mënyrë konfidenciale në një letër Prokurorisë së Përgjithshme dhe për dijeni edhe ministrit të Drejtësisë. Por kjo nuk është fare e rëndësishme. Unë e kam sfidën time, në raport me ligjin, me të vërtetën e me opinionin publik dhe nuk do t’i shmangem, përkundrazi”.

Dritan Prifti:  “Kush e beson që unë do filmoja veten duke bërë korrupsion? Do ta kisha sqaruar lehtësisht situatën nëse do më ishte bërë një thirrje e thjeshtë për sqarim. Prokuroria dyshon se është bërë korrupsion, pasi ka parë një video të re të regjistruar nga vetë unë, si video e Ilir Metës”.

 Miroslav Lajçak: “Rama nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare dhe qëndrimin e Komisionit se Shqipëria është vend parlamentar funksional. Rama do të donte që ne të shpreheshim për zgjedhjet e parakohshme dhe ai na fajëson pse BE-ja nuk shpreh një mesazh të qartë mbi këtë”.

Edvin Rama: “Do të dalim në demonstratën e 18 shkurtit për votat që vidhen, për pasuritë kombëtare që plaçkiten në mënyrë të jashtëligjshme, për paratë që fitohen mal nga kusarët duke bërë gropë ekonominë, për të varfrit, për të papunët, për çdokënd që nuk përballet dot më me rritjen e frikshme të çmimeve, ne do të dalim në demonstratë më 18 shkurt, paqësisht, por vendosmërisht”

Berlinale 2011

Alba Kepi

Postdamer Platz është një nga zonat e Berlinit që falë rinovimit arkitektonik të viteve ‘90 i ka dhuruar këtij qyteti skenografinë moderne të një rilindjeje urbane kaq të pritshme pas shembjes së murit. Çdo vit në muajin shkurt, jeta e këtij qyteti zhvendoset në këtë zonë mes turistëve të shumtë, fotografëve, gazetarëve e një tapeti të kuq i cili shtron rrugën para Berlinale Palast (Pallati Berlinal) ku bën sfond e shkruara “Internationale Filmestspiele Berlin 10–20.2.2011”. Është Festivali i 61-të Ndërkombëtar i Filmit në Berlin, i njohur nga profesionistët shkurt “Berlinale”, një nga takimet më të rëndësishme të industrisë kinematografike evropiane e botërore, i organizuar çdo vit me profesionalizëm e mbi të gjitha me dashurinë pasionale për kinemanë.

Postdamer Platz është një nga zonat e Berlinit që falë rinovimit arkitektonik të viteve ‘90 i ka dhuruar këtij qyteti skenografinë moderne të një rilindjeje urbane kaq të pritshme pas shembjes së murit. Çdo vit në muajin shkurt, jeta e këtij qyteti zhvendoset në këtë zonë mes turistëve të shumtë, fotografëve, gazetarëve e një tapeti të kuq, i cili shtron rrugën para Berlinale Palast (Pallati Berlinal) ku bën sfond e shkruara “Internationale Filmestspiele Berlin 10–20.2.2011”.

Është Festivali i 61-të Ndërkombëtar i Filmit në Berlin, i njohur nga profesionistët shkurt “Berlinale”, një nga takimet më të rëndësishme të industrisë kinematografike evropiane e botërore, i organizuar çdo vit me profesionalizëm e mbi të gjitha me dashurinë pasionale për kinemanë.

Më shumë se 19 000 profesionistë të kinemasë të ardhur nga 128 shtete të botës, 4 000 gazetarë e fotografë, 400 filma të projektuar, 300 000 bileta të shitura, takime, diskutime, ekspozita, art, glamour e festime është atmosfera e ditëve të tij. Edicioni i sivjetshëm u hap me një apel të fortë në mbrojtje e respekt të të drejtave të njeriut. Gjatë konferencës për shtyp të jurisë së festivalit kryesuar nga Isabella Rosellini e me anëtarë aktoren Nina Hoss, produktorin Jan Chapman, aktorin, regjisorin e produktorin Aamir Khan, kostumisten Sandy Powell e regjisorin Guy Maddin gjendej dhe një karrige bosh. “Është vendi i rezervuar për regjisorin iranian Jafar Panahi, – pohon drejtori i Festivalit të Berlinit Dietter Kosslick, – e kishim ftuar atë për të qenë anëtar i jurisë internacionale të 2011. Por, në dhjetor të 2010-s u arrestua, u dënua me gjashtë vjet burg e me heqjen për 20 vjet të së drejtës për të ushtruar artin e kinemasë. Do të përdorim çdo mjet tonin për të kundërshtuar këtë urdhër drastik”. “Ne nuk i humbim shpresat, – u shpreh dhe kryetarja e kësaj jurie aktorja Isabella Rosellini, – e duam të kujtojmë rëndësinë e lirisë së fjalës, mendimit e të realizmit të veprave. Jafar është një ambasador i kulturës së vendit të tij e një njeri me mjaft dinjitet. Ne e duam të jetë këtu”.

 Më 11 shkurt, në ditën e përvjetorit të revolucionit iranian e në nderim të regjisorit të burgosur nga regjimi i Ahmadinejadit, në sallat e Festivalit të Berlinit do të transmetohet filmi i tij “Offside”, fitues i “Ariut të argjendtë” në festivalin e vitit 2006. Ndërsa më 17 shkurt “Berlinale Talent Campus” e “Cinema Film Fund” do të organizojnë një panel diskutimi nën titullin “Kinemaja e censuruar” me prezencën e artistëve iranian Rafi Pitts e Ali Samadi Ahadi, pjesëmarrës në edicionin 2010, Sepideh Persiano më 2009, si dhe me shkrimtaren e aktivisten Mehrangiz Kar.

Festivali i parë i filmit në Berlin u mbajt më 6 qershor të viti 1951 në sallat e kinemasë “Titania-Palast”, u themelua e u drejtua nga Alfred Baure nën iniciativën e ushtarëve gjermanë që pushtuan pjesën perëndimore të qytetit pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Filmi i parë i projektuar në Berlinale qe “Rebbecca, gruaja e parë” e regjisorit Alfred Hitchcock. Ariu është simboli i qytetit të Berlinit e bëhet njëkohësisht simboli i çmimit të këtij festivali: “Der Golden Bar”- “Ariu i Artë” e “Ariu i argjendtë”. Që nga krijimi i tij më 1951 e deri më sot së bashku me Festivalin e Venecias e të Kanës është një nga eventet kinematografike më të rëndësishme në Evropë. Festivali i Berlinit është një platformë shërbimi i artit kinematografik e i industrisë së filmit. Objektivi i tij është promovimi i bashkëpunimit të kulturave duke prezantuar filma inovativë e më cilësi të lartë. Festivali i Berlinit është i përbërë nga disa sektorë: Konkursi – ku marrin pjesë filmat e realizuar nga producentët më të mirë kinematografikë; Panorama – filmat e pavarur e arthouse; Generation – filma dedikuar një publiku të ri; Perspektive Deutsches Kino – një fokus i kinemasë bashkëkohore vendase; Forum – një peizazh kinematografik i vendeve të largëta; Berlinale Shorts – dedikuar filmave me metrazh të shkurtër; Berlinale Special – një retrospektivë kushtuar sivjet Ingmar Bergman e Armin Mueller-Stahl. E për të pestin vit radhazi prezantohet në këtë film seksioni Culinary Cinema – ku pas projektimit prezantohen pjata të shijshme të gatuara nën frymëzimin e tematikës së filmit të sapo shikuar. Një event tradicional i pritshëm i ditëve të Festivalit të Berlinit është dhe ekspozita fotografike e artistit Gerhard Kassner, që prej disa vitesh fokuson me aparatin e tij të gjithë yjet e kinematografisë botërore të pranishëm në Berlinale.

Festivali i 61-të Ndërkombëtar i filmit në Berlin ka sivjet në garë 16 filma, 13 prej të cilëve projektohen për herë të parë, prej të cilëve do të dalin dhe fituesit e “Ariut të Artë”, “Ariut të argjendtë”. Në ditën e parë të tij u transmetua filmi i regjisorëve, vëllezërve Coen, shumë të adhuruar nga kritika. Filmi i tyre uestern “Thirrja”, që është në garë për fitimin e “Oscar” 2011 me njëmbëdhjetë nomination, është një remake i filmit me të njëjtin emër të vitit 1969 me një protagonist të paharruar si John Wayne e me një interpretues aktual aktorin Jeff Bridges. Duke mbetur në zonën “Oscar” gjatë ditëve të këtij festivali do të projektohet dhe një nga filmat më favorizues për fitimin e këtij çmimi “Fjalimi i mbretit” i Tom Hooper me 12 kandidatura “Oscar” e me të mrekullueshmin Colin Firth. Historia e monarkisë angleze në vitin kur Eduardi VIII abdikon nga froni për të martuar amerikanen e divorcuar Wallis Simpson është tema e filmit “W.E.” sjellë në këtë festival nga popstari Madona e cila prezantohet për herë të dytë në Berlinale (pë herë të parë më 2007). Një debutim në regji shënon për këtë vit dhe aktori Ralph Fiennes (The Constant Gardener; The Hurt Locker) që prezanton “Coriolanus”, një triller politik bazuar në dramën me të njëjtin emër të William Shakespeare, ndërsa “Margin Call”, me Kevin Spacey, Paul Bettany, Demi Moore, Jeremy Irons, vepër e J. C. Chandor për krizën financiare të 2008-s është filmi që do të sjellë në ekran numrin më të madh të yjeve të kinematografisë. Gjithashtu, në garë janë filmat “Come Rain Come Shine”, “Unknown – Pa indentitet”, me Liam Neeson e Diane Kruger, e “The Turin horse”, vepër e mjeshtrit hungarez Bela Tarr që tregon episodin dramatik të jetës së filozofit të madh gjerman Friederich Nietzsche në Torino në fund të ‘800. Regjisori Wim Wenders do të sjellë në këtë festival dokumentarin e tij për koreografen e madhe Pina Bausch, ndërsa Werner Herzog me “Cave of Forgotten Dreams” do të marrë pjesë me një dokumentar fantastik kushtuar pikturave prehistorike në Grotta Chauvet në Francë.

Presidentja e jurisë, aktorja dhe modelja Isabella Roselini, do të prezantojë në Festivalin e Berlinit e jashtë konkurrimit filmin e saj të fundit si interpretuese “Late Bloomers” i Julie Gavras e me William Hurt.

Artistë nga të gjithë bota janë të impresionuar nga Berlini e konsiderojë kryeqytetin e kinemasë gjermane e vendit e takimit të kinemasë së lindjes me perëndimin, me një shoqëri të larmishme e një publik shumë kërkues.

“Think film – think Berlin is bound to spring to mind” – “Të mendosh film e të mendosh Berlin përcakton të njëjtën gjë në memorie” është një nga shprehjet më të njohura në ambientet botërore kinematografike.

“Kinemaja është mbi të gjitha një tregim, – u shpreh në konferencë për shtyp anëtari i jurisë Aamir Khan, – kërkoj diçka që të më përfshijë, që të reflektojë mbi jetën e njerëzit e mbi të gjitha të më njoh me diçka nga bota”.

 “Unë shpresoj mbi të gjitha të shoh filma të mëdhenj, – vazhdon mendimin anëtari tjetër Guy Maddin, – nuk do limitohem në gjykimin estetik, pasi çdo film ka një përmbajtje politike e mungesa e Jafar Panahi demonstron forcën që ka përmbajtja e një vepre”.

 

 

 

Jafar Panahi

Letra e hapur e Jafar Panahi me rastin e hapjes së Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin

Jafar PanahiRegjisori i njohur iranian Jafar Panahi mjaft i vlerësuar artistikisht në botë e fitues i disa çmimeve ndërkombëtare, si “Luani i Artë” në Kanë, “Ariu i argjendtë” në Berlin etj., u arrestua më 2 mars të vitit 2010 si pjesëmarrës i manifestimeve kundër regjimit diktatorial të Ahmadinejadit. Nën presionin e organizatave ndërkombëtare në mbrojtje të lirisë së njeriut e nën mobilizimin e artit të kinematografisë botërore qeveria iraniane e lë të lirë më 24 maj. Më 20 dhjetor 2010, ai arrestohet përsëri e dënohet me gjashtë vjet burg e me pamundësinë për të shkruar, drejtuar e prodhuar film, për të dhënë intervista brenda e jashtë Iranit për 20 vjet. Kjo letër prekëse e regjisorit iranian Janafi Panahi për Festivalin e 61-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlin ku ishte ftuar të merrte pjesë si anëtar i jurisë së tij, tingëllon si himn i një revolucioni të realizuar nga arti i shtatë, kinematografia.

Bota e një filmbërësi është një gërshetim midis realitetit e ëndrrës. Filmbërësi përdor realitetin si një burim frymëzimi, e pikturon me ngjyrat e imagjinatës së tij e realizon filma që janë një projektim i shpresave e i ëndrrave të tij

Realiteti është se në pesë vjetët e fundit më është ndalur të bëjë filma e aktualisht jam dënuar zyrtarisht të privohem nga kjo me drejtë për 20 vjet të tjera. Por di se me imagjinatën time do të vazhdojë të shndërroj ëndrrat e mia në film. Si një filmbërës socialisht i vetëdijshëm rinjoh se nuk do jem më në gjendje të përfaqësojë preokupimet e problemet e përditshme të popullit tim, por nuk do mohojë mundësinë të ëndërrojë se pas 20 vitesh të gjitha këto probleme do të shuhen e unë do të bëj filma mbi paqen e begatinë e vendit tim, kur ta kem mundësinë ta bëjë përsëri.

Realisht është se më kanë ndaluar nga mundësia për të menduar e shkruar për 20 vitet e ardhshme, por nuk do ja dalin të më ndalojnë të ëndërroj se pas 20 vitesh inkuizicioni e frika do t’i kenë lënë vendin lirisë e mendimit të lirë.

Më kanë ndaluar nga mundësia për të parë botën për 20 vitet e ardhshme. Shpresoj se kur të jem i lirë mund të udhëtoj në një botë pa barrikada gjeografike, etnike e ideologjike, ku njerëzit jetojnë së bashku në liri e paqe, pavarësisht besimeve e bindjeve të tyre.

Më kanë dënuar me 20 vjet heshtje. E megjithatë, në ëndrrat e mia ulëras që të vijë një ditë ku të tolerojmë e të respektojmë opinionet reciproke, të jetojmë njëri për tjetrin.

E vërteta e dënimit tim në fund të fundit është se do bëj gjashtë vjet burg. Për gjashtë vitet e ardhshme do jetojë me shpresën se ëndrrat e mia do të bëhen realitet. Uroj që filmbërësit në çdo cep të botës të realizojnë filma kaq të bukur që kur të dalë nga burgu do të më bëjnë të dëshiroj të vazhdoj të jetoj në botën që ata kanë imagjinuar me veprat e tyre.

Pra nga ky moment e në vazhdim për 20 vjet më radhë do të jem i detyruar të hesht. Do të jem i detyruar të mos shoh, do të jem i detyruar të mos mendoj e do të jem i detyruar të mos realizoj filma.

I nënshtrohem realitetit të burgut e atyre që më mbajnë të burgosur. Do të kërkoj në filmat tuaj shfaqjen e ëndrrave të mia, duke shpresuar të gjej në to atë nga e cila jam privuar.

Jafar Panahi

“Europe is watching Hungary!”

Alba Kepi

E perditshmja hungareze Nepszava e ka denoncuar kete lajm duke publikuar cdo dite ne faqen e pare te saj e ne 23 gjuhe evropiane shprehjen “Liria e shtypit ne Hungari ka marre fund!”

Nuk kane kaluar shume dite kur miliona hungarez se bashku me kryeministrin e tyre Viktor Orban therrisnin “Europe is us” e festonin uljen e Hungarise ne fronin e Presidences se Bashkimit Europian. Ne vend te saj sot ne rruget e Hungarise preferohet thirrja “Europe is watching Hungary!”

Prej 1 janarit 2011 Hungaria eshte presidentja semestrale evropiane e po prej 1 janarit 2011 ne kete vend ka hyre ne fuqi ligji mbi mediat qe sipas opininoneve te ndryshme brenda e jashte vendit konsiderohet nje forme e hapur kontrolli qeverises ndaj te gjitha mjeteve te informacionit. Ka disa jave qe ky ligj ka shkaktuar polemika e protesta te shumta, ka mbushur sheshet me mijera manifestues duke akuzuar kryeministrin Orban si “nje diktator i ardhshem , si Putin i ri e si nje trashegimtar i Duce-s”. Ky ligj parashikon krijimin e nje organi vigjilues i quajtur “Keshilli i medias” i perbere nga pese mbikqyres te zgjedhur nga mazhoranca e parlamentit e me te drejten per te kontrolluar e vendosur gjoba deri me 200 milione fiorini (750 000 euro) ndaj cdokujt qe sipas tyre ka dhunuar te drejten e shtypit. “Keshilli i medias” mund te nderprese programe radio- televizive, te kerkoje nga gazetaret burimin e marrjes se lajmit, te heq lincencen botuesve “si fajtor” e te kerkoje nje barazpeshe lajmesh me detyrimin e nje kunderlajmi sa here qe nje anetar i qeverise do kerkoje te replikoje.

E perditshmja hungareze Nepszava e ka denoncuar kete lajm duke publikuar cdo dite ne faqen e pare te saj e ne 23 gjuhe evropiane shprehjen “Liria e shtypit ne Hungari ka marre fund!”

 Per me shume ky ligj eshte koherent me artikullin 61 te Kushtetutes hungareze te hartuar me vitin 1949 e te ndryshuar me vitin 1989 kur ky vend i shpetoi kontrollit te Bashkimit Sovjetik

Ndersa protestat ne sheshet hungareze vazhdojne e pritet nje pergjigje kunder ligjit nga Komisioni evropian, kryeministri Orban vazhdon te ndjek i sigurt politiken e tij qe per mjaft analiste politikan evropiane e amerikane eshte vecse nje Putini-zim i Hungarise

“Nga vijme? Kush jemi? E respektoni Ku shkojme?”

Alba Kepi

Politikane te kthyer ne analiste e analiste te politizuar deri ne fyt zhvishuni nga gjynahet ideologjike e kthejini ketij populli piken referuese qe historia po i ofron. Mos harroni : “Nga vijme? Kush jemi? E respektoni Ku shkojme?” 

no comment

“Nga vijme? Kush jemi? Ku shkojme?” eshte titulli i nje prej veprave me te mrekullueshme te piktorit francez Paul Gaugain punuar me 1897 e me shume se sa nje titull duket sikur firmos debatet gjithnje e me te shpeshta qe dekorojne  jeten politike shqiptare e qe gjithnje e me zhurmshem ripropozojne temen e njohur te raportit midis moralit e politikes. Ky raport antik sa vete ekzistenca e shoqerise se organizuar, eshte problematik sa vete qeverisje e njeriut ndaj njeriut. Por ajo c’ka shqeteson sot shoqerine shqiptare nuk jane fajet moraliste personale te politikaneve, por faji historik moral qe politika personalizuese e tyre po i sjell ketij kombi. Pyetja: Cfare duhet te bejme? -kushtezohet nga pyetjet e tjera: “Kush jemi e ku duam te shkojme?”

Politika aktuale mbizoterohet nga shprehja kult e energjise se fuqise: “Mbi gjithcka duhet domosdoshmerisht te fitosh, te fitosh me cdo mjet bashke me kushtin e sakrifices ndaj cdo principi moral e etik”.

Me fraza te tilla si “politikanet tane nuk respektojne vlerat etike e morale” eshte e kote te mbushesh faqe gazetash, tashme nuk quhen me lajme e konsiderohen “demode news”.

Politikane te kthyer ne analiste e analiste te politizuar deri ne fyt zhvishuni nga gjynahet ideologjike e kthejini ketij populli piken referuese qe historia po i ofron. Mos harroni : “Nga vijme? Kush jemi? E respektoni Ku shkojme?”

Barrikada e koherences dhe e dinjitetit po spostohet gjithnje e me tutje, atje ku me pare ekzistonte turpi. E gjithcka duket normale, pasi dite pas dite levizjet e vogla nuk bien ne sy, madje ndoshta pas 30 vitesh progresistet e sotem mund t’i gjejme konservatore te se ardhmes e konservatoret progresist. Por kjo natyrisht nuk do te thote se mendimi politik duhet te mbetet i njejte ashtu si tridhjete vjet me pare.

“Nga vijme? Kush jemi? Ku shkojme?” ne kontestin aktual te politikes shqiptare gjejne pergjigje vecse ne domosdoshmerine historike per te cilin kemi me shume nevoje sot. E nevojshmeria historike po harrohet ne pritje. “Aftesia e politkes eshte aftesia per te parashikuar ate c’ka do ndodhe neser, javen qe vjen, muajin qe vjen apo vitin qe vjen. E mbi te gjitha te kesh aftesine te shpjegosh me vone, perse nuk ndodhi”- eshte shprehur Winston Churchill. Politika shqiptare nuk ka aftesi te shpjegoje ate cka po ndodh sot, lojtaret e saj ne pritjeje te “penalltise se fitores” humbasin minuta pas minutash nen rrezikun e nje skualifikimi te pergjithshem.

Mjeshterit antik te mendimit si Platone, Sokrate, Pitagora na mesojne se per te ndertuar realitetin ne menyre te ekulibruar e harmonike, ne cfaredo lloj situate te jetes ekzistojne gjithmone e pafundesisht tre burime thelbesore energjie: Vullnet-Fuqia, Dashuri-Mencuria e Inteligjenca aktive (prezente e te rafiguruara ne menyre hyjnore ne te gjitha besimet fetare). Ky trekendesh eshte baza e cdo koshience si dhe e cdo shkence tw komunikimit ku ne gjuhen politike dy kendet e emertuara Dashuri e Inteligjence i gjejme te perkthyera ne Etike e Ekonomi. Dhe e gjitha e finalizuar ne te miren e pergjithshme te nje kombi.

Mungesa e njeres prodhon shtremberim  te vizionit e nje gjykim te gabuar te kwtij trekendeshi figurativ, por mbi te gjitha, te treja se bashku formojne nje instrument te jashtezakonshem per transformimin e vertete te shoqwrise.

Vetem ne baze te kesaj sinteze mund ti japim pergjigje pyetjeve : “Nga vijme? Kush jemi? Ku shkojme?” e mund te percaktojme  nevojshmerine historike aktuale, te cilen duhet ta mbrojme pavaresisht nga simpatia apo antipatia jone ideologjike.

Memories of the Last Tango

Interviste me Maria Schnieder

Kjo intervistë i përket datës 14 shtator 1975, realizuar nga gazetari Roger Ebert në zyrën e agjentit të saj kinematografik, Paul Kohner. Për aktoren franceze kjo është hera e parë që flet për publikun amerikan. Pas një karriere kinematografike të suksesshme evropiane, Maria Schneider është transferuar në Amerikë e sapo kishte nënshkruar kontratën me agjentin e famshëm Kohner, përfaqësues kinematografik i divave si Ingmar Bergman, Liv Ullman etj. Intervista e Ebertit nis pikërisht me vendbanimin e ri të aktores: Kalifornia.

– Pse Kalifornia?

Arsyeja kryesore qe hapësira. Nuk po merrja dot më frymë në Evropë. Është mjaft kompakte, e ngjeshur. Kam jetuar në Francë tre vjet, kam udhëtuar mjaft, u transferova në Londër e pas gjashtë muajsh u sistemova këtu.

– Amerikanët kanë një proverb për Kaliforninë e Jugut…

Po ashtu dhe unë. Është e vështirë të flasësh me njerëzit këtu. Janë shumë sipërfaqësorë. Të gjithë flasin veç për lukun e tyre, flokët, por mua më pëlqen të reagoj e ky është vendi i duhur për kinemanë.

– Paul Kohner sapo tha se jeni duke lexuar një skenografi bazuar në historinë e një ferme afrikane.

Po, është një histori e mrekullueshme. Flitet për një shekull më parë ku një vajzë rritet në Jug të Afrikës. Ajo lufton me veten e mëson të ketë besim tek vetvetja. Historia është kaq e arrirë sa unë dua të bëj një film. Kam pasur oferta me shumë lekë, por ky projekt është për një regjisor të ri e i gatshëm që ta shkruajë vetë skenarin. Në këtë mënyrë do jetë më i interesuar se sa dikush tjetër që paguhet për të drejtuar një film… dhe është një rol mjaft i mirë për një grua. Në shumicën e filmave sot gratë janë vetëm dekorime. Nuk do të jem kurrë ajo.

– Deri më sot keni marrë pjesë në dy filma me dy regjisorë, Bertoluci e Antonioni…

Në gjashtë filma. Askush nuk e di, por kam bërë gjashtë filma para “Tangos së fundit në Paris”. Nuk besoj që ndonjë prej tyre të jetë shfaqur këtu. Në njërin qe regjisor Roger Vadim, i cili sapo kish realizuar “Pretty Maids të gjithë në rresht”. Kam bërë pak teatër, dy filma për underground franceze. Në njërin prej tyre as nuk u pagova. Pasi u ktheva në Paris u takova me Bertolucin, i cili më ofroi rolin në “Tango”. Ky rol i qe besuar Dominique Sanda, por ajo sapo kishte mbetur shtatzënë.

– E ju fituat njëfarë pavdekshmërie, pasi filmi është tashmë një pikë referimi.

Shumë nga kjo ia atribuoj Marlon Brandos. Qe e mrekullueshme të punosh me të, e për një aktore si unë që isha ende në fillim. Sapo kishte përfunduar “Kumbarin”, e dhe kjo qe pjesë e suksesit. Por mos mendo se nuk kërkonte avantazhe në të gjitha skenat. Aktorët kërkojnë përherë të shfaqen sa më mirë. Por ai më ndihmoi mjaft me materialin mbi të cilin punonim. Ishte i shkëlqyer sidomos kur improvizonte… skena e banjos është e improvizuar.

– Po Bertoluci?

Eh, ai është një artist i madh. Isha vetëm 20 vjeçe kur realizova “Tangon e fundit në Paris”. Bertoluci më trukoi aq shumë nën sy. Truku mbi një vajzë mjaft të re i jep një karakter të gabuar, madje qesharak. E kundërshtova atë për këtë fakt, por pa rezultat. Ende nuk di çfarë mendonte ai të isha unë. Marlon qe një forcë e vërtetë gjatë fotografive. Kemi punuar si qen me një ekip italian, kemi xhiruar në Paris, orë e orë pune të jashtëzakonshme e Marlon, jo Bertoluci, preokupohej për të gjithë ne, sillte panine dhe verë.

– E pas filmit ti u bëre e famshme ose jo e famshme në të gjithë botën.

Qe Marloni që më shpjegoi i pari për anën negative të famës, se si media mbledh gjithçka për ta bërë sa më sensacional të jetë e mundur. E media evropiane është më e keqe se ajo amerikane. Unë mendoj se ata botojnë gjithçka.

-Ju atribuohen disa thënie pikante…

Besoj se kam thënë aq shumë. Pas “Tangos” argëtohesha në intervista duke thënë gjëra skandaloze, e duke menduar se ndoshta ishin argëtuese. Kam folur për marrëdhënie me burra, gra, më dukej si një lojë, shaka. Shoh tani se nuk është kaq argëtuese.

– E më pas shkuat te Antonioni…

Për filmin “The passenger”. Qe interesant ky film e Antonioni konsiderohet një star në Evropë.

– Momentalisht jeni duke kërkuar dorëshkrime nga regjisorë amerikanë?

Jam duke kërkuar çdo lloj tipologjie. Shumica e tyre nuk janë të mirë e nuk kanë role fëminore interesant.

– Paolo Kohner po mendon me zë të lartë idenë e një filmi të Hemingway “Across the River and into the Trees”, me regji të John Huston e me protagonist Robert Mitchum në rolin e kolonelit të vjetër e ju si kontesha e re.

E i xhiruar në Venecia. Më pëlqen të punoj në Venecia. Kam jetuar pak kohë aty. Drita, heshtja e gjithçka rreth zhurmës së hapave. E di që mbrëmë pashë Mitchum në “Farewell, My Lovely”. Më ka mbetur në mëndje tërë natën. Kam adhuruar Jack Nicholson në interpretimin e detektivit në “ChinaTown”, por preferoj shumë më tepër Michum. Çfarë mendon për… alkiminë, unë e Mitchum së bashku?

– Dinamit!

(Qesh) Duhet ta dish se kam interpretuar përherë me burra si Brandon, Nicholson që janë shumë më të mëdhenj se unë. Nuk do të preferoja të interpretoja me një mashkull që ka të njëjtën moshë timen. E mendoj se kjo do krijonte problem për xhirimet në Venecia…

-Po kanalet?

Sigurimi. Kam një problem në Itali me filmin e tim të fundit e me shoqërinë që kish siguruar këtë film.

-Po “Tango” bëri miliona e miliona para…

ha! A e di sa më kanë paguar? Pesë mijë dollarë. Vetëm kaq. E asnjë përqindje nga përfitimet e tij. Jack Nicholson më tha se pas daljes së filmit “Easy Rider” ka bërë më shumë para sesa ish paguar fillimisht. Por asnjë producent italian nuk do ta kishte bërë një gjë të tillë. Tani jam e kënaqur që ka Paolon (menaxheri kinematografik). Do të kujdeset ai për këto lloj problemesh. Unë nuk jam brava me lekët. Punoj për llogarinë time e gjithçka e shpenzoj. Nuk di të administroj siç duhet lekët.

-Si je takuar me Paolo Kohner?

Hyra në ambient. Kisha dëgjuar se ishte agjenti më i mirë. Doktori im banonte përballë studios së tij e më ndihmoi. Trokita ne derë e më thanë: Kush je? – Jam një aktore, u përgjigja, e dua të kem Kohner si agjent. Nuk më besuan e menduan se isha dikush nga rruga. Kam punuar me Bertolucin e Antonionin i thashë e përsëri nuk më besuan. Insistova e vetëm në fund dikush nga zyra më njohu. Kam ndryshuar nuk jam si dikur, jam 23 vjeçe, më elegante e jo aq e trukuar si në film.

-Kohner shfaqet mjaft atëror ndaj jush, mbrojtës.

Nuk kam nevojë për shumë mbrojtje. Unë bëj një jetë të thjeshtë. Është Paolo që më thotë le të presim rolin e duhur. Njerëzit dembelosen duke bërë çfarë i jepet. Preferoj të pres e të përfundojë copë-copë sesa të jem e detyruar të bëj një film për lekë. Paolo ka si Charles Bronson e Bergman. Ai më thotë mund të ecim me bollëk si Brosnon e me pakicë si Bergman. Preferoj madhësitë e vogla.

– Ndërkohë po bën një jetë të thjeshtë?

Unë nuk kam asgjë. Ah, kam një kamion të vogël. Nuk kam as kameriere, as shërbim sekretarie o gjë tjetër të këtij tipi. Harxhoj paratë në ushqim, udhëtime e aparate fotografie. Jetoj në Laurel Canyon mes miqsh, midis të cilëve disa shkrimtarë. Askush prej miqve të mi nuk është aktorë apo regjisorë Hollivudi. Nuk më intereson turma e limitohem të resisto e të kërkoj role dinjitoze për një grua. Po të hedhësh sytë përreth historia e një afrikani Farm është më e mira.

– Ka ndonjë të re të fundit?

“Paramount” më kërkon për “E diela e zezë”, me një skenar terrorist ku unë interpretoj rolin e një luftëtareje palestineze. Kjo është ideja e tyre për një grua. Por gjërat po ndryshojnë. Shumica e pjesëtarëve të brezit tim janë gay o biseksualë, kanë mendjen e hapur ndaj seksualitetit e roli i gruas duhet të përputhet me potencialet e saj.

“Tango e fundit” per Maria Schneider

Alba Kepi

Me fytyren e nje adoleshenteje, format e nje gruaje , sjelljen e nje rebeleje , por mbi te gjitha me pasionin per artin e aktrimit do e kujtojne koleget, miqte, spektatoret , adhruresit e saj, aktoren franceze Maria Schnieder.  Marie Christine Gélin (emri i saj i vertete) vdiq me 3 shkurt 2011 ne nje klinike te Parisit ne moshen 58 vjecare nga nje semundje e pakurueshme. Maria Schnieder mbetet e paharrueshme me interpretimin e rolit te Jeanne  ne filmin kult “Tango e fundit ne Paris” (1972) se bashku me  aktoret Marlon Brando e Jean Pierre Leaud. Ky film u shfaq per here te pare ne New York me 14 tetor 1972 e shume shpejt polemikat mbi skenat e shumta seksuale pushtuan median boterore. Regjizorit Bernardo Bertoluci me nje vendim gjykate iu hoqen te drejtat civile per pese vjet e filmi u sekuestrua per “nje panseksualizem te deshperuar” e fyerje ndaj opinionit publik.

Maria Schneider pas ketij suksesi e josuksesi ra ne varesine e heroines e me probleme te shumta financiare mbi kurriz. Ne karrieren e saj kjo artiste interpretoi ne rreth 20 filma, por vec “Tango e fundit ne Paris” mbetet kujtesa e suksesi i saj i vetem.

 

Nën flamujt e melankolisë

Migjeni

Nën flamujt e melankolisë

Ne vendin tone
kudo valojne
flamujt e nje melankolie
te trishtueshme…
…dhe askush s’mund te thote
se ketu rron
nje popull qe nderton
dicka te re.
Aty ketu ne hijet
e flamujve
mund te shifet
nje mund, nje perpjekje
e madhe permbi vdekje
per te pjelle dicka te madhe,
per te qite ne drite nje xhind!
Por,(o ironi)
nga ajo perpjekje lind
vetem nje mi.
Dhe keshtu kjo komedi
na plas diellin e gazit,
nsa prej marazit
pelcasim.
Ne prakun e cdo banese
ku ka ndonj shenj jetese
valon nga nje flamur
melankolie te trishtueshme.

Sakharov-liri mendimi!

Alba Kepi

“Nuk eshte pushteti qe korrupton, por frika. Frika e humbjes se fuqise korrupton ate qe e mban dhe frika e denimit te pushtetit korrupton kedo qe i behet subjekt”.

Keto fjale te Aung San Suu Kyi, me vijne ne mendje sa here qe ne politiken shqiptare jargavisen lajme “e vertete o fallco?”

Kjo loje vazhdon duke argetuar entuziazmin e shumepritur te opininonberesve qe  dhe kete muaj ja hodhen duke fituar pagesen e dites. Ndersa “shkrijne talentin e tyre” me tituj te rrembyer nga faqet e librave te lexuar kush dreqin e di sa vite me pare duke rreshtuar fjale pro o kunder korruptuesve, nuk behen gje tjeter vecse interpretues perfekt te thenies se mesiperme. Korruptojne penen e prangosin mendimin. Akuzat e tyre jane besnikerisht siperfaqesore, me kurajo qe ndalet vec ne humor -in me fjale te pista, nder superdeshiren per te korruptur dhe koshiencen e lexuesve… por per fat vetem per pak caste…arrijne te  penetrojne vec  trurin e shpirtin e me te dobteve. Denjesisht e meritojne nje plate te tille!

E shijova shume kete fotografi prane siluetes se  politikanes birmane e nobelistes se paqes, Aung San Suu Kyi, pjese e  monumentit kushtuar Andrei Dmitrievich Sakharov, ne sheshin para hyrjes se Parlamentit Europian, ne Bruksel. Anash saj renditej Adem Demaci, ne krah te kundert pak metra me larg Ibrahim Rrugova. Krenaria kombetare me shtyu t’i fotografoja padyshim dhe ata.  Cmimi Sakharov shpreh lirine e mendimit e te shohesh rreshtuar mes emrash boterore dhe keta dy figura shqiptaresh prej Kosove ndjehesh vec mire. 

Me pelqen perkufizmi qe i kane dhene ketij cmimi: Cmimi i lirise se mendimit! Po pate te lire mendimin eshte e lire dhe pena. Opinionistet shqiptare lirine e mendimit prej 20 vitesh e kane te veten… por disa prej tyre e kane korruptuar nga pushteti i penes e frika e humbjes se fuqise se penes ia ka korruptuar dhe mendimin…. pushtet ekonomik o politik?

…ekonomik super ekonomik!

Liria e Pergjegjesia

“Çdo person është një absolut që gëzon në një datë të caktuar gjithçka të paimagjinueshme në një datë tjetër”

Dhe pse tingëllon paradoksale shprehja më e njohur e Sartre-s “Njeriu është i dënuar për të qenë i lirë” nënkupton se infiniteti i lirisë që i ofrohet njeriut imponon dhe përgjegjësinë e përgjithshme në zgjedhjet e tij. Liria imponon kuptimin e ekzistencës e vlerën personale ndaj humanizmit.

Jean Paul Sartre

“Gjithçka që më ndodh është imja: para së gjithash çka duhet të pres me këtë është se unë jam në lartësinë e duhur e asaj çka më ndodh, pasi çka i ndodh një njeriu nga ana e njerëzve të tjerë e nga vetvetja nuk mund të jetë veçse njerëzore. Situatat më mizore të luftës, torturat më të tmerrshme nuk krijojnë një situatë jo humane, nuk është një situatë johumane; është vetëm frikë, vetëm me frikën, arratisjen e kërkimin e magjishëm të sjelljeve unë mund të vendos për johumanen; por ky vendim i imi është njerëzor e unë mbaj gjithë përgjegjësinë. Por situata është e imja është imazhi i lirisë sime zgjedhur ndaj vetvetes, gjithçka që ajo më prezanton është e imja për aktin që më përfaqëson e më simbolizon. Nuk jam unë që vendos në koeficientin e keqësisë së gjërave e as në paparashikueshmërinë e tyre për të vendosur ndaj vetes. Kështu që nuk ka aksidente në një jetë. Një event social që shpërthen papritur e më përfshin, nuk vjen nga jashtë: po u thirra në luftë, kjo luftë është e imja, është imazhi im e unë e meritoj. E meritoj pasi mbi të gjitha mund të shpëtoja nga ajo me vetëvrasjen o me dezertim, këto mundësi ekstreme janë përherë të pranishme kur bëhej fjalë për të imagjinuar një situatë. Në qoftë se mungova nga kjo zgjedhje, e vendosa unë, e kjo ndoshta për mungesë të forcës morale, për poshtërsi ndaj opinionit publik, pasi preferoj disa vlera përballë refuzimi për të bërë luftë (stima e të afërmve të mi, nderi i familjes etj). E në çdo rast bëhet fjalë për zgjedhje. Kjo zgjedhje do rishfaqet vazhdimisht deri në mbarim të luftës e është e nevojshme të nënvizojmë fjalët e J. Romains “Në luftë nuk ka viktima të pafajshme”. Pra derisa preferova luftën, vdekjen o çnderimin është sikur të mbaj gjithë përgjegjësinë e kësaj lufte. Natyrisht qenë të tjerë që e shpallën e të tentuar ndoshta të më konsiderojnë bashkëfajtor. Por ky nocion nuk ka veçse një kuptim juridik e nuk zgjat shumë; varet nga unë që për mua kjo luftë nuk duhej të ekzistonte e unë vendosa që të ekzistoj. Nuk pati asnjë detyrim, pasi detyrimi nuk mund të ketë asnjë peshë mbi një liri; unë nuk pata asnjë justifikim, pasi siç kam thënë në këtë libër, karakteristika e realitetit human është se ky realitet është pa justifikime. Nuk më ngelet atëherë veçse të rihakmerrem ndaj kësaj lufte. Njëkohësisht kjo është e imja, për të vetmin fakt se shfaqet në një situatë që unë e imponoj të jetë, e sepse nuk mund ta zbulojë veçse duke u impenjuar pro apo kundër saj; të jetosh në të do të thotë të zgjedhësh me anë të saj e të zgjedhësh me anë të zgjedhjes time ndaj vetvetes. Nuk do ishte e mundur ta konsideroje si “katër vjet pushime” ose “rishtyrje”, si një “ndalesë”, meqenëse është thelbësore në përgjegjësitë e mia , në jetën bashkëshortore, familjare, profesionale. Por në këtë luftë që kam zgjedhur, unë zgjedh ditë pas dite dhe e bëj duke krijuar veten. Në qoftë se janë katër vite bosh, jam unë që ja mbaj përgjegjësitë. E në fund çdo person është një zgjedhje absolute e vetes mbi bazën e një bote njohurish e teknikash që kjo zgjedhje fiton o humb në të njëjtën kohë; çdo person është një absolut që gëzon në një datë të caktuar gjithçka të paimagjinueshme në një datë tjetër. Është atëherë e kotë të kërkosh çfarë unë do të isha sikur kjo luftë të mos të shpërthente, pse unë u zgjodha si një nga senset e mundur të epokës që drejton pandjeshmërisht në luftë; unë nuk dallohem nga kjo epokë, nuk mund të transportohem në një epokë tjetër pa kontradikta. Kështu që jam unë në këtë luftë që përshkruhet, limitohet e bën të marrë kuptim periudha që e ka paraprirë. Në këtë sens, formulës që citova pak më parë “nuk ka viktima të pafajshme” i shtoj këtë tjetrën “kemi luftën që meritojmë”.

Censure “alla franceze”

Alba Kepi

Edhe pse ngjan me një lojë fjalësh ose me një absurditet gazetaresk, është veçse e vërteta e fundit ironike e ardhur nga Franca. Censura është e mbrojtur me ligj edhe në një vend modern, kaq të hapur e mikpritës ndaj kulturës. Pro censurës, falsifikimit në emër të një jete sa më të shëndetshme. Pro retushimeve artistike në mbrojte të një fushate shëndeti. E gjitha kjo e mundur falë ligjit “Evin”, i miratuar në janar 1991 e për fat i zbatueshëm edhe për pak. Personazhe të kulturës franceze, si Jean Paul Satre, Jacques Tati, Andre Malraux, Coco Chanel, Serge Gainsbourg prej 20 vitesh persekutohen nga objektivat e këtij ligji. Faji i tyre i vetëm e i përbashkët: Duhani.

Askush nuk mund të imagjinojë një Jean Paul Sartre pa pipën e tij në duar, një Coco Chanel pa elegancën e një thithjeje duhani, një Serge Gainsbourg pa shtëllungat e tymit mbi fytyrë, një Andre Marlaux pa cigaren që i varet mbi buzë, një Jacques Tati pa të famshmen llullë. Është stili i jetës në të cilin mori formë arti i tyre, është forma e pangatërrueshme e ekzistencës fizike me të cilën na kanë mësuar t’i adhurojmë, është nevojshmëria e prezantimit të një gjenialiteti unik në linja e përmbajtje. Por ja që ndodh se një epokë tjetër e dashuruar deri në frymëzim me veprat e tyre detyrohet t’i shndërrojë, madje deri në shpërfytyrim për hir të një realiteti hipokrit. Fshihet dhe eliminohet e vërteta e jetës së tyre për të shpëtuar shumë jetë të tjera. Kaq të rrezikshëm janë? Po, deri në censurë.

Censura kufizon të drejtën për të jetuar apo është e drejta e jetës që promovon censurën? Edhe pse ngjan me një lojë fjalësh ose me një absurditet gazetaresk, është veçse e vërteta e fundit ironike e ardhur nga Franca. Censura është e mbrojtur me ligj edhe në një vend modern, kaq të hapur e mikpritës ndaj kulturës. Pro censurës, falsifikimit në emër të një jete sa më të shëndetshme. Pro retushimeve artistike në mbrojtje të një fushate shëndeti. E gjitha kjo e mundur falë ligjit “Evin”, i miratuar në janar 1991 e për fat i zbatueshëm edhe për pak. Personazhe të kulturës franceze, si Jean Paul Satre, Jacques Tati, Andre Malraux, Coco Chanel, Serge Gainsbourg prej 20 vitesh persekutohen nga objektivat e këtij ligji. Faji i tyre i vetëm e i përbashkët: Duhani. Falsifikohet historia, veprat artistike e kulturore për të promovuar virtytin e një jete të shëndetshme.

Po të ishin ende gjallë, ndoshta disa nga ata do të mund ta komentonin ironikisht këtë fakt me shprehjet e tyre të paimitueshme, Malraux: “Jeta është ajo që tregohet e jo që zotëron”, Sartre: “Njeriu është i dënuar për të qenë i lirë”. Chanel: “Në qoftë se ke lindur pa krahë, mos bëj asgjë që t’i ndalosh ato të rriten”, Tati: “Njerëzit e pasur arrijnë të kenë dhe atë që me para nuk mund të blihet”.

Askush nuk mund të imagjinojë një Sartre pa pipën e tij në duar, një Chanel pa elegancën e një thithjeje duhani, një Gainsbourg pa shtëllungat e tymit mbi fytyrë, një Marlaux pa cigaren që i varet mbi buzë, një Tati pa të famshmen llullë. Por prej vitit 1991 vesi i tyre i ka çuar në retushimin e vazhdueshëm të fotografive. Më 1996 në pullën të emetuar nga posta franceze në kujtim të Andre Malraux u eliminua artistikisht cigarja që i varej mbi buzë. Të njëjtin fat pati dhe fotografia e Jean Paul Sartre ne kopertinën e katalogut të Bibliotekës Kombëtare. E njëjëta gjë ndodhi dhe me reklamat promovuese të filmave dedikuar Chanel e këngëtarit Serge Gainsbourg. Apo së fundmi shndërrimi në një mulli ere e pipës së aktorit Jacques Tati në një manifest të vitit 2009.

Loi “Evin” (Ligji “Evin”), që ka marrë emrin nga ish-ministri i Shëndetësisë franceze Claude Evin, i cili e propozoi dhe në parlament është ligji kundër konsumizmit të alkoolit e duhani. AI ndalon “çdo propagandë o publicitet të drejtpërdrejt apo indirekt në favor të duhanit”. Madje Franca konsiderohet vendi i parë në Evropë me fushatën më të hershme, aktive e të suksesshme kundër duhanit. Aplikimi i tij në veprat e kulturës ka sjellë një autocensurë të vërtetë nga ana e shërbimeve juridike e të informacionit, me frikën e pajustifikueshme se po shkelin ligjin. Por me sa duket ky ligj i ka orët e numëruara. Deputeti socialist Didier Mathus i ka prezantuar Komisionit të kulturës një projektligj që përjashton nga zbatimi i ligjit “Evin” të gjitha veprat artistike, “për të evituar – siç thotë ai – interpretime karikaturuese të tepërta”. “Të fshish një cigare nga buzët e Malraux është si të mbulosh një nudo: që do të thotë të privosh një pjesë të historisë. Ministri aktual i Shëndetit, Nora Berra, ka premtuar se së shpejti do të përpunojë një tekst që do garantojë integrimin e veprave të artit e në të njëjtën kohë do të vazhdojë objektivat e luftës kundër duhanit.

Jean Paul Sartre, Coco Chanel, Serge Gainsbourg, Jacques Tati, Andre Malrauxe etj janë në pritje ta nisin përsëri duhanin.

Chocolate

Alba Kepi

“Jeta eshte si cokollata, e hidhura qe vlereson te emblen”.

Prej 3 ditesh ndodhem ne Bruksel. Kryeqyteti i Evropes, qendra e Bashkimit Evropian, qyteti i kultures, quheni si te doni, per mua eshte qyteti i magjishem i cokollates. Ne qofte se doni te provoni cokollaten me te mire ne bote e gjeni vec aty.

E te gjitha formave, profumeve e aromave, shitet ne cdo rruge te qytetit ne dyqane shumengjyreshe plot me artizane te rinj. Cokollata per belget eshte pjese e jetes se perditshme e fale cmimeve te variueshme behet nje kenaqesi e lejueshme per cdo shtrese sociale. Madje mund te gjesh dhe veshje prej cokollate (per raste speciale) me stiliste qe meritojne gjithe respektin e merituar. E tille eshte si Jo Dapps, stiliste por dhe drejtoreshe e Muzeut te Cokollates.

Historia meson se per here te pare cokollaten e solli ne kete qytet farmacisti Jean Neahaus, si nje medikament mjeksor kunder humorit te keq. Eh une nuk kisha asnje dyshim ne thenien e tij!

Pasi Neahaus zbuloi receten e formave te saj,  brukselasit e kthyen ne nje ushqim te preferuar.

Sot ne merkaten belge ekzistojne rreth 260 000 prodhues te cokollates, me te njohurit e se ciles jane Neuhaus, Mary, Leonidas e Wittamer, ky i fundit furnizuesi zyrtar i oborrit te Mbretit te Belgjikes. Them me bindje se cokollata eshte pjese e krenarise kombetare per belget.

“Ne cdo dhjete persona thone se nente adhurojne cokollaten e i dhjeti genjen”- eshte shprehur dikur nje personazh i njohur. Me pelqen kjo thenie e mendoj se ai i dhjeti nuk di se c’ka humbur.

Fuksa-t

Alba Kepi

http://www.video.mediaset.it/video/tg5/servizio/205530/caos-in-albania-video-e-accuse.html

Prej me shume se 24 oresh dyshoja tek video e News 24 ore. Qe nje telefonate ne mesditen e djeshme qe insistoi me minuta: “Vezhgoje, vezhgoje mire Alba… shkruaj te lutem dicka… ka qelluar personi me floke te bardhe!”

Levizjet e tij te dyshimta i kisha perceptuar qysh kur pashe per here te pare video-n, me 21 janar ne darke. Me mendje i justifikova si te njeriu qe ne ato momente frika e rrethanat e shtynin te levizte ne menyre te cuditshme. U ula perseri ta shihja. Floke te bardhe ne pritje… nje prekje trupi me krahun e nje dore qe fshihej… nje trup perdhe e qe jep shpirt…floket e bardhe bejne hapa te sigurte  e dine ku do ndalen … indiferentizem malkues apo frike per c’ka beri?… dy djem… nje prane te vdekurit e qe merr vrape si me komande… nje tjeter pas deres se kryeministrise… perseri prekje krahesh e perseri vrap…

M’u kujtuan ish punonjesit e sherbimit sekret … ne kohen time i quanim fuksa…m’u kujtuan ish oficeret e ish ushtaret ruajtes te Partise se Diktatorit… kane kaluar 20 vjet … numer perfekt qe justifikon moshen aktuale te flokebardhit… por dhe barkun e tij te renduar…

Sa kohe akoma do mbetemi te lidhur nga hija e tyre… ajo qe vrau stergjyshin tim… burgosi tim gjysh… shpronesoi famijen e internoi shpirtin e cdo pjestari te saj… shkaterroi femijerine time… rinine e prinderve te mi… me hoqi nga veshet muziken e Chopin… e ngjyrat e Van Goghu-t. Hije frikshmerisht e pafundme.

 Sa kohe akoma?

Kohe qe shton faktet kunder tyre… eh sa te fuqishem jane ende ne jeten ekonomike e poltike te ketij vendi… por pres … pres …  sepse nuk me mungon durimi e sepse nuk jam nje “shqiptar i papergjegjshem”.

Neokomunistet

Alba Kepi

Mendonim se në fund të fundit betejën kundër komunizmit e kishim fituar e se mbi 20 vjet demokraci kishin ndihmuar në shpëlarjen individuale të koshiencës së tij. Paskemi gabuar. Ngjarjet e fundit politike sapo na kanë prezantuar neobllokmenët postkomunistë të shekullit XXI. Ata i kallin frikën dhe paraardhësve të tyre.

Sipërfaqësisht i vetëm justifikohet, i pacipë se qëllimi justifikon mjetin e se lufta për ekzistencë është morali i veprimeve të tij. Shtiret se nuk ka nevojë për parti e rregulla, e duke u vetëkurorëzuar heroi i ditës që sapo ka vënë në punë dy motorat bazë të çdo diktature: Propagandën e spiunazhin.

Propaganduesit e postkomunizmit shqiptar prej muajsh i kanë shtruar tapetin e kuq. Më në fund rasti i artë për gazetarët e analistët e së majtës erdhi: Videoja e regjistruar nga Dritan Prifti e ka çuar shfryrjen e tyre politike deri në orgazëm. Me tituj “alla mandarino” e përshkrime apokaliptike lëmojnë marshin e asgjëbërësve të shkalluar për të pushtuar karriget. Eutanazia e profesionalizmit të tyre mrekullohet nga cinizmi antidemokrat. “Të luftojmë korrupsionin, ulërasin, pa harruar të shtojnë: Rroftë spiunllëku!”.

Shumë prej tyre kanë vite që hajnë me lugë çorbë të prishur, në shkëmbim të favoreve propagandistike e si fjalimbërës fushatash elektorale. Janë trashur në rroga marramendëse, të padeklarueshme, privilegje të fshehura e kanë materializuar derisa i ka plasur boja penën e tyre. Po për ta kjo nuk është korrupsion, e as bankomati human që shpërndan paratë e tyre.

Gërdheshen ditën klubeve me batuta “alla portokalli” mbi afaret e fundit të shefit të tyre e në mbrëmje kujtohen të shkruajnë se luftojnë korrupsionin. Spiun Prifti i ka korruptuar të drejtën e qenies, por këtë ata nuk e shohin, pasi qëllimi justifikon mjetin e çirren duke thirrur: Në djall vafshin liritë e sotme që për 50 vjet na i mohoi komunizmi. Na akuzojnë shtazërisht si berishianë të dështuar e harrojnë se mbi të gjitha ne berishianët jemi antikomunistë të kulturuar, antispiunë të masakruar e antidiktatorë të vuajtur, por dhe mbrojtës të demokracisë me çdo çmim.

E ju, veç epitetit antiberishianë çfarë tjetër mund t’iu quajmë?

Propagadistëshkrues kopjacë apo manipulues, spiunëshkrues të shartuar?

Neobllokmeni i shekullit XXI ndjehet fenomenal në spiunllëkun e tij. E servir si mjetin e politikës së të ardhmes e paturpësisht krenohet për veprën e tij. Ai fyen deri në gjak ndjeshmërinë e mijërave viktimave të komunizmit, që u futën nën dhe me pishmallkëkun e emrit të spiunit të tyre. 20 vjet më parë një grup historianësh nga Drejtoria e Muzeve të Tiranës lagje më lagje e derë më derë mbodhi në këtë qytet e në rrethinat e tij ç’ka kish mbetur nga mizoria e komunizmit. Kush kish mbetur ende gjallë kish ruajtur nga vitet e burgut e persekutimit një lugë alumini, një batanie të mykur leshi, një palë pantallona të arnuara me flokë koke, plagë në trup e inkube kujtimesh. U ndërtua ai që sot njihet si Muzeu i Genocidit. Në bisedat me çdonjërin prej tyre ndieje se ç’ka i mundonte më shumë, qe se në aktakuzën e tij kish firmosur miku, i afërmi, komshiu. Vitet e burgut dukeshin më të lehta karshi dhimbjes që kish provokuar përgjimi, spiunllëku. I kishin trajtuar si të padukshëm e u kishin mohuar lirinë e qenies, i kishin shkelur moralin e ekzistencës. E postkomunizmi që ju sot po himnizoni ia ka rihapur përsëri plagët. Kanë kaluar 20 vjet e deri më sot asnjë fjali moralfalëse nuk doli nga selia juaj.

Analistë e gazetarë të së majtës shfryrjen tuaj e ka në dorë Prokuroria, asaj fjala e fundit. Ne berishianët si dje e sot vazhdojmë të mbetemi antikomunistë të kulturuar.

Shen Katerina Arbereshe

Alba Kepi

52 km larg qytetit të Kozencës në rajonin jugor të Italisë, Kalabri, ndodhet qyteza e San Caterina Albanese-Picilia. Me këtë emër njihet në hartat e guidat turistike italiane por që rastis ta lexosh shumë pak herë në tabelat rrugore të autostradës Salerno-Reggio Calabria. Një nga daljet e kësaj autostrade, drejtimi Tasia, tregon se është rruga e duhur për të mbërritur në të. Pas disa kilometrash reklama e një fotografie gruaje, veshur me kostum tradicional popullor, me duar mbi ije e me vështrimin bujar të një zonje shtëpie uron mirëseardhjen në katundin Shën Katerina Arbëreshë,  Picilia. Kështu e quajnë vendalinjtë prej shumë shekujsh. Janë të gjithë arbëreshë vendosur mbi këtë kodër 472 metra mbi nivelin e detit, që shtrihet midis pllajës së Esarit e përroit të Ricorsolit. Kostumi tradicional që stolis gruan në posterin mikpritës buzë rrugës, prej gjashtë shekujsh është i pranishëm në çdo shtëpi. Çdo banor i të këtij katundi ka veshjen e tij popullore, e pandryshueshme në ngjyra e qëndisje që nga fundi i shekullit të XIV me ardhjen e familjeve të para shqiptare, kur Ballkani u pushtua nga Turqit. Në ditë dasme, në Festën e Valles, të Shën Nikollës e Shën Pantalliut, veshjet blu të grave, stolisur me qëndisje në ngjyrë floriri e jelekë të kuq mbi gjoks mbushin sheshin e katundit e rrugicat e tij të ngushta. Shtëpiat janë karakteristike si të një qyteze malore, të larta 2-3 nivele e ndodhen fare pranë njëra-tjetrës, me shkallë të jashtme që të çojnë nga njëri kat në tjetrin. Të gjitha prej guri e në të njëjtën ngjyrë gri, që vitet i kanë veshur nuancat e saj të errëta e herë të murrme nga lagështira.

Janë orët e para të pasdites, mbretëron qetësia e po të mos ishte lehja e zhurmshme e një qeni e zëri i një gruaje që vinte nga një shtëpi diku rrotull, mund të besoje se ishe një qytezë e pabanuar. Rrugët janë të shtruara kudo me kalldrëm e një ballkon i lartë sa një gjysëm robi rrethon në pjesë-pjesë këtë katund duke ofruar panoramën përqark që do e kish zili piktori i çdo epoke. Në fillimin e një rrugice, mbi një ndërtesë, mbi një kishë gjënden tabela informuese të shkruara të gjitha në dy gjuhë, italisht e shqip: Municipio-Bashkia, Via-Udha, Chiesa- Qisha (kisha). Në qëndër të Shën Katerina Arbëreshë- Picilia, ndodhet pallati dukal i Sanseverinos, familja e fundit feudale që drejtoi këtë qytezë deri më vitin 1806. Pranë tij ngrihet selia e bashkisë ndërtuar më 1976.

Ndërtesat kryesore të kësaj qyteze, ato më të lartat e më të bollshmet në sipërfaqe mbulohen me piktura murale që tregojnë historinë, zakonet e traditat e banorëve të saj. Mbi fasadët e jashtme të një pallati duke zbukuruar e përfshirë pothuajse tërë katin e sipërm të tij është piktura e valles arbëreshe. Gra të kapura dorë më dorë, me kostumin popullor kërcejnë në rreth e evokojnë mbi gur një nga traditat më të forta kombëtare të të gjithë arbëreshëve të Italisë, Vallen. Pak më tutje mbi murin e një ndërtes tjetër është piktururar Heroi ynë Kombëtar Skënderbeu me qëndrimin e tij stoik mbi kalë. Piktura e një momenti nga jeta e përditshme, ku dy gra qëndisin e një burrë i bie fizarmonikës i fal pallatin mbi të cilin gjëndet, por dhe ambientit përreth natyrshmërinë e një jete që realisht në ato çaste mungon. Duke ecur në veri të Shën Katerina Arbëreshë, Picilia, gjen Kishën apo siç është shkruar mbi të Kisha Shën Nikolla i Madh e ndërtuar në stilin barok, kurse më tutje akoma Kisha e Shën Pantalliut. Në hyrje të një rrugice tabela “Udha e Bukura Pamje” të kuriozon ta ndjekësh. Kënaqësia që ofroi fundi i saj me panoramën e qytezave përreth të mbuluara nga pyllëzimi e atmosfera mistike e natyrës, justifikon denjësisht emrin e rrugës.

“Udha e Frangjisë Ndon Sartori” qe dhe objektivi fillestar i këtij udhëtimi. Quhet e tillë pasi aty gjëndet shtëpia e lindjes së At Francesko Anton Sartori, apo i njohur nga vendalinjtë si P. Ndon Sartori. Në Shën Katerina Arbëreshë, Picilia konsiderohet një hero kombëtar. Figura e tij është e njohur dhe nderohet në të gjitha katundet arbëreshë të zonës. Shkrimtar e një artist poliedrik i rëndësishëm në kulturën arbëreshe të ‘800-ës. Intelektual i rafinuar kontribuoi në historinë e letërsisë arbëreshe. Ka lënë në trashëgimi një sërë dorëshkrimesh që nuk janë botuar ende, disa të tjera e kanë njohur botimin kohët e fundit. Flasin mbi aktivitetin e tij në debatin politik të kohës, devotshmërinë ndaj njerëzve të thjeshtë, mendimin autentik e liberal. Me një impenjim social e edukativ At Sartori u frymëzua nga komuniteti i tij e provoi të shkruajë në të gjitha gjinitë letrare, vargje, novela, romane, melodrama etj. Është autori i dramës së parë shqiptare e titulluar “Emira” dhe e publikuar pjesërisht tek Fjamuri i Arbrit i De Radës. Subjekti i kësaj drame është ambientuar në Shën Katerina e flet për historinë sentimentale midis dy të rinjve e evokon historinë e një ngjarje të ndodhur në rrethinat pranë mbi ekzekutimin e disa banditëve. Ai është autor i një sërë këngësh arbëreshe, përrallash, rapsodish popullore, këngë fetare që  interpretoheshin në ditë festash. Pati meritë në krijimin e fjalëve të reja, madje në një ese të tij shkruan mbi krijimin e një alafabeti të ri në gjuhën shqipe. Risia e penës e kontributit të tij në letërsinë arbëreshe e në ndryshim nga romantikët e epokës qe se i këndoi popullsisë arbëreshë jo se si ishin e çfarë ishin dikur, por ashtu siç i shihte e u frymëzonte ai në ato vite. Kjo është dhe merita absolute e artit të Ndon Sartori-t.

At Francesko Anton Sartori lindi në Shën Katerina Arbëreshë, Picilia më 16 shtator 1819 e vdiq San Giacomo di Cerzeto në1894.

Poezi -Trimi Vasha e Ajri

At Francesko Antonio Santori

Trimi: Më dërgo ti ajrin!

Vasha: Qetu, trim se t’e dërgonj.

Vallja: Mbe tutjè ndë verët,

kur te lulezonje molla,

si kish vasha kryethit.

Trimi: Më dërgo ti ajrin !

Vasha: Qetu, trim se t’e dërgonj.

Vallja: Mbe tutjè ndë verët,

kur të lulëzonjeë ulliri,

të më siellë ullinjt e zëzë,

si kish vasha syzit.

Trimi: Më dërgo ti ajrin!

Vasha: Qetu, trim se t’e dergonj.

Vallja: Mbe tutjè ndë verët,

kur të lulëzonjë thana,

si kish vasha hundëzën.

Trimi: Më, dërgo ti ajrìn !

Vasha: Qetu, trim se t’e dërgonj.

Vallja: Mbë tutjè ndë verët,

kur të lulëzonjë shega,

të më sjellë shegën e kuqe,

si kish vasha faqjen.

Trimi: Më dërgo ti ajrin!

Vasha: Qetu, trim se t’e dërgonj.

Vallja: Mbë tutjë ndë verët,

kur të lulëzonjë girshia,

të më sjellë gjërshinë e kuqe,

si kish vasha buzëzën.

Trimi: Më dërgo ti ajrin!

Vasha: Qetu, trim, se t’e dergonj.

Vallja: Mbë tutjè ndë verët,

kur të lulëzonj ftoi,

të më sjellë ftuan e bardhë,

si kinsh vasha gjirthin.

Kënga e Brumit

At Francesko Antonio Santori

Se ti vashëza hadhjare,

me mbë shpi t’ëm’ e tët atë,

sa hadhjare edhe dëlirë,

çë më ngjeshën ata brumë,

ngjeshe fort e ngure shumë.

Bën kuleçë e m’i dërgo

gjithë gjirivet mbë shpi,

gjithë gjitonëvet mbë derë,

të t’mburonjë buka ndër duar,

të të shtohen ditët e mira,

te t’zbardhet ajo jetë

pjot me dritë e me hare

si e bardhëz je ti vetë.

E kur një bir të ketë ajo zonjë,

më ju rritët e ju bëftë trim,

me defugen nder duar

e me shpatëzën ndë brest.

Pra nd’amahjit m’e dërgoftë

sa t’i priret mbë shpi

me hie pjot e me argjënd,

e turkeshëzën m’i sjelltë

per hare të gjitonisë.

Se një vashëz kur të ketë,

më ju rritët e m’i pastë hje,

m’e martoftë dymbëdhjetë vieç

e pastë miell e më bëftë kuleçë,

e paste tri nore kriate

t’i kujdesjën nga menatë

bijt’e shpin’ e asajë zonjë.

Nga Drama “Emira”

At Francesko Antonio Santori

Akti i dytë- Skena e parë

Kallonjeri ruan dhent e këndon:

U mose prapa t’erdha – Për male, laka e kronje, Ndër lume e nder përronje – E kudo vajte ti. Kur ndëjte skemandilin –Të bardhë e u t’e kondrepsa Me botë – e u t’e nxërrepsa – E më kanoseshë ti. Kur mbjedhur fjetë te mëni – Thesin e rrukulise Tek ara e m’e xarrise – Se të bëje dëme ti. U të pé; e pra te kroi – Kur aq ëmbël këndonje E mallin dreq zbulonje – Çë më ke ndë zëmër ti…

Kallina (me delet): Kush është ky sinjallàt çë kendon si dhisapìt?

Kallonjeri: Kalline! O sa ditë ka çë së të pe, Kalline!

Kallina: Çë ke të bësh me mua ti, çë kërkon të më shohësh?

Kallonjeri: Se kam u mall.

Kallina: Po jo u për tij.

Kallonjeri: Dhe poka mban atë mëri çë më buthtove, kur të parën herë të hapa zëmrën?

Kallina: Mos u jam ndo një ré e shtitur nga era, çë ndërroqet nga njëmend? Nge t’ë thashë se më mos m’i ben ti këto xhuta, se u s’jam gruaja çë do ti. E nga një pra, çë mund’ajo të pritë nga ti ?

Kallonjeri: Gjithë mirat e mallit e të pëlqiemet çë pret nje kopilë cila mbashket me një trim.

Kallina: Mbaji për tji! u s’i dua këto te mira. U jam e lerë ndë një shtëpi me kë se mund’kushqihet gjaku yt edhe nd’isha u e llavur njera te’ t’doja. Po te ky pënxier mos qëndro fare.

Kallonjeri: Alimonò ! ashtù e ngurët je?

Kallina: E ngurët më se shkëmbi “Sanda-Veneres”.

Kallonjeri: Mos fjit ashtu se m’pjasën zëmrën.

Kallina: Ngë të fjas fare, se marr e vete për fanë tim.

Kallonjeri: Jo, Kallinë, rri njetër thërrimëz.

Kallina: Çë të kënduome ! Çë përtendon nga u, tashi çë të thashë dreq se ngë të dua ? Nëng të dua e s’mund të t’dua.

Kallonjeri: Të thom se qeva nd’markàt Samark, shita ca rikaz e të bjeta këtë skemandil mundashi, një anak, një parëz vëthë e një unazë.

Kallina: Mua këto shërbisë? Qellja ndo njij dosje: vëthë, unaza e skemandile! Sa të më shihin këto mëma e tata, kesh të vjohsha për së gjalli ndë varr.

Kallonjeri: Njota si janë të bukuriz: pa shih ndë dita t’i zgjidhja.

Kallina: Tash çë nëng i dua, çë kam i shoh të bënjë?

Kallonjeri: Sa të shohë ndo se kanë o s’kanë hje ngrah njëj kopilje…

Kallina: U s’dua të vë ngrah meje stoli çë s’jane timet.

Kallonjeri: U per tij i bjejta, mirri.

Kallina: Se të shihje si dukeshin mbal meje? Dua të t’jap këtë gust. Em këtu vëthtë përpara; prana anakën e skemandilin; pëstaj unazën. Shohemi nde mund’ të të nxier ngrah u sot.

Kallonjeri: Majde ! Si t’kane hjë! më fllagën ndë gji si ndë pasiqir. Me shëndet! Mbaji, mbaji. Njota ikëtin rikazit. (i shtëlohet pas).

Kallina: U nëng i dua ! Zaji, zaji. Popo! iku. Zjarmi im! ndë më paft njeri me këto stoli ngrah. E zeza u ku vete e ngulem? Sh’ajo Emira. T’i shehinj njize…

Emira: Kalline, ti ishnje ? Ngë të njoha persellargu. Di u si m’u fjandakse me një skemandil të kuq e të kalthër xhimùzashi.

Kallina: Të bëtëtin sytë, motërm. Kush m’e jip mua një skemandil të kujllortur, tata o m’èma? Popo! si u ngarkove rënde më shkarpa! S’ke fare kujdes të gjellës sate.

Emira: E s’di se kam të prirem pameta? qëndruom pa zjarm ndë shtëpi, me këto net kshtu të giata e tëtimëme si bënjën. Gadhurja e di se na spovisi; val kemi pak; tata pati sinahijin e kollën me gjashtë ethe e pat’ të shërbinja u për dy herë, si s’kishnja adhet. Ver edhe se mbremanet tuortim njera kur kenduon gjelat e te hollat patetin te na bejin drite.

Kallina: Ec moterm, ec, mos do te prehesh. Rri ashtu me ate barre ngrah.

Emira: Vete se kam keq pres. Rri mire!

Kam humbur fjalet

Alba Kepi

ora 16.38

Kam humbur fjalet. Sapo lexova lajmet e agjensive te huaja te shtypit mbi gjithcka po ndodh sot ne Tirane. Pashe foto e filmime te gazetareve te huaj. Humba dhe syte. Ndergjegjesimi politik i shqiptareve ka mbetur ne te largtit vit 1997. Shume lehte mund te drejtohet gishti nga e majta ne te djathte per te gjetur fajtorin. Pas nje dite te tille te akuzuar jane te gjithe. Por ka perhere nje kryefajtor e them me bindje se ai quhet “Shqiptari i Papergjegjshem”. Shfrytezohet nga asgjeberesit per t’ i dhuruar atyre karriget, copetohet, gjakoset e vritet per te qene nje ushtar i bindur i urdheruesve te sfides. Kij meshire o  “Shqiptari i Papergjegjshem” per veten, motren, vellain, mikun e femine. Mjaft o mjeran e erresove driten. Falja forcen mendjes e jo egersires. Asgjeberesit e uritur si karrem te perdorin per t’i hedhur uje diges. Kembekryq jane ulur e po stolisin sofren. Nje. dy , tre , shume karrige… per ty jo nuk ka vend me. Ne rruge te leshuan sot e po ne rruge do te lene dhe neser. O  “Shqiptari i Papergjegjshem” duaje e respektoje me shume veten. Boshatis duart nga guret e ndihmo trupin per tu drejtuar. O  “Shqiptari i Papergjegjshem” e gjakose sot diten e i shkelmove  jeten shume bijve. Pas cdo hapi qe  hodhe, nje drite u fik ne skenen ku te sheh tere Europa. Spektatoret kane nisur te fishkellejne ,  tek e tuk po braktisin sallen. E gjitha kjo vec per fajin tend o  “Shqiptari i Papergjegjshem”.

“If” Rudyard Kipling

 

75 vjet me pare, me 18 janar 1936 vdes ne Londer shkrimtari Rudyard Kipling, fituesi i cmimit Nobel per Letersine 1907.

Rudyard Kipling

Në mundsh…
 

 

Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh-dhe vetes t`i besosh
sa herë tek ti dyshojnë e s`të përfillin
por edhe dyshimet drejt t`i gjykosh

Në mundsh të rrish në pritje,nga pritja pa u lodhur
e,kur t`urrejnë,urrejtje mos t`ushqesh
madje,ndaj shpifjeve të rish pa folur
me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh…

Në mundsh t`mendosh,por jo gjer në shkatrrim,
të ëndërosh,por jo si rob ëndërrimesh,
dhe t`i trajtosh njëlloj e pa dallim
ngadhnjim e shpartallim-burim mashtrimesh…

Në durofsh dot që thëniet e tua të drejta
në kurthe për trutharët,kopukët të t`i kthejnë,
t`i shofësh të thyera gjërat më të shtrenjta
e prapë t`i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë …

Në mundsh fitoret që ke korrur t`i flijosh
si në kumar,në një të vetme lojë,
të rrezikosh,të humbsh e prapë t`ia fillosh,
dhe humbjen kurrë të mos e zësh në gojë…

Në i detyrofsh dot muskul,nerv e puls e zemër
të të shërbejnë edhe kur gjithcka duket e kotë,
e të qëndrosh kur s`ke asgjë më vec vullnetit,
që vetëm fjalën “Qëndro!” gjithmonë thotë…

Në mundsh të flasësh me maskarenj,por nderin tënd ta ruash
e të ecësh për krah mbretit pa krenari qe të verbon…

Nëse armiku apo miku s`të bëjnë dot të vuash,
dhe gjithëkënd e çmon por veç sa meriton…

Në mundsh t`i mbushësh ti minutat aq të rënda
me vepra që peshojnë-
dije mos kij asnjë dyshim
se jotja do të jetë Bota,me ç`ka brenda,
dhe BURRE do të jesh,o biri im !

A ekziston ende miqësia?

Alba Kepi

A ekziston ende miqësia? Bota moderne të imponon një transformim të vazhdueshëm. Ndryshojmë vendndodhje, punë e detyrohemi të largohemi nga miqtë e vjetër. Premtojmë se nuk do harrohemi, do mbetemi në kontakt, do rishihemi së shpejti, e shumë rrallë herë ndodh. Teknologjia që nuk resht së zhvilluari, na servir dembelizmin e harresën, indiferencën e mendjemadhësinë. Një sms për të uruar ndërrimin e viteve, një email për të kujtuar se nuk ta kam harruar ditëlindjen, një “like” për t’u shfajësuar, një kompliment “alla frënga” nën foto për t’u paqësuar dhe “për fat” miqësia shpëtoi. Luhet “kush është fshehur?” për të stimuar veten e ngjitet mbi buzë “jam miku i filanit” për të rënduar peshën. Miqësi o armiqësi e fshehur? Disa studime sociale e klasifikojnë në një raport drejt rrugës së zhdukjes, i ekzistueshëm pastërtisht veç në adoleshencë e pleqëri, disa të tjerë fajësojnë globalizmin dhe rreshtojnë rrugët e shpëtimit. Miqësia është një raport social i bazuar tek respekti, stima e dispozicioni reciprok që shoqëria moderne argëtohet duke e transformuar në simpati, shkëmbim rolesh, stimuj e solidaritet, por jo pak edhe me hijen e negativizmit, privilegjit e përfitimit. Në gjuhën e përditshme është mjeti për të përmbysur normat e rregullat, për mbijetesën e imponuar, për të ndihmuar të arrish i pari. Sa më e fortë është miqësia aq më i pari je mes të parëve. “Të gjitha kafshët janë të barabarta, – shkruante Orwell, – por disa janë më të barabarta se të tjerat”.

“Miku im, pranë teje nuk kam asgjë për të të kërkuar falje, asgjë nga duhet të ruhem, asgjë për të të demonstruar: gjej veç paqen. Përtej fjalëve të mia ti sheh tek unë thjesht njeriun”, – shkruante një shekull më parë francezi Antoine de Saint-Exupery. Kjo fjalë që ka në rrënjën e saj foljen latine – amo (-as, -avi, -tum, -are) – të dua, është një lidhje sociale e ndjenjë e fortë që pesë shekuj para epokës sonë filozofi Konfucio e rendiste bashkë me 5 tipologjitë kryesore të marrëdhënieve ndërpersonale: imperator e skllav, babë e bir, burrë e grua, vëlla i madh e vëlla i vogël, e midis dy personave të barabartë. Katër tipologjitë e para janë në marrëdhënie hierarkike mes tyre: superiori-inferiori, e të ndryshueshme nga një epokë në tjetrën, veç miqësia ka ruajtur esencën e strukturës së saj.

Qysh në antikitet miqësia polemizohej në kuptim, lidhej nga ndjenja e ndahej nga interesi, gjykoheshin kriteret e saj matëse shumë pranë elementëve të sotëm e aspak të ndryshëm. Po nuk duhet të çuditemi e as të mendojmë se fjala miqësi e pastër e puro, siç e kërkon etimologjia e saj, ka qenë e tillë veç në të shkuarën. 2000 vite më parë, Aristoteli kish kuptuar se miqësia nuk ka veç një kuptim, por disa e të ndryshme. Aristoteli e kish përballuar këtë mendim në dy libra: “Etica” “Nicomachea” VIII e IX, të cilët ndërtojnë traktatin më të gjerë që një filozof i ka dedikuar deri më sot miqësisë. Ai e konsideron miqësinë një pasion, një mënyrë të ngjashme me frikën, guximi, dashurinë, dëshirën, zemërimin, lakminë, urrejtjen, mëshirën, gjithçka që pasohet nga kënaqësia e dhimbja. E përkufizojmë miqësinë me kënaqësinë, dobinë e mirësinë, por veç “miqësia e bazuar në mirësi është virtyti i saj autentik”, – thotë ai. Kush adhuron një person për kënaqësinë që kjo i sjell apo për shërbimet që i vijnë prej tij, krijon veç një miqësi jo perfekte; kush dëshiron të mirën e personit që adhuron ndërton miqësinë e përsosur e si një virtyt. Ky tip raporti është për Aristotelin një element thelbësor i lumturisë, përmbledh ndjenjën e kënaqësisë e është miqësia e kuptuar si emocion. Miqtë përbëjnë për njeriun e lumtur mirësinë esteriore më të madhe: njeriu i shkëlqyer ka nevojë për persona që t’u bëjë vepra të mira, pasi njeriu është një kafshë politike që tenton të jetojë në bashkësi.

Një vepër të tërë i ka dedikuar miqësisë edhe Ciceroni në “De Amicitia” opinioni i të cilit shprehet qartë në aforizmin e tij të njohur: “Sipas mendimit tim, kush eliminon nga jeta miqësinë, eliminon diellin nga bota”. Për të miqësia është një ndjenjë shumë e lartë që jep e kërkon shumë, është një ndjenjë e rrallë por e aftë të jap qetësi kujtdo që i bëhet pjesë. Ciceroni flet me përbuzje për miqësitë e lidhura nga interesat personale, oportunizmi, llogaritë mondane e i quan të pamundura miqësitë midis personave karakterisht e moralisht të ndryshëm.

Miqësia e rinisë sipas Aristotelit

“Miqësia e të rinjve është e motivuar nga kënaqësia. Ata jetojnë me pasion e ndjekin atë që u pëlqen personalisht dhe në atë moment. Por kur mosha ndryshon, gjërat që na pëlqejnë, janë të tjera. Prandaj, ed…he të rinjtë bëhen shpejt miq e shpejt pushojnë së qeni: miqësia e tyre ndryshon me atë çka u pëlqen e kënaqësitë e rinisë janë subjekt i ndryshimeve të shpeshta. Të rinjtë janë të prirë për dashuri e pjesa më e madhe e miqësisë dashurore kënaq pasionin e rrjedh nga kënaqësia. Për këtë motiv dashurojnë e pushojnë së dashuruari shpejtësisht, duke ndryshuar madje disa herë në të njëjtën ditë. Ata dëshirojnë t’i kalojnë ditët në shoqëri, të ndjekin një jetë të përbashkët, pasi kështu lind për ta ajo çka përputhet me miqësinë.

 
Pak fjalë nga “De Amicitia” e Ciceronit

“Është e nevojshme tani të fiksojmë limitet e miqësisë, linjën e kufirit të ndjenjës. Shoh se mbi këtë argument qarkullojnë tre teori e asnjëra nuk më duket e pranueshme. E para mbështet se duhet të us…hqejmë për miqtë të njëjtat ndjenja që provojmë për veten: e dyta se ndjenja jonë për miqtë duhet të korrespondojë në gjithçka e për gjithçka me ndjenjën e tyre për ne; e treta se sa stimoj unë veten aq duhet të më stimojnë dhe miqtë. Nuk jam aspak dakord me asnjë nga të tria. Nuk është e vërtetë e para, sipas të cilës jemi të gatshëm ndaj miqve ashtu siç ndaj vetes. Sa gjëra nuk do t’i bënim kurrë për ne, por i bëjmë për miqtë. Lusim persona të padenjë, kundërshtojmë me forcë e sulmojmë ashpër në mbrojtje të miqve, është maksimumi i dinjitetit, por kur bëhet fjalë për ne kjo sjellje rezulton pak dinjitoze. Në shumë rrethana njerëzit me virtytet sakrifikojnë shumë nga privilegjet e tyre për të argëtuar më shumë miqtë se veten. Teoria e dytë konsideron miqësinë si një reciprokritet i detyrimeve e ndjenjave. Por nënkupton ta zvogëlosh në llogari meskine për të parë se bilanci është i barabartë. Por miqësia e vërtetë sipas meje është më e pasur, më zemërgjerë, nuk i jep rëndësi vogëlsirave për mos të marrë më shumë se sa ka dhënë. Nuk është e nevojshme të kesh frikë se humb diçka, se po toleron o po rëndon. Megjithatë, më e keqja nga të gjitha është e treta: kur dikush stimon veten aq duhet të stimohet nga miqtë. Shpesh disa ndiehen shumë të dëshpëruar e ushqejnë një shpresë për të përmirësuar fatin e tyre. Nuk është mik ai që është ndaj tjetrit ashtu si ndaj vetes, mik është kush bën gjithçka për të tundur kë ndihet keq e për ta ushqyer me shpresa e mendime të mira. Është e nevojshme pra të stabilizohet një limit i vërtetë i miqësisë: kur miqtë kanë një sjellje pa të meta, duhet bashkuar çdo aksion, mendim, propozim, pa përjashtim. Se rasti e kërkon që të kënaqim miqtë e jo gjithçka në të drejtë, por ku vihet në lojë jeta e reputacioni i tyre, atëherë duhet bërë ndonjë përjashtim, mjaft që të mos ndiqet nga një jo nderim i rëndë. Deri në një farë limiti mund të përdorim indulgjencën e miqësisë, pa lënë mënjanë reputacionin tonë e pa nënvlerësuar favorin e opinionit publik si të ishte një armë e vogël në jetën politike, por t’u kundërvihemi lajkave e qarjeve si një turp e të mos mohojmë kurrë virtytin nga ku rrjedh ndjenja. Të gjithë dinë të thonë sa dele e dhi kanë, por jo sa miq. Kur blejnë një kope përdorin çdo mjet vlerësimi, por në zgjedhjen e miqve janë të hutuar e nuk kanë në një farë mënyre as shenja të veçanta e marka që ndihmojnë për të gjykuar se kush është apo jo i vlefshëm në miqësi. Duhet t’i zgjedhim miqtë me tipare qëndrueshmërie e stabilitet logjik – dhe në këto karakteristike ka një mungesë të madhe. Të gjykosh një person pa e vënë në provë është vërtetë e vështirë, por dhe prova është e mundshme vetëm kur është krijuar një lidhje. Kështu që miqësia gjykohet e përfundon duke i eliminuar mundësinë e një verifikimi. Është tregues i diturisë, të dish të frenosh rritjen e dashurisë ashtu siç frenon një qerre, e për të mundur ta përdorësh miqësinë vetëm pasi ke eksperimentuar në një farë mënyrë karakterin e miqve ashtu si provohen kuajt. Shpesh disa shfaqin lehtësinë e tyre, me pak para : të tjerë të patundur para një shume të vogël, tradhtohen para një shume të madhe. Por dhe sikur të gjejmë se kush ka turp të preferojë paratë nga miqësia, ku do mundim të gjejmë se kush nuk e preferon atë përballë nderit, fuqisë publike e ushtarake. Natyra humane është shumë e dobët për të përbuzur fuqinë e kur arrihet fuqia me çmimin e një miqësie, mendohet se mbi të do bie një hije, pasi pa një arsye të vlefshme miqësia u la pas dore.

E pra, është e vështirë gjetja e miqësive të vërteta, në këdo që sheh tek karriera politike një arsye të jetës. Ku të gjesh kush preferon në vend të suksesit të tij atë të mikut? E për të shkuar më tej sa e vështirë është për njerëzit të ndajnë dështimet e të tjerëve. Nuk është e lehtë të gjesh persona të gatshëm për t’u përulur kaq shumë. Prandaj dhe Ennio ka të drejtë kur thotë: “Miku i vërtetë shfaqet në vështirësi”.

I am Halal- Hallall biznes

Alba Kepi
 Publikuar Gazeta Standard (Nentor 2010)

Hyni në bursën e Londrës. Aty hebrenjtë, myslimanët, të krishterët trajtohen reciprokisht si të ishin të së njëjtës fe e quhen të pabesë vetëm ata që falimentojnë”.

“Halal biznes” rritet çdo ditë e po përfshin jo vetëm sektorin ushqimor, por dhe atë farmaceutik, kozmetik, turistik e “lifestyle”. Prodhimet “I am halal”, “unë jam hallall” apo më qartë “jam myslimanisht korrekt” pushtuan sivjet tregjet më të rëndësishme ekonomike në botë

“I am halal”, një diktat fetar është transformuar tashmë në një markë me një sukses të jashtëzakonshëm në Evropë e në botë. “Halal biznes” rritet çdo ditë e po përfshin jo vetëm sektorin ushqimor, por dhe atë farmaceutik, kozmetik, turistik e “lifestyle”. “Tregtari ka në të gjithë botën vetëm një fe”, – shkruante pothuajse dy shekuj më parë poeti gjerman, Heinrich Heine, e viti qe percollem e konfirmon plotësisht thënien e tij.

Prodhimet “I am halal”, “unë jam hallall” apo më qartë “jam myslimanisht korrekt” pushtuan sivjet boten. Ky segment i tregut, të cilit i janë destinuar prodhimet “halal” përfshin pothuajse 2 miliardë konsumatorë të mundshëm, të përqendruar jo vetëm në vendet me shumicë popullsie myslimane, por dhe në vende si SHBA, Britania e Madhe, Kanada e Francë. Tregu botëror i “halal food” ka të ardhura rreth 150 miliardë dollarë, 67 miliardë prej të cilëve vetëm në Evropë, me një rritje të parashikuar deri në 500 miliardë brenda vitit 2010. Nevojshmëria e prodhimeve apo shërbime “I am halal”, të diktuara pra nga ligji islamik, ishte në nivel global një mundësi e rëndësishme për mjaft shoqëri prodhuese. Kjo gjë kushtëzojë lindjen e marketingut mysliman, që përmbledh një bashkësi strategjish prodhimi, çmimi, vendndodhje e promovimi të adoptuara nga shoqëritë prodhuese për të kënaqur kërkesat e konsumatorit mysliman. Tre janë pilastrët kryesorë që mbajnë në këmbë shoqërinë e lirë e moderne: politika, ekonomia e kultura. Të tri këto institucione promovojnë e mbrojnë eksperimentin demokratik, ekonominë sipërmarrëse e pluralizmin kulturor.

E nuk është aspak e çuditshme të dëgjosh të flitet mbi aktivitetin e një biznesi ekonomik në marrëdhënie të plota me fenë, e cila konsiderohet pjesë përbërëse e shpesh themelore e një konteksti kulturor.

Mjaft prej karakteristikave të tregut ekonomik janë njohur nga Islamizmi e Kristianizmi shumë kohë më parë se ato të eksploroheshin nga Adam Smith e nga studiuesit e shekullit XVIII.

Sa herë që përmendet fjala islam, mendimet lëvrojnë logjikën e një lëvizje integraliste, që kërkon t’i imponohet një bote të tërë me apo pa forcë. Por një mysliman nuk është një ekstremist fetar, është veçse një besimtar i fesë së tij, që ndjek rregullat e Kuranit, totalisht në respekt me jetën dhe veprën e profetit Muhamed.

Gjenden mbi 1.3 miliard myslimanë të përhapur në të gjithë globin, shumica e të cilëve jetojnë në kontinentin aziatik (690 milionë), në Afrikë (320 milionë), në Lindjen e Mesme (250 milionë), Evropë (35 milionë) e në Amerikën e Veriut (5 milionë) dhe gjithçka për një mysliman, ushqimi, pastërtia fizike, jeta familjare, politika e biznesi mund të jenë një akt besimi ndaj fesë. Raporti midis ekonomisë e islamit është një raport krejtësisht i ngushtë, e kjo jo vetëm nga numri i madh i konsumatorëve myslimanë në botë, apo nga fakti se shumica e vendeve islamike janë prodhuesit kryesorë të naftës. Nga këndvështrimi ekonomik pjesëmarrja e fesë myslimane në sistemin kapitalist, në tregun e pronën private është e një rëndësie të jashtëzakonshme. Nuk duhet harruar se profeti Muhamed qe një shembull i nxitjes së shpirtit sipërmarrës, pasi vetë ai qe një tregtar ekstremisht i pastër, sa thirrej me emrin “i ndershmi” e thëniet shpirtërore të tij nxisin komunitetin e besimtarëve të kënaqin nevojat e tyre vetëm e vetëm me djersën e ballit. Kur Ibrahim Al-Nakha’i, një figurë e rëndësishme e shekullit I në kalendarin islamik, pyetet se kë preferon një tregtar të ndershëm apo një njeri që ka braktisur çdo gjë për t’iu dedikuar fesë, përgjigjja e tij qe “një tregtar të ndershëm”.

Shkrimtari mysliman i shekullit XIII Khaldun, historian e studiues social, e kishte evidentuar teorinë e tregut e lindjen e kapitalizmit shumë më parë se studiuesit e shekullit XVIII.

Tregu nuk njeh diferenca etnike, fetare e seksuale ashtu siç pohonte dhe Voltaire vite më parë: “Hyni në bursën e Londrës. Aty hebrenjtë, myslimanët, të krishterët trajtohen reciprokisht si të ishin të së njëjtës fe e quhen të pabesë vetëm ata që falimentojnë”. Historia islamike është e pasur me hebrenj e të krishterë që kanë luajtur role të rëndësishme politike, ekonomike e sociale në shoqërinë myslimane e pikëtakimet e civiliteteve të ndryshme favorizuan shkëmbimin e lirë në njohuritë e metodave e teknologjive të reja pune. Sot në një botë gjithnjë e më të globalizuar e në procesin natyror të shkëmbimit tregtar midis Perëndimit e botës islamike mund të hapen mjaft fronte të reja të bazuara në kapacitetin domethënës të fesë, ku Islami e Perëndimi është një realitet integrues e joopozitar. Konsumatori mysliman nuk ha prodhime të konsideruara nga ligji i Kuranit “haram” e shoqëri prodhuese si “Nestle”, “Baskin Robbins”, “Campbell Soup” etj., i kanë dedikuar mjaft produkte të tyre këtij sektori gjithnjë e në rritje. Zhvillimi i vazhdueshëm i prodhimeve të reja është bërë tashmë një faktor me rëndësi parësore për t’u përfaqësuar denjësisht në merkatën globale, pjesë e të cilëve janë pa dyshim produktet e certifikuara “halal”. Dyqane, supermerkate, tregje, restorante, site interneti ku mund të gjesh e porositësh prodhime “halal”. Konfirmohet një tendencë e parezistueshme me një rritje të vazhdueshme klientësh e kërkesash për prodhime gjithnjë e më të variueshme. Në supermerkatet franceze gjenden mbi 400 produkte “halal” e agjencia “Solis” e specializuar në marketingun etnik faturoi sivjet 4 miliardë euro me një rritje vjetore prej 15 %. Qysh në vitin 1990 ekziston në Malajzi institucioni i certifikimit ISNA – “Halal Certification Agency”, e cila imposton procedurat e eksportimit të mishit. Njëkohësisht një agjenci certifikimi në SHBA e quajtur IFANCA, ka pak a shumë të njëjtat funksione. Kurse në Britaninë e Madhe i takon “Muslim Council of Britain” të certifikojë se një produkt mund të konsiderohet hallall apo jo.

Prodhimi “halal” sot nuk kufizon vetëm restorantet, dyqanet e vogla, shpërndarësit sipas kërkesave të komunitetit mysliman, por ai ka marrë një koncept rigorozisht më të gjerë kozmetikën, farmaceutikën, mjekësinë, bio-teknologjinë, turizmin, transportin, financën, modën e televizionin. Hyrja në këtë merkatë limitohet nga rregullorja që stabilizon listën e vendeve nga të cilat vijnë prodhimet “halal”. Tregu botëror i “halal food” stimohet me rreth 150 miliardë dollarë, 67 miliardë prej të cilëve vetëm në Evropë, me një rritje të parashikuar deri në 500 miliardë brenda vitit 2010.

Motori i kërkimit “I am halal”

Quhet “I am halal” i përkthyer saktësisht “unë jam myslimanisht korrekt” e është motori i ri i kërkimit i realizuar në respekt të ligjeve islamike i hapur vetëm dy muaj më parë. I realizuar nga administratori i përgjithshëm i shoqërisë holandeze, “Azs Media Group”, lejon me anë të një sërë filtrash të navigosh pastërtisht në web pa u ngatërruar në site të konsideruara “haram”. Në të përditshmen libaneze “Daily Star”, 20-vjeçarja irano-kuvajtiane Reza Sardeha, që jeton në Holand ku studion Business Management e ideuesja e këtij motori kërkimi shprehet se: “I am halal” përfaqëson një solucion për të evituar të gjitha ato site që hapen pop-up me përmbajtje seksuale.” Po të provosh të kërkosh në të fjalën “sex o gay” përgjigjja e motorit të kërkimit është “oops – shumë haram”, kurse me termat “birra apo derr” shfaqet lehtësisht më tolerante. “I am halal” është i disponueshëm në 15 gjuhë me një mesatare ditore që shkon në 30 mijë përdorues. “Ideja më lindi, – deklaron Reza Sardeha, – pas diskutimeve të gjata me miqtë e mi në lidhje me kërkimet në “google”, ku shpesh kemi përfunduar në site me përmbajtje ekstravagante. Objektivi ynë, – vazhdon të shprehet ajo – është të bëhemi motori i parë kërkues për myslimanët”. Po në janar të këtij viti në Turqi u hap siti http://www.muslumangoogle.com, i cili përdor të dhënat e marra nga “google”, duke censuruar fjalë jo në linjë me fenë myslimane.

Kurioz është lajmi se në qershorin e kaluar izraeliti Yossi Altman krijoi “Koogle”, një motor kërkimi për hebrenjtë ortodoks.

Financa bankare “I am halal”

Në një moment kur bota financiare perëndimore ndodhet në gjunjë nga efektet e krizës ekonomike, financa islamike demonstron një vitalitet të jashtëzakonshëm e në Evropë rritet numri i bankave që respektojnë principet e Kuranit. Sistemi bankar modern islamik ka lindur rreth vitit 1970, ka njohur një fazë fillestare eksperimentimi, e sot ka një përhapje të gjerë. Tregu financiar islamik është strukturuar në 300 banka me një kapital që kapërcen 13 miliardë dollarët. Të ardhurat e bankave islamike kapërcejnë 205 miliardë dollarët e taksa e rritjes për 10 vitet e ardhshme pritet të jetë 10-20 %. Organizata e Bankës Islamike ka aprovuar përkufizimin e mëposhtëm të emërtimit “Bankë Islamike”: quhet i tillë një institucion financiar në të cilin ligjet, statuti e rregullorja operojnë sipas principeve islamike e evitojnë marrjen e dhënien e interesave në çdo operacion të kryer.

Kurani ndalon kategorikisht pagimin e interesave e nuk pranon asnjë kërkesë rimbursimi superior për shumën e dorëzuar në bankë. Sipas koncepteve të Kurani paraja nuk mund e nuk duhet të gjenerojë para duke mos lëvizur, pra duke u mbyllur në një llogari bankare. Kurani konsideron “halal” të gjitha aktivitete tregtare e përfitimet e derivuara nga ato “haram” çdo kredi e interes bankar. Bankat islamike zotërojnë llogari investimesh speciale në të cilat investuesit depozitojë të ardhurat me qëllim investimin e tyre në një aktivitet të specifikuar ekonomik. Në vitin 1979, Pakistani e Sudan islamizuan të gjithë sistemin e tyre bankar. Në Evropë ekzistojnë banka islamike në Zvicër, Danimarkë, Gjermani, Britani e Madhe, si dhe banka me të ashtuquajtura sportele islamike, dedikuar klientëve që duan të ndjekin ligjet e fesë së tyre. Bankat islamike kanë shënuar sivjet një rritje prej 15 % me një xhiro biznesi të barabartë me 1% të tregut botëror financiar.

Turizmi islamik “I am halal”

Termi “Islamic Hotel” tashmë është pjesë e marketingut turistik kudo në botë. Konsiderohet i tillë çdo hotel që favorizon biznesin e zhvillimin në respekt të plotë me kulturën lokale e vlerat tradicionale. Gjithnjë e në rritje është interesi i sipërmarrësve për të ndërtuar hotele të tilla, klientela e të cilëve garanton ekskluzivitetin e fitimeve të tyre. Një staf pothuajse tërësisht femëror, ushqim “halal”, alkool i ndaluar, muzikë moderne e ndaluar, përdorimi i pishinës në orare të ndryshme për meshkuj e femra, kuran e tapet në dhomë, drejtimi nga Meka i shënuar mbi mur, sallë lutjesh, jo night-club e jo të drejtuara nga Meka, pasi kjo gjë konsiderohet e papranueshme, janë disa nga karakteristikat që duhet të ketë një hotel “Hallall”, apo një hotel me statusin “Islamic Hotel”.

Moda “I am halal”

Nuk është aspak gjë e re të deklarosh se një shami në kokë, këmbë e krahë të mbuluara është veshja myslimane tipike “halal”. Tendenca e dy viteve të fundit ka shtyrë stilistët më në zë si “Fendi”, “Dolce e Gabbana”, “Armani e Guçi”, “Laura Biagiotti” të prezantojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe koleksione veshjesh elegante aspak ofenduese ndaj traditës së fesë myslimane. Mbretëresha Rania e Jordanisë është një shembull i mrekullueshëm i gërshetimit të elegancës e traditës.

Jean Monnet “Bashkimi Evropian duhej të niste me kulturën”

Alba Kepi

I njohur është mendimi i Jean Monnet, një nga baballarët themelues të Bashkimit Evropian, i cili nga fundi i jetës së tij, para politikanëve e diplomatëve të njohur evropianë do të shprehej: “Po të më duhej të nisja përsëri punën për të projektuar Bashkimin Evropian, nuk do ta filloja me ekonominë, por me kulturën”. Dhënia e dinjitetit të kulturës me një vlerë të barabartë me tregtinë e ekonominë qe objekti fillestar i lindjes së projektit më të rëndësishëm kulturor në Evropë: “Kryeqyteti evropian i kulturës”.

Sivjet mbushen 25 vjet nga dita kur Këshilli i Evropës lançoi zyrtarisht projektin “Qyteti Evropian i Kulturës”. Prej vitit 1985 mori origjinë kjo iniciativë komunitare me sukses të përvitshëm që e shndërroi në një trashëgimi kulturore evropiane me shumë vlera. I njohur është mendimi i Jean Monnet, një nga baballarët themelues të Bashkimit Evropian, i cili nga fundi i jetës së tij, para politikanëve e diplomatëve të njohur evropianë, do të shprehej: “Po të më duhej të nisja përsëri punën për të projektuar Bashkimin Evropian, nuk do ta filloja me ekonominë, por me kulturën”. Shprehja e tij vërtetonte se nevojshmëria për një politikë kulturore evropiane që do të zgjeronte procesin e integrimit kishte lindur vite më parë sesa të merrnin jetë iniciativat e sotme. Midis shumë projektesh dallohet në veçanti manifestimi “Kryeqyteti Evropian i Kulturës” si më jetëgjati, më komunikuesi e më i suksesshmi në të gjitha kontekstet. Kontribuon në vlerësimin e pasurisë, veçorive e karakteristikave të përbashkëta midis kulturave evropiane e lejon një njohuri më të mirë e reciproke midis qytetarëve të këtij komuniteti.

Qe ministrja greke e Kulturës, Milena Mercourio, që në fillim të viteve ‘80 të shek. XX u bë mbështetësja kryesore e nismës “Qyteti Evropian i Kulturës” e bindur se do të shërbente për krijimin e një dialogu të fortë midis vendeve evropiane në respekt të veçorive kulturore të secilës. Në nëntor të vitit 1983, në Athinë, gjatë një takimi me dhjetë ministrat analogë në qeveritë e vendeve anëtare të BE-së, zonja Mercourio shprehu nevojshmërinë e njohjes së dinjitetit të kulturës me të njëjtën vlerë që e gëzonte tregtia dhe ekonomia. Ajo shprehu domosdoshmërinë e përhapjes më të madhe të njohurisë së kulturave evropiane midis vendeve anëtare të këtij komuniteti e propozoi përzgjedhjen e përvitshme të një qyteti, të cilit gjatë gjithë vitit do t’i njihej titulli “Qyteti Evropian i Kulturës”. Dy vjet më vonë, më 13 qershor të vitit 1985, Këshilli i Ministrave të BE-së e zyrtarizoi në një projekt të vërtetë i konfirmuar i suksesshëm vit pas viti jo vetëm në sfondin kulturor, por dhe në atë social-ekonomik e turistik. Çdo vit Këshilli Evropian propozon një ose më shumë qytete kandidate për një titull të tillë, në bazë të rekomandimeve të një komisioni që ky vetë nga ana e tij duhet të marrë në konsideratë me opinionin e Parlamentit (PE) e të një jurie prej shtatë ekspertësh në fushën e kulturës e pa asnjë kushtëzim politik. Në vitin 2000, për shkak të numrit të madh të qyteteve të përzgjedhura, u vendos zëvendësimi i termit “Qyteti Evropian i Kulturës” me “Kryeqyteti Evropian i Kulturës”. Qyteti i zgjedhur për të gëzuar gjatë një viti këtë titull përcakton në një autonomi të plotë kriteret e tij të vlerësimit të pasurisë historiko-artistike, të interpretimit kulturor e të gjetjes së mundësive rinovuese në fushën e investimeve të industrisë së kulturës e promovimit turistik, në lidhje të ngushtë pa dyshim me ekonominë e tij. Qenia “Kryeqyteti Evropian i Kulturës” është një rast i artë për të ardhmen e çdo qyteti falë rezervave financiare që i vihen në dispozicion e vendit të privilegjuar që ky event i ofron gjatë gjithë vitit. Me vendim të Parlamentit Evropian më 14 shkurt të vitit 2000, qytetet e shpallura “Kryeqyteti Evropian i Kulturës”, përfitojnë nga BE-ja një kontribut ekonomik që varion nga shuma minimale prej 200 000 eurosh në atë maksimale 1 milion euro, pa harruar financimet në nivel kombëtar, rajonal e privat.

Suksesi i përsëritshëm i këtij projekti në publik, media e impakti i fortë në zhvillimin e turizmit e kulturës për çdo qytet të zgjedhur ka shtyrë Komisionin Evropian ta konsiderojë të nevojshme mundësinë e mirëpritjes së një ngjarjeje të tillë edhe për dhjetë vende që janë kandidate në pritje për të hyrë në BE.

“Kryeqyteti Evropian i Kulturës” 2011

Alba Kepi

 

Për vitin 2011, kryeqyteti i Estonisë, Tallin, e qyteti finlandez Turku janë shpallur “Kryeqytetet Evropiane të Kulturës”. Finlanda e Estonia janë tashmë gati për t’i prezantuar Evropës e përgjithësisht botës këto dy qytete “të veshura” me histori, art, muzikë, një motiv krenarie e pasurie kulturore, por dhe një mundësi më shumë për të ardhmen e qyteteve e të rajonit përreth. Për herë të parë dy “Kryeqytete Evropiane të Kulturës” ndodhen gjeografikisht kaq pranë me njëra-tjetrën, të lagura nga ujërat e të njëjtit det (Deti Baltik) e me tipare historiko-kulturore të ngjashme. Tallin e Turku të kurorëzuara nga Evropa si tempujt e kulturës 2011, sapo kanë prezantuar një program të shumëmbushur me evente, spektakle e manifestime të çdo tipi. “Jam entuziast për festimet e programuara në qytetet Tallin e Turku, – shprehet komisioneri evropian për Kulturën, Androulla Vassiliou. Eventi “Kryeqyteti Evropian i Kulturës” është nga iniciativat më prestigjioze të Bashkimit Evropian. Kjo ngjarje ka treguar çdo vit potencialin e saj në drejtim të vendeve të punës, përtëritjes urbane e vëmendjes në nivel evropian. Uroj sukseset më të mira për të dyja qytetet”.

Në vjeshtë të 2010-s, Komisioni Evropian ka caktuar një fond të përbashkët prej 1.5 milionë eurosh për dy qytetet fituese të titullit “Kryeqyteti Evropian i Kulturës” 2011 – Tallin e Turku.

Turku

Me një investim të përgjithshëm vjetor prej 50 milionë eurosh qyteti finlandez Turku nisi vitin 2011 si “Kryeqyteti Evropian i Kulturës”. Qyteti finlandez do t’i hapë zyrtarisht festimet më 14 janar ku një seri spektaklesh nën qiell të hapur do të zbukurojnë brigjet e lumit Aura që përshkon qytetin e çdo rrugë e shesh të tij. Turku një qytet universitar me 300 mijë banorë konsiderohet një thesar i vogël historik e djepi i lindjes së civilizimit finlandez. Për një kohë të gjatë Turku qe kryeqyteti politik e qendra kryesore kulturore e vendit. Më 1640 u krijua universiteti i qytetit e deri më vitin 1812 qe kryeqyteti i Finlandës, pjesë e mbretërisë skoceze. Pas pushtimit nga Rusia qenë rusët që e spostuan kryeqytetin finlandez në Helsinki, i tillë deri më sot. Lumi, deti, arkipelagu me ishujt e vegjël që zbukurojnë brigjet e këtij qyteti është sfondi më i bukur natyror i atmosferës ndriçuese të kësaj feste kulture. Gjatë 2011 pesë ekspozita do të qëndrojnë në këtë skenë, midis të cilave ajo e fotografisë moderne e titulluar “Liza në botën e çudirave”, ku evidentohet kufiri i hollë që ekziston midis fantazisë e realitetit në artin e sotëm fotografik. Etapa të detyrueshme turistike për çdo vizitor të këtij qyteti janë: Parku Kombëtar i arkipelagut me mbi 2000 mijë ishuj e qendra të vogla banimi mbushur me histori e kuriozitete; Luostarinmaki, e vetmja lagje e ‘700 e padëmtuar nga zjarret e shekullit të kaluar ku sot ndodhet Muzeu i Artizanatit e Katedralja Mesjetare, dhe Kështjella Tuku e vitit 1280, një nga monumentet historike më të rëndësishme finlandeze. Performanca e hapjes së festimeve “This Side, Other Side” do t’i lërë vendin, pasi klima me akull e borë do të largohet, spektaklit “Borrowed Light” të balerinit e koreografit finlandez Tero Saarinen.

Tallin

Tallin, kryeqyteti i Estonisë, është një nga kryeqytetet më antike të Evropës Veriore, i përmendur për herë të parë nga gjeografi arab Al-Idrisi në vitin 1154 e sot i konsideruar për bukurinë e tij si Praga e veriut. E proklamuar pasuri e UNESCO-s qendra historike mesjetare e këtij qyteti është nga më të konservuarat mirë në Evropë. Aty gjendet bashkia mbi 600-vjeçare e stili gotik, farmacia më e vjetër në botë e vizitueshme nga publiku e disa kisha antike midis të cilave e Sant’Olaf që gjatë shek. XV-XVI përfaqësonte me këmbanën e saj 159 m, një nga ndërtesat më të larta në botë. Natën e 31 dhjetorit në Tallin qe një festë e trefishtë: u festua ndërrimi i viteve, futja e euro-s në Estoni e kurorëzimi i tij si “Kryeqyteti Evropian i Kulturës”.

Prej 1 janarit 2011 çdo vizitor që zbret në aeroportin e Tallinit, do të shohë në këndin qendror të tij “Mr. Luik’s Hummer”, një makinë tip “Hummer” e mbuluar me pulla poste. Kjo ide sjell historinë e shkencëtarit e ambientalistit Heino Luik i frymëzuar për të krijuar Estonian Oxygen Fund (Fondin Estonez të Oksigjenit). Për ta realizuar këtë fond ai kishte realizuar pulla poste të ndara në dy pjesë e të barasvlershme me 1 dollar. Çdo blerës i tyre konservonte njërën anë të pullës për të vërtetuar se qe anëtar themelues i këtij bordi e pjesë tjetër duhej postuar për të përhapur idenë e tij. Mbi 700 evente kulturore do dekorojnë gjatë këtij viti qytetin e do shtojnë pa dyshim numrin e turistëve që prej disa vitesh janë pjesë e pandashme e popullsisë së tij.

“Çdo “kryeqytet i kulturës” gjatë 25 viteve të historisë së tij është përpjekur që gjatë ceremonisë së hapjes të çudisë me diçka të paparë më parë, – shprehet drejtori i përgjithshëm i Tallin 2011, Jaanus Rohumaa. – Nuk jemi kaq të pasur sa të thërrisnim emra të mëdhenj ndërkombëtarë e kemi ndjekur një rrugë më krijuese”, – vazhdon ai duke komentuar momentin kulm të ceremonisë së hapjes, ku një UFO e varur në një lartësi prej 100 m zbret mbi qytet, duke projektuar një videoklip me gjigandët e kulturës evropiane: Koloseu, kulla “Eiffel” dhe Porta e Branderburgut.

Hungaria, “Europe is us”

Alba Kepi

Prej 1 janarit 2011, Hungaria është Presidentja e radhës e Këshillit të Bashkimit Evropian. “Lëru të huajve gjuhën e tyre, zakonet e tyre, pasi mbretëria që zotëron veç një gjuhë e ka kudo veç një kostum, është e brishtë dhe e përkohshme, (“Uunius linguae, uniusque moris regnum imbecille et fragile est”) – është shprehja më e njohur e Stefanit I të Hungarisë më 1846, mbi të cilën është bazuar përgjithësisht politika evropiane e Presidencës hungareze.

Me mbrëmjen gjigande “Europe is us” (Evropa jemi ne) populli hungarez festoi jo vetëm natën e fundit të vitit 2010, por dhe uljen e Hungarisë në fronin e Presidencës së Bashkimit Evropian. Me një ceremoni zyrtare të dekoruar me melodi e valle, në sallën e parlamentit hungarez Kryeministri belg Yves Leterme i dorëzoi Kryeministrit vendas Victor Orban flamurin e Presidencës hungareze në Këshillin e BE-së për gjashtë muajt e ardhshëm.

“Evropa ka përpara një vit nga më të vështirët që nga epoka e rënies së komunizmit. E kjo është një sfidë serioze, – u shpreh në fjalën e tij Kryeministri hungarez Orban, – megjithatë hungarezët janë një popull këmbëngulës e i fortë, që kapërcejnë çdo krizë dhe mund të konfirmoj se është një lajm i mirë për Evropën të ketë në këtë periudhë një Presidencë hungareze”.

Axhenda politike e Presidencës hungareze do të përqendrohet në katër tema kryesore: në punësimin dhe rritjen e modelit social evropian, për një Evropë më të fortë, për një qytetar evropian mik dhe në politikën e zgjerimit e të fqinjësisë së mirë.

“Një transformim pabesueshmërisht i shpejtë e i thellë po ndodh në të gjithë botën, – thotë Kryeministri Orban në intervistën e tij në faqen zyrtare të Presidencës hungareze evropiane, – dhe Evropa duhet të jetë në gjendje ta përballojë atë. Gjatë udhëheqjes sonë, – vazhdon ai, – duhet të kujtojmë se Evropa është vendi i lindjes së ekonomisë së tregut e ajo duhet të jetë në gjendje të orientohet drejt rrugëve të reja e rinovuese. Njerëzit ndihen të pasigurt për Evropën e të ardhmen e saj… e priten zgjidhje për të rilançuar rritjen ekonomike, ruajtjen e vendeve të punës e krijimin e vendeve të reja”.

Politika e Presidencës hungareze do të synojë stabilizimin e konsolidimin e ekonomisë, e bindur se çelësi i suksesit është strategia e orientuar drejt të ardhmes së Evropës e riforcimit të koordinimit të politikave të saj ekonomike. Hungaria dëshiron të përmirësojë situatën e ndërmarrjeve të vogla e të mesme që janë shtytëset kryesore në krijimin e vendeve të punës. Do t’i kushtojë përgjithësisht vëmendje nismës për zvogëlimin e nivelit të varfërisë e veçanërisht tek fëmijët, si dhe do të ndërmarrë masat e duhura për integrimin evropian të popullsisë rome.

Politika e brendshme do të jetë e strukturuar në linjë të plotë me politikën e deritashme të BE-së, bazuar në tri elemente: ushqim, energji e ujë. Presidenca hungareze synon të forcojë politikat në këta sektorë, duke i rishikuar e përpunuar ata dhe duke përshtatur njëkohësisht një strategji evropiane për zhvillimin e rajonit të Danubit në kuadër të debatit për ruajtjen e burimeve hidrike. Problematika energjitike do të jetë dhe tema e samitit të parë për këtë vit e mirëpritur nga Presidenca hungareze më 4 shkurt, ku kryetarët e qeverive dhe shteteve anëtare do të diskutojnë për funksionimin e tregut evropian të energjisë, për infrastrukturat energjitike, mbi promovimin e teknologjive të reja dhe koordinimin e politikave energjitike të vendeve të Bashkimit Evropian ndaj vendeve të treta. Hungaria gjatë gjashtë muajve të Presidencës së saj kërkon të arrijë një kompromis me Parlamentin Evropian për një rregullore për integritetin dhe transparencën e tregut të energjisë. Projekti i kësaj rregulloreje që i është prezantuar Komisionit Evropian më 8 dhjetorin e shkuar, shpreh tendencën e kundërshtimit ndaj manipulimit të çmimeve e tregtisë së brendshme në merkatat e shitjes me shumicë të gazit e elektricitetit, duke i detyruar tregtarët e kompanitë elektrike të informojnë autoritetet e kontrollit për transaksionet e tyre si dhe të japin informacione ekskluzive që ndikojnë në çmim para se ulja dhe ngritja e tij të arrihet realisht.

“Lëru të huajve gjuhën e tyre, zakonet e tyre, pasi mbretëria që zotëron veç një gjuhë e ka kudo veç një kostum është e brishtë dhe e përkohshme (“Uunius linguae, uniusque moris regnum imbecille et fragile est” – është shprehja e njohur e Stefanit I të Hungarisë më 1846, nga ku frymëzohet edhe politika kulturore evropiane e Hungarisë në gjashtë muajt e ardhshëm. Presidenca hungareze ka si objektiv të tërheqë vëmendjen e vendeve anëtare ndaj multikulturalizmit si një vlerë evropiane që ka nevojë të mbrohet, e multikulturalizmi do të jetë tematika kryesore e ngjarjeve kulturore gjatë muajve të udhëheqjes së saj. Gjithashtu, Hungaria do të synojë të kontribuojë në zbatimin e programit të Stokholmit për zgjerimin e zonës Shengen, lëvizjen e lirë dhe ruajtjen e të drejtave themelore të njeriut. Komisioni i lartë i ONU për të drejtat e emigrantëve (UNCHR) me rastin e marrjes së Presidencës evropiane i ka përcjellë shtetit hungarez rekomandimet e saj: “Hungaria, – thuhet në dokument, – hyn në gjashtëmujorin e Presidencës së BE-së pikërisht në një vit fortësisht të rëndësishëm për mbrojtjen ndërkombëtare. Më 2011 mbushen 60 vjet nga nënshkrimi i Konventës së Statusit të emigrantit më 1951 e 50 vjet nga Konventa Apolide e 1961 (Apolide përkufizohet një person që asnjë shtet në bazë të rregullit të tyre juridik e konsideron qytetar). Këta përvjetorë duhet të jenë një mundësi më shumë për të forcuar ndihmën e mbështetjen ndaj refugjatëve e apolideve kudo në botë”.

Në kuadër të politikës së zgjerimit e të fqinjësisë së mirë Hungaria dëshiron t’i kushtojë vëmendje të veçantë sigurimit të një perspektive integrimi për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjatë gjashtëmujorit të parë të 2011-s do të synojë t’u japë fund bisedimeve për pranimin e Kroacisë në BE si dhe do t’i japë prioritet objektivit të forcimit të dimensionit të fqinjësisë së mirë nën frymën e të cilit do të presë në maj Samitin e Partneritetit Lindor.

“Ndërtimin e miqësisë mbi gërmadhat e luftës dhe urrejtjes, gjunjëzimin e mëtejshëm të komunizmit, bashkimi i Evropës, krijimi i monedhës unike, ngritja e unifikimi i një rajoni ekonomik përbërë nga 500 milionë njerëz e 27 vende që pa dyshim më e vështirë se sa puna që na pret ne tani, – shprehet Kryeministri hungarez, – pse atëherë nuk duhet të jemi optimist?”

Puna gjashtëmujore e Presidencës së mëparshme belge pati një nisje pozitive me një ngritje optimiste në politikën e përgjithshme evropiane, i takon Hungarisë për të shtuar avantazhet e saj e më pas Polonisë për të arritur një mbyllje të suksesshme të 2011-s